Home Blog Page 3551

Ministrja Nagavci raporton sot në Komisioni për Financa

0

Ministrja Nagavci do të raportojë sot në Komisioni e mbikëqyrjes së Financave Publike.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot mban mbledhje.Rendi i ditës:1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 19.01.2022;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2022;

4. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020. E ftuar znj. Arbërie Nagavci;

5. Shqyrtimi i raportit të auditimit të përformancës për “Projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale SDC/DEMOS, për vitin fiskal 2020”;

6. Të ndryshme.

Vendi: N302 Koha: 10:00

Çfarë na pret pas Omicronit? Ekspertët japin parashikimet – ekziston skenari i mirë dhe i keq!

0

Paramendojeni në një të ardhme jo të largët sesi mund të rezervoni pushimet në Itali, apo të mos mendoni për atë sesi të hiqni maskën gjatë diplomimit.

Siç raporton CNN, pas 25 muajve pandemi, kjo mund të tingëllojë si një skenë e filmave fanta-shkencë, transmeton Telegrafi.

Por ekspertët për sëmundjet ngjitëse nuk ëndërrojnë, por vërtetë pretendojnë se pandemisë COVID-19 këtë vit mund t’i vjen fundi.

“Nëse bëjmë gjithçka si duhet, mendoj që gjatë vitit 2022 coronavirusi më nuk do të jetë dominues në jetën tonë”, tha dr. Tom Fridden, që ishte në krye të qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gjatë mandatit të Barack Obama.

Epidemiologu dr. Ivon Maldonado nga Universiteti i Stanfordit dhe ekspertët nga agjencia amerikane e shëndetësisë dhe zyrtarë lokalë të shëndetit publik, po tentojnë të parashikojnë sesi do të duket faza e ardhshme e pandemisë dhe kur do të veprojë.

“Me siguri të plotë nuk mund ta dimë. Askush prej nesh nuk e ka pritur Omicronin. Ka pasur parashikime, por nuk kemi pritur se do të ndodhë pikërisht ashtu si ndodhi”, tha dr. Maldonado.

Në fakt, ekzistojnë modele sëmundjesh dhe porosi nga pandemitë e kaluara, por mënyra në të cilën u shfaq varianti shumë ngjitës i Omicronit, ka mjegulluar edhe topin e kristaltë të shkencëtarëve. Omicroni ka bërë më shumë sesa që ishte paraparë. Sipas Universitetit John Hopkins, më shumë se një e katërta e të gjitha rasteve me COVID-19 në SHBA janë raportuar muajve të fundit, pikërisht për shkak të përhapjes së Omicronit.

Nga e enjtja, numri i rasteve në 14 shtete amerikane ka rënë për të paktën 10 për qind në raport me një javë më parë, por të njëjtën kohë në 26 shtet tjera është regjistruar rritje prej të paktën 10 për qind.

Duket se vala ka arritur pikun në ato zona ku për herë të parë u shfaq Omicroni, siç janë Bostoni dhe Nju Jorku. Në pjesë tjera të SHBA-ve po vazhdon të përhapet në mënyrë të pakontrolluar.

Për shembull në Atlanta, spitalet janë të mbingarkuara, e Garda Kombëtare e Minesotës po mbush zbrazëtirat në sistemin e mbrojtjes shëndetësore, pasi që personeli mjekësor në masë të madhe është sëmurë.

Guvernatori i Luizianës, John Bell Edwards, ka raportuar për një numër tejet të madh të paregjistruar që janë hospitalizuar apo para vdekjes nga COVID-19. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse, megjithatë shohin një pikë shprese në atë se çfarë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku Omicroni për herë të parë u shfaq gjatë vitit të kaluar.

Atje infeksionet shpejtë arritën kulmin, por edhe shpejtë ra. Ngjashëm ka qenë në Britani të Madhe, kështu ekspertët besojnë se skenari i njëjtë do të ndodhë kudo.

“Pres që gjatë katër deri në gjashtë javët e ardhshme situata akoma të jetë e vështirë”, tha për CNN, dr. John Swartzberg, ekspert për sëmundje ngjitëse dhe imunologji pranë Universitetit të Kalifornisë – Barkley Scoop.

Ai konsideron që nga marsi e deri në pranverë apo verë situata do të jetë e njëjtë sikurse vitin e kaluar, ku në mënyrë të vazhdueshme do të ketë rënie të rasteve.

“Optimizmi do të mbizotërojë dhe do të mund të bëjmë më shumë gjëra në jetë. Mendoj se do të ngrisim kokën në maj apo qershor. Jam optimist për këtë”, shtoi Sëartzberg.

Një pjesë e optimizmit të tij tejkalon edhe faktin që shumica e popullatës në botë do të jetë imune, qoftë prej vaksinave ashtu edhe prej imunitetit natyral pasi që shumica janë infektuar me variantin Omicron.

“Duke folur në përgjithësi, përqindja e imunitetit në popullatën tonë do të jetë shumë më e madhe sesa ka qenë gjatë valës së pandemisë të shkaktuar nga Omicroni dhe Delta, që akoma janë mes nesh. Por në çfarë mase, do të varet nga prania e ilaçeve”, tha ndër tjera Sëartzberg.

Por coronavirusi sipas të gjitha gjasave kurrë nuk do të zhduket plotësisht.

“Presë që të shfaqet edhe një variant. Ky skenar do të përcaktoj se çfarë na pret”, tha dr. Maldonado.

Varianti i ardhshëm do të mund të ishte njëjtë infektues apo ndoshta edhe më ngjitës sesa Omicroni. Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë do të sjellë, nëse simptomat do të jenë më serioze apo ndoshta nuk do të ketë fare simptoma.

“Nuk është e qartë se çfarë na pret”, tha dr. George Raderford, epidemiolog në Universitetin e San Franciscos.

Ai beson se virusi do të mundte gradualisht të pësonte mutacione siç ka ndodhur me variantet alfa dhe beta, apo ndoshta do të mund të bënte një kërcim të madh siç ka bërë Delta dhe Omicroni.

Për shembull, virusi i gripit H1Ni1 ka qenë një virus plotësisht i ri kur në vitin 1918 filloi një prej pandemive më të rënda në histori (gripi spanjoll) që infektoi pothuajse gjysmën e popullatës së botës dhe mbyti 50 milionë njerëz. Kjo pandemi ka marrë fund, por ai virus edhe sot është mes nesh.

“Ka qenë paraardhësi i të gjithë viruseve H1Ni1 që i shohim çdo vit. Prej atëherë ka pasur shumë mutacione, por nga i njëjti variant. Për këtë është e mundur që ngjashëm të ndodhë edhe më këtë virus”, thotë dr. Maldonado, i cili shtoi se ky mund të jetë “skenari më i mirë”.

Në këtë skenar, bota do të duhej të fokusohej në mbrojtjen e atyre që janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të rënda, duke ju mundësuar të vaksinohen dhe të kenë qasje në antitrupa monoklonike dhe në ilaçe antivirusale.

Kompanitë për zhvillimin e vaksinave do të duhej të prodhonin vaksina specifike për variante të caktuara të coronavirusit, me qëllim që njerëzit të mund të vaksinohen çdo vite kundër COVID-19. Shtetet gjithashtu do të duhej të përmirësonin testimin masiv.

Skenari më i keq do të ishte ndonjë variant i ri i virusit, që do të arrinte të tejkalonte mbrojtjen që e ofrojnë vaksinat dhe barnat. Në anën tjetër, dr. Maldonado konsideron se një gjë e tillë është shumë pak e mundur të ndodhë.

Edhe tjerët mendojnë ashtu. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Nacional për Sëmundje Infektive në SHBA, shpreson se një skenarë i tillë nuk do të realizohet.

“Nuk mund të them sa janë gjasat që një gjë e tillë të ndodhë, por duhet të jemi të gatshëm. Duhet të shpresojmë për më të mirën, por të jemi të gatshëm për më të keqen”, tha Fauci për CNN.

“SHBA-të kanë pajisje për të kufizuar variantet e reja dhe t’i japin shpejtë fund pandemisë. Mendoj se nuk duhet të kryhen më zbulime shkencore, e dimë si duhet ta ndalim pasqyrën e rëndë të COVID-19 – vaksina”, tha Panagis Galiyacatos, ekspert për sëmundje të mushkërive në Universitetin John Hopkins. /Telegrafi/

Dialogu Kosovë-Serbi dhe Asociacioni– gjithçka nga vizita e Escobarit dhe Lajçakut

0

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të hënën qëndruan në Kosovë, vizitë kjo me qëllim inkurajimin e liderëve në të dy shtetet për angazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Escobar dhe Lajçak takuan presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak tha thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti ka thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Më poshtë mund ta gjeni një përmbledhje të deklaratave:

Escobar: SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Zëvendësndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta afrojë më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe komunitetit trans-atlantik.

Gabriel Escobar ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë”, deklaroi Escobar.

“Për Kosovën dhe rajonin, ne e shohim këtë zonë si një mundësi të jashtëzakonshme me energji të jashtëzakonshme. Ju jeni evropianë, ekonomikisht, historikisht dhe kulturalisht jeni evropianë dhe ne kemi punuar me kolegët tanë evropianë për t’u siguruar se ata e njohin që Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për ta dhe jo rrezik.”, deklaroi i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Escobar ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi e ka mbështetjen e plotë të Amerikës, por sipas tij procesi do të drejtohet nga Bashkimi Evropian pasi bëhet fjalë për Bashkimin Evropian.

“Dialogu ka mbështetjen tonë të plotë dhe duhet të udhëhiqet nga BE-ja sepse ka të bëjë me Evropën. Por, teksa ju lëvizni drejt BE-së, ju do të vazhdoni të jeni miq të ngushtë të SHBA-së sepse është një partneritet trans-atlantik, komunitet trans-atlantik që ju veçse jeni pjesë dhe ky dialog do të ju afrojë edhe më shumë”, tha Escobar.

​Lajçak: Me Osmanin u dakorduam të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, përmes një shkrimi në Twitter, tha se ka dakordim të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Në Kosovë, së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, njëherit përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuam presidenten Vjosa Osmani. Ndër të tjera, ramë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka thënë Lajçak.

Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në shtator të vitit 2020, zyrtarët e delegacionit të Kosovës kishin deklaruar se është arritur me Serbinë një marrëveshje për të pagjeturit. Por, ata nuk patën sqaruar detajet e marrëveshjes.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi

Në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e të pagjeturve është një plagë e hapur dhe se është e rëndësishme të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.

Duhet kujtuar se edhe mbi 1600 persona konsiderohen si të pagjetur që nga koha e luftës në Kosovë.

Lajçak po ashtu ka thënë se deri të mërkurën do të kenë një fotografi më të qartë për të ardhmen e dialogut.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Serbia, bllokuese e progresit në dialog

Presidentja Vjosa Osmanit ka thënë se Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit.

Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës. “Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, potencoi presidentja.

Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, ajo bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani

Osmani tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në këtë drejtim, Presidentja tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i dialogut.

Presidentja po ashtu theksoi edhe një herë rëndësinë absolute të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë si prioritet i procesit të dialogut.

Kurti: Sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak deklaroi se janë të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë ndërsa tha se mbështesin edhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur Procesin e Berlinit si dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pasi përmendi disa prej arritjeve të ekzekutivit, Kurti u ndal edhe te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se integriteti territorial, sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është ë angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt”, deklaroi Kurti.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi gjatë konferencës me kryeministrin Albin Kurti

Kurti u shpreh se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnike, por tha se do të merren praktikat më të mira sepse nuk mund të ketë diku komunitet të diskriminuar e diku tjetër të privilegjuar.

“Jam kryeministri i të gjithë qytetarëve pa dallim prandaj edhe jam i gatshëm që t’ju përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë me ç’rast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimi Evropian e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar”, vijoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u zotua edhe për bashkëpunim rajonal duke thënë se angazhohen në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, po pa përmendur nismat e tjera siç është ajo e “Open Balkan”.

Ndryshe, Escobar, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak janë në një vizitë pesëditore në Kosovë dhe Serbi, vizitë që ka për qëllim inkurajimin e liderëve në të dy shtetet për angazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

​Mbi 805 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19

0

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më sot 805 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID.

Në Kosovë ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese, kur deri më tani janë dhënë 116 doza të kësaj vaksine.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për tri vdekje dhe 1 mijë e 593 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë që në vend janë 34 mijë e 208 raste aktive me koronavirus. më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës, me afër 10 mijë raste.

Reshje bore e mot i ftohtë, këto janë temperaturat

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.

“Në fushat termike do të ketë rritje, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

ZYRTARE: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca

0

Vedat Muriqi ka kaluar zyrtarisht te Mallorca.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është pjesë e Mallorca.

Kosovari do të vazhdojë sezonin në La Liga, me skuadrën spanjolle.

Muriqi lë skuadrën e Lazios, pasi nuk gjente hapësirat e mjaftueshme. Lajmin për Muriqin e ka konfirmuar skuadra e Mallorca.

https://twitter.com/RCD_Mallorca/status/1488219516588933126?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1488219516588933126%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Shqipëri, bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me coronavirus

0

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri kanjoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3,030 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 522 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2259 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (31 Janar 2022)

Raste të reja ditore 522

Të shëruar në 24 orë 2,259

Të shtruar në spitale 130

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3030

Testime totale 1,665,947

Raste pozitive 258,543

Raste të shëruara 236,440

Raste Aktive 18,757

Humbje jete 3,346

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8,349

Shkodër 1,666

Fier 1,660

Vlorë 1,322

Elbasan 1,178

Gjirokastër 968

Durrës 850

Berat 842

Korçë 749

Lezhë 718

Kukës 299

Dibër 156

Qytetarët e Kosovës me pagën më të ulët në Evropë, e para Luksemburgu

0

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa qytetarët nga Luksemburgu i prijnë listës.

Aktualisht, një qytetar i Kosovës nuk mund të paguhet më poshtë se 130 euro deri 170 euro, varësisht prej moshës.

Paga minimale e një vendi përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punëtorëve të atij shteti.

Jo larg vendit tonë gjendet Shqipëria me pagë minimale prej 248 euro, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 300 euro, Turqia me 328 euro, Bullgaria me 332 euro dhe Maqedonia e Veriut me 459 euro.

Serbia është i vetmi vend që kjo shumë është 401 euro. Më pak se 600 euro gjendet Rumania (515 euro), Mali i Zi (533 euro) dhe Hungaria (542 euro).

Në pagën minimale më të vogël se 1,000 euro gjendet Greqia me 774 euro.

Sllovenët dhe Spanjollët janë me pagë prej 1,000 deri 1,100 euro. Në Francë, Gjermani dhe Belgjikë paga minimale është nga 1,600 euro deri 1,660 euro, ndërsa në Holandë një qytetarë nuk mund të paguhet nën 1,700 euro.

Dukshëm më lartë se këto vende qëndron Luksemburgu me pagën minimale prej 2,257 euro.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar të jetë 350 euro.

Polonia e gatshme t’i ndihmojë Ukrainës me armë

0

Polonia ka deklaruar gatishmërinë e saj për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake, pra armë mes kërcënimeve në rritje për një ofensivë nga Rusia.

Kjo u njoftua nga kreu i Byrosë Polake të Sigurisë Kombëtare Pavel Soloch në një konferencë për shtyp këtë të hënë.

Sipas tij, vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës është marrë së bashku me presidentin polak Andrzej Duda. Në veçanti, bëhet fjalë për dhjetëra mijëra municione dhe armë për mbrojtjen ajrore.

Solokh bëri të ditur se propozimi tashmë i është dorëzuar palës ukrainase, ata janë duke pritur për përgjigjen e tyre, teksa shtoi se janë të gatshëm të dorëzojnë ndihmën në çdo kohë.

Kujtojmë se tash e disa ditë, Rusia ka mbledhur mijëra trupa në brezin kufitar me Ukrainën, ndërsa ShBA-të kanë deklaruar se një pushtim rus mund të ndodh në mesin e muajt shkurt.

Policia gjen mbi 6 kg drogë të fshehur nën gurë në rajonin e Prizrenit

0

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë.

Siç njoftohet, lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.

Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim:

Njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 6 kg e 268 gram.

Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort