Home Blog Page 3563

Gjermania ndanë 3 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë

0

Kosova ka përfituar rreth 3 milionë euro investim në arsimin dhe aftësimin profesional nga Fondi i Sfidës Rajonale.

Këto mjete do dedikohen për bashkëpunimin në mes shkollave profesionale dhe ndërmarrjeve për të avancuar arsimin dual.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në ceremoninë e ndarjes së granteve, kanë marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ambasadori gjerman, Jörn Rohde.

Në komunikatë bëhet e ditur se grantet e para do të iu dorëzohen institucioneve të arsimit profesional dhe ndërmarrjeve, të cilat së bashku do të ofrojnë arsim të përshtatshëm profesional, gjatë të cilit nxënësit do të pajisen me shkathtësitë dhe kompetencat në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Ambasadori Rohde ka thënë se e mbështesin bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë.

“Fondi Rajonal i Sfidave është një promotor i shkëlqyeshëm e arsimit dual në Kosovë, i bazuar në modelin e suksesshëm gjerman. Për ekonominë e Gjermanisë bashkëpunimet e tilla të ngushta në mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve të arsimit profesional mbeten esenciale. Ne e mbështesim bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë në Kosovë”, tha ai.

Thirrja e parë e Fondit Rajonal të Sfidave ka tërhequr 205 aplikime të bashkimeve të institucioneve të arsimit profesional nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër janë përzgjedhur gjithsej 37 projekte në thirrjen e parë, ndër to gjashtë aplikime të suksesshme nga Kosova. Bashkimet që i kanë fituar grantet do të marrin 3 milion euro grante për investime në pajisje, infrastrukturë dhe aktivitete të aftësimit në institucionet e arsimit profesional.

RCF së shpejti do të publikojë edhe thirrjen e dytë për propozime.

Fundjava me reshje të dobëta, fillimi i shkurtit me reshje intensive të borës

0

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira, borë e kthjellime, kurse muaji shkurt fillon me mot të ftohtë dhe me reshje intensive të borës.

Sipas Prishtina Weather të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, vranësira dhe reshje të dobëta bore. Ditën e diel, pas mëngjesit me ngrica, pasdite kalimi i një sistemi frontal sjell sërish vranësira e mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu.

Të hënën vranësirat do të shtohen e në mbrëmje priten së pari të reshura shiu, që më pas nga e marta me rënie të temperaturave shndërrohen në borë.

Vende-vende reshjet e borës mund të jenë më intensive që formojnë edhe një shtresë të konsiderueshme bore.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme në ditët vijuese. Minimalet zbresin në -1C e -7C, ndërsa maksimalet pas një rënie të shtunën në 1C, nga dita e diel rriten në 4C e 5C, për të pësuar rënie ditën e martë edhe në 1C.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior, të shtunën edhe mesatare 5-10m/s, e ditën e hënë e lehtë nga juglindja 1-5m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies më të thellë në fillim të javës së ardhshme.

Federata i fton talentet të merren me basketboll, kaq duhet të jenë të gjatë!

0

Federata e Basketbollit e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë talenteve, djem e vajza, që duan të merren me basketboll, të paraqiten në zyrat e shtëpisë së basketbollit kosovar.

Një kusht që e ka përmendur FBK-ja, që është i preferueshëm të përmbushet është edhe gjatësia.

Prandaj, ky institucion i basketbollit e ka zbuluar edhe gjatësinë që duhet ta kenë të rinjtë që duan të merren me basketboll në këtë rast.

Kjo vlen sidomos për djemtë e lindur në vitet 2008-2009-2010, të cilët kanë gjatësi 185 centimetra e më shumë dhe vajzat e lindura në vitet 2008-2009-2010, të cilat kanë gjatësi prej 175 centimetrave më shumë të paraqiten në zyrat e FBK-së (Adresa: Lagja “Arbëria “, Blloku C3, Rr. Radovan Zogoviq), ku më pas do të kontaktohen dhe ta zhvillojnë karrierën e tyre”, shkruan FBK-ja.

“Gjatësia ka shumë rëndësi në basketboll, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë djemve dhe vajzave të paraqiten dhe të hyjnë në databazën e FBK-së, që është krijuar për zhvillimin e talenteve”, shton shtëpia e basketbollit kosovar.

Federata e Basketbollit e Kosovës tutje shton se ajo ju kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja dhe masivizimit në basketboll, duke zhvilluar shumë projekte, që kanë për qëllim zhvillim e tyre dhe basketbollit kosovar në përgjithësi.

Qëllimi i ftesës së lojtarëve/eve të gjatë është të hyjnë në databazën e FBK-së dhe më pas basketbollistët/et potencialë, më saktësisht disa prej tyre do të shkojnë në Qendrën Nacionale të Basketbollit, por edhe në klubet e Kosovës për zhvillimin e tyre.

FBK do të ju ofrojë mundësinë të gjithë basketbollistëve/eve, që shihen me të ardhme të ndritur, të kenë mundësi të luajnë basketboll dhe të ju ofrohet një ndihmë profesionale për zhvillimin e tyre.

Stoltenberg: Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh konfliktin e armatosur

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleanca është e gatshme të rrisë praninë e trupave të saj në Evropën Lindore dhe po vëzhgon me shumë vëmendje ndërsa Rusia lëviz ushtarët dhe armët në Bjellorusi.

Stoltenberg, duke folur në internet nga Brukseli në Washington, tha se Moska po vendoste mijëra trupa të gatshme luftarake, avionë dhe sisteme të armëve S-400 në fqinjin e saj, shkruan Aljazeera.

“Nga ana e NATO-s ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog politik. Por ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh një konfrontim të konfliktit të armatosur”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se aleanca nuk po planifikonte të dërgonte trupa luftarake në Ukrainë, megjithatë.

Gjermania drejt vaksinimit me detyrim të popullatës

0

Deri tani shumëçka flet që vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm në Gjermani.

Kjo u përvijua edhe të mërkurën në debatin pasionant mbi tre orësh të deputetëve e parlamentit federal, Bundestagut. Ajo që është me të vërtetë e diskutueshme është vetëm grupmosha prej së cilës shtetasit do ta kenë me detyrim të vaksinohen.

Zyrtarisht në diskutim janë këto variante: vaksinimi i detyrueshëm për mbi 18 vjeçarët, vaksinimi i detyrueshëm për mbi 50 vjeçarët; një bisedë këshilluese, me detyrim, për vaksinimin; heqja dorë nga detyrimi për vaksinim.

Grupet më të mëdha parlamentare, që përfaqësohen edhe në qeveri, Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit, e mbështesin një vaksinim të detyrueshëm. Kjo e bën me gjasa të forta miratimin e njërit nga variantet e projektligjit për vaksinimin me detyrim. Nga grupet parlamentare të përfaqësuar në qeveri, të pavendosur janë kryesisht liberalët e FDP-së.

Debatin Bundestagu e quajti “debat orientues”. Kjo pasi tema e vaksinimit me detyrim është temë shumë polarizuese në Gjermani. Qeveria federale madje për këtë temë hoqi dorë nga paraqitja prej saj e një projektligji Bundestagut, siç bën zakonisht. Iniciativa iu la përfaqësuesve të popullit, deputetëve të Bundestagut.

Qëndrimin e kujdesshëm të qeverisë e argumentoi në kanalin publik ZDF ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach. Ai tha se”ky është vendim i ndërgjegjes”, është „çështje morali”. “Këtu konfrontohen të drejta bazë”.

Autoritetet në Gjermani kanë deklaruar që mbrojtja e shëndetit të personave të tjerë apo edhe e komunitetit, në mënyrë që të evitohen rreziqet e epidemive, e justifikon ndërhyrjen në paprekshmërinë fizike të një personi, kur ndërhyrja është proporcionale.

Kjo u tha në dhjetor 2021, kur në Gjermani u vendos vaksinimi me detyrim për profesione të caktuara, siç është personeli mjekësor e sanitar. Atëherë u përshtat ligji ekzistues federal kundër infektimeve. Detyrimi për vaksinim për këto profesione do të hyjë në fuqi në 16 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, personeli shëndetësor ka kohë që të vaksinohet vullnetarisht.

Shkaqet pse po ecën Gjermania drejt vaksinimit me detyrim

Në Gjermani ka dakordim se parakushtet më të mira të mundshme, për përballimin e pandemisë krijohen kur popullata është e vaksinuar disa herë. Edhe nëse nuk është absolute mbrojtja me vaksinat.

Më tej, autoritetet thonë se vaksinimi në Gjermani nuk po ecën aq shpejt, sa të mbrojë popullatën nga një valë e re pandemie në vjeshtë dhe nga variante të reja të koronavirusit. Shifra e vaksinimeve është më e ulët se ajo në disa shtete evropiane.

Në Gjermani janë vaksinuar dy herë 73,8% e popullatës (75,7% janë vaksinuar një herë, 27.01.). Sipas Institutit Robert Koch vetëm 51,1 përqind janë vaksinuar për herë të tretë. Tre milionë vetë në Gjermani janë krejt të pavaksinuar.

Për krahasim: në Itali janë vaksinuar dy herë 75,9 përqind e popullatës (82,7% janë vaksinuar një herë, 27.01.). Në Francë janë vaksinuar dy herë 76,1 përqind e popullatës (79,6% një herë, 26.01.). (Burimi: Our World in Data, Robert-Koch-Institut).

Dihet se çdo i pavaksinuar infekton me koronavirus jo vetëm veten, por edhe të tjerët.

Aktualisht, numri i të infektuarve me Covid-19 që përfundojnë në spitale në Gjermani po rritet çdo ditë. Kjo rritje gradualisht po mbingarkon spitalet, që detyrohen të spostojnë trajtimin e sëmundjeve të tjera. Një acarimi i mëtejshëm i situatës do të pakësonte më shumë kapacitetet për kurim, duke i vënë mjekët para dilemës së triazhës: të trajtojnë atë pacient me Covid-19 që ka më shumë shanse të mbijetojë.

Një faktor tjetër, pse vaksinimi synohet të bëhet me detyrim është faktori ekonomik. Të vaksinuarit kanë mundësi të marrin pjesë me rrezik të vogël në aktivitetin ekonomik dhe social të vendit. Kështu autoriteteve nuk u duhet të kufizojnë jetën publike ekonomike, me pasoja për të gjithë.

Diskutime emocionante nga deputetët

Tema e masave për koronavirusin shoqërohet thuajse kudo në botë me nota emocionale.

Shumë njerëz njohin dikë, një familjar apo një të njohur, që e ka pësuar nga koronavirusi.

Edhe në Gjermani, diskutimet për masat janë shumë herë përballje emocionesh dhe jo shkëmbime argumentash, pasi qartësi absolute nuk ka asnjë argument.

Në Bundestag, ra në sy që deputetët u përpoqën ta paraqesin me fuqi maksimale emocionale pozicionin e tyre. Disa folën për njerëz në familje, që u kishin vdekur nga koronavirusi. Pas një diskutimi tjetër në mes të shkurtit, vendimi se a do të ketë vaksinim të detyrueshëm apo jo në Gjermani do të merret në mes të marsit.

Kjo mosngutje ka edhe një sfond psikologjik: kur njerëzit dëgjojnë se nuk kanë alternativë dhe se dikur do t’u duhet të vaksinohen me detyrim, vaksinohen vullnetarisht.Në fakt, shumica e gjermanëve, 69% e tyre, e mbështesin futjen e vaksinimit me detyrim. Kështu u shprehën ata në një sondazh të Institutit Yougov, në nëntor 2021.

Heqja e kufizimeve përballë vaksinimit me detyrimMasat për koronan, në shtete të ndryshme, merren duke u bazuar në vlerësimin e fakteve nga politika. Për disa shtete evropiane, si për Britaninë e Madhe dhe për Danimarkën, pandemia duket se ka mbaruar.

Në Danimarkë janë vaksinuar dy herë mbi 81,2 përqind e popullatës (83,3% një herë, 26.01.).

Danimarka shpalli fundin e masave kufizuese.

Të njëjtën gjë bëri Britania e Madhe. Për këtë vend jepen shifra të ndryshme për numrin e të vaksinuarve dy herë: Our World in Data dhe Robert-Koch-Institut flasin për 70,8 përqind, të vaksinuar dy herë atje (76,6% janë vaksinuar një herë, 26.01.); 80 përqind janë vaksinuar dy herë thonë disa medie britanike. Fakt është se në Britani numri i të sëmurëve në spitale është në rënie.

Gjermania ka popullatën e dytë në Evropë përsa i përket plakjes dhe kulmi i numrit të infektimeve me variantin Omikron të koronavirusit pritet të arrihet në mes të shkurtit.Shtete të tjera, me kuota të ngjashme vaksinimi si Gjermania, siç është Austria (74,3 % të vaksinuar dy herë, 74,5% të vaksinuar një herë, 26.01.), kanë miratuar vaksinimin me detyrim. Në Austri, prej së martës (01.02.) do të ketë vaksinim me detyrim për shtetasit mbi 18 vjeç.

Edhe Italia ka miratuar vaksinimin me detyrim, për mbi 50 vjeçarët. Kurse Franca, do ta kthejë “kartën e shëndetit” me të cilën hyn ndër të tjera në bare e restorante, në “kartë vaksinimi”. Kjo do të thotë se pa vaksinim nuk do të kesh mundësi t‘i frekuentosh këto ambjente publike./Deutsche Welle/

MSH: Shtesat prej 10% për punëtorët shëndetësorë do të jepen me pagën e muajit shkurt

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shtesat prej 10% për punëtorët shëndetësorë do të jepen me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar.

Kjo, sipas MSH-së, sepse agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marrë kohë.

“Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik (profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës) deri në gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022,” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës në sektorin publik.

As miliardat nuk e largojnë varësinë e Kosovës nga thëngjilli

0

Kosova e ka të vështirë të heqë dorë nga thëngjilli, edhe nëse do të përfitonte miliarda euro, thonë njohës të fushës së energjisë.

Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga mihja e thëngjillit dhe nxjerrja e linjitit, ndërsa pjesa tjetër nga burime të ripërtërishme, të tilla si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Në një raport të publikuar nga organizatat evropiane të mjedisit “The Green Tank” dhe “Bankwatch Network”, të titulluar “Fondi i tranzicionit të drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet se Kosova mund të përfitojë mbi katër miliardë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, nëse angazhohet për heqjen dorë nga thëngjilli. Si afat në raport përmendet viti 2030.

Kosova, me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, dy vjet më parë, është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.

Thëngjilli – burim i energjisë që nuk rigjenerohet – prodhon ndotje toksike kur digjet.

Synim i BE-së është që ta reduktojë në maksimum ndotjen nga termocentralet prej thëngjillit, e cila ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.

Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2022-2031.

Në një postim në Facebook, ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se objektivat kryesore të Strategjisë së Energjisë janë “rritja e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji, përballueshmëria financiare për konsumatorët, si dhe rruga drejt procesit të dekarbonizimt”, por ajo nuk ka dhënë detaje se si do të realizohen këto.

Tranzicioni, proces që kërkon investim, kohë…

Rinora Gojani, nga organizata rajonale “Balkan Green Foundation”, e cila promovon përparimin gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor, thotë se tranzicioni energjetik është proces teknologjik që kërkon financa, kohë, ekspertizë dhe, mbi të gjitha, ambient të mirë të investimit.

“Se a mjaftojnë 4 miliardë euro për të realizuar tranzicionin energjetik të Kosovës, është çështje diskutabile, për shkak të mungesës së një plani të fizibilitetit, porse pa dyshim që kjo do të ndikonte jashtëzakonisht shumë në dekarbonizimin e sektorit të vendit”, thotë Gojani.

Sipas saj, ky tranzicion energjetik nuk mund të jetë i suksesshëm pa ndërlidhje me shtetet tjera dhe pa shkëmbime të energjisë ndërmjet shteteve dhe rajoneve.

“Me rëndësi është që, përpos ndryshimit të sistemit të nxitjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë, të përshpejtohet puna e blerjes së energjisë nëpërmjet sistemit të ankandeve, të nxiten vetëprodhuesit, sidomos ata me panele solare”, thotë Gojani.

Në një deklaratë të mëhershme, zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Linda Çavdarbasha, ka thënë se procesi i tranzicionit në energji të burimeve të ripërtërishme në Kosovë, kërkon kohë më të gjatë se në shtetet e rajonit.

“Po besoj se Kosovës i duhet një kohë më e gjatë për ta bërë këtë lloj tranzicioni, mirëpo nuk është e pamundshme. Kështu që, energjia e erës dhe energjia solare janë dy burimet e energjisë, të cilat kanë potencial për t’u zhvilluar në Kosovë”, ka thënë Çavdarbasha.

Çeku: Thëngjilli s’ka alternativë

Ish-ministri i Energjisë i Kosovës, Ethem Çeku, thotë se Kosova nuk mund të heqë dorë nga thëngjilli, sepse nuk ka burime të tjera.

“Sot, gjysmën e Gjermanisë e kemi me thëngjill, Amerika një të tretën e produkteve i ka me thëngjill. Ato [termocentralet me thëngjill], në një kohë, do të mbyllen, por [këto vende] kanë burime të tjera, si hidrike, energji atomike… kanë dhjetëra alternativa tjera. Te ne, cila është ajo alternativë që e zëvendëson thëngjillin?”, pyet Çeku.

Edhe Arben Gjukaj, ish-drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë se Kosova është larg plotësimit të kërkesave me anë të burimeve të ripërtërishme.

Ai thotë se fondet e BE-së do të mundësonin një “tranzicion më të butë” në burime të ripërtërishme, por, sipas tij, Kosova e ka më të vështirë sesa vendet tjera, sepse edhe varësinë nga thëngjilli e ka më të madhe.

“Ne varemi 95 për qind nga burimet e energjisë nga thëngjilli, andaj kërkohet mobilizim i konsiderueshëm i burimeve financiare”, thotë Gjukaj.

Sipas raportit të organizatave “The Green Tank” dhe “Bankwatch Network”, Kosova prin në rajon sa i përket përdorimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike – me 95 për qind. Ajo pasohet nga Serbia me 68 për qind, Bosnje e Hercegovina me 63 për qind, Maqedonia e Veriut me 60 për qind dhe Mali i Zi me 44 për qind.

Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, që ndodhen në qytetin e Obiliqit, janë burimet kryesore të rrymës me anë të djegies së thëngjillit, ndonëse nuk i plotësojnë nevojat e shtetit, kryesisht për shkak të vjetërsisë.

Sipas të dhënave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE), Kosova e ka nisur vitin 2022 me nivel të ulët të gjenerimit të rrymës: nga 500 deri në 800 megavatë në orë.

Kërkesat, ndërkaq, ndryshojnë varësisht ditës apo javës.

Për shembull, më 19 janar, kapacitetet vendore të prodhimit kanë qenë 727 megavatë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,317 megavatë. Për plotësimin e nevojave, Kosova importon rrymë.

BE-ja ka vënë një objektiv të detyrueshëm që deri në vitin 2030, energjia e prodhuar nga burimet e ripërtërishme të jetë 32 për qind.

Ky rregull duhet të respektohet edhe nga Kosova, e cila synon që një ditë të bëhet anëtare e BE-së. /rel/

Gastronomët vazhdojnë t’i kundërshtojnë masat kundër COVID-19

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Petrit Kllokoqi si kryetar i saj ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së COVID-19, e të cilat sipas tyre janë të përshtatshme.

“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar që të takohen me ne. Do t’i drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punës. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH, e cila nga tetë përqind u rrit në 18 përqind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”.

Sipas tij bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.

Sfidë për Qeverinë Kurti, së shpejti në Kuvend ligji për martesën e gjinive të njëjta!

0

Çështja e shtrenjtimit të rrymës nuk do të jetë sfida e vetme këtë fillimvit për Qeverinë Kurti. Një nga sfidat e radhës pritet të jetë tema e “nxehtë”, ligji që lejon martesat e sekseve të njëjta në Kosovë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ky ligj është në fazën fillestare dhe procedurale, por që do të kryhet gjatë këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministria e Drejtësisë në një përgjigje për Indeksonline.

Në njoftimin e MD-së jepen detaje për Kodin Civil i cili është dorëzuar dhe aprovuar në Qeveri në mbledhjen e fundit të vitit 2021.

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se me Kodin Civil aktual nuk lejohet martesa e sekseve të njëjta.

“Ministria e Drejtësisë, ka hartuar dhe finalizuar Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës, i cili me datë 29.12.2021 është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Tani është në procedurat e shqyrtimit në Kuvend.

Projekt Kodi Civil është hartuar nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, të cilit i kanë paraprirë një proces i gjerë konsultimesh me institucionet relevante si dhe konsultime me publikun përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu, MD në bashkëpunim me projektin e BE-së që ka mbështetur hartimin dhe finalizimin e Projekt Kodit Civil, ka organizuar një sërë kampanjash vetëdijësuese që ndërlidhen me Projekt Kodin Civil.

Prandaj, ne, konsiderojmë se procesi i hartimit dhe finalizimit të Projekt Kodit Civil, ka qenë gjithëpërfshirës dhe transparent, i hartuar në linjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Në rrjedhë të kësaj, neni 1138 i Projekt Kodit Civil, dispozitat lidhur me Martesën, përcaktojnë si në vijim:

‘’1. Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit të gjendjes civile.

Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara. Kushtet dhe procedura rregullohen me ligj të veçantë.

Bashkëshortët kanë të drejtë të lidhin martesë dhe të formojnë familje pa ndonjë kufizim në bazë të racës, kombësisë apo religjionit, si dhe janë të barabartë gjatë lidhjes së martesës, vazhdimit të martesës dhe zgjidhjes së saj.

Të martuarit dhe partnerët në bashkësi civile gëzojnë të drejta dhe detyra reciproke në bazë të këtij Kodi.’’

Siç shihet në paragrafin 1 të këtij neni, Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës ka arritur të ruaj identitetin tradicional të martesës në Kosovë mes burrit dhe gruas.

Pra me hyrjen në fuqi të Kodit Civil, martesa është e lejuar vetëm ndërmjet burrit dhe gruas” thuhet në sqarimin e MD-së, dhënë për Indeksonline.

Por, ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka konfirmuar për Indeksonline projektin për lejimin e marteseve me sekse të njëjta, martesa të cilat do të lejohen me një ligj të veçantë.

“Megjithatë, me qëllim që hartimi i Projekt Kodit Civil të Kosovës të jetë në përputhje dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, paragrafi 2 i nenit 1138 të Projekt Kodit Civil, ka paraparë që bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara, por që kushtet dhe procedura e tyre do të rregullohen me ligj të veçantë.

Lidhur me këtë Ministria e Drejtësisë në kuadër të Planit Strategjik Operacional, pjesa e MD për vitin 2022 ka paraparë hartimin e Koncept Dokumentit për bashkësitë civile të regjistruara, ky aktivitet është paraparë që të përfundohet brenda vitit 2022, në të cilin do të diskutohet për detajet dhe modalitetit e zbatimit të projekt dispozitës së lartëpërmendur” thuhet në përgjigjen e MD-së, për Indeksonline.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, miratimi i këtij ligji është ndjekje e praktikave të vendeve të tjera të rajonit.

“Projekt Kodi Civil i Kosovës përkitazi me këtë çështje ka ndjekur praktikat e vendeve të tjera si të Sllovenisë, Hungarisë dhe Malit të Zi” thuhet në njoftimin e MD-së.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se miratimi i këtij ligji do të “dhezë” disa deputetë të partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

Indeksonline mëson se së paku pesë deputetë të Vetëvendosjes janë kundër votimit të këtij ligji dhe janë të vendosur që mos të votojnë një ligj të tillë në Kuvend.

Mbetet të shihet se si do ta menaxhojë këtë “temë të nxehtë” Qeveria Kurti dhe nëse do të ketë përkrahjen e opozitës për lejimin e martesave të së njëjtës gjini.

Vazhdon rënia e bizneseve të regjistruara

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2021 (TM4) gjithsej janë regjistruar 2 416 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2021) ka rënie për (-2.6%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2020) ka rënie për (-18.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 646 ndërmarrje të regjistruara (26.73%); Prodhimi me 296 ndërmarrje të regjistruara (12.25%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 251 ndërmarrje të regjistruara (10.38%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 237 ndërmarrje të regjistruara (9.80%); Ndërtimtaria me 183 ndërmarrje të regjistruara (7.57%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 314 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (95.78 %); me 5 deri 9 të punësuar ishin 58 sosh (2.4%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 29 ndërmarrje të regjistruara (1.2%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 15 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 765 ndërmarrje të regjistruara (31.66%); Ferizaj me 234 ndërmarrje të regjistruara (9.69%); Prizreni me 169 ndërmarrje të regjistruara (7%); Gjilani me 136 ndërmarrje të regjistruara (5.63%); Peja me 125 ndërmarrje të regjistruara (5.17%); dhe Fushë Kosova me 117 ndërmarrje të regjistruara (4.84%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort