Home Blog Page 3546

Policia arreston Dardan Molliqajn

0

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i dha policit gjatë protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Policia kishte iniciuar hetim menjëherë pas protestës e më pas kishte bastisur dy lokacione për ta gjetur kryetarin e PSD-së.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mengjuani, është arrestuar për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës. Mengjuanit iu kumtua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

OVL-UÇK: Prokuroria e Speciales po mundohet t’i shantazhojë dëshmitarët

0

Organizata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me akuza ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ZPS po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët.

Këtë konstatim ai e jep duke thënë se ZPS i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Duke marrë parasysh këto fakte, OVL e UÇK-së thotë se Gjykata Speciale po tregohet se është “sui-generis”.

Postimi i plotë i tij:

Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues.

Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”.

Zemaj: Paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se paaftësia e kësaj qeverie është duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve, pasi sipas tij, vetëm në muajin janar 30 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19.

“Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 30 jetë të humbura. Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Paralajmërohet se shitja e produkteve të Kosovës do të bëhet edhe në Britani

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti është takuar me deputetin e partisë konservatore, Martin Vickers.

Kapiti ka bërë të ditur se në këtë takim janë shfrytëzuar disa mundësi për bashkëpunim ekonomik në mes dy vendeve.

Po ashtu, Kapiti ka paralajmëruar se produktet e Kosovës mund gjejnë vend edhe në tregun e Mbretërisë së Bashkuar.

“Këtu shqyrtuam shumë mundësi që duhet shfrytëzuar për bashkëpunim ekonomik në mes te dy vendeve. Një rast i shkëlqyer që ta rrisim aktivitetin ekonomik – sepse produktet e Kosovës mund të gjejnë vend edhe në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, sidomos duke pas parasysh ngritjen e kualitetit në shumë prodhime”, ka shkruar Kapiti.

Ndryshimi i masave kufizuese, ekspertët shëndetësorë së shpejti pritet të dalin me rekomandime

0

Më 21 janar Qeveria e Kosovës vendosi masa të reja kufizuese antiCOVID, pas rritjes së rasteve që pati në fillim të vitit 2021. Me masat e reja, ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00 deri në ora 05:00, e po ashtu kufizime ka edhe në sektorin e gastronomisë, ku pas orës 21:00 ndalohet së funksionuari ky sektor.

Masat të cilat u vendosën nga Qeveria e Kosovës janë në fuqi deri më datën 4 shkurt, kurse pas kësaj date nuk dihet nëse do të vazhdohet me masat e njëjta.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se sot kanë pasur takim ku është diskutuar situata epidemiologjike dhe që së shpejti ekspertët shëndetësor do të dalin me rekomandime.

“Sot gjatë ditës ka pasur një takim në të cilën është diskutuar situata epidemiologjike dhe masat kundër COVID-19. Ekspertët shëndetësor dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante shumë shpejt do të vijnë me rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për veprimet e mëtutjeshme”, bëri të ditur ai.

Ndryshe, masat e reja kanë prekur edhe ata që hyjnë në Kosovë, ku hyrja në territorin e Kosovës nuk mund të bëhet pa pasur tri doza të vaksinës kundër coronavirusit, e për këtë vendim ka pasur reagime të shumta nga qytetarët e vendeve fqinje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive në vendin tonë është 34 mijë e 208, kurse aktualisht në spitale janë duke u trajtuar 216 pacientë.

Rastet aktive më së shumti ka kryeqyteti, gjithsej 9,655 raste aktive. Pastaj, Pejë 2,925 raste aktive, Gjilan 2,323 raste aktive.

Prizren 2,184 raste aktive, Mitrovicë 1,978 raste aktive, Fushë Kosovë 1,693 raste aktive.

Gjakovë 1,648 raste aktive, Ferizaj, 1,605 raste aktive, Vushtrri, 1,142 raste aktive. Lipjan 1,124 raste aktive. Podujevë 884 raste aktive, kurse komunat tjera kanë numër më të vogël të rasteve aktive me virus.

MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksionohen kundër coronavirusit.

Lajçak, i kënaqur me mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës për dialogun

0

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se u nda i kënaqur nga takimi që pati me partitë opozitare në Prishtinë, në vizitën e tij të përbashkët me të dërguarin e ShBA-së, Gabriel Escobar.

“Sot, emisari amerikan dhe unë, kemi takuar partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Këtë të marte, dy emisarët zhvilluan vizita të ndara në partitë opozitare të Kosovës, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, si dhe Listën Serbe.

Escobar dhe Lajçak, në ditën e parë të vizitës së tyre zyrtare në Kosovë, më 31 janar, u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Flet mjeku nga spitali i Prizrenit, ku u tha se një person vdiq nga moskujdesi mjekësor

0

Në Prizren disa persona janë ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka vdekur në spitalin e këtij qyteti, ku sipas tyre, deri tek kjo ka ardhur pasi viktima s’e ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Afrim Jaha, i cili është specialist i Emergjencës në Prizren.

Ai për Klankosova.tv tha se pacienti në spital ka ardhur në gjendje të rëndë, ku pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore, ku më pas është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Ka qenë dializë disa vite me dëmtime të funksionit terminal të veshkave . Pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore. Për një kohë është arrit të rikthehet puna e zemrës dhe pacienti është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.”, ka thënë Jaha, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, teksa rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Çfarë thotë NATO për gjendjen e sigurisë në Kosovë?

0

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO ka publikuar një video ku shpjegon situatën në Kosovë. Në përshkrimin e bllokut perëndimor ushtarak, thuhet se ndonjëherë ka tensione.

Forca e Kosovës, sipas NATO-s, është kyçe për sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos, ku producenti nga NATO, Jake Tupman shpjegon se si forcat e KFOR-it zakonisht patrullojnë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në video është përfshirë edhe rasti i bllokimit të rrugëve që çojnë në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak në shtator, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë automjeteve me targa serbe.

“KFOR-i ka luajtur rol kyç duke ndihmuar në de-eskalimin e tensioneve”, thotë Tupman.

Ai flet për këtë edhe me një pjesëtar të KFOR-it. Major Gene Enriquez thotë se detyra e tyre nuk është të zgjedhin se cila palë ka të drejtë dhe cila e ka gabim, shkruan Gazeta Express.

“Të hysh me një mendje të hapur dhe pak dhembshuri për të gjitha anët e mosmarrëveshjeve jep një rezultat më të mirë. Ju duhet t’i qaseni këtyre situatave me dhembshuri nga të dyja palët. Nuk është detyra jonë të zgjedhim kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, por të ndihmojmë në ruajtjen e paqes këtu”, shprehet ai.

Kolonel Stefano Fedele, oficer i KFOR-it italian për 35 vjet, ka folur po ashtu për situatën në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Ky është një simbol i ndarjes ndëretnike në Kosovë, sepse në të kaluarën dhe në ngjarjet e fundit – e fundit dje – ka qenë një skenar i përsëritur i përplasjeve ndëretnike”, thotë ai.

Kolonel Fedele shpjegon se si një ditë më parë kishte pasur të shtëna me armë dhe gjuajtje me gurë në drejtim të veturave të Policisë së Kosovës.

“Këtu dje ka pasur të shtëna me armë dhe gjuajtje me gurë kundër veturave të Policisë së Kosovës. Gjendja tani është e qetë por shumë e brishtë dhe ajo që ka ndodhur në vijën kufitare administrative apo ajo që ka ndodhur dje këtu në Mitrovicë është evidencë e domosdoshmërisë së pranisë së KFOR-it këtu në Kosovë”, thotë ai.

Shqiptarët në Ukrainë nuk e ndiejnë rrezikun e luftës

0

Lajmet e mëngjesit ia kujtojnë çdo ditë fjalën luftë Aleksander Lekhovit nga Ukraina. Në mesin e tensioneve të shtetit të tij me Rusinë, Aleksandri thotë se, javëve të fundit, ka parë më shumë uniforma ushtarake në rrugë. Ky 32-vjeçar është në mesin e mijëra qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në disa fshatra dhe qytete të Ukrainës.

Me disa vështirësi në të folur shqip, Aleksandri rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si ai dhe të afërmit e tij i shohin paralajmërimet për pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Sipas tij, situata tregohet më e keqe në media seç është në të vërtetë.

“Tani, për momentin, nuk ka shumë probleme dhe frikë nuk kemi. Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër ose pasnesër, por për sot nuk kemi kaq probleme sa tregojnë mediat”, thotë ai.

Aleksandri jeton në fshatin Karakurt, që ndodhet në jugperëndim të rajonit Odesa të Ukrainës dhe ka afro 3,000 banorë.

Ai thotë se kjo zonë është më e qetë se të tjerat.

“Ne jetojmë në jug të Ukrainës dhe nuk ndihet diçka për luftë fare. Në të tjera anë të Ukrainës ndihet. Atje ka ushtarakë rusë apo të Ukrainës”, thotë Aleksandri.

Qysh në vitin 2014, në lindje të Ukrainës vazhdon një konflikt midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, i cili, deri më tash, ka marrë mbi 14,000 jetë njerëzish. Po në atë vit, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Tash e sa javë, shteti rus ka grumbulluar në kufijtë me Ukrainën mbi 100,000 ushtarë dhe ka frikë se po përgatitet për pushtim.

Një ish-bashkëvendës i Aleksandrit, Maxim Kirchev, tani jeton në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Ky 39-vjeçar me origjinë shqiptare thotë se situata në përgjithësi është e qetë, porse njerëzit po përgatiten për të gjithë skenarët.

“Ne mundohemi të rrimë të qetë. Njerëzit, në përgjithësi, mundohen të mos bëjnë panik. Në Ukrainë është një thënie: Rrini të qetë dhe pastrojeni armën tuaj”, thotë Maximi për Radion Evropa e Lirë.

I rritur në familje me origjinë shqiptare, dialektin e shqipes e ka të vjetër, krahasuar me gjuhën moderne që flitet sot.

Në Ukrainë besohet se jetojnë rreth 5 mijë qytetarë me prejardhje shqiptare, thonë përfaqësuesit e komunitetit.

Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës.

Të parët e tyre besohet se kanë shkuar atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu ikur atëbotë luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit.

Aleksandr Dermentli, kryetar i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, që po ashtu jeton në Karakurt, thotë se të ardhurit shqiptarë e kanë prejardhjen kryesisht nga zona e Korçës në Shqipëri.

“[Shqiptarët] kanë ikur në një zonë të Maqedonisë [v.j. sot Maqedonia e Veriut] dhe më vonë në zonat e Rumanisë e Bullgarisë, ndërsa në fund kanë organizuar fshatin Karakurt në Ukrainë”, thotë Dermentli.

Banorët e atjeshëm tregojnë se gjuha shqipe ka filluar të mësohet si lëndë zgjedhore në zonat ku banojnë shqiptarët në Ukrainë vetëm në 4-5 vjetët e fundit.

Maxim Kirchev thotë se mungesa e kësaj lënde më herët, e ka lënë atë mangët në mësimin e shqipes moderne.

“Nuk kemi mësuar në shkolla, sepse askush nga shqiptarët në Ukrainë nuk e ka ditur gjuhën shqipe moderne”, thotë Maximi, i cili punon si shef i teknologjisë informative në një kompani në Kiev.

Sipas tij, shqipen në shkolla tani e ligjërojnë persona që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë studiuar gjuhën shqipe atje, për t’u kthyer më vonë sërish në Ukrainë.

Ai thotë se kultura shqiptare vazhdon të ruhet – nga ushqimet deri te dasmat.

Babai i dy fëmijëve thotë se ka dëshirë ta vizitojë Shqipërinë, porse planet për këtë vizitë momentalisht ia ka shtyrë pandemia.

Ai thotë se fëmijët e tij flasin pak shqip.

“Unë shkoj me fëmijët e mi për pushime verore te prindërit e mi [në Karakurt] dhe atje mundohen të mësojnë disa fjalë [shqip]. Në Kiev ka shumë pak shqiptarë dhe nuk ka shkollë në shqip apo qendër kulturore”, thotë Maximi.

Rreth 700 kilometra larg Kievit, në fshatin Karakurt, banorët i shqetëson papunësia e madhe, thotë Aleksander Lekhovi.

“Do të provoj të ik në Evropë, dua shumë t’i gjej shqiptarët në Gjermani apo diku në Evropë. Sepse, këtu nuk ka as punë, as asgjë…”, thotë ai.

Shifrat e papunësisë në mesin e komunitetit me prejardhje shqiptare në Ukrainë nuk dihen.

Sipas Bankës Botërore, shkalla e përgjithshme e papunësisë në këtë vend është 9.5 për qind.

Derisa pjesëtarët e komunitetit shqiptar atje thonë se nuk e ndiejnë frikën e pushtimit të mundshëm rus, në skenën e politikës botërore janë në rritje shqetësimet për një skenar të tillë.

Rusia mohon se po planifikon ta sulmojë Ukrainën dhe ka paraqitur një sërë kërkesash për SHBA-në dhe NATO-n.

Mes tjerash, Kremlini ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.

SHBA-ja dhe NATO-ja i kanë hedhur poshtë këto kërkesa, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës. /rel/

“Është duke u fshehur”, Dardan Molliqaj ende në kërkim policor

0

Policia e Kosovës është duke e kërkuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, për sulm ndaj zyrtarit policor.

Molliqaj gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e goditi me shuplakë një zyrtar policor.

Edhe pse të njëjtit i janë dërguar dy ftesa, ai po u ikë organeve të drejtësisë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

“Është në kërkim policor, është duke u fshehur. Iu kanë dërgu dy ftesa por nuk i është përgjigjur ftesave. Për sulm ndaj zyrtarit policor kanë qenë dy të dyshuar, Dardani dhe tjetri është intervistu dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa Dardani është kërku, nuk është gjet, ende nuk është intervistu, për shkak se po iu ikë organeve të drejtësisë. Telefonat i ka të mbyllur që prej ditës të parë”, u shpreh Zeqiri.

Kujtojmë që sot, Policia ka arrestuar aktivistin e PSD-së, Adem Megjuani, për arsyen e njëjtë, sulm ndaj një zyrtari policor, gjatë asaj proteste.

Megjuani është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort