Home Blog Page 3545

Lajçak: Kosova meriton liberalizimin e vizave

0

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për media kanë thënë se vizita e tyre në Kosovë ka qenë mjaft produktive, ndërsa përveç që ka folur për dialogun, ai tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kosova meriton liberalizimin e vizave.. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve.. Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave”, tha ai.

Lajçak para mediave ka deklaruar se ndihet mirë që është në Prishtinë, teksa theksoi se dialogu është primar.

“Ne e përkrahim dialogun, duhet lënë mbrapa gjërat e vjetra dhe tani ka rëndësi vetëm dialogu. Dy ditët që kaluam në Kosovë kanë qenë produktive, ku kemi takuar krerët shtetërorë e po ashtu edhe opozitën. E çmojmë opozitën që po e përkrahë dialogun me Serbinë. Dua të ripërsëris kemi ardhë në Kosovë që të tregojmë unitet dhe përkrahje për Kosovën”, theksoi ai.

Më tej i dërguar i BE-së tha se mandati i tij është i qartë, lehtësimi i një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian dëshiron ta bëjë të qartë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se çfarë marrëdhëniesh duan të kenë. Dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës por me negocimin e marrëveshjes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

“Ne e shohim dialogun si prioritet në Ballkanin Perëndimor… Normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por kontribuon në stabilitetin në rajon, do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut: Nëse nuk reflekton Qeveria, i gjithë arsimi do të jetë i “paralizuar”

0

Sindikatat, ajo e Arsimit dhe Shëndetësisë nuk po tërhiqen nga kërkesa e tyre që të miratohet Ligji i Pagave. Ata do të presin edhe këtë muaj që Qeveria t’i përmbushë kërkesat e tyre në të kundërtën ekzekutivi do të përballet me greva.

I tërë sistemi arsimor do të jetë në grevë dhe i paralizuar, nëse nuk miratohet ky ligj.

Kështu thotë për Front Online kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj.

“Me 2 prill do të jetë kongresi i SBASHK-ut aty do të raportojmë çfarë është bërë dhe jo bërë për këtë ligj, nëse nuk janë përfill propozimet tona atëherë kongresi do të marr vendime për veprime sindikale, nëse Qeveria insiston të bëjë Ligj sipas tekave të tyre ky kongres mund të sjellë vendim meritor dhe i tërë sistemi arsimorë që nga çerdhet e deri tek universitetet do të jenë në grevë dhe i paralizuar në tërësi”, potencoi Jasharaj.

Jasharaj uron që komisioni i ngritur nga ministri Sfeçla do ti dëgjojë propozimet e SBASHK-ut.

“Urojmë që komisioni i ngritur nga ministri Xhelal Sfeçla do të komunikojë drejtë me përfaqësuesin e SBASHK-ut dhe do ti dëgjojnë me kujdes propozimet tona, të ketë pajtueshmëri para se të shkoj versioni i ri i Ligjit të ri të Pagave në Qeveri për tu votuar”, tha Jasharaj.

Kryetari i FSSHK-së: Ligji i Pagave/ Reagimet sindikale të pashmangshme

Në anën tjetër, Blerim Syla kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës , tha për Front Online se reagimet sindikale janë të pashmangshme.

“Ne tani jemi në valën e pandemisë. Këtë muaj pritet që Ministria e Shëndetësisë të na thirrë nëse nuk miratohet Ligji i Pagave dihet çka na pret, ne nuk e dimë çfarë koeficient kanë me ofruar ata kjo është e keqe mirëpo nëse nuk shkon Ligji i Pagave deri në fund të marsit reagimet sindikale janë të pashmangshme sepse janë lodh, reagimet sindikale nuk mund të paralajmërojnë grevë sepse shëndetësia është specifike”, tha Syla për Front Online.

Ndryshe, Ligji i pagave ishte miratuar nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, por i njëjti është rrëzuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kuka (PSD): Arrestimi i Molliqajt është i orkestruar nga Kurti e Sveçla

0

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Drin Kuka, i cili është edhe pjesë e ekipit mbrojtës të kryetarit të kësaj partie, që u arrestua sonte, Dardan Molliqaj, ka thënë se në arrestimin e kreut të kësaj partie kanë marrë pjesë mbi 60 policë.

Kuka tha se në momentin kur Molliqaj është arrestuar, policia nuk kishte prezantuar fletarrestim, as në momentin kur ai është dërguar në stacionin policor.

“Ajo çfarë kemi kuptuar është se fletarrestimi është lëshuar pasi është realizuar aksioni policor, diku 15 minuta pasi që ka shkuar në stacion policor e më pas është lëshuar fletarrestimi.”

“Neve na është treguar vetëm një ‘screen-shot’ i tij, nuk e kemi parë të tërin dhe e kemi parë nga ora që është përpiluar pas arrestimit të tij”.

“Kemi të bëjmë me një aksion policor të realizuar me mbi 60 policë, me armë të gjata e që është realizuar brenda hapësirave të një televizioni, ku ka qenë i ftuar të marrë pjesë në një emision”, ka thënë Kuka në një konferencë për media të kësaj partie, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kuka ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se arrestimi i Dardan Molliqajt është i orkestruar nga ta, teksa shtoi se që prej momentit të, siç e quajti ai, incidentit në protestën e 29 janarit, Vetëvendosja ka bërë fushatë linçuese kundër Molliqajt.

“Këtu kemi të bëjmë me një orvatje të shtetit të Kosovës, përkatësisht partisë në pushtet, kundrejt Dardan Molliqajt, për shkak të incidentit që ka ngjarë të shtunën dhe për shkak të, konsiderojmë ne, fushatës linçuese që i është bërë prej atij incidenti e deri më tani Dardan Molliqajt, për ta krijuar një klimë në opinionin publik që të pasojë ky operacion sonte”, ka thënë Kuka, njofton Klankosova.tv.

Kuka gjithashtu tha se shkresat që i janë dorëzuar Molliqajt për t’u paraqitur në polici janë ligjërisht jo në rregull, teksa kërkuan lirimin e tij dhe marrjen në përgjegjësi të të gjithë zinxhirit komandues brenda sistemit të drejtësisë.

“Atij i është thënë që i janë dorëzuar ftesa për t’u paraqitur në polici, por nga ajo çka ne kemi parë, ftesat nuk janë dërguar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Kërkon një mënyrë të caktuar se si shkresat i dorëzohen një pale të caktuar dhe, në rastin konkret, kushtet që duhet plotësuar sipas Kodit të Procedurës Penale, nuk janë plotësuar në raport me dërgimin e këtyre ftesave, pra ftesat s’janë dërguar ligjërisht”.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij dhe paralajmërojmë marrjen në përgjegjësi të gjithë zinxhirit komandues brenda sistemit të drejtësisë”, ka thënë Kuka.

Kujtojmë se sonte, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës përpara studiove të një televizioni në vend, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

​15 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

0

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.

Kjo ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani u dorëzua, gjatë gjithë kohës mendohej se Martti Ahtisaari do të propozojë pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi.

Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë.

Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar.

Plani përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

Për më tepër, Marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar.

Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes ishte mandati që i jepej prezencës ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën.

Plani i Ahtisaarit gëzoi atëkohë mbështetjen e autoriteteve kosovare, ndërsa, u kundërshtua nga Qeveria e Serbisë, e cila e cilësonte propozimin si të dëmshëm për shkak se, siç thuhej, “prek sovranitetin e shtetit serb”.

Ndonëse fjala “pavarësi” nuk përmendej në draft-dokumentin në fjalë, udhëheqësit kosovarë patën shprehur bindjen se “procesi ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës i udhëhequr nga presidenti Ahtisaari do të përfundonte shpejt me pavarësimin e Kosovës”.

Bindja e tyre do të realizohej pjesërisht më se dy javë pas takimit të fundit të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit. Negociatat e ndërmjetësuara Ahtisaari që kishin filluar në korrik të 2006-ës në Vjenë, u përmbyllën në po atë qytet më 10 mars me mbledhjen e fundit ndërmjet palëve.

Më 26 mars Ahtisaari ia dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara raportin final dhe rekomandimin që Kosova të fitojë një pavarësi të mbikëqyrur.

Presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri, Agim Çeku, të cilët atëkohë udhëhiqnin Kosovën e patën cilësuar 26 marsin ditë historike për Kosovën.

“Pavarësia e Kosovës, e cila fillimisht pas planit të Ahtisaarit do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare, do të jetë në shërbim të paqes”, pati deklaruar Sejdiu.

Ndërsa, Agim Çeku, kreu i ekzekutivit kosovar atëkohë, pati theksuar: “Letra propozon pavarësi për Kosovën, të mbikëqyrur në fazën e parë që është në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës”.

Diametralisht të kundërta ishin reagimet e Beogradit zyrtar dhe ato të serbëve lokalë në Kosovë. Refuzimi i tyre për ta pranuar planin Ahtisaari u përkrah nga aleati serb-Rusia.

Pikëpamjet e ndryshme të palëve ndaj planit Ahtisaari çuan në dërgimin e një misioni fakt-mbledhës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që kishte për detyrë shqyrtimin e rrethanave për zbatimin e planit Ahtisaari.

Delegacioni pat nisur vizitën e tij më 27 prill për ta përfunduar atë me vlerësimet e tij që do t’i paraqiteshin Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky mekanizëm, pavarësisht insistimit të përkrahësve të planit Ahtisaari, nuk arriti të gjejë konsensus për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Rusia-kundërshtuesi kryesor i planit, përdori më vonë Veto-n ndaj një propozim-rezolute të anëtarëve evropianë të Këshillit, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara e cila parashihej të zëvendësonte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, t’ia hapte rrugën hyrjes në fuqi të planit të Ahtisaarit dhe përfundimit brenda 120 ditëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

Të pasuksesshme rezultuan dhe bisedimet Prishtinë – Beograd të zhvilluara deri në dhjetor të 2007-ës nën ndërmjetësimin e “Treshes” ndërkombëtare e përbërë nga amerikani, Frenk Vizner, gjermani, Volfgang Ishinger dhe rusi, Aleksandër Botsan-Kharçenko.

Më 17 shkurt 2008 Kosova do ta merrte në duart e veta fatin e saj duke u shpallur shtet. /KP/

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

0

Policia e Kosovës pas aksionit të zhvilluar të hënën ku u arrestua një person nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” dhe “Cenimi i të drejtave të autorit”. pritet të zhvillojë edhe aksione të tjera kundër veprimtarive ilegale të ofrimit të shërbimeve për shpërndarjen e rrjetit televiziv IPTV.

Aksione të reja dhe arrestime pritet të ketë brenda dhe jashtë Kosovës.

KIKS Kosova në emisionin e transmetuar më 25 janar në Klan Kosova ka raportuar për këtë veprimtari ilegale, duke sjell fakte të bollshme për vjedhjen e shërbimeve të kabllorëve, punësimin e të rinjve pa kontrata pune dhe shpërndarjen pa leje të pronës intelektuale nga Kosova për shqiptarët në diasporë.

Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar personat e njëjtë që i kishte denoncuar KIKS Kosova.

E përpos kësaj aktiviteti i piraterisë që zhvillojnë këto kompani në të njëjtën kohë krijojnë edhe evazion fiskal, pasi këta piratë nuk i paguajnë tatim shtetit.

Këtë shqetësim e kishte ngritur edhe Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës, vitin e kaluar, kur kishte kërkuar nga KPM-ja që të menaxhonte më mirë situatën.

Por Komisioni Për Media vazhdimisht është ankuar se meqenëse pirateria zhvillohet online, edhe zbulimi dhe rënia në gjurmë e këtyre piratëve është e vështirë. Megjithëse aktualisht ky komision është duke i shqyrtuar 13 lëndë që kanë të bëjnë me këtë veprimtari ilegale.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, në Kosovë si biznese me aktivitet të telekomunikimit kabllor janë të regjistruar gjithsej 789.

Derisa numri i bizneseve që kanë paguar tatim në 2021 për këtë lloj aktiviteti është vetëm 291.

Zëvendësministri Berisha: Masat do të rishqyrtohen më 4 shkurt

0

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se më 4 shkurt do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.

Megjithatë, ai tha se ende nuk dihet saktë se cilat masa do të lirohen, meqë në këtë datë do të ketë një pasqyrë reale, njofton Klan Kosova.

Por, Berisha paralajmëroi se do të ketë lehtësi ndaj fqinjëve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve të Luginës, kur duan të hyjnë në Kosovë.

“Kemi kaluar një valë të Deltës në gusht dhe shtator dhe ajo na ka dhënë shumë mësime se çfarë hapa duhet ndërmarrë. Duhet të presim deri më 4 shkurt se si po shkon shkalla e infeksionit dhe e shërimit të të infektuarve, numri i të hospitalizuarve, infeksioneve edhe në shkolla dhe pastaj në bazë të të gjithë këtyre parametrave të vendosim.

Ne çdo ditë mblidhemi tri-katër herë në ditë për këtë çështje. Shqyrtim do të ketë dhe kemi marrë parasysh të gjitha kritikat që janë dhënë nga ana e publikut dhe aktorëve brenda politikës. Patjetër që këto masa do të rishqyrtohen më 4 shkurt”.

Për masat e ndërmarra për dy javët e kaluara, Berisha ka thënë se kanë shikuar me vëmendje edhe pjesën e ankesave të qytetarëve.

“Ditën e enjte kemi një pasqyre më reale”.

Mbi 32 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

32 mijë e 906 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë vdekje dhe u regjistruan dy mijë e 33 raste të reja me koronavirus, njofton MSh.

Derisa janë shëruar 3.329 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.

Pas të gjitha takimeve, Lajçak dhe Escobar sot dalin në konferencë online

0

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, do të mbajnë sot një konferencë për shtyp.

Konferenca e Lajçak dhe Escobar do të mbahet përmes platformës online “Zoom”.

Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë, dhe kanë takuar Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak tha thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti ka thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Të martën, Lajçak dhe Escobar kanë takuar krerët e partive opozitare në vend, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të Listës Serbe.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj patën kërkesa dhe pritje identike nga dialogu me Serbinë në takimet e ndara që i patën me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Të ftuar me rend në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj njoftuan pas takimeve me dy diplomatët se aty i kanë shprehur të njëjtat kërkesa. Liderët e tri partive opozitare shprehën mbështetjen e tyre për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ndryshe, vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Reshje shiu dhe bore, këto janë temperaturat për sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se vende-vende do të ketë riga të dobëta shiu dhe bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore. Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK.

Policia thotë se i la ftesë për paraqitje vullnetare Molliqajt, ai nuk e përfilli

0

Policia e Kosovës ka thënë se i ka lënë ftesë për paraqitje kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, por i njëjti nuk e ka përfillur, çka ka pasuar në arrestimin e tij gjatë natës së sotme.

Policia tutje shpjegoi se kishte kërkuar në adresat e banimit të Molliqajt, por pa rezultat.

Përveç Molliqajt, i arrestuar është edhe aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani. Të dyve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë, sipas njoftimit të Policisë.

“Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari; A. M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Arrestimi i dytë u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin; -D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dy akuzohen për “sulm ndaj personit zyrtar” në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.

PSD-ja reagoi pas arrestimit të Molliqajt, duke pretenduar se arrestimi u krye në mënyrë të jashtëligjshme.

Policia ka publikuar edhe ftesën për paraqitje që ia kanë dërguar Molliqajt, për siç thonë ata, “me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort