Home Blog Page 3553

Arrestohen katër persona për vjedhje të tepihave dhe kabllove elektrike

0

Në kuadër të angazhimeve policore, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, po ashtu dhe sigurisë së pasurisë, me qellim të parandalimit, zbulimit dhe kapjes të personave të dyshuar, zyrtarët policor në Gjakovë, njësia e hetimeve gjatë punës operativo- hetimore ka arritur të identifikojë dhe sot më datë 31.01.2022 ka arrestuar katër persona:

H.SH. I lindur 1994, r.k,
E.Q. I lindur 1997, r/k.
F.B.i lindur 2000, r/k dhe
B.L.i lindur 200, r/k

të dyshuar për vepra penale – vjedhje në lokacione të ndryshme në zonën e përgjegjësisë që ka Stacioni policor – Gjakovë

Në vazhdën e dëshmive, njërit nga të dyshuarit i vihet në barrë vepra penale – Vjedhje e rëndë, respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth 11.000 euro.

Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar të njëjtëve ju shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë

0

Disa anëtarë të Grupit të Kumanovës, kanë kërkuar nga institucionet e Maqedonisë t’u mundësohet transferimi në Kosovë për të vazhduar vuajtjen e burgimit.

Televizioni Alsat në Maqedoni, ka publikuar fotografi të kërkesave që ka siguruar, e ku shihen ato të protokolluara më datë 25 janar 2022, të Andi Krasniqit, Lirim Krasniqit dhe Demë Shehut.

Grupi i Kumanovës numëron 37 persona të dënuar. Shtatë prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm për aksionin që kryen në maj të vitit 2015, ku u përleshën me forcat policore maqedonase. Pati të vrarë nga të dy anët, tetë policë e 10 nga Grupi i Kumanovës.

Më herët, anëtarë të këtij grupi kanë përjashtuar çdo mundësi për transferim në Kosovë, pasi sipas tyre, në këtë mënyrë do të pranonin fajësinë.

805,226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,777,085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805,226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri sot janë dhënë 78,116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Kuvendi i ndan RTK-së mbi 2.2 milionë euro

0

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Programin e Shpenzimeve të Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 në shumën 2 milionë e 240 mijë euro.

Për shkak të gjendjes në RTK, kryetari i Komisionit Armend Muja theksoi është miratuar projeksioni i shpenzimeve të RTK-së për tremujorin e parë të këtij viti.

Ndërkohë, sipas Mujës, të mërkurën e ardhshme do ët diskutohet në këtë komision projeksioni i përgjithshëm për të gjithë vitin 2022 dhe raporti për vitin 2021.

Para Komisionit, sot ka raportuar kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini i cili tha se projeksioni buxhetor për vitin 2022 është 8 milionë e 960 mijë euro përkundër që në projeksionin e parë ishin 11 milionë e 960 mijë euro.

“Kështu që ne si bord kemi kërkuar menjëherë të bëhen shkurtimet buxhetore, të bëhet buxheti me paratë që i kemi në dispozicion, sepse përndryshe rrezikonim për t’u futur në borxh 2 milionë e 400 mijë euro. Pastaj, kemi insistuar te projeksioni për t’i bërë komente dhe disa rekomandime për me i hequr disa shpenzime, me i shtua linja të reja brenda këtyre mundësive buxhetore që i kemi pasur”, tha ai./kp

Një muaj paraburgim të dyshuarit në Prizren për narkotikë

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 29.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 28.02.2022, ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datë 29 janar 2022, në orët e pasdites në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që, pasi Policia e ndalon automjetin e të pandehurit të cilin ishte duke e drejtuar i pandehuri, me ç ’rast pas kontrollit fizik të automjetit, tek ulësja e pasagjerit i është gjetur dhe sekuestruar: Një (1) qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 1152.82 gram, me ç ’rast pas zbatimit të urdhër kontrollit në lokalin e tij, në Prizren ashtu që prapa një bunkeri të improvizuar brenda lokalit në fjalë, policia arrin të gjejë dhe sekuestrojë:

· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1112.84 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1092.38 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1105.51 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1116.06 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1092.70 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1124.90 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1122.04 gram;
· Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1116.95 gram;
· Disa qese plastike të cilat kanë qenë të destinuara për paketim të lëndëve narkotike,

Duke vazhduar më pas tek shtëpia e të pandehurit S.K., ku pas zbatimit të urdhër- kontrollit, policia arrijnë të gjejnë dhe sekuestorjnë:

– Dy(2) lule, të cilat dyshohen se janë substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gram.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë faktin se procedurapenale është në fazën fillestare, dhe me qëndrimin e të pandehurit në liri, ai mund arratiset duke u larguar nga territori i Republikës së Kosovës dhe prezenca e tij vështirë se do të mund të sigurohet dhe si rezultat i kësaj do të pamundësohet zhvillimi normal i procedurës së kësaj çështjeje penale, me çka do të të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.

Gjithashtu duke marrë parasysh peshën e veprës penale, – faktin se kemi të bëjmë me një sasi të madhe substancave narkotike të llojit – “marihuanë” në peshën mbi 10 kilogramë, e cila sasi, dyshohet që ka qenë e destinuar për shitje dhe shpërndarje, pastaj cilësinë personale dhe sjellja e mëparshme e të pandehurit, tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjte, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Aliu: Linja hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet

0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se linja hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet

Aliu gjatë një takimi me autoritetet shqiptare, është shprehur se studimi i fizibilitetit është afër realizimit.

“Studimi i fizibilitetit dhe projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet. Jemi te Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu. /Telegrafi/

Kërkohet miratimi i Projektligjit për financimin e partive politike

0

Miratimi i Projektligjit për financimin e partive politike u konsiderua i nevojshëm për të vendosur kontroll dhe transparencë në partitë politike në Kosovë.

Megjithatë, në tryezën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ngritën dilema për nevojën e krijimit të një zyre për financimin e partive politike, paralel me KQZ-në.

Hulumtuesi i lartë në GLPS, Naser Shamolli, tha se në projektligjin e ri janë të përfshira mënyrat e donacioneve dhe parandalimi i dhënies së të hollave mbi 50 euro kesh tek partitë politike.

Ai tha se para miratimit të Projektligjit duhet qartësuar rolin e zyrës për financimin e partive dhe mos krijimin e një agjencie të re.

Këto pretendime i mohoi drejtori i zyrës ligjore të Zyrës së Kryeministrit, Mentor Borovci, i cili tha se zyra për financimin e partive politike nuk krijon etnitet të ri, por vetëm do të jetë në kuadër të KQZ-së dhe me një fuqi autonome.

Përkrahje miratimit të këtij projektligji i dha edhe shefi i zyrës për sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut të EUSR në Kosovë, Jarmo Helppikangas.

IKSHPK: Virusi është kudo, po përhapet me intensitet të lartë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të bartin maskat, të respektojnë masat Anti-COVID e të vaksinohen kundër këtij virusi.

Nga IKSHPK kanë thënë se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitaizimeve dhe rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”, thuhet nga ky institut.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitaizimeve dhe rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore ne ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me

dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!

Nga sot, vaksinimi për personat me nevoja të veçanta dhe të sëmurë në Prizren ofrohet në shtëpi

0

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se drejtoria komunale e shëndetësisë, përmes qendrës së vaksinimit në Prizren si dhe  me ekipet e saj mobile, tani  ofrojnë  vaksinim në shtëpi për qytetarët e Komunës së Prizrenit, me nevoja të veçanta dhe me gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët nuk mund të frekuentojnë qendrën e vaksinimit.

Numrat kontaktues për caktimin e terminit për vaksinim janë:
Nr. fiks: 029 631 331
Nr. mob: 045 273 009

1593 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
DCIM100GOPROGOPR9099.JPG
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.777.085 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 34.208.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort