Home Blog Page 3550

Nga 130 deri në 170 euro, qytetarët e Kosovës me pagën minimale më ulët në Evropë

0

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa qytetarët nga Luksemburgu i prijnë listës.

Aktualisht, një qytetar i Kosovës nuk mund të paguhet më poshtë se 130 euro deri 170 euro, varësisht prej moshës.

Paga minimale e një vendi përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punëtorëve të atij shteti.

Jo larg vendit tonë gjendet Shqipëria me pagë minimale prej 248 euro, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 300 euro, Turqia me 328 euro, Bullgaria me 332 euro dhe Maqedonia e Veriut me 359 euro.

Serbia është i vetmi vend që kjo shumë është 401 euro. Më pak se 600 euro gjendet Rumania (515 euro), Mali i Zi (533 euro) dhe Hungaria (542 euro).

Në pagën minimale më të vogël se 1,000 euro gjendet Greqia me 774 euro.

Sllovenët dhe Spanjollët janë me pagë prej 1,000 deri 1,100 euro. Në Francë, Gjermani dhe Belgjikë paga minimale është nga 1,600 euro deri 1,660 euro, ndërsa në Holandë një qytetarë nuk mund të paguhet nën 1,700 euro.

Dukshëm më lartë se këto vende qëndron Luksemburgu me pagën minimale prej 2,257 euro.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar të jetë 350 euro.

Pagat minimale në BE për vitin 2022, kush paguhet më pak e kush më shumë

0

Paga minimale mujore nën 1 000 euro në 13 vende të BE-së, mbi 1 500 euro në 6 vende
Që nga 1 janari 2022, 21 nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë paga minimale kombëtare, duke bërë përjashtime Danimarkën, Italinë, Qipron, Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Bazuar në nivelet e tyre në euro, ato 21 Shtete Anëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

21 shtetet anëtare të BE-së që kanë paga minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore bazuar në nivelet e tyre në euro, përcjell Albinfo.ch.

Në janar 2022, 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, kishin paga minimale* nën 1000 € në muaj: Bullgaria (332 €), Letonia (500 €), Rumania (515 €), Hungaria ( 542 €), Kroacia (624 €), Sllovakia (646 €), Çekia (652 €), Estonia (654 €), Polonia (655 €), Lituania (730 €), Greqia (774 €), Malta (792 € ) dhe Portugalia (823 €).

Në Slloveni (1 074 €) dhe Spanjë (1 126 €) pagat minimale varionin pak më shumë se 1 000 € në muaj, ndërsa në gjashtë shtetet e mbetura anëtare, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 603 €), Gjermania (1 621 €), Belgjika (1 658 €), Holanda (1 725 €), Irlanda (1 775 €) dhe Luksemburgu (2 257 €).

Për krahasim sipas Scan tv, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 110 € në janar 2022.

Ky informacion vjen nga të dhënat për pagat minimale të publikuara nga Eurostat.

Në grupin e 21 Shteteve Anëtare në analizë, paga minimale më e lartë ishte pothuajse 7 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Si ndikon çaji i kamomilit te bebja juaj

0

Përgjatë kohëve, çaji ndihmon në sistemin e tretjes dhe janë të rekomanduar për foshnjat. Tradicionalisht, nënat ziejnë çajin e kamomilit për foshnjat, si dhe mente për të ndihmuar në çrregullimet e vogla të stomakut.

Historia e lashtë e kësaj praktike reflektohet në emrat që kanë zgjedhur kulturat e ndryshme për këto bimë. Në spanjisht është quajtur “yerba buena”, që do të thotë “bar i mirë’. Emri i këtij çaji rrjedh nga fjala e vjetër norvegjeze “dilla”, që do të thotë “qetësim”.

Çaji i kamomilit qetëson foshnjat, piperi i butë mund të lehtësojë gulçimin e zorrëve; kopra ndihmon në zbutjen e gazrave.

Nga studime të shumta, sidomos ato izraelite dhe italiane, kanë dhënë rezultate për efektet e mira që sjellin këto lloje të çajit, shkruan HappiestBaby.

Por përdorimi i këtyre llojeve të çajit, çfarë ndikimi ka te foshnjat?

Përgatitni një çaj kamomil ose një çaj kopër për foshnjën tuaj, së pari duke shtypur disa fara me anë të dy lugëve ose vendosni disa në një qese të vogël dhe copëtoni disa herë me fundin e një turi të rëndë. Pastaj, vendosni dy lugë çaji të farës së thyer në një gotë me ujë të valuar, le të pushojë për 10 minuta, pastaj lëreni të freskohet.

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, kamioni del jashtë rrugës

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës.

Saktësisht një kamion është vetaksidentuar në afërsi të Komoranit.

Kamioni është vetaksidentuar, teksa është parë të ketë dalur tërësisht nga rruga.Nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti pati të lënduar.

Front Online është duke pritur përgjigje nga Policia e Kosovës për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij rasti.

Dita e dytë e vizitës, Escobar dhe Lajçak sot do të takohen me përfaqësues të opozitës

0

Përfaqësuesin Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot janë duke qëndruar në Kosovë për ditën e dytë me radhë.

Ata pritet të takohen me përfaqësues të partive të opozitës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Lajçak thotë se në takimin me Bislimin diskutuan për çështjet praktike të dialogut Kosovë-Serbi

0

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po thotë se takimi që pati të hënën me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin, ishte rast i mirë për të diskutuar për përgatitjet e ardhshme për dialogun.

Lajçak shkruan në twitter se me Bislimin qe temë diskutimi edhe çështja praktike e dialogut, që sipas tij ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

”Takimi ynë me ZKM të parë të Kosovës @BislimiBesnik ishte një rast i mirë për të vazhduar bisedën tonë intensive rreth çështjeve praktike të Dialogut që kanë për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne diskutuam edhe përgatitjet për takimet e radhës të Dialogut”.

Ndërron jetë një person në spitalin e Prizrenit, familjarët fajësojnë mjekët

0

Një person ka vdekur në spitalin e Prizrenit, mirëpo familjarët dyshojnë se shkak i kësaj vdekje është fakti që viktima nuk ka marrë tretmanin e duhur mjekësorë, nga personeli i spitalit.

Kështu njofton policia në raportin e saj 24 orësh.

E pas kësaj trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për Obduksion, me vendim të prokurorit.

“ Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, bënë të ditur policia./Telegrafi/

Ragmi Mustafi: S’ka marrëveshje pa trajtimin e çështjes shqiptare në Luginë

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, deklaroi sot se pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës nuk do të mund të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se vizitën e përbashkët të Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë e sheh si presion për përcaktimin e agjendës së dialogut.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës që në vitin 2006 në platformën e përbashkët politike, në njërën nga pikat e saj theksojnë se duan që të kenë reciprocitet në kuptimin e të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë. Por këtë sot e shoh të pamundshme për t’u arritur për disa arsye. Vizitën e Lajçak dhe Escobar e shoh si një presion të shtuar të përcaktimit të një agjende, përkatësisht temave që duhet të trajtohen në të ardhmen.”

Por, nuk e shoh që mund të arrihet kaq shpejt ndonjë zgjidhje për asociacionin sepse në Serbi ka zgjedhje më 3 prill dhe në rast se ka vazhdim në këtë temë kjo nënkupton që ose duhet t’i sigurohet Vuçiqit që të arrijë një sukses të caktuar e që ta promovojë si një arritje të madhe në Serbi, e që nuk besoj se institucionet e Kosovës janë në gjendje që kaq shpejtë ta krijojnë Asociacionin dhe tjetra që është shumë e rëndësishme që nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Mustafi për televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij çështja e shqiptarëve të Luginës është e patejkalueshme pasi pozita e tyre është peng i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se nëse shihet niveli i të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë është i pakrahasueshme me atë se çfarë gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës./GazetaSinjali/

Mbi 34 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 34,208.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,015 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në këto vende në Suharekë do të ketë ndërprerje të rrymës sot dhe të nesër

0

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet të cilat do të kryhen gjatë ditës së sotme dhe të mërkurës.

Për shkak të punimeve do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

01.02.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren

1.

Nga NS 110/35/10kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Shiroka (kodi: 32000005) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve mates rrymor në nënstacion sipas rekomandimit të pranimeve teknike, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort