Home Blog Page 3549

Inspektorati kthen mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore në Serbi e vende tjera

0

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndaluar mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore dhe i ka kthyer në vendin e origjinës.

Këto vajra që nuk janë lejuar të hyjnë në tregun e Kosovës kryesisht vinin nga Serbia, ndërkaq një pjesë tjetër nga Turqia dhe vende tjera.

Përmes një komunikatë për medie, nga MINT kanë bërë të ditur se Inspektorati i Tregut në zbatim të Vendimit të Ministres së MINT për vajrat motorike, kanë marrë mostra të vajrave motorike në terminalet doganore dhe në tregun e brendshëm dhe të njëjtat janë testuar në laboratorët e akredituar.

“Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra në terminalet doganore ka rezultuar që 34.600.00 L (tridhjetë e katërmijë e gjashtëqind litra), vajra motorike (me brende të ndryshme), janë në kundërshtim me Vendimin e MINT, prandaj të njejtat janë kthyer në vendin e origjinës. Vajrat Motorike të cilat nuk janë lejuar të vendosen në tregun e brendshëm janë kryesisht me origjinë nga Serbia dhe pjesa tjetër nga Turqia dhe vendet e tjera”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Inspektorati i Tregut gjithashtu gjatë kontrollimit në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 2,270.00 L (dymijë e dyqind e shtatëdhjetë litra), vajra motorike të cilat janë vendosur në treg pa dokumentacion mbi prejardhje/origjinë, si dhe në rastet kur vajrat motorike janë testuar në laboratori dhe me këtë rast ka rezultuar që ka mospërputhje të përbërjes dhe sasisë të deklaruar në etiketën e produktit.

“E ritheksojmë që procesi i marrjes së mostrave, testimit dhe verifikimit në laborator të akredituar është pa asnjë kosto financiare për bizneset. MINT respektivisht Inspektorati i Tregut garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme që nuk do të lejohen të qarkullojnë në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, asnjë produkt që nuk i plotëson kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg”, thuhet në komunikatë. /FrontOnline

​Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik

0

Referuar reshjeve të borës, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që drejtimin dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut si dhe të jenë shumë vigjilent.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se mundësia e paraqitjes së ngricave nëpër rrugë krijon vështirësi në trafikun rrugor, të cilat potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Arrestohet një person në Prizren për “Dhunë në familje” dhe posedim të pa autorizuar të armës

0

Policia në Prizren ka njoftuar se me datë 31.01.2022 rreth orës 13:20 Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në fshatin Caparc, Komuna e Prizrenit personi B S mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1954), kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tije, si dhe i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia e tyre e banimit.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin.Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Pistolet Serik H197026
• Pushkë gjueti Nr. Serik 15-0159
• Pushkë ajore Serik18K00663 si dhe
• 196 fishek te llojeve dhe kalibër te ndryshëm

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme, thuhet në këtë njoftim./tvprizreni.net/

Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme

0
Bora që ka rënë në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit nuk ka paraqitur vështirësi në qarkullim, pasi që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë kanë dal më kohë në terren për të bërë pastrimin e borës.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se sot nga mëngjesi pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë duke u kujdesur në pastrimin e rrugëve dhe se të gjitha rrugët në tërë territorin administrativ të komunës, janë të kalueshme.
Lajmin mund ta gjeni të publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të komunës në vegëzën:https://kk.rks-gov.net/…/te-gjitha-rruget-ne-komunen-e…/

Rama: Baza Ajrore e Kuçovës rrit rëndësinë strategjike të Shqipërisë

0

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, publikoi sot pamje se si do të bëhet Baza Ajrore e Kuçovës.

Rama theksoi se kjo bazë ajrore i jep Shqipërisë një peshë të re strategjike në sigurinë evropiane.

“Ja si do të jetë Baza Ajrore e Kuçovës, e cila i jep vendit tonë një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë evropiane”, theksoi Rama.

“Nis investimi në Bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të shndërrohet në një bazë taktike të NATO-s. Ky investim rrit rëndësinë strategjike të vendit tonë”, thuhet në videon e publikuar nga kryeministri Rama.

“Punimet parashikojnë ndërtimin e depove të armatimit, depot e karburantit, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit”, theksohet më tej në video.

“Qeveria shqiptare mbulon shpronësimin, rrethimin e bazës, ndërtimin e rrugëve lidhëse si dhe linjat tërësisht të reja të energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë”, thuhet në video.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe punimet parashihet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023.

SHBA-ja: Kosovarët dhe amerikanët së bashku përkrah Ukrainës

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, ka thënë se interesat e sigurisë të Evropës dhe të vendit të tij, sot janë të rrezikuara nga Rusia.

Përmes një adresimi, ambasadori Hovenier, ka thënë se Rusia po kërcënon vlerat demokratike.

E në mbrojtje të këtyre vlerave, Hovenier ka shkruar se Kosova qëndron përkrah Ukrainës në këto ditë kur po rrezikohet të pushtohet nga Rusia.

“Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike kudo. Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”, ka thënë Hovenier, thuhet në komunikatën e postuar në uebfaqen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuara për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

”Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj për tu mbrojtur nga agresioni i mëtejmë rus. Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për avancimin e reformave demokratike dhe kundër korrupsionit dhe rikthimin dhe sigurimin e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Interesat e sigurisë të Evropës dhe të ShBA-së janë në rrezik”, ka thënë Hovenier. “Synimet tona janë të thjeshta. Qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë në mbështetje të kohezionit evropian, për të fuqizuar marrëdhëniet transatlantike dhe për të forcuar shtetet dhe institucionet demokratike. E bëjmë këtë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qytetarëve të Kosovës”.

Sipas Hovenierit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po e fajëson Ukrainën në mënyrë të pasinqertë “për agresionin e paprovokuar të Rusisë”.

“Por, për nga natyra, qëndrimi ushtarak i Ukrainës dhe i aleancës së NATO-s gjithmonë ka qenë vetëm mbrojtës. Për dallim nga Rusia, Ukraina ka respektuar zotimet e saj në përputhje me marrëveshjet e Minskut, të arritur ndërmjet Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që synonin për të siguruar armëpushim në Donbas” thuhet tutje.

Sipas tij, Putini frikësohet se vlerat demokratike dhe ushtrimi i të drejtave themelore të njeriut do të vazhdojnë të gërryejnë kontrollin e pushtetit.

Ngritet aktakuzë ndaj një ish-drejtori të komunës së Prizrenit

0

Përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.K., në cilësi të personit zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, në periudhën kohore nga data 14.12.2018 e deri më 12.02.2020, i pandehuri L.K., duke punuar si person zyrtar në Komunën e Prizrenit – drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore personit tjetër në rastin konkret dy operatorëve ekonomik, në atë mënyrë që me rastin e hartimit të paramasave të pozicioneve – artikujve, ka ndërhyrë, dhe ka ndryshuar paramasat, të cilat ia ka dërguar zyrtari për energjetikë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – dëshmitari S.T., dhe më pas në cilësinë e menaxherit të kontratës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe dy operatorëve ekonomik lidhur me zbatimin e tenderit

‘’Ndërtimi i mini parqeve, furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të mbeturinave dhe ndriçim publik’’ në Komunën e Prizrenit, në vlerë prej 289.124.00 euro, ka lëshuar urdhëresa për realizimin e punimeve sipas pozicioneve ku çmimet kanë qenë më të larta, duke tejkaluar edhe porositë për këto pozicione mbi 30% të kontratës, ndërsa në anën tjetër për pozicionet më të ulëta nuk ka kërkuar që këto pozicione të realizohen dhe në këtë mënyrë gjatë realizimit të kontratës i shkakton dëm autoritetit kontraktues – Komunës së Prizrenit në vlerë prej 103,148.34 euro e të cilat fakte janë vërtetuar përmes ekspertizës së prokurimit pubik të datës 21.06.2021.

Me këto veprime, i pandehuri L.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në njoftim.

Shumica e rrugëve në Prizren të kalueshme, në aksin rrugor Vlashnje-Zhur ka vështirësi në qarkullim

0

Gjatë ditës së sotme janë duke vazhduar reshjet e borës me një intensitet të lartë pothuajse në gjithë territorin e  Kosovës. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren ,të gjitha rrugët janë të kalueshme, raporton TV Prizreni.

Mirëpo, në një video të dërguar në redaksinë e Televizionit të Prizreni, shihet se si në aksin rrugor Prizren – Zhur, ka vështirësi në qarkullim, pasi që nuk është e pastruar rruga. Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve.

Sipas kësaj ministrie, për shkak të reshjeve të borës në disa rrugë është hedhur edhe kripë.

Aksidentohet edhe kamioni që pastron rrugët nga Rahoveci në Krushë të Madhe

0

Një numër i madh i aksidenteve janë raportuar mëngjesin e sotëm në vende të ndryshme të Kosovës. Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundi në rrugën që çon drejt Krushës së Madhe. I aksidentuar në këtë rast është një kamion që kujdeset për pastrimin e rrugëve.
Kamioni u aksidentua saktësisht në rrugën Rahovec-Krushë e Madhe.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar edhe probleme të shumta tek drejtuesit e automjeteve.

Gjatë këtij muaji pritet të dalë raporti final i ZRRE-së lidhje me tarifat e reja

0

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë pritet që gjatë shkurtit të dalë me raport final në lidhje me tarifat e reja të rrymës.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, në Iteraktiv të KTV-së.

Fejzullahu ka thënë se do të mundohen që sa më shpejt t’u përgjigjen komenteve dhe të dalin me raportin përfundimtar.

Organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë propozoi shtrenjtimin e rrymës për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj, duke nxitur reagime dhe dy protesta.

Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE ka thënë se rritjes së çmimit të rrymës do t’i shpëtojnë vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë më pak se 600 kWh rrymë në muaj.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort