Home Blog Page 3537

Rekomandohet lehtësimi i masave antiCOVID-19 – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

0

Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhim të pandemisë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se kanë rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Latifi tha se për shkak të situatës pandmike janë krijuar kushtet për lirim të masave.

Ai tha se ora policore është zhvendosur në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomia lejohen deri në orën 23:00.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testI PCR.

Ministri Latifi tha se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave. /KP/

2110 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.786.709 doza të vaksinës.
Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.
Në total numri i rasteve aktive është 30.871.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Gjyqtari demanton mediat, mohon se ka urdhëruar arrestimin e Xhelal Sveçlës

0

Një numër i madh i mediave kanë raportuar sot se Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar policinë që ta sjellë me forcë në seancë gjyqësore Ministrin e Punëve të Brendëshme Xhelal Sveçlën.

Sipas raportimeve Sveçla nuk është paraqitur në seancë gjyqësore dhe gjykatësi ka urdhëruar arrestimin e tij.Mirëpo lajmi është demantuar nga gjykatësit i kësaj lënde Eroll Gashi.Ai në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se raportimi është gabim“Nuk është lëshu urdhëresë , gabim është ajo” ka thënë gjykatësi Gashi.

Ai ka sqaruar se në seancën e sotme ai ka konstatuar në procesverbal që personat mungojnë dhe nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre. Sipas gjykatësit pasi është konstatuar kjo gjykata ka kërkuar që të verifikohen adresat e tyre dhe të ridërgohen ftesat edhe një herë.

Gjykatësi ka sqaruar se ka thënë në seancë që në rast se në seancën e radhës të pandehurit nuk paraqiten në sallën e gjyqit atëherë ai do obligohet të lëshoj urdhërin për sjelljen e tyre me forcë.Mirëpo edhe këtë veprim gjykatësi ka thënë se do e marrë vetëm pasi ti analizoj të dhënat që mund ti dërgojnë palët.

“Nëse bijnë arysetime që nuk kanë mundur me u parqit, janë me COVID-19 ose diçka edhe ajo e arsyeton faktin mos me lëshu urdhërsë, përndryshe deri në momentin kur do të caktojë seancën, nëse nuk paraqiten arsyetimet për mos prezencë në seancë, do të lëshojë urdhëresën për sjellje me detyrim”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Rasti i cili është duke u gjykuar tek gjykatësi gashi ka të bëjë me protestën e qershorit 2013 ku Xhelal Sveçla Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj akuzohen se gjuajtën me gurë shishe qelqi e mjete të forta në drejtim të policisë.

Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta sjellë me forcë në seancë ministrin Xhelal Sveçla

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjelle me detyrim në seancë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe Agron Kabashit, pasi që të njëjtin munguan në seancën e së enjtes.

Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi, pasi që për të akuzuarit Sveçla dhe Kabashi gjykata kishte prova se të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarin Kabashi gjykatësi Gashi deklaroi se, i njëjti e ka refuzuar ftesën që të paraqitet në gjykatë, andaj ndaj tij u lëshua urdhëresë për sjelle me detyrim në seancën e radhës.

Po ashtu, në këtë seancë munguan edhe Pajtim Demaj, Sami Avidu, Nol Nushi, Frashër Krasniqi dhe Bekim Shkodra.

Lidhur me mungesën e të akuzuarve Demaj dhe Avdiu, gjykatësi Gashi tha se gjykata ende nuk ka pranuar fletë dërgesën për të konstatuar nëse të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndërsa, për të akuzuarin Nushi dhe Shkodra, sipas gjykatësit Gashi gjykata më 22 dhjetor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim por deri në kohën e mbajtjes së kësaj seance, gjykata nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me zbatimin e kësaj urdhërese nga e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Kurse, për të mungesën e të akuzuarit Krasniqi gjykatësi Gashi deklaroi se edhe për të gjykata më 24 janar 2022 kishte lëshuar urdhëresë për sjelle me detyrim mirëpo sipas njoftimit të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë thuhet se i njëjti nuk është gjetur në adresën e dhënë sipas urdhëresës.

Tutje, gjykatësi Gashi tha se në këtë njoftim thuhet se policia ka komunikuar me prindin e të akuzuarit Krasniqi i cili kishte deklaruar se për djalin e tij nuk ka ndonjë informacion se ku jeton.

“Lidhur me mungesën e të akuzuarit, Frashër Krasniqi, gjykatësi, Gashi njoftoi se ndaj të njëjti për të cilin gjykata ka lëshuar urdhëresë me 24.01.2022, për sjellje me detyrim mirëpo nga stacioni policor veriu ne Prishtinë jemi njoftuar se kemi dalë në adresën sipas urdhëresës Frashër Krasniqi nuk ka qenë në atë adresë , ndërsa ne kemi komunikuar me babin e tij Ali Hasan Krasniqi , dhe i cili ka deklaruar “ djali na ka dal prej dore dhe nuk e dijm se ku jeton” deklaroi gjykatësi Gashi.

Pas konstatimit të palëve i akuzuari Azemi deklaroi se ka afërisht 2 vite që i njëjti kërkon nga prokuroria që të pasijet me shkresat e lendes, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk e përmbushur obligimin e saj.

Lidhur me këtë, prokurori Mustafa deklaroi se në administratën e prokurorisë do të verifikoj nëse ka ndonjë kërkesë të tillë, dhe të gjithë palët që nuk janë të pasitur me shkresat e lendes mund ti drejtohen kësaj prokurorie.

Ndryshe, të pranishëm ishin prokurori Besart Mustafa, Dardan Molliqaj, Egzon Azemi, Afrim Maqastena, Pajtim Havolli, Afrim Hoxha dhe Besnik Qelaj.

Me qene se nuk u plotësuan kushtet për mbajen e shqyrtimit fillestar, seanca e radhës u shty në kohë të pacaktuar.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur në mars të vitit 2014, rezulton se të akuzuar për këtë vepër penale krahas ministri Sveçla janë edhe Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj.

Ata po akuzohen se në protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundrejt disa zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.

I akuzuari Bekim Shkodra po akuzohet edhe për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme huligane.

Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, Sveçla dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen se gjatë kësaj proteste kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ku si pasojë e këtyre veprimeve lëndime të lehta trupore kanë pësuar policët-të dëmtuarit Rifat Geci, Halil Syla, Agim Xheli dhe Bashkim Hyseni.

Sipas prokurorisë, gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme materiale ku janë dëmtuar uniformat dhe pajisjet zyrtare të zyrtarëve policorë gjatë ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike e po ashtu i kanë dëmtuar dy vetura, pronë e Qeverisë së Kosovës dhe dy vetura pronë të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar kështu pasoja të rënda.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo për të cilën dënimi parashihet me dënimi me gjobë prej dyqind (200) deri dhjetë mijë (10.000) Euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë (5) vjet burgim për huliganizëm me pasoja të rënda.

Ndërsa dispozitivi i dytë i kësaj aktakuze, Bekim Shkodrën e ngarkon edhe për veprën penale të “sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410 paragrafi 2 të KPRK-së, vepër kjo për të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Rama për ngritjen e çmimit të naftës: Problem i përgjithshëm, shikojeni Kosovën

0

Çmimet e naftës, të benzinës e të gazit janë ngritur në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kjo është pasuar me reagime të shumta nga qytetarët, ndërsa reagim pati edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama i ka kthyer përgjigje në rrjetin social “Facebook” një komentuesi, i cili i ka kërkuar Ramës që çmimi i naftës të ulet.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar më larg, ndërkohë që, siç kam premtuar, ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart”, i ktheu përgjigje Rama një komentuesi.

Qytetari, ndër të tjera, ka shtuar se këto çmime nuk përkojnë me nivelin e rrogës, e për këtë kryeministri shtoi se: “Sa për rrogat, ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj, si në kohën e Sudes, prandaj duhet punë e durim”.

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë arritur vlerat më të larta në 20 vjetët e fundit, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Në një emision në KTV, ai ka thënë se një litër naftë në Kosovë aktualisht ka çmimin prej 1.23 euro deri 1.30 eurove, ndërsa benzina nga 1.25 deri në 1.32 euro.

Berjani ka thënë se çmimet caktohen nga bursa ndërkombëtare dhe organizata prodhuese OPEC.

Shqyrtimi i masave anti-covid, Ministri Latifi thotë se sot nuk pritet të merret asnjë vendim

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, nga komiteti për menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga ora 14:00.

Në këtë mbledhje do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.

Raportohet se ora policore mund të përgjysmohet ose edhe të largohet, kurse orari për gastronominë do zgjatet deri në ora 23:00.

Edhe masa për dëshminë e tri vaksinave për të hyrë në Kosovë pritet të hiqet.

Avokati i Popullit para pak ditësh ka dalë me një opinion juridik përmes së cilit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës t’i rishqyrtojë masat anti-COVID që janë në fuqi.

Rumania dhuron pajisje mjekësore në vlerë 20 mijë euro për Pediatrinë e QKUK-së

0

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se RoAiad, një agjenci brenda Qeverisë së Rumanisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, i dhuroi SHSKUK-së një donacion me pajisje mjekësore dhe material harxhues.

Sipas SHSKUK-së. donacioni kap vlerën e 20 mijë eurove, ndërsa përfitues është Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, falënderoi shtetin rumun për ndihmën e ofruar, duke thënë se ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në këtë rast për fëmijët që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas tij, donacioni ka rëndësi të veçantë, sepse shpreh miqësinë dhe solidaritetin mes popujve, sidomos në kohëra të vështira.

“Drejtori Krasniqi e siguroi udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor se donacioni do të përdoret për qëllimin e destinuar. Ndërkaq, Onisor tha se ky donacion është një ndihmë nga populli rumun, dedikuar për Pediatrinë”, thuhet nga SHSKUK.

Gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit, prezent ishte edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, i cili falënderoi shtetin e Rumanisë, derisa theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Policia deklarohet për rastin e kamermanit të arrestuar në Suharekë

0

Në njoftimin e Policisë thuhet se sot, në orën 11:45, në rajonin e Prizrenit, në Suharekë, Policia e Kosovës me njësitet e saj, gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare
të saj ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e Policisë duke
penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre
sipas planit.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe pas konsultimit me
prokurorin e shtetit, rasti iniciohet dhe shkon në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, thuhet në njoftim

Tentoi të prodhojë dollarë amerikanë, i ngritet aktakuzë të pandehurit nga fshati Hoçë e Qytetit

0

Prokuroria Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë në tentativë” nga neni 296 paragrafi 5-1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., në periudhën kohore prej tetorit të vitit 2019 deri më 20.01.2020 në shtëpinë e tij dhe në garazhë në fshatin Hoqë e Qytetit – Komuna e Prizrenit, tenton të prodhojë para të falsifikuara të valutës 50 (pesëdhjetë) USD – dollarë amerikanë me qëllim që t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që përgatitë pajisjet si: fotokopje, printer, skaner, një makinë për ngjyrosjen dhe shtypjen e parave si dhe letrën A4 të cilësisë së lartë për printim, ku përmbajtja e këtij materiali të letrës e ka figurën dhe formën që gjendet në kartëmonedhën 50 dollarëshe, vijat identifikuese si dhe shiritin e sigurisë e ka të njejtë, të një kualiteti të mirë për falsifikim.

Në këtë mënyrë, i pandehuri i ka përgatitur që në një letër të formatit A4 të printohen 4×50 dollarë, ndërsa nëse merret numri i letrave që është 500 copë në një paketë, ajo arrinë shumën rreth 100.000 dollarë në një paketë, dhe nëse merret numri prej 7 paketave të letrës të cilët janë konfiskuar dhe ishin përgatitur për printim kishin arritur shumën prej 700.000 dollarë kartëmonedha të falsifikuara.
Me këto veprime, i pandehuri L.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë në tentativë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në njoftim.

Kameramani i “EO”: Është detyra jonë të insistojmë për xhirimin e ngjarjes

0

Kameramani i agjencisë ‘Ekonomia Online’ Albion Selitaj që u arrestua dhunshëm gjatë kryerjes së detyrës nga njësia speciale e policisë së Kosovës ka folur për ngjarjen pas lirimit nga arrestimi.

Ai tha se si kameraman ka të drejtë me ushtru detyrën e tij dhe se njësia speciale është sjellë tepër vrazhdë.

“Unë kam të drejtë me ushtru detyrën time si kameraman, nuk është detyrë e imja me u frikësu prej policisë qëllimi ka qenë me përcjellë ngjarjen. Për njësinë speciale janë sjellë tepër vrazhdë, qëllimi s’ka qenë me na nxjerr neve mediave jashtë. Rezistenca ime ishte me na leju me kry punën tonë me xhiru ngjarjen unë s’pata me policinë, unë vi me xhiru asgjë më shumë ata insistiojshin me dalë jashtë.Në atë insistim kanë reagu tepër shpejtë dhe e konsideruan se po e pengojmë punën e policisë, por trajtimi ka mundur të jetë më adekuat”, tha ai.

Selitaj tha se në stacionin policor në Suharekë policia ka pasë sjellje korrekte.

“Arrestimi ka qenë shumë i shpejt, ndërkaq policia në Suharekë kanë qenë shumë korrekt dhe më kanë trajtu mirë në stacionin e këtij qyteti. Ne si gazetarë dhe kameramanë e kemi për detyrë me xhiru ngjarjen jo me marrë urdhëra shtetërorë”, u shpreh ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort