Home Blog Page 3562

Ftohtë dhe borë – Moti për sot

0
Mot i ndryshueshëm në fundjavë, me vransira, borë e kthjellime. Të shtunën më ftohtë. Shkurti fillon me mot të ftohtë dhe me të reshura bore, herë herë edhe intenzive.
E shtuna fillon me mot të ftohtë, vransira dhe lokalisht me reshje të dobëta bore, e ditën vransirat fillojnë të shpërndahen. Ditën e diel, pas mëngjesit me ngrica, pasdite kalimi i një sistemi frontal sjell sërish vransira e mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu.
Të hënën vransirat fillojnë të shtohen e në mbrëmje priten së pari të reshura shiu, që më pas nga e marta me rënie të temperaturave shndërrohen në borë. Vende-vende reshjet e borës mund të jenë më intenzive që formojnë edhe një shtresë të konsiderueshme bore.
Indeksi i cilësisë së ajrit edhe në ditët e fundjavës mbet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku i kushteve jo shumë të favorshme atmosferike. Ditën e shtunë, meqenëse parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës ndotësit ajror do jenë më të shpërndarë, e indeksi mund të zbres edhe në vlera të pranueshme dhe të mira.
29.01 – Më ftohtë. Paradite vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore. Gjatë ditës priten kthjellime.
30.01 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore, apo edhe shiu në pjesë më të ulëta.
31.01 – Fillimisht kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën vransirat shtohen, e më vonë në mbrëmje fillojnë edhe reshjet e shiut, që më pas shndërrohen edhe në borë.
1.02 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë. Vende-vende reshjet edhe mund të jenë më intenzive. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
2.02 – Ftohtë e kryesisht me vransira. Në mbrëmje vende-vende mundësi për fjolla bore.
Temperaturat mjaft të ndryshueshme në ditët vijuese, minimalet zbresin në -1C e -7C, ndërsa maksimalet pas një rënie të shtunën në 1C, nga dita e diel rriten në 4C e 5C, për të pësuar rënie ditën e martë edhe në 1C.
Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior, të shunën edhe mesatare 5-10m/s, e ditën e hënë e lehtë nga juglindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies më të thellë në fillim të javës së ardhshme.

Pupovci: Ndoshta rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në Kosovë

0

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se rreth 1 mijë mësimdhënës në sistemin arsimor të vendit mund të jenë tepricë. Pupovci tregon pse ata nuk janë larguar nga puna.

“Me formulën aktuale të financimit ndoshta rreth një mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit. Mirëpo, ne vitin e kaluar kur kemi planifikuar buxhetin për sivjet të gjithë ata mësimdhënës i kemi mbajt në sistem”, tha Pupovci.

“Nuk u kemi thënë komunave largoni nga puna 1 mijë mësimdhënës që ne të kursejmë disa para sepse ata nuk mund të financohen nëpërmjet formulës së punësimit”, shtoi ai.

“Ekzistojnë klasa të cilat janë me numër të vogël të nxënësve me qëllimin e vetëm që të mos largohen njerëzit nga puna’, tha Pupovci për RTV21.

“Kur bëhet një rritje e pagave, nëse bëhet për një numër më të vogël nuk është mirë të bëhet me koston e largimit të dikujt nga puna. Krejt këto përllogaritje kërkojnë kohë dhe saktësi”, theksoi Pupovci.

Paralajmërimi i virologut gjerman për Omicronin

0

Përhapja e variantit Omicron në fund të nëntorit, çoi në një valë masive infeksionesh në të gjithë botën, e cila solli rikthimin e rasteve të reja në shifra mjaft të larta.

Christian Drosten, një virolog i famshëm gjerman, ka parashikuar se si do të jetë evolucioni i Omicronit në javët e ardhshme dhe e ardhmja e pandemisë.

Virologu thekson fillimisht rëndësinë e fushatës së vaksinimit: “Virusi transmetohet pa kontroll përmes popullatës së pavaksinuar. Personat që nuk janë vaksinuar nuk do të kishin asnjë mbrojtje imunologjike për variantet e mëvonshme, ndryshe nga një person i vaksinuar plotësisht”.

Po kështu, ai thekson se “ka mundësi që Omicron të bëhet më i lehtë ose më i rëndë”, pasi është e nevojshme të bëhet dallimi midis virusit, i cili mund të evoluojë me forcë më të madhe për shkak të rikombinimit me një variant tjetër dhe sëmundjes, që do të bëhet më e lehtë. Për momentin, sipas Drosten, ka një mundësi që në të ardhmen “të shfaqet një virus me proteinën e Omicron dhe me gjenomën e virusit Delta”. Sipas virologut gjerman, duhet të kemi frikë nëse ndodh diçka e tillë.

Në lidhje me fundin e pandemisë, Drosten shprehet se “mund të jetë afër”, pasi faktori i vaksinimit masiv është shumë i rëndësishëm, megjithëse parashikon se do të jetë shumë e vështirë për shkak të pabarazisë në shpërndarjen e barnave dhe refuzimit të vaksinimit.

“Nuk mendoj se dimrin e ardhshëm mund të jetojmë plotësisht siç kemi jetuar në dimrin e vitit 2019, do të vazhdojmë të marrim masa, si përdorimi i maskave. Nëse të gjithë njerëzit vaksinohen me dozën e tretë, të përshtatur me variantet e reja, fundi i pandemisë mund të jetë relativisht shpejt”, thotë virologu gjerman.

Mesazhet e Escobar për Kurtin: Modelin mund ta zgjedhësh, marrëveshja me Serbinë s’ka alternativë

0

Kryeministri Albin Kurti po i kalon ditët e fundit të qeverisjes së tij, duke mundur që dialogun me Serbinë ta mbajë jashtë prioriteteve të tij kryesore qeverisëse, siç edhe e kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore para se të vinte në krye të vendit. Administrata e re amerikane e ka konsoliduar makinerinë e saj diplomatike për Ballkanin Perëndimor, me anë të së cilës do t’i ndihmojë Kurtit, e nëse ai s’ka vullnet, edhe ta shtyjë ta ndryshojë renditjen e prioriteteve, që të përballet me temën e cila vlerësohet se duhet ta ketë numrin 1 në listën e tij të punëve.

Në prag të vizitës së tij të parë në Kosovë, i dërguari special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, e bëri të qartë, pothuajse si asnjëherë më parë nga dikush tjetër, se Kosova dhe Serbia do të duhet hedhin hapat e fundit, më të vështirët, për të gjetur një pajtim i cili do të përmbyllej me lënien pas të së kaluarës, përmes njohjes së ndërsjellët, për të ecur përpara në interes të të dy popujve. Natyrisht se kjo nuk është fare e lehtë. Por, e kundërta sipas tij, do të jetë edhe më e rëndë.

Amerika, për dallim nga BE, e ka të qartë se çfarë duhet të nxjerrë në fund procesi i dialogut, dhe është e vetëdijshme se pa të kjo nuk mund të ndodh. Por, çfarë duhet ta ketë të qartë Kosova, dhe çka po i kërkohet asaj?

E para, kryeministri Kurti duhet të tregojë vullnet për këtë. Amerika është në fazën kur po e teston, pasi deri më tani ai nuk ka bindur. Pavarësisht se Kurti ka paralajmëruar që nga viti i kaluar se është në proces të një vizite në SHBA, Escobar e la të nënkuptohet, se ai akoma nuk e ka fituar besimin e partnerit, që kjo të ndodh. Para se ai të fitojë këtë besim, duhet ta dëshmojë se është i gatshëm të marr mbi supe barrën e kompromiseve që i kërkon arritja e një marrëveshje me Serbinë. Amerika është e gatshme ta ndihmojë.

Në të kaluarën ishte provuar shumë që marrëveshja finale të arrihet përmes Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe më pas edhe përmes shkëmbimit të territoreve. Kurti kishte qenë kundërshtari më i madh i tyre, madje duke ndikuar që të dy këto opsione të bëhen pamundshëm të pranueshme. Ai është i kurthuar nga e kaluara e tij politike për këto tema, dhe e ka pothuajse të pamundur të dalë nga aty, por Amerika i ka zgjatur dorën që ta nxjerrë.

Escobar theksoi se mund të gjenden ide kreative, përmes shumë modeleve që tashmë janë provuar nëpër botë, e të dëshmuara se funksionojnë. Madje ai i bëri thirrje Kurtit që t’i shqyrtojë këto modele. Nuk përjashtohet mundësia, që disa të tilla edhe vetë t’i sjellë në Prishtinë, pas pak ditësh kur do të vijë në Kosovë, bashkë me ndërmjetësin e BE’së, Miroslav Lajçak. Ky mund të jetë momentumi kur Asociacioni dhe shkëmbimi i territoreve, deri tani të shikuara si mundësitë e vetme për një marrëveshje me Serbinë, të zëvendësohen me një ide të re, të cilën Kurti do ta kishte më të lehtë ta pranonte në tavolinën e dialogut.

Në këtë proces, janë dy palë. Përveç Kosovës është edhe Serbia. Por, ajo çfarë Amerika do, është që Kosova mos të e nxjerrë vetën në pozicionin që të shihet si pala e cila e bllokon procesin. Kjo metodë është ndjekur që nga Rambuje, e në secilin proces tjetër negociator. Kosova vetëm me Amerikën ka mundur të çlirohet nga Serbia, të shpallë pavarësinë, dhe të vijë deri këtu, ku njihet nga gjysma e shteteve të botës, shumica demokratike dhe më të zhvilluarat. Edhe ky hap i fundit, nuk ka se si bëhet ndryshe.

“Super-arma” e SHBA-së nëse Rusia pushton Ukrainën

0

Situata në Ukrainë është e vështirë dhe mundësia e një pushtimi nga Rusia nuk është larg. Shtetet e Bashkuara deklaruan të enjten se gazsjellësi “Nord Stream 2” nuk do të funksiononte në rast të një pushtimi rus të Ukrainës dhe i bënë thirrje Rusisë që “të kthehet në tryezën e negociatave” pavarësisht reagimit të saj të parë kryesisht të ftohtë ndaj refuzimit.

Fati i këtij gazsjellësi të diskutueshëm gjermano-rus, të cilin Uashingtoni nuk e deshi kurrë, por që tani është kompletuar me bekimet e Berlinit, me siguri do të jetë në qendër të vizitës së ardhshme të kancelarit gjerman Olaf Solz në Shtëpinë e Bardhë më 7 shkurt.

E akuzuar për ndrojtje dhe zvarritje, qeveria gjermane u përpoq dje të sqaronte qëndrimin e saj. “Sanksionet e forta” të përgatitura nga Perëndimi në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës përfshijnë gjithashtu “Nord Stream 2”, i cili është ende në pritje të aktivizimit, tha Ministrja e Jashtme gjermane Alena Berbock. Nisur nga këto deklarata dhe “bisedime” me Gjermaninë, qeveria amerikane u duk edhe më e sigurt.

“Dua të jem i qartë me ju sot: nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë ose në një tjetër, “Nord Stream 2” nuk do të ecë përpara”, paralajmëroi Sekretarja e Shtetit amerikan Victoria Nuland.

Shtetet e Bashkuara kërkuan gjithashtu që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet të hënën mes një “kërcënimi të qartë” të paraqitur nga “mbledhja e trupave ruse për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” në kufirin me Ukrainën.

Presidenti amerikan foli dje me telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e siguroi atë se SHBA do të përgjigjet “fort” në rast të një pushtimi rus, ndërsa të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mundësinë e rritjes së ndihmës financiare.

Biden iu referua gjithashtu “mundësisë së qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, një datë e raportuar tashmë nga inteligjenca amerikane, tha një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA në Twitter.

Prandaj, Perëndimi po vazhdon të ushtrojë presion mbi Rusinë, e cila të paktën dukej e kujdesshme një ditë pas marrjes së përgjigjeve me shkrim nga SHBA dhe NATO ndaj kërkesave të saj për një rrugëdalje nga ngërçi aktual.

“Topi është në fushën e tyre” tha ai. “Ne shpresojmë që Moska do të studiojë atë që ne i propozojmë dhe do të kthehet në tryezën e negociatave” tha Nuland. “Do të jetë shumë e dhimbshme”. Rreth 100,000 trupa ruse janë vendosur në kufirin me Ukrainën së bashku me automjetet e tyre të blinduara deri në fund të vitit 2021.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar, por thotë se ka kërcënuar zgjerimin e NATO-s për 20 vjet, si dhe mbështetjen perëndimore për Ukrainën fqinje. Moska ka bërë thirrje zyrtarisht për t’i dhënë fund zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kryesisht në Ukrainë, dhe një kthim në zhvillimin e forcave ushtarake perëndimore në kufirin e vitit 1997.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO refuzuan zyrtarisht kërkesat kryesore të Moskës të mërkurën, duke rihapur derën për negociatat mbi kufizimet e ndërsjella në zhvillimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi të dy fuqive bërthamore rivale në Evropë, si dhe stërvitjet ushtarake pranë armikut.

“Nuk mund të themi se pikëpamjet tona janë marrë parasysh” tha në një deklaratë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov. Presidenti Vladimir Putin do të vendosë se si t’i përgjigjet propozimeve të SHBA-së për sigurinë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk ia mbylli derën dialogut, duke theksuar se ata mund të “shpresojnë të fillojnë një diskutim serioz për çështje të vogla”.

ASK: Fluturimet shënojnë rritje për 46 përqind

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt (TM4) 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Sa i përket numrit të fluturimeve del se në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim:

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ku krahasuar me TM4 2020, numri i pasagjerëve është rritur për 7%.

Transporti i mallrave me tren në TM4 2021 është rreth 30 mijë ton.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me TM4 2020 ka rritje për 47 përqind.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, vizitoni:

https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/transporti

Vidhet vetura e futbollistit kosovar nga Dragashi

0

Ditëlind Reshiti nga fshati Bresanë, komuna e Dragashit, futbollist i shumë skuadrave kosovare, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se i është vjedhur makina e tij personale e tipit Golf 5.

Sipas tij makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.

Ky rast është raportuar edhe tek Policia e Kosovës ku organet kompetente po merren me rastin.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Miq t’nderum, nga dita e djeshme makinën time (GOLF 5 ngjyrë hiri me tabela 04 956 HK) e kam raportuar si të vjedhur.

Makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.

Rasti është raportuar në Polici me kohë dhe organet kompetente po merren me të.

Uroj që raste të këtilla të mos keni asnjë nga ju.

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë – Shqipëri

0

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Mbi 6,000 nxënës të prekur me COVID-19 në tërë Kosovën

0
Foto: Ilustrim

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku – Bërdyna ka njoftuar se mbi 1,400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.

Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna tha se në skenarin C të mësimit aktualisht janë 90 shkolla në tërë Kosovën.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1,489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A janë shtatë shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, ka thënë ajo.

Maloku-Bërdyna bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ajo ka folur edhe për dy marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e arsimit të cilat janë miratuar ditë më parë në Kuvend./kp

Policia i ndal “turrin” kosovarit që “fluturonte” në autostradë, gjobitet për shpejtësi 257 km/h

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një të dyshuar, i cili kishte ndarë në rrjete sociale një video duke vozitur makinën me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.

I dyshuari mendohet të ketë vozitur veturën me spejtësi prej 257 kilometra në orë, në zonën Mazgit drejt Veternikut, zonë kjo ku parashihet që shepjtësia maksimale të jetë 120 km/h.

Policia, pas identifikimit të shoferit, ka shqiptuar fletëparaqitjen për kundërvajtje duke e gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit të veturës me veprim motorik për 3 muaj.

“Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h. Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me date 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)” thuhet në njoftimin e policisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort