Home Blog Page 3542

Aksioni për fajde në Prizren, ndalohen dy persona

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, përmes një komunikate njofton se pas një pune hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, të mbështetur edhe nga njësitë dhe stacionet tjera policore në Prizren dhe Prishtinë, ka ndaluar 2 (dy) persona nën dyshimin për kryerje të veprave penale: “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 paragrafi 1 dhe vepra penale “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK, nr. 06/L-074).

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të pandehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë.

Të njëjtit, dyshohen se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimën e fajdesë nga i cili shfrytëzojnë gjendjen tejet të rënduar financiare, papërvojën e tij dhe të njëjtit i ofrojnë një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.

Njëri nga të pandehurit, gjithashtu përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale, në atë mënyrë që shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas i’a përplasë telefonin për toke dhe e godet me grushta në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me mjet të fortë e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Miratohet vendimi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

0

Është miratuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitare Shishtavec-Kurshevë.

Po sot, është vendosur edhe miratimi i marrëveshjes për lehtësimin e procedurave dhe kushtet e marrjes së lejeqëndrimit të përkohshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Kurshevë (Dragash), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””.

“Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Kurti: Kosova nuk ka nevojë për asociacione të cilat na i shtojnë tensionet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se është i gatshëm për të udhëtuar në Bruksel për të dialoguar sa herë që të thërrasë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme Josep Borrell.

Ai thotë se duhet dialogu të jetë parimor dhe i baraspeshuar.

“E duam dialogun për marrëveshje e jo dialog për dialog. Ky nënkupton se marrëveshje si marrëveshje për raportet tona, çfarë marrëdhënie do të kemi Kosova me Serbinë, e besojmë se duhet të jenë normale, patjetër në qendër ta kenë njohjen reciproke. Është një shteg i qartë, i saktë dhe i mirë për të cilin natyrisht kemi shprehur qëndrimet tona, por edhe qasjen tonë konstruktive”, tha Kurti.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se ai bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk ka nevojë në Kosovë për një Asociacion që rrit tensionet e prish raportet.

“Se ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Besoj se edhe serbët në Kosovë, porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, egjiptianët, ashkalinjtë, e gjithë qytetarët, kanë nevojë për drejtësi e punës, e jo për asociacione që na shtojnë tensione e na prishin raportet tona dhe e gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës formimi i Asociacionit. Ata duan drejtësi e punësim. Duhet dalluar kërkesat që vinë nga poshtë e që kanë karakter demokratik e shoqëror, prej kërkesave që vinë nga lartë e që kanë karakter jodemokratik e hegjemonik. Pra Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që kushtetutshmëria e ligjshmëria në gjithë territorin e Kosovës të respektohet e të zbatohet në mënyrë të plotë. Për të gjitha kërkesat e serbëve të Kosovës unë jam kryeministër edhe i tyre”, tha Kurti.

Pamje – Arrestime për fajde, detyrim dhe dëmtim prone në Prizren

0

Prokuroria e Prizrenit është duke zhvilluar një aksion, nga i cili ka arrestime për fajde, detyrim dhe dëmtim prone në këtë qytet.

Në një komunikim me Prokurorinë e Prizrenit, prokurori Petrit Kryeziu, i cili është duke e drejtuar këtë aksion ka konfirmuar se ky është operacion i radhës kundër fajdeve në këtë qytet.KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive të këtij operacioni.

Ecja promovon humbje peshe të shëndetshme, lehtëson stresin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

0

Ne i dimë përmendësh frazat e mëposhtme: “Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës”. “Ushtrimi i rregullt ju ndihmon të humbni peshë dhe të ndërtoni densitetin e kockave”.

Tani kemi një frazë tjetër tërheqëse për t’i shtuar kësaj liste: Të ecësh më shpejt është më mirë.

Shikoni këto tri arsye pse:

Promovon humbje peshe të shëndetshme
Sado që do të donim të ishte kështu, humbja e peshës afatgjatë dhe e shëndetshme dhe përfitimet e shumta që e shoqërojnë nuk ndodh vetëm nga dieta. Ato ndodhin duke mbajtur dietë dhe duke ushtruar. Dhe me ushtrime nënkuptojmë ecjen.

Ecja e shpejtë redukton stresin
Për shkak se një sasi e caktuar stresi është e pashmangshme, është e mençur të shqyrtojmë mënyra për ta kundërshtuar atë =. Ecja dhe aktiviteti fizik mund të shtojnë vite në jetën tuaj – qoftë edhe vetëm sepse stërvitja redukton stresin.

Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Në një studim të fundit të botuar në The Journal of the American Geriatrics Society mbi përfitimet e ecjes me shpejtësi, pjesëmarrësit “të cilët ecnin me një ritëm mesatar ose me një ritëm të shpejtë kishin 27 për qind dhe 34 për qind më pak rreziqe të dështimit të zemrës”. Fakti që aktiviteti fizik i moderuar deri në intensiv ka të ngjarë të përmirësojë shëndetin e zemrës suaj nuk është saktësisht lajm, por dëshmitë e këtij pretendimi janë vetëm në rritje. /Telegrafi/

2590 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
created by dji camera
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.783.672 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 33.538.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Eksperti tregon pse nuk duhet t’i ruani kurrë domatet në frigorifer

0

Shumë njerëz i ruajnë domatet e tyre në frigorifer.

Megjithatë, disa ekspertë zbuluan pse nuk duhet ta bëni kurrë këtë – pavarësisht nëse janë të pjekura apo jo.

Eksperti i ushqimit dhe zëvendës redaktori i ushqimit në Martha Stewart Living, Gregory Lofts, zbuloi për Marthastewart.com pse domatet tuaja nuk i përkasin temperaturave të ftohta.

Me sa duket, kur i ruani domatet në frigorifer, temperaturat e ftohta thyejnë membranat e tyre qelizore, duke ju lënë fruta të butë dhe jo të shijshëm.

“Ju në thelb po hiqni shijen dhe strukturën nga një domate kur e vendosni në frigorifer”, tha Gregory.

Gregory shtoi se domatet mund të thithin aromat brenda frigoriferit tuaj, duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe shijen e tyre. Në vend që t’i hidhni në frigorifer, ai tha t’i lini domatet në temperaturën e dhomës, qofshin ato të pjekura apo jo.

Për domatet që i keni prerë tashmë, Meghan Splawn, ish-redaktore e ushqimit për Kitchn’s Skills, rekomandoi t’i mbështillni dhe t’i ruani në frigorifer.

“Domatja do të shijojë më mirë nëse mund ta hiqni nga frigoriferi edhe 30 minuta para ngrënies për ta kthyer në temperaturën e dhomës”, tha ajo.

Megjithatë, mos e lini domaten e prerë të qëndrojë për një kohë të gjatë, pasi Meghan tha se lënia e një domateje në temperaturën e dhomës që tashmë është prerë do të shkaktojë tharjen e saj. /Telegrafi/

RTK do të shpall konkurs javën tjetër duke u bazuar në ligjin e punës

0

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli ka kërkuar të dijë se a është adresuar çështja e punëtorëve të RTK-së të cilët sipas raportimeve janë 80 redaktorë dhe 60 gazetarë në RTK-së.Gjithashtu Dugolli, e ka përmendur edhe punën e kontratave për shërbime ose kontrata mbi vepër, që sipas tij është elementi më abuzues që ka ndodhur nëpër institucione.

Dugolli, këto deklarata i bëri gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2021 në Komisionin për Buxhet.Besnik Boletini, kryetar i bordit të RTK-së, tha se si bord kanë kërkuar në mbledhjen e parë numrin e gjithë punëtorëve të rregullt të RTK-së dhe punëtorëve me kontrata për shërbime.

Ai tha se janë interesuar për aspektin ligjor dhe kanë vërejtur që ka pasur shumë kontrata mbi vepër.“RTK ua ka ndërruar standardin kontratave, i kanë bërë kontrata për shërbime dhe kështu kanë vazhduar deri më 31 dhjetor”, tha ai duke shtuar se të gjithë punëtorët me kontratë për shërbime janë punësuar pa konkurs.“Kemi vendosur që këto kontrata të vazhdohen si fazë tranzitore deri më 31 mars..

Të gjithë këta kanë hy për vite të tëra pa konkurs edhe është vazhduar kontrata pa u vlerësuar performanca. Këta punëtorë nuk mund të avancohen kurrë. Ne jemi të vendosur për ta rregulluar këtë çështje”, tha ai.Kurse u.d. drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se nëse këto kontrata do të ndërpreheshin më 31 dhjetor do të ishte një lloj paralize.

“Gjatë javës tjetër do të shpallim konkurs për RTK 2, për roje dhe për komunitetet e tjera dhe do të bazohemi në ligjin e punës”, tha ai.Sipas tij punëtorëve po u ofrojnë mundësi punësimi të rregullt.

“239 punëtorë serb, boshnjak, e të tjerë që kanë kontrata mbi shërbime kanë ardhur pa konkurs publik. Kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e konkursit për shkak të përvojës që e kanë, besoj do të kenë avantazh. Ne po u ofrojmë mundësi të kenë punë të rregullt, punë që paguhet mirë dhe që kanë beneficione të tjera të përcaktuara me ligj, sepse kjo formë çfarë janë tash edhe në RTK 2 është formë e pa ligjshme nuk njihen si punëtorë”, shtoi ai.Sa i përket punës së redaktorëve, Boletini shtoi se në televizion janë 80 redaktorë e 60 gazetarë. Ndërsa në radio janë 40 redaktorë dhe 39 gazetarë.

“Kjo është e pa pranueshme për neve, e kemi gjetur këtë situatë”, tha ai duke shtuar se punonjësit që kanë ardhur për shërbime e kanë kryer punën në teren.Sipas Boletinit nëse avancimet janë bërë me shkelje të procedurave personat do të degradohen.“Nëse janë bërë shkelje të procedurave ata do të degradohen”, tha ai.Boletini shtoi se i kanë bërë kërkesë edhe Inspektoratit të Punës të bëjnë inspektim sa i përket avancimeve dhe kontratave për shërbime.

Zgjidhen bordet e Trepçës dhe KEK-ut

0

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur bordin e rregullt Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, borde që janë zgjedhur nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme për të ndërprerë keqpërdorimet.

“Ndërmarrjet publike nga barrë për buxhetin e shtetit do t’i shndërrojmë në kontribuues të tij. Aktualisht i kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme. Konkursi për ‘Trepça’ Sh.a është shpallur nga Zyra e Kryeministrit.

Anëtarët e Bordit janë: Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.

“Pritja jonë është që anëtarët t’i kryejnë detyrat në përputhje me ligjin duke u bazuar në kompetencë e profesionalizëm. Për katër pozitat tjera të lira u bëjmë thirrje nga këtu të kemi më shumë kandidate gra dhe nga komunitetet joshumicë”, ka thënë ai.

Ndërkaq anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë.

Perimet më të mira për t’u konsumuar në muajin shkurt

0

Nëse ka një sezon kur fermerët shqiptarë ulin ritmin e shfrenuar të punëve të vitit, ky është pikërisht sezoni i dimrit.

Por ka disa produkte që i gjejmë sot në treg e që janë të stinës; karota, sallata jeshile, lakra, lulelakra, brokoli, spinaqi apo ndonjë rrepë apo rrepka të vogla.

Stina e dimrit mund të jetë e ashpër, por me ushqimin e duhur përballohet gjithçka.

Ja se cilat janë perimet më të mira të këtij muaji:

Karotat
Karota njihet për vetitë e saj të dobishme kundër plakjes, kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të zemrës e shumë të tjera. Shtoni karotat në ushqimin dimëror duke i konsumuar ato me supa, sallata dhe gatime të ndryshme e shumë të shijshme. Përveç cilësisë, çmimi është më i mirë.

Panxhari i kuq
Është i ëmbël, i shijshëm dhe ajo ngjyra e kuqe kthehet në domosdoshmëri për çdo tryezë. Një pjatë me panxhar të rikthen energjinë dhe ul tensionin. Panxharët e kuq janë të dobishëm dhe të shëndetshëm, madje njihen si afrodiziakë dhe i japin trurit mjaft energji.

Lakra
Lakra është një perime mjaft e shëndetshme për njeriun. Ajo është plot me vitamina, minerale, fibra, antioksidantë që sipas studimeve reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Lulelakra
Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës. Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memories, të muskujve si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

Brokoli
Vitamina K që brokoli përmban është thelbësore për funksionimin e proteinave që ndikojnë në koagulimin e gjakut. Vitamina C ndikon në krijimin e kolagjenit, lëndës që formon indet trupore, kockat dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të të prerave apo plagëve, shkruan AgroWeb.

Brokoli përmban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Ndërkohë që acidi folik që brokoli përmban është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të reja në trup.

Spinaqi
Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

Por, ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla. E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort