Home Blog Page 3555

Gjenden nëntë granata dore në Prizren, FSK-ja bënë deminimin e tyre

0

Policia e Kosovës në Prizren ka gjetur nëntë granata dore të cilat ishin të pashpërthyera.

Rasti ka ndodhur dje rreth orë 08:50, bënë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm.

Vetura luksoze të sekuestruara në Kosovë “ndryshken” në mungesë të lejes për shitje

0

Vetura luksoze që vlejnë qindra mijëra euro e që ishin konfiskuar nga qytetarë që i kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme po ju humbet vlera derisa po “ndryshken” në disa magazina të shtetit.

Kjo ndodh pasi që në fazën e sekuestrimit nga institucionet shtetërore këto vetura nuk kanë të drejtë të shiten.

Zëvendësdrejtori në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara, Fadil Bunjaku ka deklaruar se nuk po ja dalin të ruajnë asetet e konfiskuara.

“Shkalla e amortizimit vjetor është rreth 13%, apo 1,08% në baza mujore. Kodi i procedurës penale parasheh mundësinë e shitjes në fazën e sekuestrimit. Ligji për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara poashtu parasheh mundësinë e shitjes së këtyre aseteve. Lidhur me këtë çështje tashmë janë nënshkruar disa memorandume mes institucioneve shtetërore”, deklaroi Fadil Bunjaku.

Sipas koordinatorit për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliut, faji për humbjen e këtyre aseteve është te prokuroria dhe të gjykatat.

“Përgjegjësi është e ndarë. Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesa vetëm në 15 % të rasteve për sekuestrim të pasurive. Por fajet në disa raste janë edhe të gjykatave pasi në disa raste kanë refuzuar kërkesat për shitje pasi kanë dhënë arsyetime të paqëndrueshme kinse në këtë fazë të procedurës nuk lejohet shitja”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin.

Vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 75 vetura janë sekuestruar nga institucionet shtetërore.

Vlera e të gjitha veturave që kanë qenë në menaxhim të Agjencisë është rreth 4.5 milionë euro./GazetaSinjali/

550 qytetarë gjobiten për shkelje të masave anti-COVID

0

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 550 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, prej orës 22 deri në ora 5, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në ora 21.

Sipas këtyre masave, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID, ose dy doza dhe PCR negativ brenda 24-orësh.

Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRrRE

0

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka caktuar një afat kohor për pranimin e komenteve rreth propozimit për rritjen e çmimit të rrymës. Ky afat përfundon sot, shkruan Gazeta Sinjali.

ZRrE deri tani nuk ka pranuar komente nga Qeveria, e cila ditë më parë tha se janë në finalizim të dokumentit.

Përveç Qeverisë, për dërgim të komenteve mundin nuk e kanë marrë as partitë opozitare.

Komentet që ka marrë deri më tani ZRRE-ja

Komentet që ka pranuar deri më tani ZRRE-ja janë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO, raporton Gazeta Sinjali.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë ka propozuar që pragu prej 600 kilovatë të rritet, teksa çmimi të shtrenjtohet për 5% deri te pragu i përcaktuar

Kurse, KEDS dhe KESCO në komentet e tyre që tashmë i kanë dërguar kanë kërkuar rritje tarifore prej 47% që sipas tyre të mos rrezikohet sistemi pas humbjeve në vitin e kaluar.

Në anën tjetër, operatori KOSTT ka paralajmëruar se janë në prag të falimentimit, pasi që kanë shumë shpenzime, përfshirë këtu edhe pagesën e rrymës në veri të vendit.

Kritika të shumta ditë më parë kishte shkaktuar propozimi i ZRRE-së, për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike.

Ku sipas këtij propozimi, nëse gjatë një muaji shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 47.19 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 59.50 euro.

Propozimi i ZRRE-së ka ngjallur kritika të ashpra që pasuan edhe me protesta. Brenda një jave u mbajtën dy të tilla.

Njëra u organizua nga shoqëria civile me moton “Asnjë cent më shumë”. Kurse, tjetra u organizua nga Partia Social Demokrate, e ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

Protestuesit thanë se propozimi për shtrenjtimin e rrymës është i padrejtë, pasi ata veçse po përballen me krizën ekonomike dhe atë të pandemisë.

Po ashtu, në protestën e organizuar nga PSD-ja morën pjesë edhe disa deputetë të partive opozitare.

Kryeministri Albin Kurti në anën tjetër tha se konsumi është i lartë dhe dikush duhet që ta paguajë rrymën e importuar.

“Pra këtë diferencë dikush duhet ta paguajë, nuk mund të konsumojmë 1318 e të prodhojmë 727 ose duhet të bëjmë shkyqje ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave. Është dallim shumë i madh prej konsumit dhe prodhimit”, kishte deklaruar Kurti.

Policia sekuestron 3 mijë franga zvicerane në Prishtinë, dyshohet se janë të falsifikuara

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parasë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i panjohur i cili ka qenë me dëshmitarin mashkull kosovar ia ka dhënë një mi (1000) franga zvicerane për ti konvertuar në euro.

Nga ankuesi janë sekuestruar 1×1000 franga zvicerane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, po ashtu edhe nga dëshmitari janë sekuestruar 2×1000 franga për ekzaminim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

​25 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

0

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.

Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan. Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake.

Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në vitin 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake.

Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Për të gjithë aktivitetin e tij ndihmën më të madhe ia ka dhënë kushëriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte një biznesmen dhe pothuajse të gjithë financimin e ka pasur nga ai.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtëvjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo kishte parë se kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje, ai kishte vendosur të bëhej shtyllë e mosthyerjes, sado e dhimbshme të kishte qenë kjo.

Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave, i riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore; ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin.

Hakif Zejnullahu ka një kontradiktë mes heshtjes së tij dhe punës së bërë prej tij. Nëse heshtjen e ka të jashtëzakonshme, punën e ka po ashtu të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur.

Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme.

Me rastin e shënimit të kësaj date, Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqata e dala nga lufta sot do të bëjnë homazhe në Sheshin e Dëshmorëve, Kompleksin “Baza e parë e UÇK-së” në Lladoc, te Kompleksi “Zahir Pajaziti” në Orllan, zbulimi i pllakës me emrin e Zahir Pajazitit në oborrin e shkollës në Orllan dhe aksion për dhurimin e gjakut te Kompleksi “Zahir Pajaziti”.

Po ashtu, presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci në Sheshin e Dëshmorëve, në Podujevë, si dhe kurora lulesh te varri i heroit Zahir Pajaziti, në Orllan.

Gjermania goditet nga erëra të fuqishme

0
A woman wearing a face mask walks over the river Main in front of the buildings of the banking district in Frankfurt, Germany, Saturday, March 20, 2021. (AP Photo/Michael Probst)

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e erërave të fuqishme që kanë shkulur drunjtë dhe kanë shkaktuar kaos në rrugët e Gjermanisë.

Një burrë 58-vjeçar ka vdekur në qyetin Beelitz, afër kryeqyetit Berlin në mbrëmjen e së shtunës, pasi një shtyllë elektrike ka rënë mbi të teksa ka qenë duke ecur me partneren e tij, kanë raportuar mediat lokale duke cituar policinë.

Rënia e një druri ka plagosur një këmbësor në qytetin verior Bremen, derisa në rajonin Pomerania një motoçiklist është plagosur seriozisht pas përplasjes në një dru të rrëzuar.

Erërat kanë penguar edhe shërbimet e trenave në distanca të gjata të shtunën dhe të dielën në veri dhe lindje të Gjermanisë, përkatësisht në Berlin, Bremen dhe Hamburg.

Zjarrfikësit e Berlinit u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpi, pas raportimit për erëra të fuqishme.

Gjendja me COVID-19: Mbi 35 mijë raste aktive në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë të dielën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend. Siç ka bërë të ditur MSh-ja, në Kosovë aktualisht janë 35 mijë e 51 raste aktive me koronavirus.

Në raportin e MSh-së u bë e ditur se nga 10 mijë e 336 testime gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 mijë e 390 raste të reja me koronavirus.

Përgjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 291 pacientë.

Ministrja Nagavci: Vizioni ynë është që Kosova të ketë një shoqëri të dijes

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot ka mbajtur punëtori për planifikim strategjik, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati.

Nagavci thotë se vizioni i Ministrisë së ajo drejton është që, Kosova të ketë një shoqëri konkurrente e të dijes, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe me potencial për t’i kontribuar zhvillimit socio-ekonomik të vendit.

“Puna jonë karakterizohet me tri fjalë kyçe mbi të cilat veprohet: cilësi, gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie në sistemin arsimor të Kosovës”.

Njoftimi i plotë:

Arsimi mundësi dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës

Në një punëtori produktive strategjike, bashkë me Kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Ministrin e Financave, Punës e Transfereve Hekuran Murati, Zëvendësministrat Dukagjin Pupovci e Edona Maloku Bërdyna si dhe kolegë nga kabinetet tona diskutuan për operacionalizimin e planit të MAShTI në zhvillimin e arsimit, shkencës e inovacionit në vitet e ardhshme.

Vizioni i Ministrisë sonë është që Kosova të ketë një shoqëri konkurrente e të dijes, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe me potencial për t’i kontribuar zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Puna jonë karakterizohet me tri fjalë kyçe mbi të cilat veprohet: cilësi, gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie në sistemin arsimor të Kosovës.

Në funksion të kësaj qasjeje dhe bazuar në qëllimet e veta strategjike, MAShTI parasheh që deri në fund të mandatit të qeverisë Kurti të ketë këto arritje kryesore:

➡️ Rritje domethënëse të pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe përfshirjes në arsim përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe adaptimit të infrastrukturës ekzistuese, licencimit të çerdheve private, vetëdijësimit për rëndësinë e edukimit parashkollor dhe masave favorizuese për grupet e margjinalizuara

➡️ Përmirësim të cilësisë së arsimit, më fokus në vlerësimet e jashtme të institucioneve edukativo-arsimore, licencimit të mësimdhënësve, përmirësimit të cilësisë se teksteve shkollor, digjitalizimit dhe rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare.

➡️ Përputhje të programeve në arsimin profesional dhe në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës dhe në përmbushje të standardeve të cilësisë duke mbështetur punën praktike, këshillimin në karrierë dhe akreditim të duhur.

➡️ Rritje të përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit, me theks të veçantë në përmirësimin e menaxhimit të institucioneve edukativo-arsimore, mbikëqyrje të financimit dhe rekrutim mbi bazën e meritokracisë.

➡️ Një sistem të mirëfilltë të kërkimit shkencor dhe inovacionit, ku pjesëmarrja në programin kryesor të Bashkimit Europian “Horizon Europe” dhe skemat tjera ndërkombëtare maksimizohet në funksion të zhvillimit të ekosistemit të kërkimit e inovacionit në Kosovë.

Në mbështetje të këtij plani, Kryeministri Kurti vlerësoi punën e deritashme të Ministrisë dhe u zotua për përkrahje të plotë në realizimin e qëllimeve të vëna.

Escobar e Lajçak sot në Kosovë, dialogu dhe Asociacioni temat kyçe që do të diskutohen

0

Escobar e Lajçak sot në Kosovë, dialogu dhe Asociacioni temat kyçe që do të diskutohen
I Dërguari Special për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vijnë në Kosovë.

Sipas analistëve, takimi do të koncentrohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes dy palëve, teksa theks i veçantë do t’i jepet edhe vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Lajçak në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.

Lajcak ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në këtë takim, si dhe në një vizitë të njëjtë në Beograd. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës.

“Ne punojmë shumë ngushtë me administratën e Joe Biden-it. Jemi në kontakte të rregullta dhe të afërta me Gabriel Escobar-in. Kjo do të jetë mundësia e parë për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd bashkë. Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale.”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Edhe Escobar në një intervistë për Reporterin ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen.

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës”, tha Escobar.

Në mes të tjerash, nga kjo vizitë, sipas njohësve të procesit të dialogut, do të kërkohet prej palës kosovare zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, me theks të vecantë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas profesorit universitar, Dritëro Arifi, kërkesat e Lajcak dhe Escobar në raport me Kosovën do të jenë të unifikuara, ndërsa thotë se ShBA janë të interesuara që ta përshpejtojnë dialogun.

Arifi tutje shprehet se kërkesat do të jenë edhe për probleme të tjera , pos Asociacionit.

Arifi beson se, përkundër kërkesës për dinamizim të dialogut, ky i fundit nuk do të avancojë deri kur të kryhen zgjedhjet në Serbi.

Cështja e dialogut në mes të dy vendeve ka mbetur pezull që nga viti i kaluar, kur tensionet politike Kosovë – Serbi filluan që të rriteshin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort