Home Blog Page 3552

Lajçak: BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë vizionin e njëjtë për dialogun Kosovë-Serbi

0

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë se kjo është vizita e shtatë në Kosovë, si përfaqësues i BE-së.

Por, sipas tij, ajo që e bën këtë vizitë unike, është se janë së bashku me Escobarin, për të dërguar mesazh të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja po bashkëpunojnë dhe për të treguar se ndajnë vizionin për Kosovën, e dialogun për normalizimin me Serbinë.

“Jam i lumtur se vizita ka ofruar mundësi për të diskutuar planin tonë për muajt e ardhshëm e javët e ardhshme me presidentin, me kryeministrin. E do të vazhdojmë diskutimet tona. Do të qëndrojmë deri të mërkurën, do të na ndihmojnë të kemi pamje të qartë se çfarë të presim në të ardhmen çfarë të presim në të ardhmen e të shtyjmë procesin para. Do të informojmë për vizitën. Në këtë pikë dua të them se jemi të lumtur që jemi këtu bashkë”, ka thënë ai.

Escobar: SHBA-ja mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj

0

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përsëritur se SHBA-ja mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.

Escobar në konferencë për media ka thënë se SHBA-ja mbështet dialogun dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Për Kosovën e rajonin, shohim mundësi të jashtëzakonshme. Jeni evropianë, jeni ekonokimisht, në aspekt kulturor dhe historikisht evropianë. Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Dialogu e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë Escobar, ndërsa ka premtuar përkrahjen e plotë të SHBA-së.

Kurti për dialogun: Jemi të vendosur që sovraniteti të mbetet i paprekur

0

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në takimin me emisarët për dialog, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak i ka njoftuar për reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Sipas tij, gjithashtu i ka njoftuar me përpjekjet e Qeverisë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

Kurti ka shtuar se Qeveria po e menaxhon edhe pandeminë, duke theksuar se kanë arritur që 60 për qind e popullsisë të vaksinuar.

“Kemi shënuar në vitin e kaluar 10 mijë vende pune të reja dhe kemi pasur rritje ekonomike prej 9.9 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritje të të hyrave tatimore, rritje të buxhetit dhe gjithashtu rritje prej afër 60 për qind të investimeve të huaja. Jemi të vendosur t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar për procesin e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se janë të vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e dikujt.

Kurti ka thënë se është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se kërkojnë ndihmën e BE-së për angazhim në NATO dhe integrimin evropian.

Presidentja në takimin me Lajçakun e Escobarin: Dialog për njohje reciproke, palët të trajtohen barabartë

0

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërgarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Siç bën të ditur Presidenca, Vjosa Osmani u ka thënë dy diplomatëve se Kosova është e përkushtuar në dialogun që në qendër e ka njohjen reciproke.

“Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit. Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, citohet të ketë thënë Presidentja.

Osmani e ka përmendur edhe faktin që Serbia nuk i ka zbatuar një listë marrëveshjesh të nënshkruara. Presidentja ka theksuar se pret trajtim të barabartë të palëve në procesin e bisedimeve.

“Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, Presidentja, gjithashtu bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut. Ajo tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë drejtim, Presidentja tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i dialogut”, thuhet në komunikatë.

Presidentja po ashtu ka theksuar edhe një herë rëndësinë e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë si prioritet në dialog.

Vetaksident në rrugën Prizren – Zhur

0

Para pak minutash, ka ndodhur një vetaksident në rrugën Prizren- Zhur, pak para tunelit poshtë Autostradës, ku si pasojë është lënduar vozitësi i automjetit ” Opel corsa” pasi ka devijuar nga rruga, na njoftojnë qytetarë të cilët na kanë dërguar edhe këtë fotografi nga vendi i ngjarjes.

Për momentin nuk dihet gjendja e të lënduarit, ndërsa në vendngjarje tashmë ndodhet policia./tvprizreni.net/

“Brenda këtij muaji janë lënduar 20 policë në kryerje të detyrës”

0
Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se vetëm gjatë vitit 2022, janë lënduar 20 zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës dhe shumica dërrmuese e tyre ishin nga sulmet nga të dyshuarit.

“Shumica prej tyre janë sulmuar. Kjo është vërtetë shqetësuese. Janë 20 raste të lëndimeve, nuk mund të themi që të gjithë janë lënduar nga sulmet. Por shumica prej tyre janë sulmuar nga persona të ndryshëm”, ka thënë Zeqiri në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Zeqiri ka thënë se në vitin 2021 janë lënduar 215 zyrtarë policorë në kryerje të detyrës dhe shumica kanë qenë të sulmuar.

Ai ka kritikuar prokurorinë e gjykatat që nuk po merren si duhet me rastet e sulmeve ndaj policëve.

“Nuk jemi të kënaqur me dënimet e shqiptuara ndaj atyre që sulmojnë policët. Prokuroria e gjykatat nuk po japin dënimet e merituara. Me kod penal është i sanksionuar sulmi ndaj zyrtarëve policorë”, ka thënë Zeqiri.

Specialja kritikohet për mbyllje të seancave dhe redaktime të ashpra

0

Monitoruesit e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë vlerësuar se ky institucion është duke trajtuar me profesionalizëm të drejtat e të akuzuarve dhe palëve të tjera në procedurë.

Megjithatë, Amer Alija, koordinator në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se Dhomat e Specializuara në seancat gjyqësore që janë zhvilluar deri më tani, në veçanti në rastin kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, kanë qenë aq të redaktuara, saqë ka qenë e vështirë të kuptohet nga monitoruesit se për çfarë në të vërtetë flitej në seancë.

Këto komente Alija i bëri në një debat publik të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, të hënën më 31 janar.

“Seancat në rastin e Salih Mustafës kanë qenë tejet të redaktuara. E dimë që këto redaktime bëhen për shkak të sigurisë së dëshmitarëve, por nga 12 dëshmitarë, dhjetë prej tyre kanë qenë të redaktuara apo të mbyllura, ku mbi 70 për qind të seancave kanë qenë shumë të redaktuara dhe një monitorues laik do ta ketë të vështirë për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur brenda seancave”, tha Alija.

Ai ishte kritik edhe sa i takon fazave përgatitore për procese gjyqësore, që sipas tij, Dhomave të Specializuara po u merr kohë të gjatë.

Udhëheqësja e Njësisë së Informimit dhe Komunikimit Publik në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, tha se redaktimet e shumta si dhe kalimi në seanca private, bëhet më qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve.

“Ekzistojnë shpesh arsye shumë të forta pse gjyqtarët vendosin që të kalojnë në seanca të mbyllura dhe pse gjyqtarët vendosin që dokumentet duhet të redaktohen dhe kjo arsye, në të shumtën e rasteve, ndodh për të mbrojtur dëshmitarët apo njerëz të tjerë të cilët janë në një formë apo tjetër pjesë e procedurës”, tha Angela Griep.

Duke folur për punën e Dhomave të Specializuara në këtë debat, avokati Artan Qerkini tha se çështja e mbylljes së seancave ka ndikuar që opinioni të mos mund të përcjellë rrjedhën e gjykimeve.

“Unë e kuptoj se edhe mbrojtja e dëshmitarëve është një çështje për të cilën duhet të kihet kujdes gjykata, mirëpo në anën tjetër parimi i publicitetit është pjesë e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm dhe nëse i kemi redaktimet, plus mungesën e publicitetit, atëherë thjesht opinioni po mbetet i mangët në lidhje me përcjelljen e rrjedhës së procedurës”, tha Qerkini.

Një kritikë tjetër për Dhomat e Specializuara ishte edhe mungesa e përkthimeve të disa materialeve gjyqësore në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

“Si vërejtje do ta veçoja mungesën e publikimit të këtyre shkresave në tri gjuhë. Pra, kryesisht shkresat që lëshohen nga Dhomat e Specializuara publikohen vetëm në një gjuhë, por nuk publikohen edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe”, theksoi Alija.

Si pozitive nga monitoruesit e punës së këtij institucioni u vlerësua fakti se proceset gjyqësore ose shqyrtimet kryesore mbahen me një intensitet të lartë dhe me një profesionalizëm të dukshëm, ku të drejtat e palëve në procedurë, sipas tyre janë duke u respektuar në mënyrë maksimale.

Aktualisht në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë duke u zhvilluar dy procese gjyqësore, njëri ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa si dhe tjetri ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Procesi gjyqësor ende nuk ka filluar ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Policia po e kërkon Molliqajn për sulmin ndaj policit në protestë

0

Policia e Kosovës është në kërkim të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, pasi ai në protestën e të shtunës goditi me shuplakë një zyrtarë policorë.

Këtë e ka konfirmuar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Zeqiri në emisionin “60 Minuta” në KTV ka treguar se gjatë dy ditëve janë lënduar 7 policë. Katër janë lënduar në protestë e tre dje në Rahovec ku janë ther me thikë.

“Në rastin konkret në protestë 4 policë janë sulmuar nga protestuesit. Janë identifikuar dy të dyshuar dhe janë në kërkim policor. Zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor. Dardan Molliqaj është një nga ta, siç është pa edhe në incizimet nga kamerat. Është në kërkim nga Policia, nuk është paraqitur ende në Polici. Sipas informatave nga zyrtarët policorë që po e hetojnë rastin nuk ka qasje në telefon e nuk është arrestuar. Është tentuar të ftohet nëpërmjet telefonit, por nuk ka qasje. Po ashtu edhe është shkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka treguar se nga sulmet në Rahovec janë lënduar tre policë, njëri pak më shumë e dy të tjerë më lehtë.

Kurti takohet me Escobarin e Lajçakun

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi po mbahet pas atij me presidenten Vjosa Osmani.

As për takimin me Kurtin nuk është paralajmëruar konferencë për media.

“Loyola-Gymnasium” – pjesë e partneritetit dhe shkëmbimit me shkollat e Ballkanit Perëndimor

0

Me synimin që të promovojë frymën e pajtimit dhe të bashkëpunimit midis të rinjve në rajon, përmes programeve të shkëmbimit, gjatë Samitit Ballkanik në Paris, në korrik të vitit 2016 u vendos gurthemeli për punën e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Kjo Zyrë u themelua nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Më 27 janar, në Prishtinë u organizua ceremonia e fillimit të këtij projekti, ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, në mesin e tyre znj. Vjosa Osmani-Sadriu, presidente e Kosovës, ambasadori i Gjermanisë, i Francës, përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, të OSBE-së etj.

Gjatë aplikimeve, RYCO ka pranuar 127 propozime shkëmbimi nga shkollat ​​e Ballkanit Perëndimor, ndërsa komisioni ka përzgjedhur 30 projektet më të mira, prej të cilave gjshtë ishin nga Kosova. ALG “Loyola – Gymnasium” nga Prizreni është i vetmi institucion arsimor privat nga Kosova që ka fituar grantin, që synon mbështetjen e proceseve të ndërtimit të paqes, pajtimit dhe të mësuarit ndërkulturor dhe dialogut ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

“Kjo formë bashkëpunimi promovon kohezionin dhe mund të bëhet urë lidhëse midis kombeve në rajon. “Loyola-Gymnasium” përfaqëson vlera të tilla, si pajtimi, shkëmbimi ndërkulturor, promovimi i sinergjive dhe ka marrë pjesë me sukses në procesin e përzgjedhjes për t’u bërë “Super shkollë”, -thotë z. Elias Koller, drejtor ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”. “Ne jemi krenarë që jemi pjesë e këtij programi dhe së bashku me shkollën tonë partnere, Gjimnazin “OBALA” nga Sarajeva, dëshirojmë të angazhohemi për dialogun dhe shkëmbimin ndërkulturor ndërmjet Kosovës dhe Bosnje – Hercegovinës”, -thotë z. Koller.

“Ne e shohim këtë pjesëmarrje, jo vetëm si një rast për nxënësit tanë për të fituar një përvojë të re, por edhe për të hapur rrugën si institucion arsimor, si shembull se dialogu përtej kufijve kontribuon në zhvillimin dhe sukseset në fushën e arsimit”, vijon z. Koller. Sipas tij, “Loyola-Gymnasium” e pret me padurim këtë shkëmbim dhe shpreson se do të shpiejë në shumë partneritete afatgjata shkollore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të frymëzuar shkollat tjera që të bëhen pjesë e këtij programi.

Zbatimi i projekteve në kuadër të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) do të zhvillohet në periudhën shkurt-maj 2022, kur shkollat partnere do të organizojnë vizita të ndërsjella, që do të zgjasin nga gjashtë deri në dhjetë ditë, me një grup deri në njëzet nxënës, të shoqëruar nga një ose dy arsimtarë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” (ALG) dëshiron të falënderojë RYCO-n për punën e bërë deri më tani në këtë program, i cili bashkëfinancohet nga BE-ja, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)”, thotë në përmbyllje, drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, në Prizren, z. Elias Koller.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort