Home Blog Page 3561

A do ketë rënie të prodhimit pasi një njësi tjetër u nxor nga operimi, flasin nga KEK-u

0

Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se nga mbrëmë, njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerrë nga operimi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, i cili tha se sipas planit, kjo njësi pritet të rikthehet në operim më 27 shkurt në ora 24:00.

Më tej, ai tha se ndonëse kjo njësi ka shkuar në remont, KEK-u është duke punuar me kapacitet të plotë dhe kjo nuk do të ndikojë në sasinë e prodhimit.
“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MW/h energji elektrike”, është shprehur Bucolli, për FrontOnline.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, njësia B2 në Termocentralin Kosova B ka qenë jashtë operimit, si shkak i prishjes së turbinës.

Për këtë, KEK-u pati angazhuar një ekspert gjerman ndërsa njësia u kthye në operim më 23 janar.

Liberalizimi i vizave, Qeverisë i kërkohet të punojë me Francën e Holandën si vende skeptike

0

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë edhe pas 10 vjetësh prej kur ka filluar dialogu për liberalizimin e vizave.

Ndonëse Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave pasi shteti ka përmbushur kriteret, kjo nuk ka ndodhur ende.

Lidhur me këtë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se përveç që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut ka penguar edhe punë e bizneseve e ka dëmtuar qytetarët në përgjithësi.

“Humbjet janë shumë të mëdha nisur nga fakti që çështja e liberalizimit të vizave prekë ose implikon në një të drejtën e cila konsiderohet fondamentale e njeriut, sepse nuk po flasim pra për një privilegj apo benifit por po flasim për një të drejtë e cila i ka privuar qytetarët e Kosovës e në veçanti të rinjtë, por edhe kategoritë e tjera shembull bizneset që nuk kanë pas mundësi të lëvizin lirshëm. Ka pasur humbje të pallogaritshme dhe fatkeqësisht humbjet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën afatshkurtër”.

Ai numëron dy faktorë që kanë ndikuar në këtë proces, ata që lidhen me brishtësinë institucioneve vendore për t’u përballur me problematikat si sundimi i ligjit.

Por edhe çështje brenda vet institucioneve të BE-së, duke mos përjashtuar edhe dialogun Kosovë-Serbi si parakusht për këtë proces.

“Mendoj se janë shumë faktorë të cilët kanë reflektuar në këtë proces jo pak të komplikuar dhe këta faktor do i grupoja në dy grupe. E para janë faktorë të brendshëm të cilët janë lidhur me brishtësinë e institucioneve kosovare për tu përballur me problematikat që ka pasur BE për Kosovën. Por edhe të natyrës së qeverisjes së brendshme tek çështjet e korrupsionit, të sundimit të ligjit e të ngjashme”.

“Në anën tjetër faktorë të jashtëm para së gjithash paraqitet situata me mosnjohjen nga një numër i vendeve të BE-së të cilat jo pak i kanë krijuar probleme Kosovës, jo vetëm për çështjen e liberalizimit, por për çështjen e komunikimit ose krijimit të raporteve kontraktuale mes Prishtinës dhe Brukselit dhe kjo ka vënë në hije edhe çështjen e liberalizimit të vizave”.

Ai tutje ka shtuar se çështja e liberalizimit të vizave duhet të jetë në krye të agjendës së Qeverisë për të bindur vendet të cilat janë skeptike.

“Çështja e liberalizimit duhet të ishte në majtë e agjendës se politikës sonë të jashtme dhe do duhet të prioritizohej dhe të kalonin në një ofensivë shumë më të madh edhe Qeveria edhe të tjerët në mënyrë që kosovarët ta kishin liberalizimin dhe lirinë e lëvizjes. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Të ndërmerr iniciativa shumë serioze kryesisht tek ato vende të cilat janë skeptike, në radhë të parë Franca, po aq sa Franca edhe Holanda në mënyrë që të të trajtohet se cila dilemë që Parisi zyrtarë dhe Haga kanë kundrejt Prishtinës në mënyrë që të ndryshojnë qëndrimin dhe të jenë edhe ato pro liberalizimit”.

Mirëpo, profesori universitar Dorajet Imeri ka shtuar se procesi i liberalivimit të vizave është në një fazë të tejzgjatur, prandaj sipas tij, ka humbur besimin ndaj institucioneve të BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën tashmë është një fazë të tejzgjatur dhe kjo zgjatje tregon për qasjen që BE ka ndaj Kosovës. Problematika e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së, pamundësia për të pasur një politikë të jashtme unike në raport me Kosovën janë disa nga problemet kryesore që ka pasur BE në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Ai thotë se për aq kohë se nuk ka përparim të dukshëm në dialogun me Serbinë BE-ja nuk do të procedojë me liberalizim të vizave për Kosovën, raporton EO.

“Për aq kohë sa nuk do të ketë përafrim të Kosovës dhe Serbisë në procesin e negocimit që po zhvillohet në Bruksel, dhe pavarësisht performancës së mirë që Kosova mund të ketë në proceset e zhvillimit të saj të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdoj të besojë akoma që BE-ja nuk do të procedojë me liberalizim të vizave për Kosovën”.

Ai tutje ka shtuar se zhvillimi ekonomik, i shtetit ligjor dhe së drejtës janë objektiva të cilat duhet të jenë paralelisht me procesin e integrimit në BE.

“Si Bashkim Evropian përmes liberalizimit të vizave përkatësisht mosliberalizimit të tyre ka treguar një qasje kundërshtues ndaj Kosovës dhe si e tillë e ka humb besueshmërinë se si institucion do të mund të ishin garantues të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Zhvillimi ekonomik, zhvillimi i shtetit ligjor dhe së drejtës janë objektiva të cilat duhet të jenë paralelisht me procesin e integrimit në BE”.

Një bllok i Kosovës A nxirret nga operimi deri në fund të shkurtit

0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga sot dhe për gati një muaj, njësia A-3 e Termocentralit Kosova A do të jetë jashtë operimit.

Zëdhënësi për media i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë për KOHËN se KEK-u “është duke operuar me kapacitete të plota” dhe si zakonisht, dhe se ndërprerja e operimit ka qenë e paraparë.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot në ora 00:00 dt. 29.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerre nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, tha ai.

Bucolli shtoi se KEK-u vazhdon të operojë sipas planifikimit, me dy njësi të Kosova B dhe dy të Kosova A. Tha se kapaciteti do të jetë 750 megavat në orë.

“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MË/h energji elektrike. Po ashtu sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”, tha ai.

Policia dënon rreth 500 qytetarë për mosrespektim të ligjit antiCovid

0

Policia ka shqiptuar 483 tiketa për mosrespektim të ligjit anti-COVID në 24 orët e fundit.

Në anën tjetër, në statistikat e policisë, figurojnë 1641 tiketa trafiku.

Policia gjithashtu njofton se kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar, teksa jnaë arrestuar 15 persona..

SHBA-ja furnizon edhe me 81 tonë municione Ukrainën

0

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan.

“Zogu i katërt ka sjellë tani 81 tonëmunicion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.

Vdes një 55-vjeçar nga Drenasi, dyshohet se tragjedinë e shkaktoi një nxemëse elektrike

0

Dje rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjeç”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Mbështetur në të dhënat fillestare, policia thotë se dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike.

“Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Borovci./Telegrafi/

Osmani: Distria është nderi dhe krenaria e Kosovës

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.

Osmani mes lavdatash thotë se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Sot mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës e thirrur nga PSD-ja

0

PSD ka thirrur protestë e cila do të mbahet sot në sheshin kryesor të Prishtinës kundër shtrenjtimit të rrymës.Partitë opozitare brenda parlamentit, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja nuk do të marrin pjesë në protestë por kanë deklaruar se e mbështesin atë.Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dje në një konferencë për media i ka ftuar edhe njëherë partitë opozitare t’i bashkohen protestës së nesërme.

Ai deklaroi se partitë opozitare kanë deklaruar se e mbështesin, por që s’do të marrin pjesë.
Molliqaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ky vendim të mos jetë në fuqi.“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, tha ai.

Protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike u organizua edhe para tre ditësh në të cilën morën pjesë qindra qytetarë. Ata u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfunduan para qeverisë me kërkesat për mos shtrenjtim të rrymës.

23 vite nga masakra në Rogovë të Hasit

0

Sot bëhen 23 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Po në këto data, kujtohen dhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.Me këtë rast, sot bëhen homazhe tek “Monumenti i dëshmorëve” në Rogovë si dhe tek varrezat e dëshmorëve.

Mbi 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 3 mijë e 617 qytetarë.

Në këtë interval kohor janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.

Në total numri i rasteve aktive është 31.021.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort