• #Zgjedhjet2025
  • Lajme
  • Prizreni me rajon
  • Rajoni dhe bota
  • Vendi
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Opinione
Search

Pulses PRO

Logo

Live TV
  • #Zgjedhjet2025
  • Lajme
  • Prizreni me rajon
  • Rajoni dhe bota
  • Vendi
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Opinione
Home Blog Page 3560

Një person në Brezovicë mbetet në një situatë të vështirë duke u mbajtur për ski-lift

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Një person i cili shihet në një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se ka mbetur në një situatë të vështirë duke u mbajtur me duar në teleferik.

Sipas pamjeve, duket se videoja është xhiruar në Brezovicë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me autoritetet për të parë nëse rasti është raportuar dhe për të marrë më shumë informata, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se tashmë ka filluar punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica.
Sipas njoftimit të AKP-së, thuhet se më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020.

“Publiku njoftohet se skil-iftat janë lëshuar në operim në mëngjes më 16 janar 2022 dhe se do të vazhdoj operimi i rregullt i Brezovicës. Publiku ftohet që për çdo shërbim që pranojnë në këtë ndërmarrje të kërkojnë kuponin fiskal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Edhe anëtarë të PDK-së në protestën e PSD-së

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Ndonëse u tha se akterë të tjerë të opozitës nuk do të jenë pjesëmarrës në protestën e PSD-së, në të njëjtën janë parë disa anëtarë të PDK-së.

Aty është deputeti i kësaj partie, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili.

Aktualisht, protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë.

Ata po brohorasin “poshtë qeveria” dhe “Albin mashtruesi”.

Njësia Speciale e vëzhgon nga afër protestën

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Para objektit të Qeverisë së Kosoëvs po zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nga afër, protesta po vëzhgohet edhe nga ekipet e Njësisë Speciale.

Protestuesit dhe policia janë konfrontuar pak minuta më herët, meqenëse protestuesit iu afruan shumë afër objektit.

Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në Prishtinë është protestuar edhe më 26 janar kundër rritjes së rrymës.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

Eskalon protesta, protestuesit tentojnë të futen në ndërtesën e Qeverisë

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës, disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Protestuesit janë në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kanë tentuar të futen brenda.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi pak sekonda para se të fillonte konfrontimi me pjesëtarët e Policisë së Kosovës u ka kërkuar atyre tu lejonin të qëndronin në shkallët e ndërtesës së Qeverisë. /Telegrafi/

Dardan Molliqaj përplaset me policët në prag të derës së Qeverisë

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Kryetari i PSD-së është parë duke u përleshur me policinë që gjenden para objektit të qeverisë.

Kjo pasi policia nuk po i lejon drejtuesit e PSD-së t’u drejtohen protestusve para hyrjes së qeverisë.

Protestuesit i janë afruar kordonit policor që gjendet para objektit të qeverisë.

SBASHK-u i reagon zëvendësministrit Pupovci: Nëse s’rriten pagat do të ketë grevë!

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Sindikata e Arsimit përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjini Pupovci, i cili ka thënë se aprovimi i Ligjit të pagave nuk do të thotë edhe ngritje e tyre.

SBASHK-u ka paralajmëruar se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre do të ketë veprime sindikale përfshirë edhe grevë në tërë sistemin arsimor.

“Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet.

SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, thuhet në reagim.

Reagimi i SBASHK:
SBASHK- Nëse Ligji i pagave nguros pagat ekzistuese do të ketë grevëKëtyre ditëve kur punëtorët arsimorë dhe nxënësit po sfidohen nga pandemia dhe po përballën me shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve nga Covid ata kanë nevojë për mbështetje e fjalë entuziazmi nga MASHTI dhe nga prindërit e opinioni në tërësi me qëllim që ata të ndjejnë këtë mbështetje e të vazhdojnë në misionin e tyre për arsimimin e edukimin e brezave.

Mirëpo në vend të kësaj zëvendësministri Dukagjin Pupovci po kujdeset të dërgoj mesazhe stresi e që krijojnë tensione dhe mobilizim për veprime sindikale. Një mesazh i tillë erdhi nga zëvendësministri Pupovci edhe së fundi kur ai u mor me Ligjin e pagave duke deklaruar se aprovimi i këtij Ligji nuk do të thotë edhe ngritje e pagave.

Ai,edhe më shumë se kjo, mundohet të krijojë frikë te të punësuarit në arsim duke deklaruar se na qenkan më shumë se 1000 punëtorë arsimorë që shteti po i mbanë nga mëshira në punë sepse gjoja ata qenkan të tepërt. Kjo deklarata e dytë lexohet si presion se po vazhduam ta ngritim zërin me kërkesat legjitime 1000 e më shumë punëtorë arsimorë do të hedhën në rrugë, por kjo hedhje në rrugë e njerëzve që me dekada punojnë në arsim nuk është punë që bëhet.
Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji.

Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor.

Protesta e PSD-së, Policia vendoset para objektit të Qeverisë

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Policët janë vendosur para objektit të Qeverisë, pasi që organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se para këtij objekti do të mbahen fjalimet kryesore të protestës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur dje se protesta do të jetë paqësore./FrontOnline

Ekipi olimpik niset drejt Pekinit, synojnë përfaqësim dinjitoz të Kosovës

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Ekipi olimpik i Kosovës është nisur për në Pekin të Kinës, ku do të mbahen Lojërat Olimpike prej 4 deri më 20 shkurt, raporton Sinjali.

Pjesë e këtij ekipi janë dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Para nisjes, katër anëtarët e ekipit janë testuar për COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ, ndërsa do të testohen prapë në aeroportin e Pekinit.

Para nisjes, përzgjedhësi Agim Pupovci, është shprehur optimist se të dy skitarët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Arrestohet një person në Prizren, postoi video duke shtënë me armë në një aheng

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Policia ka arritur ta identifikojë pasi që ka pranuar informatë me foto dhe videoxhirime, të cilat i dyshuari i ka postuar në rrjetin social TikTok, duke shtënë me armë në një aheng.

“Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke i rrezikuar edhe te tjerët qe kanë qenë në ketë aheng familjar. Hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë armën si: Pistoletë (me gaz), Carl Ëalther Arnsberg, Nr serik: B17426860G” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Thirret kuvend i jashtëzakonshëm, Veliu: Abdixhiku po e çon drejt shkatërrimit degën e Podujevës

By
TV Prizreni
-
January 29, 2022
0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një shkrimi në ‘facebook’ ka njoftuar se dega e LDK-së në Podujevë bashkë me kreun e partisë, Lumir Abdhixhiku, kanë thirrë mbrëmë një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës së Podujevës.

Veliu thotë se një kuvend i tillë është kundër statutit të LDK’së dhe i paligjshëm, prandaj potencon se nuk do të marrë pjesë.

“Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

Agim Veliu thotë se një veprim i tillë nga Abixhiku dhe anëtarët e tjerë të degës së Podujevës do të çojë në shkatërrimin e atij që Veliu e quan “bastioni i fundit i LDK’së”.

Reagimi i plotë:

Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Ata që vitin e kaluar i dhanë goditjen e parë degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga kompetenca kryetarin dhe kryesinë e degës, po vazhdojnë misionin e tyre të shkatërrimit të degës.

Të njëjtit, në krye me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, sërish duke shkelur mbi statutin e LDK-së, qenkan mobilizuar gjatë natës dhe në mënyrë klandestine paskan thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës në Podujevë.

Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë.

Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së.

1...3,5593,5603,561...5,682Page 3,560 of 5,682
ARGËTIMEKONOMIFAMILJELAJMEOPINIONE

Logo

Facebook
Instagram
Twitter

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort