Home Blog Page 3543

Edhe ministrja Rizvanolli kërkon që rritja e çmimit të rrymës të nisë prej 800 kWh

0

Ministria e Ekonomisë është duke kërkuar zgjerimin e brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh, në 800 kWh. Kjo është bërë e ditur në raportin me komente që ME ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Propozim tjetër i Ministrisë së Ekonomisë është shtimi i blloqeve tarifore dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh.

Dokumentin e gjeni KËTU.

“Alternativat e propozuara nga ME janë: 1. Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose 2. Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo prej 14 cent/kWh për konsumin deri në 1000 kWh”, thuhet në raportin me komente.

Sërish mijëra kosovarë aplikuan për viza pune gjatë muajit janar në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë

0

Mijëra kosovarë ia mësyjnë çdo muaj termineve për t’u pajisur me një vizë pune në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

48 mijë e 962 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për viza pune vetëm në muajin janar 2022 në ambasadën gjermane në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Express nga ky mision diplomatik.

Me rregullat e reja të punësimit që Gjermania aplikon për Ballkanin Perëndimor, kosovarëve gjatë një viti u lëshohen përafërsisht 5 mijë e 500 viza pune që i bie rreth 450 viza pune në muaj.

Por për 450 viza pune që jepen çdo muaj përmes një procedure shorti në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, vetëm në muajin janar të këtij viti kanë aplikuar 48 mijë e 962 qytetarë të Kosovës.

“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit. Procedura e shortit realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave. Për procedurën e shortit në janar të vitit 2022 ambasada i ka pranuar gjithsej 48.962 aplikime”, kanë thënë nga ambasada gjermane për Gazetën Express.

Nga këto mijëra aplikime, në mënyrë kompjuterike përzgjedhen përafërsisht 450 termine në muaj

“Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjidhur ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Secilin muaj jepen proporcionalisht aq termine, ashtu që në fund të vitit arrihet kontingjenti prej më së shumti 5.500 vizave që eventualisht mund të lëshohen për këtë kategori. Personat që kanë aplikuar në janar janë njoftuar se për kur iu është caktuar termini në shkurt/fillim të marsit. Regjistrimet e pasuksesshme gjithashtu e pranojnë një njoftim. Kjo mund të marrë kohë pak më shumë për shkak të arsyeve teknike dhe numrit të madh të regjistrimeve”, thuhet tutje në përgjigjen e ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Nga ambasada gjermane kanë thënë poashtu se para pandemisë në vitin 2019 kanë lëshuar më shumë se 50 mijë viza, nga të cilat rreth 36 mijë kanë qenë për vizita afatshkurtëra kurse rreth 15 mijë për qëndrime afatgjata.

“Para pandemisë, në vitin 2019 Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar më shumë se 50.000 viza. Prej tyre rreth 36.000 viza kanë qenë për qëndrime afatshkurtëra (viza Schengen), si dhe rreth 15.000 viza nacionale për qëndrime afatgjata (d.m.th. për bashkim familjar, viza pune, viza studimi, etj.)”, thuhet tutje.

Ndërkaq përshkak të pandemisë COVID-19, ambasada gjermane në Prishtinë, ka lëshuar vetëm 18 mijë viza.

“Për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19, në vitin 2020 Ambasada Gjermane në Prishtinë i ka lëshuar vetëm 18.000 viza. Këtu përfshihen 8.000 viza afatshkurtëra dhe 10.000 viza për qëndrime afatgjata. Shumica e këtyre vizave të lëshuara kanë qenë për qëllime të bashkimit familjar, meqë kjo kategori ka qenë e përjashtuar nga kufizimet e udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë COVID-19.”, kanë deklaruar nga kjo ambasadë.

Poashtu, ambasada thekson se zyra e vizave në ambasadën gjermane në Prishtinë është njëra nga zyrat më të mëdha gjermane në mbarë botën por sërish kërkesat i tejkalon kapacitetet e tyre.

“Në vitet e kaluara ambasada i ka rritur dukshëm kapacitetet e përpunimit të kërkesave për viza, ashtu që zyra e vizave tani është një nga zyrat më të mëdha gjermane në mbarë botën. Mirëpo kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet tona dhe koha e pritjes fatkeqsisht nuk mund të mënjanohet.”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Kurti i përgjigjet Lajçakut për Asociacionin: Kosova s’frikësohet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk frikësohet kur është pyetur për të komentuar deklaratat e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova s’duhet t’i frikësohet marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçaku të mërkurën në mëngjes u shpreh se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen që e ka nënshkruar për Asociacionin. Ai u shpreh se Kosova s’ka përse të frikësohet, ndërsa shtoi se Asociacioni nuk parasheh Republikë Srpska.

“Si Kosovë keni bërë shumë zotime në 12 vitet e dialogut, keni zbatuar shumë prej tyre, por është një listë që nuk e keni zbatuar, Asociacioni është njëra prej tyre. Pse po mos ta ndryshojmë narrativen, pse në vend se të themi çka nuk duam, pse mos të themi çka duam. Nëse duam të përfundojmë ekzistimin e strukturave paralele, transparencë në qarkullim të parave, nëse duam sundim të ligjit në veri e gjithë kjo mund të bëhet në sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Këshilla ime është të mos frikësoheni për diçka nuk ekziston dhe askush nuk do t’ia imponojë. Dilni me një qëndrim se si i shihni këto funksione. Nuk keni nevojë për të frikësoheni nga një proces që ju jeni duke e drejtuar me Serbinë. Çdo vendim që do të merret do të bazohen në standardet dhe normat evropiane”, ka thënë Lajçak në konferencën për shtyp të mbajtur në Prishtinë.

Ndërkaq pas një vizite në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, Kurti ka thënë se Kosova nuk frikësohet. Ai ka thënë se s’është diskutuar për asnjë model.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur i Kosovës demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Nuk është diskutuar ndonjë model”, ka thënë Kurti. “Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel, dhe jemi konstruktivë për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet i lehtësuar nga BE-ja, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë, bisedojmë për marrëveshjes dhe nuk bëjmë dialog për dialog. Jemi konstruktivë, jemi seriozë. njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë të gjithë faktorët ndërkombëtar, e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë edhe presidenti i SHBA-së që marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”.

Kurti ka shtuar se të drejtat e pakicave në Kosovë janë “më të respektuara në nivelin më të larta të standardeve evropiane”.

Kryetari Totaj, priti në vizitë shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

0

Në faqen e ti zyrtare, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ka pritur në një takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin z.Michael Davenport dhe bashëpunëtorët e tij.

” Në këtë takim biseduam për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Prizrenit momentalisht, projektet që kemi për zhvillimin e qytetit dhe objektivat tona të qarta, si qeverisje lokale, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve të margjinalizuara në proceset e veprimit dhe vendim-marrjes.

Ambasadorin e njoftova për planin tonë qeverisës, projektet që kemi në transformimin e të gjitha fushave në favor të interesit të përgjithshëm publik, poashtu shpreha gatishmërinë time për mbështetjen e politikave me rëndësi të veçantë si barazia gjinore, të drejtat e komuniteteve joshumicë, siguria e qytetarëve dhe fuqizimi i demokracisë në vend.”, ka shkruar kryetari Totaj.

Ndërron jetë nëna e heroit, Enver Zymberi

0

Ka vdekur Sevdije Zymberi, nëna e policit hero Enver Zymberi.

Njoftimin për vdekjen e nënës së heroit e kanë konfirmuar familjarët.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Dubovc.

Postimi i plotë nga djali i saj Egzoni:

Te Allahut jemi dhe te ai te gjith do te kthehemiSot me date 02.22.2022 nëna im ia dorzoje shpirtin krijuesit te vet!

Varrimi do behet sod prej ores 16:00 ne varrezat e Fshatit Dubovc.

Zoti te meshirofte nënë time e cila luftoj qe 9 vite per shkak te sulmit ne tru dhe sikur te mos i mjafton kjo

Allahu deshti qe ta sprovoj edhe me Virusin Covid-19 dhe ju bene shum semundje dhe nuk mundi ti perballonte dhe ndrroji jet.

Falemnderit Allah qe na ke udhzu per jeten.

InshAllah takohemi ne Xhehnetin Firdeus nëna ime🤲🤲

Ramiz Kelmendi në gjendje të mirë shëndetësore, pas infektimit me Covid19

0

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Ramiz Kelmendi në një postim të publikuar në faqen e tij ka treguar se pas infektimit me Covid, gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai më tej ka falenderuar institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, që kanë bërë për të tejkaluar edhe këtë sfidë, raporton TV Prizreni

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq, koleg, afarist e qytetarë,
Covidi tek personat me transplant zgjatë më tepër se tek personat e tjerë dhe kërkon kujdes të veçuar.
Andaj, për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sygjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë.
Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falenddroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme.
I falënderojë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për kujdesin e treguar gjatë këtyre dy viteve që mos të infektohem, por tani po duket se kjo valë e Covid 19, ishte më e rrebtë dhe nuk munda ti shpëtoi infeksionit.
Familjes u jam mirënjohës, që edhe pse të gjithë ishin të infektuar shumë kohë më parë, ndaj meje treguan kujdes të shtuar. Andaj, kujdesi dhe vaksinimi, janë vendimtare për të tejkaluar këtë Pandemi.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi

Kroati bëhet hit në internet me veturën Audi

0

Qyteti kroat Imotski njihet si vendi me më shumë Mercedes në raport me numrin e banorëve, por një Audi tërhoqi vëmendjen.

Dhe kur themi “shumica”, prapëseprapë do të thotë se disa njerëz ngasin edhe vetura që nuk kanë asnjë lidhje me Mercedesin.

Ndonjëherë ata shkojnë një hap më tej dhe zgjedhin rivalët kryesorë – BMW dhe Audi. E kur bëhet fjalë për këtë të fundit, disa pronarë duan të tregojnë dashurinë e tyre për Audi në një mënyrë të veçantë.

Pronari specifik nga Imotski vendosi ta shfaqë përmes logos “pak” të rafinuar të markës. Audi tani është bërë fjalë për fjalë mjeshtri i unazave, dhe modeli i vjetër ka tejkaluar A8 më ekskluzive në numrin e unazave.

Në çdo rast, një kopje e tillë sigurisht që do të nxisë miratimin e disa kalimtarëve, apo jo? Në fund të fundit, kjo foto në faqen Squatting Slavs in Tracksuit fitoi famë të madhe dhe pëlqime të shumta. /Telegrafi/

Komisioni për Legjislacion miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

0

Komisioni për Legjislacion miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim me shtatë vota për dhe dy abstenime projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Mirëpo, opozita konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është antikushtetues. Sipas tyre, ekzekutivi nuk ka interes për të bërë një ligj të tillë dhe se nëse dërgohet në kushtetuese do të bie poshtë.

Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit.

“Ky projektligj ka për qëllim se në rast se Byroja vlerëson qe dikush ka pasuri e cila është e pajustifikueshme kërkon nga ai zyrtar, kërkon që ta arsyetojë para Byrosë. Një nga debatet e shumta që është bërë në këtë drejtim ka qenë që do t’i vihet Byrosë për ta konfiskuar, por kjo nuk është e vërtetë, këtë e bën Gjykata Themelore në Prishtinë”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se projektligji për Byronë shtetërore ka 67 nene.

Sipas saj, drejtori i Byrosë do të zgjidhet nga Komisioni për Legjislacion dhe nuk ndërlidhet me ekzekutiv.

Anëtari i Komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj tha se ky projektligj ka qenë në programin e tyre, për çka tha se e përkrahin fuqishëm. Ndërkohë që i njëjti gjeti vërejtje në përmbajtjen e këtij projektligji.

“Nga paslufta kemi zyrtarë që si shkak i keqpërdorimeve ka pasuri të pajustifikueshme. Në parim pajtohemi, por nuk duhet të ishte vetëm përpjekje e një qeverie. Duhet të kujdesemi që politikën ta largojmë sa më shumë nga ky institucion. Kam marrë disa vërejtje nga shoqëria civile, ku është kufizuar koha e diskutimit publik vetëm për shtatë ditë. Procesi i privatizimit ka filluar mbrapsht dhe prej atëherë ka fillu pasuria e pajustifikueshme dhe vitit 2008 është adekuat, por çka për vitet paraprake? Shqetësim paraqet mënyra e përzgjedhjes të këtij institucioni. Nuk është zgjidhje e mirë që të udhëhiqet nga një person. Shumë më mirë është që të jetë një organ kolegjial”, tha ai.

Ai madje ka ngritur edhe dilemat nëse ndodhë që të konfiskohet pasuria dhe një zyrtar të dalë i pafajshëm, për çka u shpreh se nuk adresuar një çështje e tillë.

Ministrja Haxhiu tha se prej kur ka nisur hartimi i këtij projektligji, në grupin punues në MD kanë qenë të përfshirë edhe shoqëria civile.

Ajo u zotua se projektligji do të pamundësojë ndikimin e politikës në këtë institucion.

Sa i përket përcaktimit të vitit 2008 prej kur duhet të justifikohet pasuria, Haxhiu tha se prej asaj kohe është zhvilluar konfiskimi i pasurisë.

“Ky institucion nuk ka kompetenca hetuese por verifikuese… Ne frikën nuk mundem me ja heq askujt, por të punojmë së bashku që të bëjmë ligjin e mirë”, ka shtuar ajo.

Edhe anëtari tjetër opozitar, Hajdar Beqa u shpreh pro këtij projektligji. Megjithatë, ai tha se ky projektligj është në kundërshtim me kushtetutën.

“Mos po kalojmë në një dualizëm. Unë konsideroj se struktura e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse dikush e dërgon në kushtetuese këtij ligji, atëherë hidhet poshtë. Unë më shumë e shoh si mos me pas interes me hy në fuqi ky ligj… Sa i përket zgjedhjes së Byrosë është puro politike, në momentin që si fol kryeministri a një këshilltari të thjeshtë e shkarkojnë”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar qe të ketë dëgjim publik para se projektligji të dërgohet në Kuvend për miratim. /kp/Telegrafi/

Ajvari i Krushës promovohet në Arabi nga Ambasadori i Kosovës

0

Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku në faqen e tij në twitter ka publikuar foto duke promovuar ajvarin e Kosovës në shtetin ku shërben si diplomat.
Ai është takuar me zyrtarin e Arabisë Saudite, Abdulhakim Alhashim, të cilit i ka prezantuar ajvarin e Krushës raporton TV Prizreni.

“Duke promovuar ajvarin e Krushës me z. Abdulhakim Alhashim, në mënyrë që të shërbehet deri te tavolinat e Arabisë”, ka shkruar Mjeku në faqen e tij në twitter.

Nesër shqyrtohen masat Anti-COVID në Kosovë

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në këtë takim, ministri Latifi ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

Me këtë rast, Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë për to.

“Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Mqedonisë së Veriut. Ministri Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri. Theks të veçantë i’u dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm. Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë”, thuhet nga MSH.

Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësië së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort