Home Blog Page 3559

Ndërroi jetë babai i Pal Lekajt

0

Ka vdekur Lekë Lekaj babi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Për këtë njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Paska shkuar ne amshim Baca Lekë, babai i kolegut Pal Lekaj. Lekë Lekajn e kujtojmë si një burrë të urtë, punëtor e atdhetar. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Lekaj, miqtë dhe farefisin. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

 

 

Mashtruesit në rrjetet sociale vodhën të paktën 770 milionë dollarë në vitin 2021

0

Mashtrimet në rrjetet sociale janë në rritje dhe mashtruesit kanë arritur të vjedhin qindra miliona dollarë.

Viti i kaluar ishte i “suksesshëm” për mashtruesit në rrjetet sociale dhe sipas FTC, më shumë se 95 mijë persona humbën gjithsej 770 milionë dollarë për shkak të mashtruesve që i gjetën dhe i mashtruan. Kjo është më shumë se dyfishi i 258 milionë dollarëve të vjedhura nga mashtruesit në vitin 2020.

Në raportin e FTC-së nuk thuhet pse pati një rritje kaq të madhe në vitin 2021, por u tha se numri i mashtrimeve të raportuara është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Gjithashtu, ka pasur një rritje të madhe të mashtrimeve në lidhje me “investimet e rreme në kriptovaluta”, dhe 285 milionë dollarë shkojnë për këto mashtrime investimesh, pothuajse një e treta e shumës totale prej 770 milionë dollarësh.

Janë shtuar edhe mashtrimet “romantike”. “Mashtrimet zakonisht fillojnë kur një person në dukje miqësor telefonon përdoruesin, i ndjekur nga një bisedë e këndshme dhe më pas një kërkesë për para”, tha FTC. Dominon edhe mashtrimi që lidhet me blerjet online dhe më së shumti bëhet fjalë për “produkte të padorëzuara” që janë blerë në bazë të reklamave në rrjetet sociale.

Facebook dhe Instagram janë të vetmet platforma të listuara në raport. “Më shumë se një e treta e njerëzve që u mashtruan nga romancat në internet në 2021 pretendojnë se gjithçka filloi në Facebook dhe Instagram”, zbulon FTC.

Këto dy platforma janë gjithashtu vendi më i zakonshëm i mashtrimit në lidhje me mallrat e blera të padorëzuara dhe përbëjnë nëntë nga dhjetë raporte.

“Ne kemi drejtuar burime të konsiderueshme për të luftuar mashtrime dhe abuzime të tilla. Ne po shkojmë përtej pezullimit dhe fshirjes së profileve, faqeve dhe reklamave. Ne po marrim masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës dhe ne gjithmonë inkurajojmë njerëzit të raportojnë një sjellje të tillë kur e vërejnë atë”, thuhet në deklaratën e Meta-s.

Përdoruesit këshillohen të “kyçin” profilet e tyre dhe të kenë kujdes në rast të kërkesave për para, sidomos kur bëhet fjalë për kupona kriptomonedhash apo dhuratash.

Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, kjo është agjenda e tyre

0

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet së nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari (ZNS), Gabriel Escobar.

Telegrafi merr vesh se të hënën ata do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi.

Të martën ata do të takojnë liderët e partive politike. Ndërsa, Lajçak do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Tutje, IHK-ja bëri të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare.

Studimi gjen anomali në mushkëri që shpjegojnë vështirësitë në frymëmarrje pas COVID-19

0

Janë identifikuar anomali në mushkëritë e pacientëve me COVID-19 që mund të ofrojnë një shpjegim të mundshëm përse disa njerëz përjetojnë gulçim shumë kohë pas infeksionit të tyre fillestar.

Gjetjet, nga një studim që përfshin 36 pacientë, ngrenë mundësinë që koronavirusi mund të shkaktojë dëme mikroskopike në mushkëri që nuk zbulohet duke përdorur teste rutinë.

Frymëmarrja është një simptomë në shumicën e pacientëve të infektuar, por ka qenë e paqartë nëse kjo lidhet me faktorë të tjerë si ndryshimet në modelet e frymëmarrjes, lodhja ose diçka më thelbësore, raporton Guardian.

Sipas Emily Fraser, një konsulente në spitalin universitar të Oksfordit dhe bashkëautore e studimit, gjetjet e fundit janë provat e para se shëndeti i mushkërive mund të dëmtohet.

“Është studimi i parë që demonstron anomali të mushkërive tek [njerëzit me COVID të gjatë] të cilët kanë vështirësi me frymëmarrje dhe ku hetimet e tjera janë të pavërejtshme”, tha Fraser. “Ajo sugjeron se virusi po shkakton një lloj anomalie të vazhdueshme brenda mikrostrukturës së mushkërive”.

Më shumë punë do të kërkohet për të sqaruar rëndësinë klinike të gjetjeve, shtoi ajo, duke përfshirë se si anomalitë e dukshme lidhen me gulçimin.

PSD paralajmëron organizimin e protestave tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestat dhe aksionet kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE”, ka shkruar PSD.

“Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka thënë PSD në fund të reagimit.

Këshilltari i Konjufcës: Mirë të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, por jo mbi urrejtjen e individit

0

Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kërçeli tha se është mirë të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, por sipas tij, jo mbi urrejtjen ndaj individit.

“Mirë është të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës. I dëmshëm është motivacioni për kauza mbi urrejtjen ndaj individit”, ka shkruar Kërçeli.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme të organizuar nga PSD, kryetari i saj, Dardan Molliqaj, i është drejtuar kryeministrit të vendit si “frikacak”.

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Ka përfunduar protesta e PSD-së ndaj Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë, teksa edhe protesta në përgjithësi ka qenë e qetë.

Në tubim është vërejtur një numër jo i vogël i qytetarëve, teksa aty ka pasur edhe figura politike nga opozita, PDK e AAK.

Përplasje të lehta ka pasur kur anëtarë të PSD-së kërkuan që të afrohen tek shkallët e Qeverisë, mirëpo që këtë nuk e lejoi policia.

Sidoqoftë, pas insistimit të protestuesve, policia u kthye prapa dhe krerët e PSD-së u lejuan të mbajnë fjalim.

Dardan Molliqaj e quan Kurtin frikacak

0

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë fjalimit në protestën e sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është njeriu që po i bën më shumë se askush tjetër favor kompanisë KESCO.

Sipas Molliqajt, KESCO e ka në plan që ta bankrotojë KEK-un, teksa gjatë fjalimit ai e quajti Kurtin “tuc”, e duke e cilësuar si njeri që s’ka shokë e shoqe.

“Ky njeri, s’ka as shokë e as shoqe për të bashkëpunuar, por ka veç instrumente për t’i përdorur e armiq për t’i luftuar. Trimat kanë shokë e shoqe, tucat kanë instrumente e masha për ta ruajtur vetën, problem është që ky tuci është kryeministër e krejt institucionet e shtetit i ka vendosur në dispozicion të frikës e paranojës së tij”, është shprehur Molliqaj, njofton Klankosova.tv.

“Ky frikacak, përkundër mbështetjes së opozitës e Gjykatës Kushtetuese e ka thirrë ZRRE-në dhe nuk e ka shti rritjen e çmimit për veri, se e dinë që do ta pagujë prapë vetë”.

“Kjo përgjigje në këtë protestë është porosia e qartë që duhet t’i hapin veshtë e ta dëgjojë ZRRE-ë, ai propozim duhet të hidhet poshtë”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, përpara fjalimit, protestuesit u përleshen me policinë, pasi sipas tyre, policia nuk i lejonte që fjalimi të mbahej tek shkallët e qeverisë, dhe se të njëjtit janë të dirigjuar politikisht.

3628 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 33.952.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort