Home Blog Page 3547

Hoxhaj: S’ka njohje të reja sepse kjo qeveri s’e ka prioritet politikën e jashtme

0

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se deri më tani, që prej kur në krye të vendit ka ardhur Qeveria Kurti, s’ka njohje për vendin, sepse sipas tij, politika e jashtme nuk është prioritet për këtë qeveri.

“Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Top News, në emisionin Zona Zero.

Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.

Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK

0

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës njofton kandidatët për rekrut në FSK me listën preliminare të renditjes në bazë të pikëve gjatë testimeve (Testi Fizik, Testi i Inteligjencës, Testi i Njohurive të Përgjithshme dhe Intervista).

Ministria thotë se përzgjedhja finale do të bëhet pas kontrolleve mjekësore, verifikimit final të dosjeve, por gjithmonë duke e respektuar renditjen meritore.

Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen edhe procesit të verifikimit (pastërtisë së figurës) sipas legjislacionit të fuqi.

Kandidatët e proceduar me kusht (ata që kanë tatuazhe apo paqartësi për të kaluarën) mbesin në garë deri në qartësimin e situatës për të cilën janë proceduar me kusht.

Ministria thotë se lista mund të përditësohet nëse është bërë ndonjë lëshim teknik eventual.

Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësor do të publikohet deri më 04.02.2022.

Lista preliminare e rekrutëve KËTU.

Osmani dhe Kurti premtojnë angazhim në parandalimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore

0

Nisma për fuqizim ekonomik dhe banimin social të viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore i bëri bashkë të martën, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Dy krerët institucional premtuan angazhim konkret për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave, madje për viktimat e dhunës në familje u tha se do të zhvillohet plani i banimit social trevjeçar për vitet 2022-2024. Megjithatë u konsideruan alarmante rastet e dhunës në familje gjatë vitit 2021.

Në tryezën e OSBE-së, presidentja Osmani tha se dhuna në familje është një pandemi nën hije dhe duhet veprim i përbashkët kundër kësaj dukurie.

“Realiteti është ky, siguria e grave nuk është e garantuar as brenda mureve të shtëpisë së tyre. Ky fakt është konfirmuar edhe këto dy vitet e fundit kur bota po përballet me pandeminë dhe kur dhuna mbi bazën gjinore ka marrë hov. Tashmë dihet se në nivel global dhuna mbi bazën gjinore i ka arritur majat. Prandaj me të drejtë po i referohemi si një pandemi nën hije, por ne nuk duhet të heshtim dhe as të vëzhgojmë kundrejt një situate të tillë. Jo vetëm reagim, por kemi nevojë veprim të përbashkët pa dallim kundër kësaj të keqe. Heshtja dhe mosveprimi kundrejt një fenomeni të tillë na bënë bashkëpunëtorë në këtë padrejtësi. Në këtë angazhim asnjëherë nuk mjaftojnë fjalët, duhet yë veprojmë konkretisht. Kemi nevojë për ndjekje të protokolleve strikte të shpëtimit, rehabilitimit dhe fuqizimit ekonomik të të mbijetuarave të dhunës mbi baza gjinore”, tha ajo.

Miratimin e strategjisë kombëtare dhe planin e veprimit për dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore, kryeministri Albin Kurti e konsideroi si hap thelbësor të parandalimit dhe adresimit të drejtë të dhunës në familje.

“Një shoqëri ku të gjithë janë të sigurt dhe barabartë, jetojnë pa frikën dhe kërcënimin e dhunës në familje apo dhunës ndaj grave, ku qëllim është të parandalohet dhe mos tolerohet dhuna. Të mbrohet, riintegrohet dhe fuqizohet viktima si dhe të vendoset kryesi para përgjegjësisë. Ky është vizioni në themel të strategjisë kombëtare për mbrojtje në familje dhe dhuna ndaj grave që do të drejtojë punën tonë të përbashkët nga vitit 2022 deri në vitin 2026. Javën e kaluar miratuam strategjinë kombëtare dhe planin e veprimit, kjo përbënë një hap thelbësor përpara të parandalimit dhe adresimit të drejtë të fenomenit të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore. Kjo strategji është një nga nismat e vizionit të Qeverisë sonë që asnjë grua të mos jetojë me frikën e dhunës dhe çdo vajzë të rritet duke e ditur që është e sigurt… Për mirëqenie dhe për barazi, banimi social është infrastrukturë kritike, funksioni i së cilës shkon përtej strehimit dhe banimit të përballueshëm. Në këtë kontekst do të kemi qasje progresiste duke mos lënë askënd jashtë, do të sigurojmë banim të dinjitetshëm për të gjithë. Për viktimat e dhunës në familje do të zhvillojmë planin e banimit social trevjeçar për vitet 2022-2024 me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucioni që udhëheq dhe komunat si mbështetës”, shtoi ai.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se vetëm në vitin 2021 janë 2500 raste të raportuara për dhunën në familje.

“Vetëm në vitin 2021 kemi 2500 raste që janë raportuar, nga të cilat shtatë përfunduan me fatalitet dhe mbi 600 viktima të dhunës në familje kërkuan strehim. Nga ky numër i lartë i raportimit 90 përqind janë gra e vajza”, tha ajo.

I mahnitur karshi përkushtimit të institucioneve për të trajtuar këtë çështje u shpreh shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

“Jam mahnitur me përkushtimin dhe zotimin tuaj për të trajtuar këtë çështje së bashku, por edhe për vizionin që e keni shprehur privatisht dhe publikisht. Është e qartë se trajtimi i dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje vërtet kërkon legjislacion të ri dhe OSBE është duke e mbështetur këtë përpjekje të Qeverisë dhe Kuvendit në këtë drejtim… Sipas një ankete të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë të organizuar para pandemisë, 40 përqind të grave kanë deklaruar se kanë pësuar një sjellje kontrolluese nga partnerët, 12 përqind kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë ekonomike”, deklaroi ai.

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Toms Szunyog, tha se fuqizimi ekonomik i grave në Kosovë është ende sfidues.

“Në Kosovë fuqizimi ekonomik i gruas është ende sfidues. Një numër i madh i grave nuk zotërojnë prona dhe nuk mund të përfitojnë nga trashëgimia. Gratë jetojnë në shtëpi të burrit dhe ato kanë përgjegjësi për punët shtëpiake dhe përkujdesen ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Gratë, madje edhe ato të edukuara kanë më pak mundësi të punësimit”, tha ai.

Përkrahje për të parandaluar dhunën në familje dhe baza gjinore iu kërkua edhe kryetarëve të komunave në nivel lokal./kp/

Dënohen me burgim tre të akuzuarit për tentim vrasjen dhe rrahjen në një parking në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin në rastin e tentim vrasjes në një parking në Prizren, që ndodhi në gusht të vitit 2018. Robert Kaçinari, Eduard Kaçinari dhe Arton Bajrami janë shpallur fajtor lidhur më këtë rast.

Nga Gjykata Themelore në Prizren kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali për dënimin që u është shqiptuar tre të akuzuarve.

Robert Kaçinari është shpallur fajtor për veprën penale vrasje në tentativë e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Për veprën e parë e ka dënuar me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, ndërsa për veprën e dytë me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ashtu që gjykata në kuptim të nenit 76 të KPP ka shqiptuar DËNIM UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrest shtëpiak prej datës 13.08.2018 e deri më datën 04.10.2020”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Sinjalin.

Ndërsa i akuzuari Eduard Kaçinari është dënuar me katër muaj burgim.

“I akuzuari E.K., për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 pa. 1 të KPRK-së, me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj, në të cilin në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit prej datës 13.08.2018 e deri më datë 26.09.2019”.

Të akuzuarit tjetër, për pjesëmarrje në rrahje, Arton Bajramit, gjykata i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 4 katër muaj.

Sipas aktakuzës, “më datë 13 gusht 2018, rreth orës 16:45 minuta, në Prizren, në rrugën e “Pushkatarëve”, në parkingun “Toni”(pronë e të pandehurit R.K.), i pandehuri R.K., tenton me dashje të privojë nga jeta personin tjetër me ç’rast me dashje e vë në rrezik jetën e personave të tjerë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të pandehurit E.K., në një anë dhe të dëmtuarit D.B., dhe të pandehurit A.B., dhe familjarëve të tyre në anën tjetër, lidhur me mënyrën e parkimit të automjetit nga ana e babait të dëmtuarit D.B.

I pandehuri R.K., në momentin kur sheh se ka filluar zënka i afrohet vendit të ngjarjes dhe i pajisur me armën e zjarrit pistoletë e tipit “Beretta”, i përvidhet nga pas të dëmtuarit D.B., dhe me një predhë e godet në pjesën e pasme të kokës dhe të qafës, duke i shkaktuar thyerje të kockës dhe plagë shpuese në qafë. Në anën tjetër, nga predha e njëjtë goditen në këmbë edhe të pandehurit A.B., dhe E.K., me ç’rast marrin lëndime trupore”.

Ambasada e Gjermanisë hap listën për caktimin e terminëve për muajin mars – prill

0

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se ka hapur listën e aplikimeve për termine për periudhën mars – prill 2022.

Përmes një njoftimi në faqen e ambasadës, thuhet se lista do të jetë e hapur deri më 15 shkurt 2022.

“Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri në fillim të muajit prill. Lista do të mbetet e hapur deri më 15.02.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se ambasada ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm.

Aktualisht drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat, të cilët posedojnë një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksinës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë, ose mund të dëshmojnë që për ata vlenë njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit.

Mullisët e Kosovës: Nëse na e shtrenjtoni rrymën, ua rrisim çmimin e bukës

0

Derisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike -ZRRE është duke shqyrtuar komentet lidhur më tarifat e reja të energjisë elektrike, një shkresë u ka shkuar edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.

Propozimi i ZRRE-së ka qenë se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës për bizneset, por shumë institucione e kanë kundërshtuar këtë me komentet e tyre.

Mullisët e Kosovës kanë kërcënuar me shtrenjtim të bukës nëse do rritet energjia elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe mistritë, shkruan lajmi.net.

Ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë opsion në propozimet e ZRRE-së ata kanë dërguar komentet e tyre në këtë institucione, duke kundërshtuar rritjen për mullisët.

“Elementi thelbësor në formimin e çmimit të miellit të fabrikat e blojës grurit është energjia elektrike. Shoqata e Mullisëve të Kosovës kërkona që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe mistritë ngase prodhojmë lëndën e parë themelore që ndikoni në standardin e popullatës, dhe nëse shtrenjtohet energjia elektrike për këtë degë industriale, duhet të jeni të vetëdijshëm se do të pasoj shtrenjtimi i lartë i miellit dhe i bukës si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike. Kjo degë ekonomikë nga aspekti financiar është mbështetur për muri ngase ka mullisët që llogarisin financiarisht se nuk kanë llogari financiar të bluarjen, dhe shesin grurin si lënë të parë”, thuhet në shkresën e Mullisëve të Koosvës.

Shkresa e plotë e mullisëve:

Gjermani: Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova futet në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave

0

Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova është futur në rendit e ditës në Bundesratin gjerman.

Seanca ku pritet të bëhet njohja e patentë-shoferëve do të mbahet më 11 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle Bahri Cani.

Bundesrati është Këshilli i Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë.

“Njohja e patentave futet përfundimisht në rend dite!!!

Rendi i ditës për seancën e Bundesratit, (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot me 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet me 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje”.

​Pupovci: Nga ky muaj do u qesim pagat në zero 32 zyrtarëve serbë që janë paguar pa ardhur në punë

0

Mbi 135 mijë euro i kanë kushtuar shtetit, pagesat për 32 zyrtarë të komunitet serb pa shkuar fare ata në punë. Ministria e Arsimit nuk po arrin as të kontaktojë me ta, përveç tre prej tyre të cilët janë përgjigjur në telefonatat nga institucioni. Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, zëvendësministri Dukagjin Pupovci tha se nga ky muaj do ua qesin pagat në zero. Ata kanë hyrë në listën e pagave pa ndjekur konkursin publik dhe kanë vetëm shkollim të mesëm.

Gjatë diskutimit në lidhje me Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2020, kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se disa nga gjetjet janë për blerjen e librave në vlerë prej 5,2 milionë euro, keqklasifikimi i shpenzimeve si dhe pagesa e 32 pjesëtarëve serbë pa ardhur në punë.

“Opinioni për raportin e auditorit për vitin 2020 është raport i kualifikuar. Është bërë për shkak të disa gjetjeve, për shkak të mos shpalosjes dhe obligimeve për blerjen e librave diku në vlerë prej 5,2 milionë dhe për shkak të mos dorëzimit të faturës nga ana e kontraktorit. Po ashtu, mbivlerësimi i pasurive në Qendrën e Studentëve në vlerë 236 mijë euro. Keqklasifikim të vlerësimeve, mbivlerësim të shpenzimeve, subvencioneve dhe transfereve që kanë qenë në vlerë prej 270 mijë euro dhe pagesa e 32 zyrtarëve të komunitetit serb, ish-pjesëtarë të mbrojtjes civile në vlerë prej 135,7 mijë euro në mungesë të evidencave për vajtje-ardhje në punë”, ka deklaruar ajo.

Zëvendësministri para anëtarëve të komisionit ka treguar se kanë tentuar disa herë të kontaktojnë me këta 32 zyrtarë serbë, por që vetëm tre prej tyre janë përgjigjur.

“Vërtet kemi pasur shumë vështirësi, ne fillimisht kemi bërë përpjekje që të gjithë t’i kontaktojmë me telefona, vetëm tre janë paraqitur në numrat e telefonit që i kanë lënë. Për shumicën dërrmuese nuk kemi as informacione kontakti si duket dhe një veprim që kemi bërë është që në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Pastaj kur t’i kemi ata njerëz të shohim se si mund të menaxhohet situata e tyre. Përndryshe, ministria jonë ka gati më së shumti persona të tillë që janë kaluar prej njërës nga marrëveshjet prej të kaluarës dhe mund t’i angazhojmë ata për punë vetëm në pjesën veriore të Kosovës”, ka njoftuar ai.

Më tej, Pupovci tha se këta 32 punonjës të ministrisë nuk kanë ndjekur konkurset publike dhe se të njëjtit kanë arsimim vetëm të shkollës së mesme.

“Kjo është një çështje e ndjeshme politike nuk është çështje e administratës. Ne, ata njerëz na kanë hyrë në listën e pagave jashtë të gjitha procedurave, ata nuk kanë marrë pjesë në konkurs publik, ata nuk i kanë ndjekur procedurat normale. Ata thjesht janë vendosur në listën e pagave dhe ata janë aty. Krejt çfarë kemi bërë ne përpjekje prej fillimit të marrjes së mandatit është që t’i kontaktojmë. Pothuajse të gjithë janë të koeficientit pesë, janë njerëz përgjithësisht me arsimim të mesëm”, shprehet ai.

Udhëheqësi i Divizionit të Financave në MAShTI, Fehmi Zulfiu ka folur për blerjen e teksteve me mbi 5 milionë euro.

“Kontrata ka qenë e nënshkruar për dy vjet, në bazë të Ligjit të Buxhetit. Kontraktorët të cilët kanë shpërndarë libra nëse ua kërkon faturën e raportimit, ata duhet të paguajnë tatimin ende pa i marrë fondet prej neve. Nuk kanë dashur që të deklarohen për arsyeje se ministria nuk ka paguar fondet. Auditori ka të drejtë që thotë të shpalos kontratën që përpara nuk ka ndodhë me kërkua sepse ka qenë e lidhur dy vjet në bazë të Ligjit të Buxhetit. Ministria gjithmonë ka pasur kërkesë shtesë, por këtë vit kemi realizuar këtë objektivë. Për shkak se garancioni që është dhënë nga Qeveria na i ka dhënë fondet në fundvit dhe kemi mbuluar obligimet. Në bazë të një garancioni që ka dhënë Qeveria ne kemi shpallur tenderin”, ka thënë ai.

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Qerkin Morina theksoi se gjendja në këtë ministri po përkeqësohet.

“Ky është një nga raportet me gjetjet më së shumti dhe me mungesat më të mëdha në kuptimin e menaxhimit financiar, për sa i përket ministrive. Më shqetësuese është që këtu nuk ka një përmirësim të gjendjes, por gjendja vazhdon të përkeqësohet. Një vit më herët kanë qenë 14 rekomandime tani janë 22. Për më tepër, pesë prej tyre janë përsëritur. Është pak një neglizhencë e zyrtarëve të Ministrisë, nuk i kanë trajtuar fare. Kur përsëriten nga viti në vit, ato rezultojnë sigurisht me pasoja pak më të mëdha”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me 23 të gjeturat e Auditorit, zëvendësministri Pupovci deklaroi se kanë hartuar një plan veprimi ku nëntë prej tyre janë zbatuar. Po ashtu, ai ka tha se gjashtë universitet publike po ngarkojnë financat e Ministrisë.

Ky raport do të adresohet në seancë plenare./kp/

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 17 pacientë me COVID-19

0

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë të spitalizuar 216 pacientë nga COVID-19.

Nga këta, 215 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe një pacientë është negativ.

Ndërsa, 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë pesë pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 88 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 17 pacientë;

Spitali i Pejës, 21 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 19 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.

Plani i Qeverisë, ata që e kursejnë rrymën do të subvencionohen

0

Qeveria e Kosovës është duke dizajnuar masa shtesë sa i përket kursimit të energjisë elektrike, ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media të martën, prej nga ka paraqitur propozimet e Qeverisë dërguar në ZRRE, lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Murati ka thënë se një prej masave shtesë do të jetë edhe subvencionimi i atyre që arrijnë ta kursejnë energjinë elektrike.

“Kushdo që arrin ta ulë konsumin në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, do të subvencionohet. Nëse një familje shpenzon 10% më pak në kWh gjatë ditës, e njëjta përqindje do të subvencionohej prej shtetit në tërë faturën që ka ajo familje për atë muaj. Për shembull, nëse një familje ka shpenzuar 100 euro në shkurtin e vitit të kaluar, dhe këtë vit arrin ta ulë konsumin në 90 euro, do të marrë edhe po aq nga shteti, dmth do të kursejë dyfish. Importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dhimbshme të paguhet për import, 200-300 euro për 1 MWh. Shumë shpejt do të dalim edhe me detaje për masën”, ka thënë Murati.

Murati në këtë konferencë ka bërë të ditur se Qeveria i ka propozuar ZRRE-së që bllok tarifa të jetë 1000 kWh e jo 600 siç është propozuar më parë. Po ashtu, Qeveria ka propozuar që për ata që e tejkalojnë këtë prag, tarifa e lartë të ulet nga 14 cent në 11,5 cent.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort