Home Blog Page 3544

NATO dhe KFOR-i e konsiderojnë të qetë situatën në Kosovë

0

Gjendja në Kosovë tani është shumë më e qetë se sa ishte, por ndonjëherë ka ende tensione, njoftojnë NATO dhe KFOR-i në rrjetet sociale. Ata shtuan se “forcat e Kosovës të udhëhequra nga NATO dhe KFOR mbeten kyçe për stabilitetin në rajon”.

Ky mesazh është publikuar gjatë vizitës së dyshes euro-amerikane Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të cilët po tentojnë të rifillojnë dialogun e nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ende nuk është konfirmuar nëse Lajçak dhe Escobar do të takohen me dikë nga ky mision ushtarak sot, para nisjes për në Beograd. NATO-ja e ka publikuar këtë mesazh me një video të shkurtër nga veriu i Kosovës dhe përkujtim se deri vonë ka pasur barrikada të serbëve vendas pas mosmarrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për targat.

Mesazhi përkujton se KFOR-i është i treti në zinxhirin e reagimit në situata të tilla, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, që do të thotë se “gjendja është e rëndë” kur KFOR-i thirret për ndihmë.

“Detyra jonë nuk është të vendosim se kush ka të drejtë dhe kush ka gabuar, por të ndihmojmë në ruajtjen e paqes këtu”, përfundon mesazhi.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Asociation “Loyola – Gymnasium” Prizren

0
Bazuar në interesin e përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e mësimdhënies-mësimnxënies në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Gjimnazit gjerman “Loyola-Gymnasium” në Prizren, por edhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, ALG Prizren përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv Elias Koller dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren i përfaqësuar nga Rektori prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj kanë nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi.
Subjekt i kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë dhe Asociacionit gjerman “Loyola”.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe prof.asoc.dr. Xhafer Beqiraj – prodekan i Fakultetit të Filologjisë, drejtori i gjimnazit “Loyola” prof. Enver Sulaj dhe prof.ass.dr. Ilir Krusha – shef i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.

Basha: Veç ata që kanë vjedh frikësohen nga Ligji për Konfiskimin e Pasurisë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Ai tha se njerëzit e ndershëm nuk kanë arsye që të frikësohen.

“Kush don me u frikësu veç ata që kanë vjedh. Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u firkësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të arsyeshme. Frika që mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme. Por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë ata që kanë keqpërdorur me detyrën zyrtare e që mendoj se e kanë detyrë me i kthy paret atje ku i kanë marrë”, tha Basha në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Basha deklaroi se zbatimi i këtij Ligji është një format me të cilat Qeveria e Kosovës synon luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Kjo është me e luftu krimin dhe korrupsionin dhe Konfiskimi i Pasurisë së Pajustifikueshme është njëra ndër normat që kjo Qeveri është duke e bërë”, ka thënë ai.

Ekspozohen në Lubjanë fotografitë e laueratëve të “Çmimit Saharov”, pjesë e tyre edhe fotografia e ish-presidentit Rugova

0

Ambasada e Kosovës në Slloveni, në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”.

Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”.
Nga më shumë se 40 personalitete dhe organizata ndërkombëtare laureatë të këtij çmimi prestigjioz, janë ekspozuar fotografitë dhe nga një përshkrim i shkurtër për veprimtaritë e disa prej tyre, duke përfshirë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përshkrimin për Presidentin Rugova thuhet se “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar parreshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si “Gandi i Ballkanit” duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës”.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit është nderimi më i lartë i bërë nga BE-ja për punën për të drejtat e njeriut.
Në vitin 1991, laureat i parë i Çmimit Saharov nga Kosova ka qenë veprimtari i shquar dhe emblema e rezistencës, Adem Demaçi.

https://www.europarl.europa.eu/…/produ…/20200330CAN54166

https://www.europarl.europa.eu/…/produ…/20200330CAN54174

Pranvera në Britani vie një muaj më herët si pasojë e ndryshimeve klimatike

0

Ndryshimet klimatike po bëjnë që bimët në Mbretërinë e Bashkuar të lulëzojnë mesatarisht një muaj më herët, sipas një studimi.

Ashtu si rënia e gjetheve të vjeshtës po vonohet nga moti i ngrohtë, lulet po shfaqen më herët në pemë dhe shkurre.

Por ndërsa disa mund t’i mirëpresin këto lulëzime të parakohshme, shkencëtarët po paralajmërojnë për rreziqet.

Ata thonë se nëse trendi vazhdon, do të ketë efekte të dëmshme për zogjtë, insektet dhe ekosistemet e tëra.

“Mospërputhja ekologjike mund të fillojë, e cila do të kishte një efekt dramatik në funksionimin dhe produktivitetin e natyrës dhe bujqësisë”, tha studiuesi kryesor, Ulf Buntgen nga Universiteti i Kembrixhit.

“Sistemi ynë klimatik po ndryshon në një mënyrë që ndikon ne dhe mjedisin tonë”, tha ai.

Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse speciet dalin jashtë sinkronizimit me njëra-tjetrën, kjo mund të ketë pasoja katastrofike – një koncept i njohur si mospërputhje ekologjike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Poleni, nektari, farat dhe frutat e bimëve janë burime të rëndësishme ushqimore për insektet, zogjtë dhe kafshët e tjera të egra. Dhe nëse lulet shfaqen shumë herët, ato mund të goditen nga ngrica, duke dëmtuar të korrat e pemëve frutore.

Studiuesit e Kembrixhit krahasuan datat e para të lulëzimit të 406 specieve bimore me të dhënat klimatike, duke gjetur se lulëzimi i hershëm është i lidhur ngushtë me rritjen e temperaturave globale.

Mori dy çanta në Aeroportin e Vjenës, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

0

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është arrestuar një grua shqiptare me nënshtetësi austriake, e cila ka marrë dy çanta në Aeroportin e Vjenës.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë, përcjell Klankosova.tv.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02.2022 – 19:30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Prizren: Një person kanoset përmes mesazheve nga dy femra

0

Një person në Prizren ka raportuar se përmes mesazheve është kanosur nga dy femra.

“Prizren 22-31.01.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se përmes mesazheve, është kanosur nga dy të dyshuar femra kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarat gjenden jashtë shteti, rasti në procedurë hetimore.

Johnson: Mbi 200 mijë ukrainas do të bëjnë rezistencë, nënat e ushtarëve rusë dhe Putin duhet ta mendojnë këtë

0

Mbi 200 mijë gra dhe burra janë të gatshëm të bëjnë rezistencë në Ukrainë dhe se nënat e ushtarëve rusë duhet të reflektojnë mbi këtë fakt.

Kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson gjatë takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke shtuar se Vladimir Putin duhet të tërhiqet nga rruga e konfliktit.

“Janë mbi 200 mijë burra dhe gra me armë në Ukrainë, ata do të bëjnë një rezistencë shumë të ashpër dhe të përgjakshme. Unë mendoj se prindërit dhe nënat e ushtarëve në Rusi duhet të reflektojnë mbi këtë fakt dhe shpresoj shumë që presidenti Vladimir Putin të tërhiqet nga rruga e konfliktit duke u angazhuar në dialog”, tha Johnson.

Ndërsa, Zelesnky ka theksuar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër COVID-19 ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes

0

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas MSH, vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Deri më tash, mbi 44 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht – me dy doza.

Dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese në Kosovë ka nisur në dhjetor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 38,000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërsa atë përforcuese mbi 44,000.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç. /Telegrafi/

Mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent në Prizren për Menaxhimin e COVID-19

0

Me qellim të parandalimit, ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë publike nga infeksioni me virusin COVID-19, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë mëngjesit të ditës së sotme, ka mbajtur takim me Shtabit Emergjent .
Kjo është bërë e ditur nga në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, raporton TV Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Sot është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në Komunën e Prizrenit, për parandalimin e infeksionit nga Corona Virus-COVID 19.
Shtabi kryesohet nga kryetari, Shaqir Totaj dhe koordinohet nga Drejtoresha e DKSH-së, Burbuqe Berisha.
Anëtarë të shtabit janë: Nënkryetari, Kujtim Gashi, Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, Major Vehbi Zekolli, Nëntoger në FSK përgjegjës për Zonën e Prizrenit, Albestrim Rexhepi, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Edin Shehu, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës, Luljeta Veselaj Gutaj, drejtoresha e Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Islam Ukaj, drejtoresha e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vjollca Kabashi, drejtori i Spitalit Regjional, Afrim Avdaj, përfaqësuesi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Ruzhdi Rexha, përfaqësues nga komunitetet jo shumicë, Rasim Demiri dhe Levent Bush poashtu nga Zyra për Informim e Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen faktike me virusin COVID-19, janë diskutuar aktivitetet e ndërmarra deri më tani, nga institucionet kompetente për të zvogëluar efektet dhe ndikimin e virusit tek qytetarët e Komunës së Prizrenit. Anëtarët e këtij Shtabi, që janë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme të Komunës, për ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit, do të jenë në gatishmëri për të vepruar sipas situatave eventuale.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort