Home Blog Page 3548

Avokati i Popullit kërkon të ndryshohet masa e kufizimit të lëvizjes

0

Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndryshojnë disa nga masat e vendosura për menaxhimin e COVID-19.

Një ndër këto masa është ajo e orarit të lëvizjes dhe ajo për të hyrë në Kosovë.

“Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”.

“Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës. Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve. Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Arrestohen dy persona në Suharekë të dyshuar për vjedhje

0

Zyra për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Prizren njofton se përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 31.01.2022, ku rreth orës  09:40,  në Suharekë është arrestuar dyshuari Y.G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega ne Suharekë, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.16/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e Rendë ”.

Sot me 01.02.2022, rreth orës  10:00,  në Suharekë është arrestuar dyshuari D.G., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega ne Suharekë, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.172021, për veprën penale ,,Vjedhje ”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej dy viteve, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Prizren.

Kryetari Totaj priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunim dhe investime të planifikuara të investitorëve turq në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Ishte kënaqësi e veçantë të prisja në takim Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Turqisë, Z. Çagri Sakar me bashkëpunëtorë.

Biseduam për bashkëpunimet në vazhdim dhe për investimet e planifikuara të investitorëve turq në vendin tonë. E sigurova ambasadorin se do të ketë mbështetje institucionale dhe përkrahjen time si Kryetar për ti bërë të realizueshme investimet që janë në interes të dy popujve dhe thellimit të bashkëpunimit të Komunës së Prizrenit me Ambasadën e Turqisë.

Turqia është shtet mik i Kosovës, aleat i yni dhe mbështetëse e rrugëtimit tonë për shtetndërtim, prandaj bashkëpunimi do të jetë në axhendën tonë të qeverisjes lokale.

2033 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.781.110 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 32.906.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Si të parandaloni ngrirjen e xhamave të makinës

0

Gjatë muajve të ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta, xhamat e makinës mund të ngrijnë. Por ka disa gjëra që mund të bëni për ta parandaluar atë.

Mundësia më e thjeshtë është përdorimi i një mburoje xhami. Nëse nuk i keni, mund të vendosni një batanije të vjetër që gota të mos ngrijë. Përveç kësaj, ka disa masa parandaluese që mund të merrni.

Bëni një spërkatje me uthull

Bëni një lëng që përbëhet nga tre të katërtat uthull dhe një çerek ujë. Hidheni këtë kombinim në një shishe sprej dhe spërkatni xhamin e përparmë dhe xhamin tjetër me këtë tretësirë ​​çdo natë në temperatura të ulëta.

Përdorni alkool

Një zgjidhje alkoolike gjithashtu mund të parandalojë ngrirjen e xhamit. Përzieni alkoolin dhe ujin në një raport 2:1 dhe spërkatni gotën me këtë tretësirë.

Ujë i kripur

Nëse nuk keni uthull ose alkool në dorë, kripa mund t’ju ndihmojë. Përzieni ujin dhe kripën dhe spërkatni gotën. Të tre llojet e solucioneve do të jenë efektive sepse ngrijnë në një temperaturë shumë më të ulët se uji i zakonshëm

Çfarë duhet shmangur?

Mos përdorni kurrë ujë të nxehtë pasi xhami i përparmë është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të papritura të temperaturës. Uji i nxehtë i kombinuar me presionin në gotë për shkak të gërvishtjes së akullit mund të çojë në çarje të xhamit./FrontOnline/

Rrahja e tre policëve në Rahovec, zbardhen detaje të reja

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve H.A., G.C., dhe S.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 30 janar 2022, në një lokal në Rahovec, ku i pandehuri H.A., i sulmon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pikërisht të dëmtuarit V.K., M.H., dhe G.K., që të tre zyrtarë policorë.

“Përderisa patrulla policore bashkë me Inspektorët e AVUK- ut, kanë hyrë në lokal dhe kanë kërkuar që të largojnë klientët për shkak të masave kundër COVID-19, i pandehuri, fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas nga xhepi nxjerr një thikë dhe gjatë arrestimit nga ana e zyrtarëve policor, të dëmtuarit V. K., i shkakton lëndime me mjet të rrezikshëm-thikë, ndërsa zyrtarët policor M.H., dhe G.K., pësojnë lëndime trupore në duar”, njofton prokuroria.

Me këto veprime ka kryer vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

“Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri G.C., e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin A.B., zyrtar policor në Rahovec, ku i pandehuri fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas gjatë arrestimit e sulmon të dëmtuarin duke e goditur me shqelma në pjesë të trupit si dhe duke i kërcënuar zyrtarët policor me fjalë kërcënuese.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri S. J., me dashje, me forcë ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, të dëmtuarën, zyrtaren policore A. K., ku i pandehuri, ka filluar ti pengoj zyrtarët policor në arrestimin e të dyshuarve H. A., dhe G. C., ku vazhdimisht ka tentuar t’ia largoj duart të dëmtuarës që mos të arrestohen të pandehurit”, thuhet tutje në njoftim.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 parafraf.5 lidhur me paragraf.1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit, ndaj tre të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh., nga Gjykata kompetente

DRP në Prizren, prezenton raportin vjetor të punës së Njësisë së trafikut

0

Policia në Prizren ka njoftuar se sot në ambientet e drejtorisë rajonale në Prizren, u raportuar raporti vjetor i punës te Njësisë se Trafikut Rajonal ne Prizren për 2021, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datë 01 shkurt 2022, policia rajonale në Prizren, NJRKRR ne Prizren, prezantoj raportin vjetor të punës. në prezantim te raportit kanë marrë pjesë: Drejtori rajonal kolonel Faton Alija me stafin e tij.
Raportin vjetor e prezantoi Shefi i NJRKRR në Prizren kapiten Hasan Tershani, duke i prezantua aktivitetin, te arriturat si dhe me sfidat e kësaj njësie me te cilat është përball gjate vitit qe shkoi.

Gjata raportimit për aktivitet e kësaj njësi, janë ber krahasimet ne mes te viteve 2019,2020 ,2021 dhe fillim i vitit 2022, bazuar ne statistikat dhe rezultatet e kësaj njësie, krahasuar me vitet paraprake, ne ketë periudhe kohore janar-2019-2020-2021 dhe 2022, rezulton se 58% koj njësi e ka shtuar aktivitetin e saj!
Prizreni, është rajoni i dytë ne Republikën e Kosovës, që mbulon zonën e përgjegjësi se DRP Prizren. gjatë sezonit te verës kemi numër te shtua te personave dhe automjeteve ne rrugët e rajonit te Prizrenit, po ashtu edhe gjatë festave dhe vikendeve Prizreni frekuentohet nga te gjithë qytet e Kosovës si dhe nga republika e Shqipërisë, pasi qe konsiderohet qytet turistik me një histori te lasht.

NJRKRR ne Prizren, ka tregua dhe po tregon rezultat te mira ne pune, është ballafaquar me sfida te ndryshme: Si pandemi Covid-19,mungesa e personelit si dhe mungesa e pajisjeve logjistike.
Drejtori rajonal kolonel Faton Alija, përgëzoi për rezultatet dhe aktivitetet e arritura te NJRKRR ne Prizren, po ashtu para te pranishme shprehi gatishmëri për përkrahjen te kësaj njësie ne te gjithë fushat dhe i inkurajoj te gjithë qe t’i shtojnë edhe me tej angazhimet e tyre, ne parandalimit e kundërvajtjeve në trafik, më qellim te krijimit të një sigurie për te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacionin rrugor.

Presidenti i Rotary Internacional viziton Prizrenin

0
Të hënën e 31 janarit 2022, qyteti i lashtë i Prizrenit u vizitua nga Presidenti Rotary International Shehkar Mehta.
Mikëpritja e ngrohët u shoqërua nga rotarianet e Rotary Club Macadam , Rotary Club Prizreni , Rotary Club Theranda & Antarët e KKRK-së. Presidenti Shehkar Mehta vizitoj dhe u informua për lashtësin, diversitetin kulturore dhe fetar që jetësohet në këtë qytet:
– Katedralja katolike “Zoja Ndihmëtare”
-Kisha ortodokse “Shën Gjorgje Runoviqit”
-Xhamia e “Sinan Pashës”
-Kompleksi “Lidhja e Prizrenit”
Ndjesi madhështore Presidenti Shehkar Mehta shfaqi për Kalanë e Prizrenit dhe lokalitetin e shtëpisë ku ka jetuar Nëna Tereza , nën mishërimin dhe kujtesën që qytetit i Prizrenit i rrisjelli nga vendlindja e tij.
Kryetarja e klubit Rotary Club Macadam znj.Edona Rada Turtulla prezantoji arritjet dhe kontributin e dhënë në komunitet për projektet e realizuara nga rotarianët dhe për projektet të cilat në të ardhmën kërkojnë mbështejtje dhe përkrahaje nga rotarianet ndërkombëtar .
Në kompleksin e Lidhjës Shqiptare , Presidenti Shehkar Mehta mbajti fjalimin dhe përshtypjet e tij për rotarianët shqiptarë , duke na ofruar mbështetjën e plotë morale dhe financiare për zhvillimin e projekteve të nevojshme për komunitetin tonë.
Në zakonet tona të mikëpritjës, Presidentit ju dhurua një punim unik, special i punar, nga mjeshtri i filigranit Bashkim Tejeci – amblema e Rrotës Rotariane dhe libri i autorës Edi Shukriu “Gratë e shquara shqiptare”.
Falemnderit President Shehkar Mehta , ju dëshirojm ngrohëtësi në qëndrimin dhe vizitën e juaj në Republikën e Kosovës!

Përveç fshatit Rrenc edhe banorët e Blaçit të Dragashit të pasionuar pas Golf 2-shit

0

Edhe pse Golf II konsiderohet si veturë e vjetër, ajo vazhdon të mbetet shumë e dashur për shumë banorë. Egzistojnë shumë arsye pse kjo vetur vazhdon të ketë çmim të konsiderueshëm në treg.

Ky lloj i makinës është pothuajse prezent në çdo rrugë të Kosovës por në fshatin Blaç të të komunës së Dragashit pothuajse shumica e banorëve të këtij lokaliteti ka një vetur të tillë. Shumica e banorëve thonë se është e vetmja makin e cila nuk të lënë në rrugë gjatë stinës së dimrit.

Fotografia është e realizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Blaç komuna e Dragashit!

Shtrenjtimi i rrymës, dy propozimet e Qeverisë për ZRRE-në

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për propozimet e Qeverisë për ZRRE-në sa i përket shtrenjimit të rrymës.

Ai ka thënë se kanë dërguar një koment ku kanë propozuar që të mos ndryshojë çmimi i rrymës për ato familje që nuk kalojnë pragun mbi 1 mijë kilovatësh.

“Kemi propozuar që për konsumatorët familjarë, blloku i parë të jetë deri në 1 mijë kilovatë orë. 500 kilovatë ditën dhe 500 kilovatë natën. Për ato familje që nuk e kalojnë këtë pragë kilovatësh, 500 ditën e 500 natën, çmimi të mbetet i pandryshuar. Për ata që e tejkalojnë edhe ata që e kalojnë këtë prag mbi 500 kilovatë, propozimi ynë ka qenë që edhe tarifa e lartë ditore të ulet nga 14 në 11.5 cent. Pra edhe këtu të kemi një zbritje. Kështu kemi vlerësuar që gjenerohen të hyra 22 milionë euro për me zvogëlu këtë hendekun nga 110 në 70 milionë euro”, u shpreh Murati.

Qeveria ka propozuar që shtrenjtimi i rrymës të prek edhe bizneset.

“Kemi propozuar që barra të shpërndahet edhe te bizneset. Nëse barra apikohet edhe tek bizneset flasim për një shtesë në tarifave prej 17 milionë eurove. Me u rrit nga 1 cent për kilovatë për bizneset. Duhet një nivelizim edhe aty nga ana e ZRRE-s”, tha Murati.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort