Home Blog Page 3540

Sot prezantohet raporti vëzhgues përfundimtar i BE-së për Zgjedhjet Komunale 2021

0

Sot prezantohet raporti përfundimtar i Zgjedhjeve Komunale të vitit 2021 në Kosovë.

Këtë raport sot pritet ta bëjë të ditur Lukas Mandl, shef i Misionit të Bashkimit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Kujtojmë se vitin e kaluar Zgjedhjet Komunale në Kosovë u mban më 17 tetor, duke përfunduar me raundin e dytë të tyre më 14 nëntor.

Gjermania shpall fajtor dy kosovarët që vodhën makineri me vlerë prej 1.4 milionë eurosh

0

Gjykata e Landit në Braunschweig në Gjermani ka shpallur aktgjykimin për dy kosovarët, të cilët akuzohen se kanë vjedhur makineri ndërtimi me vlerë prej 1.4 milionë eurosh.

I akuzuari kryesor, kosovari 37-vjeçar është dënuar me pesë vjet burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij 36-vjeçar, me dy vjet e shtatë muaj burgim.

Dy të dënuarit kanë kërkuar falje pak para shpalljes së vendimit, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA. Procesi gjyqësor është shkurtuar ndjeshëm falë një marrëveshjeje në të cilën dy të akuzuarit kanë pranuar pothuajse në tërësi veprat që kanë kryer.

37-vjeçari, si i akuzuari kryesor ka vepruar midis dhjetorit 2019 dhe korrikut 2021 në mbarë Gjermaninë, në grupime të ndryshme me bashkëpunëtorë të ndryshëm, ku me një rrjet kompanish, emra fiktivë dhe pasaporta të falsifikuara, merrte me qira, mini-ekskavatorë, ngarkues me rrota dhe makineri tjera. Makineritë, ai akuzohet se nuk i ka kthyer, por i ka dhënë me qira ose i ka shitur, raporton albinfo.

Siç është njoftuar në gjykatë, ai është kontrolluar dhe monitoruar për një kohë të gjatë përpara se të bëhej goditja.

Të dënuarit, të cilët po ashtu po qëndronin ilegalisht në Gjermani, mund duhet të dëbohen pas vuajtjes së burgimit.

Mot i vranët e vende-vende parashihet të ketë reshje shiu e bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore. Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lejimi i dasmave, zgjatja e orarit të gastronomisë, heqja e orës policore, këto janë masat që pritet të lirohen nesër

0
Foto: Ilustrim

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka takuar pasditen e sotme zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berishën, me të cilin kanë diskutuar rreth masave të reja që pritet të vendosen nesër, shkruan Gazeta Insajderi.

Insajderi mëson se nga ky takim është diskutuar zgjatja e orës për restorante e kafiteri, ku pritet që të zgjaten deri në orën 23:00 po ashtu edhe heqja e orës policore dhe lirimi i ahengjeve e klubeve të natës.

Arian Veanica nga Shoqata e Gastronomëve tha për Insajderin se kanë kërkuar masat e cekura më lartë ku sipas tij pritet që të merret vendim nesër për to.

“Ishim ne takim me zv. Ministrin. Kërkuam mu liru ahengjet, klubet, dhe funksionimi i kafe bar restoranteve sipas rregulloreve komunale, si dhe të hiqet ora policore. Një pjesë do të aprovohen, po të shohim se çka vendoset me sigurtë” tha ai.

Në takim me përfaqësues të shoqatës ishin edhe shefi i kabinetit, Kujtim Salihu dhe këshilltarja politike, Lumturie Beka.

Ndërkohë nesër pritet që Qeveria e Kosovës të publikoj masat e reja anti-Covid.

Masat sipas rregullores komunale janë për kafe deri në orën 23:00 gjatë dimrit ndërsa gjatë verës deri në orën 24:00.

Pas Escobar e Lajçak, së shpejti viziton Kosovën edhe emisari britanik, Stuart Peach

0

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach pritet që së shpejti të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Peach i cili është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, po ashtu pritet të vizitojë edhe Kosovën.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ende nuk dihet agjenda e emisarit britanik në Kosovë, ndërkaq në Maqedoni të Veriut ai ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe opozitën atje.

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Të hënën, ata zhvilluan takime me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti, në këto takime u rikonfirmua edhe një herë mbështetja për dialogun me Serbinë.

Dyshja pohoi se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

Avokati tregon se deri në sa vite burg mund të dënohet Molliqaj nëse ndaj tij ngritet aktakuzë

0

Në rast të ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe nëse ndaj të njëjtit shqiptohet dënim nga gjykata, ky i fundit mund të dënohet me 6 muaj deri në 5 vite burgim efektiv për veprën “sulm ndaj personit zyrtar”.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net avokati i lëmisë penale, Asdren Hoxha, duke iu referuar nenit 402, paragrafit 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kodi Penal i Kosovës e rregullon çështjen në fjalë. Përcakton në nenin 402 paragrafin 2 përkatësisht paragrafin 4 veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar. Neni 402 paragrafi 2 përcakton dënim nga 6 muaj deri në 5 vite, kurse paragrafi 4 i të njëjtit nen përcakton dënim nga 1-8 vite”, deklaroi Hoxhaj për lajmi.net.

Ai shpjegon edhe dallimet mes paragrafit 2 dhe 4 të Kodit Penal, të cilët specifikojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale në fjalë.

“Dallimi në mes paragrafit 2 dhe paragrafit 4 të nenit 402 të KPRK-së është se paragrafi 2 vjen në shprehje kur bëhet fjalë vetëm për sulm ndaj zyrtarit, në këtë rast policit, kurse paragrafi 4 përcakton pra lëndim më të rëndë, respektivisht nëse polici ka pësuar lëndim trupor”, njoftoi më tej ai.

Siç përkufizon neni 402, pika 1 dhe 2 e Kodit Penal, “1. Kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, apo personin i cili ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”.

“2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 përfshin gjyqtarin, prokurorin, policin, zyrtarin doganor, zyrtarin korrektues, në lidhje me detyrat zyrtare, sigurinë e përgjithshme, sigurinë e Republikës së Kosovës apo ruajtjen e rendit publik, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që Molliqajt dhe aktivistit të PSD-së, Adem Megjuani, t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për lajmi.net.

Në anën tjetër, Partia Socialdemokrate e konsideron si politik arrestimin e aktivistit Megjuani dhe arrestimin e mbrëmshëm të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj. Kësisoj, ata kanë paralajmëruar veprime ndaj këtyre zhvillimeve.

Serbia “e paanshme” në tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës

0

Serbia zyrtare ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk është pjesë e çfarëdo konflikti politik apo konflikti tjetër, ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri me dije se Serbia nuk do të bëhet pjesë e problemit por është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve.

“Është e domosdoshme të ulen tensionet dhe t’i jepen shanset diplomacisë. Eskalimi i konfliktit do të ndikonte negativisht në politikën e jashtme të Beogradit zyrtar. Të dyja vendet (Rusia dhe Ukraina) janë vëllazërore”, kanë thënë nga Ministria për Zërin e Amerikës.

Shumica e vendeve perëndimore kanë dalë pro Ukrainës, pas tensioneve të ngritura në kufi nga shteti rus. Në mesin e reaguesve ka qenë edhe Kosova, nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës”, ka shkruar ajo ditë më parë në Twitter.

Kurti flet me Selën për bashkërendimin e politikës shqiptare në rajon

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për menaxhimin e pandemisë në të dy vendet, trendin e vaksinimit dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Kurti foli për stabilitetin institucional, progresin dhe reformat e nisura të qeverisë në fusha të ndryshme.

Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri ritheksoi se duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, si rruga e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Sela theksoi nevojën për komunikim ndërshqiptar dhe bashkërendim të veprimeve politike përballë zhvillimeve rajonale.

Lidhur me nismat si “Ballkani i Hapur”, Sela tha se asnjë iniciativë e tillë nuk ka kuptim për sa kohë që nuk vendoset edhe mozaiku i fundit i rajonit të Ballkanit, e që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Ndryshe kjo do të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës dhe në përgjithësi për shqiptarët”, shtoi Sela.

Në takim, ai u shoqërua nga Ilire Dauti, kryetare e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë dhe kryetar i Gostivarit.

Vedat Muriqi starton në ndeshjen e parë për Mallorcan

0

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Rayo Vallecano dhe Mallorca, e vlefshme për çerekfinalen e Copa del Rey.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të startojë në këtë ndeshje, edhe pse ka dy ditë që ka ardhur në klub.

https://twitter.com/RCD_Mallorca/status/1488935351142043656?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1488935351142043656%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvedat-muriqi-starton-ne-ndeshjen-e-pare-per-mallorcan%2F

Vedat Muriqit iu kompletua dokumentacioni dhe orë më parë u njoftua se do të ishte i gatshëm të luante sot për Mallorcan.

Ishte vet trajneri i Mallorcas, Luis Garcia i cili tha dje se nëse kompletohet dokumentacioni, Muriqi do të startojë, pasi ishte impresionuar nga stërvitja e tij.

Osmani takon Selën, flasin për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Në takim u diskutua për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar se perspektiva e të dy shteteve është në BE dhe në këtë kontekst ka potencuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës.

Ajo veçoi raportet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, për të cilat një kontribut të çmuar japin edhe shqiptarët si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort