Home Blog Page 3539

Publikohet raporti i ShSKUK-së, kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus

0

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen e QKUK-së dhe spitaleve tjera rajonale rreth situatës me COVID-19.

Sipas njoftimit, në ShSKUK janë 213 pacientë me COVID-19. Prej tyre 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 13 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 73 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit, 17 pacientë

Spitali i Pejës, 21 pacientë

Spitali i Gjakovës, 25 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 16 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Dënohen me nga 200 euro pronarët e dy lokaleve në Prizren, nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prizrenit ka shqiptuar 102 gjoba për personat fizik, të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Policia bën të ditur se kanë inspektuar sheshe, rrugë, qendra tregtare dhe lokale të gastronomisë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë 24 orëve të datës 2 shkurt 2022 , duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash si dhe NJRKRR në Prizren”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia thotë se, në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 102 gjoba personave fizik, janë dhënë 21 vërejtje, janë kontrolluar 26 lokale për mos respektim te orarit dhe janë shqiptuar 2 gjoba prej 200 euro ndaj pronareve te lokaleve .

Policia thekson tutje se, aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.

Facebook për herë të parë në histori shënon rënie të përdoruesve aktiv ditor

0

Rrjeti social Facebook ka regjistruar rënie të numrit ditor të përdoruesve aktiv – për herë të parë në historinë 18-vjeçare të kësaj kompanie.

Kompania simotër e Meta Networks, Facebook, ka njoftuar se numri i përdoruesve ditor aktiv ka rënë në 1,9 miliardë muajit të fundit, për dallim nga dhjetori i vitit të kaluar që ishte 2 miliardë, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani gjithashtu zbuloi se është zvogëluar rritja e të hyrave, derisa po ballafaqohet me konkurrencën që e bëjnë rivalët siç është TikTok dhe YouTube, e përdoruesit kanë shpenzuar edhe më pak para.

Aksionet e Meta kanë rënë për më shumë se 20 për qind, e kjo rezultoi me humbjen e vlerës në treg, që sillet rreth 200 miliardë dollarë.

Megjithatë, ka ardhur deri te një rënie e madhe e vlerës së platformave tjera në mesin e të cilave janë edhe Twitter, Snap dhe Pinterest.

Drejtori dhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se rënia është rezultat i faktit që opinioni në veçanti përdoruesit e rinj kanë braktisur Facebook, dhe kanë kaluar te rivalët. /Telegrafi/

Shtyhet gjykimi ndaj 20 policëve të veriut, të cilët po akuzohen për korrupsion e kontrabandë me mallra

0

Për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Zoran Radunoviq, është anuluar seanca ndaj 20 policëve të veriut, të cilët po akuzohen për korrupsion e kontrabandë me mallra.

Njoftimi për anulimin e seancës është bërë nga zyra e gjykatëses Shadije Gërguri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 mars 2022.

Në këtë rast po akuzohen: Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Abdurrahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuci, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovci, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsa Gogiq.

Bashkë me 20 policët e veriut akuzoheshin edhe Bozhidar Milosavljeviq dhe Krsto Subotiq, por ndaj të njëjtëve gjykata ka pushuar procedurën penale, për shkak se kishin ndërruar jetë.

Po ashtu bashkë me 20 policët e veriut në këtë rast për kontrabandim me mallra janë të akuzuar edhe Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi, mirëpo rasti ndaj tyre ishte veçuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 16 qershor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj 33 personave për dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, “kontrabandë me mallra”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, Biljana Nedekjkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit dhe të akuzuarit Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të ndrrimit “A”, të SPMK në Zubin Potok, nga viti 2017 e deri në maj 2019, në bashkëkryerje me të akuzuarin Dejan Vukashinoviq i cili ndodhet në arrati, me dashje kishin shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar.

Në aktakuzë thuhet se kishin lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme si: kafshë, derivate, pije alkoolike, joalkoolike dhe mallra ushqimore nga Serbia në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale, derisa kishin qenë në detyrë zyrtarë duke mbikëqyrur rrugët kufitare.

Sipas PSRK-së, të njëjtit iu kishin mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm të akuzuarve Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Djukiq, Miljan Radisavljeviq, Miljojko Radisavljeviq, Zoran Vukomanoviq dhe persona të tjerë si transportues të mallrave, duke iu shmangur kontrollit doganor me rastin e importimit të mallrave, me ç’rast i kishin shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, sipas PSRK-së këta 5 të akuzuar kishin marrë-pranuar shuma të ndryshme të parave, për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare dhe atë për çdo automjet nga 20 deri në 100 euro, apo 150 euro, e që një pjesë të këtyre parave e kishin marrë për vete, ndërsa pjesën tjetër ua kishin ndarë policëve të ndërrimit.

Për të njëjtat veprime po akuzohen edhe Oliver Kuzmanoviq në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Bozhidar Milosavljeviq dhe Ali Pllana, në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të ndërrimit “B”, të SRMK, në Zubin Potok dhe të akuzuarit Zoran Radunoviq në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit si dhe të akuzuarit Krsto Subotiq, Reshat Kuqi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomaviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovci dhe Blagoje Lazoviq në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të nderrimit “C”.

Për këto veprime, PSRK, në vazhdim dhe bashkëkryerje po i ngarkon me veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, për të cilat veprime dhe me të njëjtat vepra penale po ngarkohet edhe udhëheqësi i ndërrimit “D”, Nebojsha Gogiq.

Sipas PSRK-së, të akuzuarit Izet Jashari, Arben Isufi, Faton Isufi, Bajram Uka, Nysret Jashari, Xhevdet Jashari, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Besnik Morina, Jeton Morina dhe Sabri Isufi, nga viti 2017 e deri në maj 2019, në bashkëkryerje me Dragoslav Igrutinoviq dhe Boban Raojkoviq të cilët gjenden në arrati, kishin kontrabanduar kafshë nga Serbia për në Kosovës, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Besnik Morina, Jeton Morina dhe Sabri Isufi kishin udhëtuar në Serbi ku atje kishin blerë kafshë dhe më pas të njëjtat përmes marrëveshjes i kishin dorëzuar tek të akuzuarit Dragoslav Igrutinoviq dhe Boban Radojkoviq të cilat kafshë i kishin kontrabanduar përtej kufirit në mënyrë ilegale dukë bashkëpunuar me zyrtarët policor në SPMK-Zubin Potok, për të cilat shërbime ishin paguar në shumën prej 50 deri në 60 euro për një kafshë.

Më pas, siç thuhet në aktakuzë, të akuzuarit Izet Jashari, Arben Isufi, Faton Isufi, Bajram Uka, Nysret Jashari, Xhevdet Jashari, i kishin marrë kafshët nga fermat e të akuzuarve Dragoslav Igrutinoviq dhe Boba Radojkoviq dhe i kishin dorëzuar tek pronarët e tyre në fshatrat Pasomë dhe Akrashticë të komunës së Vushtrrisë dhe fshatin “Sankovc”, në Drenas, ku për bartjen e këtyre kafshëve kishin marrë 30-35 euro për një kafshë.

Sipas PSRK-së, vetëm për dy rastet e proceduara vlera e shmangies për mallrat e kontrabanduara është mbi 5 mijë euro, ku të njëjtit pas hetimit nga ana e policisë ishin arrestuar.

Për këto veprime, Izet Jashari, Arben Isufi, Faton Isufi, Bajram Uka, Nysret Jashari, Xhevdet Jashari, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Besnik Morina, Jeton Morina dhe Sabri Isufi, po ngarkohen me veprën penale “kontrabandë me mallra”, nga nenin 317, par.1 lidhur me nenet 81 dhe 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, të akuzuarit Nysret Jashari dhe Faton Isufi po ngarkohen edhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, pasi gjatë urdhër kontrollit nga ana e policisë, tek i akuzuari Jashari ishin gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47, një pushkë M-48, 12 fishekë të pushkës automatike, 30 fishekë të pushkës M-48, një pjesë vazhduese e pushkës automatike.

Ndërsa, tek i akuzuari Isufi policia kishin gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie ”Zastava”, dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat armë dy të akuzuarit i kishin poseduar pa autorizim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Konfiskohen 70 mijë euro mallra në Prizren, Dogana jep detaje

0

Dogana e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellëse.

Pas hetimit disa mujor njësitet e Doganës së Kosovës kanë bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.

Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm (telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesorë) pa origjinë / dokumentacion përcjellës, pra është kontrabanduar.

“Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor janë 21,509.41 Euro”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me qytetarët, do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”

25 çifte në Prizren u martuan më 02.02.2022

0

Sivjet për herë të fundit këtë shekull ishte data në kalendar 02/02/2022.

02/02/2022 u konsiderua datë e veçantë për t’u martuar. Për ta vulosur dashurinë e tyre në një datë të rrallë si kjo në Kosovë vetëm dje u martuan mbi 300 çifte.

Në një përgjigje Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se dje kanë bërë kurorëzim gjithsej 328 çifte.

Sipas të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga MPB, gjithsej 30 çifte dje i thanë po njëri-tjetrit vetëm në kryeqytet.

Në Vushtrri 27, Prizren 25, Mitrovicë 21, në Ferizaj, Rahovec dhe Pejë u kurorëzuan nga 19 çifte. Dje më 02.02.2022 në Gjakovë, Gjilan dhe Lipjan u martuan nga 18 çifte, shkruan rtv21.tv

Tutje në bazë të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga MPB, në Gllogoc dje janë martuar 14 çfite, Malishevë 12, Podujevë 12, Skënderaj, 11 Suharekë 10, Klinë 9, Kaçanik 8, Deçan 7, Shtime 7, Viti 5, Istog 5, Kamenicë 4, Fushë Kosovë 4, Dragash 2, Mamushë 2 dhe Obiliq 2. Nga një çift u martua në Novoberdë dhe Gracanicë.

Këto data të veçanta padyshim se rezervohen për tu veçuar gjithmonë pse jo edhe martesa. Kur jemi te kjo e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për rtv2.tv ka treguar se në këto data vërehet numër më i madh i aplikimeve për t’u martuar.

Veç një ditë më parë kanë qenë vetëm 41 martesa në tërë Kosovën.

Gjatë muajit janar janë regjistruar mbi 1 mijë kurorëzime.

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku dhe u dënuan afro dy mijë shoferë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, 11 prej tyre me persona të lënduar, kure 33 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu në 24 orët e fundit ka dënuar 1 mijë e 886 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, 414 qytetarë janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Të mërkurën janë arrestuar edhe 27 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Dezinformatat në Kosovë, Kurhasani nga NDI: Politikanët dhe partitë politike po i ndihmojnë manipulimit të informacionit

0

National Democratic Institute (NDI) në Kosovë së fundmi ka publikuar raportin vjetor “Sfidat e integritetit të informacionit: Një kërcënim në rritje për demokracinë e Kosovës”, mbi monitorimin në internet dhe mediat sociale midis marsit 2020 – shkurt 2021.

Lidhur me të gjeturat e këtij raporti në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur zëvendësdrejtori i NDI, Valon Kurhasani.

Gjetjet kryesore tregojnë se dezinformimi dhe gjuha nxitëse paraqesin kërcënim për mjedisin medial të Kosovës.

Sipas Kurhasanit edhe pse qytetarët janë të vetëdijshëm për këto fenomene, ka mungesë të verifikimit të fakteve dhe mungon edukimi medial.

“Dezinformimi apo keqinformimi, gjuha nxitëse e urrejtjes, të gjitha këto ne i konceptojmë si informacion i ç ‘rregullt. Kjo është kërcënim për diskursin publik të demokracisë jo vetëm në Kosovë por edhe në botë”, u shpreh Kurhasani.

Zëvendësdrejtori i NDI, Valon Kurhasani në intervistë për “Përballje”/ Foto: Ridvan Slivova

Ai shtoi se tendenca për të marrë një informacion shumë shpejt e ka vendosur Kosovën në një hapësirë mediale të cenueshme.

Kurhasani ka shtuar se në këtë aspekt më së shumti kanë ndikuar politikanët dhe partitë politike.

“Tendenca për me marrë një informacion shumë shpejt dhe nga të gjitha anët pa verifikim të burimeve e ka vendos Kosovën si një hapësirë mediale të cenueshme nga dezinformimi, qoftë i brendshëm apo i jashtëm. Ky dezinformim po ndodh në disa nivele. Niveli më i madh apo hapësira më e madhe ku ndodh ky denzinformim është në kontekst të shtyrjeve politike ku akterë janë politikanët dhe partitë politike që kanë krijuar një ambient të kontaminuar të informacionit në shpërndarjen e dezinformatave, propagandave, gjuhës së urrejtjes etj”, tha Kurhasani.

Zëvendësdrejtori i NDI, shtoi se kjo është një shkurt-pamësi e partive politike për të arritur qëllime afatshkurta duke e dëmtuar oponent politik.

“Kosova ndahet në dy hapësira të informacionit serbishtfolës dhe shqipfolëse. Ndikimi është i ndryshëm në secilën prej tyre. Tendenca për me plasu shumë shpejt lajmin dhe me marr të gatshëm ne e kemi identifikuar që edhe gazetarët punojnë në kushte jo të favorshme në Kosovë, qoftë në aspektin e respektimit të ligjit të punës, qoftë në aspektin e kërcënimeve që i marrin nga politika”, tha Kurhasani.

Ai theksoi se në Kosovë 75% e njerëzve diskutojnë për politikë online, krahasuar me vendet tjera në rajon.

Kurhasani në këtë intervistë ka folur për influencën që ndodh në Kosovë dhe vendet e rajonit kryesisht që vjen nga Serbia, Rusia e Kina. Ai ka treguar për rrezikun që ka shoqëria e Kosovës nga lajmet e rrejshme, propagandat dhe parandalimet që duhet të ndodhin. /Telegrafi/

*Raportin e plotë “Sfidat e integritetit të informacionit: Një kërcënim në rritje për demokracinë e Kosovës” nga NDI mund ta gjeni KËTU

Rrezik nga ortekët, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor bën thirrje për kujdes

0

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka theksuar se pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

SHKSHMK në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos skijojnë jashtë shtigjeve të skijimit.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Kujdes Ortek !

Pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur.

-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni: 112, +38349840228”. /Telegrafi/

Sot shqyrtohen masat antiCOVID në Kosovë

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, nga komiteti për menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga ora 14:00, raporton Sinjali.

Në këtë mbledhje do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.

Raportohet se ora policore mund të përgjysmohet ose edhe të largohet, kurse orari për gastronominë do zgjatet deri në ora 23:00.

Edhe masa për dëshminë e tri vaksinave për të hyrë në Kosovë pritet të hiqet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort