Home Blog Page 3536

Jashari: FSK është dhe do të jetë forcë profesionale, me vlera dhe standardet më të larta

0

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Jeffrey M. Hovenier.

Në fillim, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje në misionin diplomatik dhe e falënderoi për mbështetjen e pazëvendësueshme të SHBA-së dhënë për FSK-në që nga themelimi e deri më sot.

Jashari theksoi se FSK është dhe do të jetë forcë profesionale, shumë-etnike, me vlera dhe standardet më të larta, nën kontrollin civil demokratik si dhe në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, thuhet në komunikatë për media.

KOMFSK gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Hovenier edhe me planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së si dhe objektivit për pjesëmarrjen në ushtrime dhe misione ndërkombëtare të paqes përkrahë ushtrisë amerikane.

Në ndërlidhje me partneritetin mes dy shteteve si dhe Programin e Partneritetit Shtetëror më Gardën Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Jashari theksoi që SHBA si partner strategjik është jetik dhe si komandant do të punojë shumë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në funksion të paqes, stabilitetit te sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ndërsa, nga ana e tij, Ambasadori Hovenier theksoi që SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake dhe planeve zhvillimore të saj, për të cilat tashmë ka një koordinim paraprak.

Gjithashtu, ai e çmoi faktin që FSK është shumë-etnike dhe përfaqëson përbërjen etnike të popullsisë së Kosovës.

Në ndërlidhje me ushtrimet e përbashkëta Ambasadori Amerikan tha që sinkronizimi dhe mbështetja mes SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

OBSh-ja: Evropa mund të marrë “frymë” nga virusi, është rritur shkalla e vaksinimit

0

“Dy vite pas shpërthimit të pandemisë, Evropa mund të marrë frymë lirisht nga virusi për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit, variantit Omicron që është më i lehtë dhe faktit që jemi në fund të dimrit”, tha OBSH në një deklaratë.

“Kjo periudhë duhet të shihet si një armëpushim që do të na sjellë paqe të qëndrueshme,” u tha gazetarëve drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Evropa është gjithashtu në një pozitë të mirë për të shmangur çdo ringjallje, madje edhe të një varianti më virulent se Omicron, shtoi ai.

“Unë besoj se do të mund të mbajnë në kontroll variantet e reja që mund të shfaqen vazhdimisht, pa vendosur masat që kemi marrë më përpara, tha Kluge.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se skenari optimist do të ishte i vërtetë vetëm nëse vendet do të rrisin fushatat e tyre të vaksinimit dhe do të intensifikonin mbikëqyrjen për të zbuluar variante të reja.

Kluge tha gjithashtu se javën e kaluar janë regjistruar 12 milionë raste të reja në Evropë, rritja më e madhe javore që nga fillimi i pandemisë.

Ai madje shtoi gjithashtu se kjo rritje vjen si pasojë e variantit “Omicron”.

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për fajde në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.03.2022, ndaj të pandehurve:

– F.GJ., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; fajdeja nga neni 331 par.1 , detyrimi nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1, dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

– A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: fajdeja në ndihmë nga neni 331 par.1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Se i pandehuri F.Gj., nga data 21 nëntor 2020, në vazhdimësi deri më datë 02 shkurt 2022, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë, i pandehuri F.GJ., të dëmtuarit i ofrojnë një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme

Nga data 25 janar 2022 deri më 02 shkurt 2022, në Prizren i pandehuri F.Gj., me dashje ndërmerr veprime, i njëjti përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur, në atë mënyrë që më datë 25 janar në orët e mbrëmjes shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, ku i pandehuri F.Gj., i drejtohet me fjalët “a i ke bo paret”, kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arrite t’ i siguroj paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas i ’a përplasë telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të thikës e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore,

Me datë dhe kohë të njëjtë si më lartë, i pandehuri F.GJ., e dëmton telefonin mobil të të dëmtuarit, në atë mënyrë që i njëjti duke i bërë presione për pagesë të kamatave mujore, pasi e fyen dhe shanë, i merr telefonin nga dora me të cilin kishte komunikuar me të dëmtuarin, të cilin e përplasë për toke duke e bërë të papërdorshëm, me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

I pandehuri A.D., në kohë të përshkruar si më lartë, pasi që i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë kishte marrë të holla me kthim në kamata mujore tek i pandehuri F.Gj., i pandehuri A.D., gjatë pagesës së kamatave për pesë muaj rresht kur i pandehuri F. nuk ishte prezent, i dëmtuari i paguan kamatat tek i pandehuri A. në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas t’ i ketë dërguar të pandehurit F.Gj.,.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të ,procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e pandehurve në liri ekziston rreziku se të njëjtit me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penalo – juridike mund të arratisen jashtë vendit, me çka do të pengojnë rrjedhën normale dhe pa pengesa të kësaj procedure penale.

Gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, ngase te këta të pandehur është vërejtur këmbëngulësi e madhe në kryerje të veprave penale duke shprehur edhe agresivitet ndaj viktimës dhe familjes së tij, gjithashtu gjykata vlerësuar mënyrë e rëndë të kryerjes së veprës penale pasi që nga provat shihet se pandehurit kanë qenë të pamëshirshëm ndaj një viktime me gjendje tejet të rënduar financiare, i cili jeton me ndihma sociale, të cilat çdo fund muaj i ’a ka marrë i pandehuri F.Gj., duke i’a rrezikuar edhe ekzistencën familjare viktimës së këtij rasti.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për të parandaluar përsëritjen e veprës penale apo të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale e që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Qeveria për rastin e arrestimit të kameramanit: Liria e medias është vlerë themelore e demokracisë

0

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas arrestimit të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online.

Ai tha se ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar menjëherë nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisin hetimet në lidhje me rastin, teksa shtoi se qeveria e Kosovës angazhohet për krijimin e një ambienti të sigurt për punën e medies.

“Institucionet e rendit dhe ligjit e kanë përgjegjësi të bëjnë punën në mënyrë profesionale dhe brenda kornizave ligjore, duke respektuar të drejtat e secilit e duke mbrojtur secilin nga padrejtësitë”.

“Liria e medies është vlerë themelore e demokracisë, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm dhe më të sigurt për punën e tyre”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Drejtoria Rajonale e Prizrenit, në lidhje me rastin ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore ndaj pesë të tjerëve.

Suspendohen dy zyrtarë policor për arrestimin e kameramanit

0

Përmes një komunikate policia njofton se me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore, të cilët kanë qenë të inkuadruar në realizimin e planit policor në asistencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP-së) në komunën e Suharekës, me ç;rast kanë arrestuar një person për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast. Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK).

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për ‘Aftësitë për Tregun e Punës’

0

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin “Aftësitë për Tregun e Punës – Fit for Jobs”

Sipas njoftimit, ky projekt synon rritjen e numrit të të rinjve të punësuar në Kosovë përmes përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

“Projekti ‘Fit for Jobs’ mbulon katër fusha kryesore, siç janë, orientimi sistematik në karrierë në sistemin arsimor të mesëm të ulët, promovimi i përfshirjes sistematike të sektorit privat në Arsim dhe Aftësim Profesional, zvogëlimi i hendekut në mes të arsimit profesional dhe kalimit në tregun e punës, si dhe orientimi në karrierë me anë të politikave dhe strategjive përkatëse”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të Ministrisë së Financave, bashkëpunimi synon angazhimin e praktikantëve në Agjencinë e Punësimit, angazhimin e trajnerëve sipas nevojave të Qendrave për Aftësim Profesional (QAP), zhvillimin e kapaciteteve të QAP-ve, si dhe zbatimin e skemës së kuponëve të trajnimeve për punëkërkuesit.

Aeroporti i Gjakovës në listën e premtimeve të papërmbushura

0

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është ndër më të ngarkuarit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë (ACI), ANP “Adem Jashari” në vitin 2021 u ka shërbyer mbi 2.1 milionë pasagjerëve. Nga vendet e rajonit, vetëm ai i Beogradit ka pasur më shumë, mbi 3.2 milionë udhëtar.

Me shifrat e regjistruara, ANP ka hyrë për herë të parë në mesin e 100 aeroporteve më të ngarkuara në Evropë.

Sipas zyrave statistikore në Ballkan, Kosova në vitin 2021 ka shënuar po ashtu rënien më të vogël të trafikut të pasagjerëve ajrorë, krahasuar me periudhën para pandemisë me vetëm 8 për qind.

Rënien më të madhe e kanë pësuar Kroacia me 59 për qind dhe Mali i Zi me 50 për qind.

ANP është i vetmi që shfrytëzohet në Kosovë për qëllime civile, edhe pse vendi ka edhe Aeroportin e Gjakovës, i cili ndodhet rreth 90 kilometra larg Prishtinës.

Jashtë programit të Qeverisë

Premtimet e dhëna nga partia tani në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – se ky aeroport do të shërbejë për udhëtime me kosto më të lirë, nuk duket se janë duke u materializuar.

“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë: kargo [bartje e mallrave] dhe udhëtime me kosto të ulët”, është thënë në programin zgjedhor të Vetëvendosjes.

Por, në programin katërvjeçar të Qeverisë së formuar nga kjo parti, në mars të vitit të kaluar, nuk përmendet asnjë plan për Aeroportin e Gjakovës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Aeroporti i Gjakovës, pas luftës së viteve 1998/1999, është rindërtuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përkatësisht nga paqeruajtësit italianë. Deri në vitin 2013, ai është përdorur për mbështetjen e aktiviteteve ushtarake të misionit të NATO-s.

Në dhjetor të atij viti, pas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet qeverive të atëhershme të Italisë dhe Kosovës, aeroporti me të gjitha mjetet për operim është transferuar te autoritetet e Kosovës.

Gjashtë vjet më vonë, me një vendim të Qeverisë së Kosovës, aeroporti i është dhënë në shërbim Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se, “hapësirat e Aeroportit të Gjakovës përdoren për nevojat e FSK-së” dhe thonë se investimet e fundit, të bëra atje, lidhen me “ngritjen e rrethojave të aeroportit” dhe “sigurimin e hapësirave të aeroportit”.

Sa u përket premtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për funksionalizimin e aeroportit për shërbime civile, në Ministrinë e Mbrojtjes nuk japin detaje, por thonë se kjo “varet nga strategjia dhe planet zhvillimore të Qeverisë së Kosovës”.

Që Aeroporti i Gjakovës t’iu vihet në dispozicion shërbimeve civile, Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë fillimisht vendimin e vitit 2019, thekson ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha duke iu referuar vitit kur aeroporti i është dhënë në shfrytëzim FSK-së.

“Duhet të bëhet një analizë për të parë nëse është më i nevojshëm për shërbime ushtarake – pasi ne synojmë të jemi pjesë e NATO-s – apo të bëhet aeroport për shërbime civile”, thotë Berisha, duke theksuar se aeroporti mund të shërbejë për të dyja qëllimet.

A mund të hapet aeroporti i dytë në Kosovë?

Megjithatë, hapja e një aeroporti të dytë civil në Kosovë mund të jetë vështirë e realizueshme – së paku edhe për një kohë.

Në vitin 2010, ANP i është dhënë në shfrytëzim një konsorciumi turko-francez, për një periudhë 20-vjeçare.

Kontrata midis autoriteteve të Kosovës dhe konsorciumit “Limak & Aeroport de Lyon”, neni 13.6, e siguron këtë të fundit se nuk do t’i nënshtrohet konkurrencës së drejtpërdrejtë me hapjen e një aeroporti tjetër komercial në Kosovë.

Nëse një aeroport i tillë hapet, Qeveria e Kosovës obligohet ta sigurojë konsorciumin në fjalë se nuk do të ketë humbje nga një kompani ndërkombëtare, që potencialisht do të operonte në Kosovë.

I pyetur nëse Kosova ka nevojë për një aeroport tjetër civil, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupi, shprehet i rezervuar në përgjigje.

“Nëse vendoset të hapet, ne e kryejmë procesin e certifikimit”, thotë Ejupi.

Ali Aliu, njohës i çështjeve të aviacionit civil, thotë se Kosovës, me 1.8 milion banorë dhe me diasporën e saj, i mjafton vetëm një aeroport ndërkombëtar.

Sipas tij, Aeroporti i Shkupit në Maqedoni të Veriut dhe ai i Kukësit në Shqipëri mund të jenë aeroporte alternative për udhëtarët.

Dy aeroportet ndodhen rreth 115 kilometra larg Prishtinës, edhe pse i Kukësit aktualisht është jashtë funksionit, për shkak të, siç është thënë, mungesës së pasagjerëve.

Aliu thotë se Aeroporti i Gjakovës mund të shërbejë për udhëtime turistike, biznesi apo edhe të bëhet akademi për shkollimin e kuadrove të reja për pilotim dhe shërbime të tjera të aviacionit.

“Me pak investime, Aeroporti i Gjakovës shumë lehtë funksionalizohet, pasi që pista është në rregull, është pak e ngushtë, por mund të zgjerohet dhe mund të shfrytëzohet. Është pothuajse i gatshëm nga investimet që ka bërë KFOR-i italian”, thotë Aliu.

Në vitin 2012, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar hapjen e një “akademie të rëndësishme të fluturimit” që, sipas tij, do të operonte në Aeroportin e Gjakovës, por një gjë e tillë nuk është realizuar.

Në vitin 2017, ngjashëm ka premtuar edhe kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, por as ai premtim nuk është përmbushur.

Fakte për Aeroportin e Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës gjendet rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Gjakovës. Është i vendosur në një hapësirë relativisht të rrafshët – rreth 400 metra mbi nivelin e detit.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës i ka bërë atij një auditim në vitin 2016.

Në mesin e përfundimeve të nxjerra është se në këtë aeroport është e instaluar kulla mobile e kontrollit të trafikut ajror, e pajisur me sistemet e nevojshme të komunikimit tokë-ajër; aeroporti ka edhe infrastrukturën e furnizimit me rrymë dhe ujë dhe mjetet për furnizimin e aeroplanëve me karburante.

Aeroporti ka një sistem të vetëm piste me një rrugë paralele për taksim. Pista është 1,799 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë.

Terminali i aeroportit përbëhet nga hapësirat e terminalit të udhëtarëve dhe mallrave, parkingu i aeroplanëve, hapësirat për ngarkim dhe shkarkim dhe hapësirat për shërbime të udhëtarëve.

Aeroporti i Gjakovës është formuar dhe funksionalizuar që pas Luftës së Dytë Botërore për nevoja të agro-kulturës. Në vitet ’90, ai ka pushuar së funksionuari deri në kohën kur është marrë nga KFOR-i. /REL/

Vdes aksidentalisht 16-vjeçari nga Kosova në Gjermani

0
Foto: Ilustrim

Një 16-vjeçar me prejardhje nga fshati Peran i Podujevës ka humbur jetën aksidentalisht në Gjermani, njofton kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit, teksa bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshtatit Peran.

Postimi i tij i plotë:

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij.

Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!

Pagesa e 32 zyrtarëve serb nga MASHTI pa shkuar fare në punë, reagon SBASHK-u

0

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj MASHT-it dhe institucioneve tjera lidhur me pagesën e 32 zyrtarëve serb të cilët nuk shkojnë asnjë ditë në vendin e tyre të punës.

SBASHK ka thënë se ky veprim i MASHTI-t, por edhe i ministrive e institucioneve tjera, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës.

“Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBASHK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimor të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet. Është mirë që mediet e bën publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria.

Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBASHK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimor të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga. Situatë edhe më keqe është në komunën e Mitrovicës ku kemi mbi 100 punonjës arsimor që nuk marrin paga dhe nuk figurojnë fare në listën e pagave, prandaj edhe një herë kërkojmë nga MASHTI, gjegjësisht Qeveria e Kosovës që të bën një zgjedhje urgjente për këta të punësuar, të cilët çdo ditë e kryejnë punën e vet por ka pesë muaj që nuk marrin paga.

Do kujtuar se në vitin e kaluar mësimor pas angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut dhe Ministrit Likaj e zëvendësministrit Rexhaj nga Qeveria Hoti u gjet mbështetja dhe u ofrua një zgjidhje e përkohshme (për vitin shkollor 2020/2021) për 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda me shpresën se do të punohej për një zgjidhje të përhershme duke kryer kështu institucionet obligimin e tyre njerëzor e moral për këta njerëz, që detyrohen të shkojnë në institucione arsimore duke qenë të vetëdijshëm se pak mund të kontribuojnë, por u duhet ta ruajnë vendin e punës dhe kafshatën e bukës për familjet e tyre dhe për të blerë ilaçet.

SBASHK, pa dashur të përzihet në politika të mëdha a të vogla të shtetit tonë, konsideron se nëse për dikë, pa marrë parasysh arsyet politike e çfarëdo qofshin ato, gjenden mjete për paga pa shkuar as edhe një ditë në punë, atëherë është obligim moral e njerëzor që të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda që ta gëzojnë mbështetjen e shtetit, të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimor që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen.

Reduktime të ujit në të gjitha lagjet e Prizrenit

0

Përmes një njoftimi, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë në vendin tonë, kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore dhe përkeqësim të furnizimit me ujë të pijes.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për shmangie nga reduktimet gjenerale, për arsyet e sipërshënuara, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në të gjitha zonat e qytetit të Prizrenit sipas këtij orari:

Kompania, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, është në angazhim të plotë për sigurim të furnizimit të domosdoshëm e të balancuar për qytetarët e Prizrenit.

Me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort