Home Blog Page 3535

Reagon deputeti i VV-së, Artan Abrashi, për shpenzimet për karburant

0

Sot, në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit.

Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka dalë me një sqarim publik për këtë çështje.

Sipas tij, kjo punë rregullohet me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe meqë ai jeton në Prizren, thotë se gjatë muajve nëntor – dhjetor 2021 ka udhëtuar mbi 35 herë nga vendbanimi i tij për të marrë pjesë në seanca të Kuvendit e në mbledhje të komisioneve parlamentare.

“Shumë deputetë nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt nëntor-dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren. Faleminderit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt, raporton Gazeta Sinjali.

Në vend të kësaj, gjykata ka vendosur që kreut të Partisë Socialdemokrate t’ia caktojë masën e paraqitjes në stacion policor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i Molliqajt, Arbër Rexha.

Mollqaj u arrestua të martën duke hyrë në një studio televizive, pasi në protestën e së shtunës dyshohet se sulmoi një zyrtar policor

Aksident trafiku në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Malishevë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në dalje autostradës “Ibrahim Rugova”, në fshatin Banjë të Malishevës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës.

Holanda do të çmontojë urën “De Hef”, pasi superjahti i Jeff Bezos nuk mund të kalojë

0

Qyteti holandez i Roterdamit po planifikon të çmontojë urën historike, De Hef, për të lejuar kalimin e një superjahti në pronësi të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Ura, e njohur edhe si Ura e Koningshavenit, nuk është aq e madhe sa të lejojë varkën të kalojë dhe kështu do të çmontohet, me vetë Bezos që do të paguajë faturën për punën.

“Është rruga e vetme për në det”, tha një zëdhënës i qytetit.

Demontimi pritet të zgjasë disa javë, duke filluar nga kjo verë. Vendimi ka marrë kritika. Disa vendas ishin të zemëruar pasi këshilli kishte premtuar se nuk do ta çmontonte urën pas rinovimeve më 2017.

Ura De Hef u ndërtua më 1878 dhe më pas u rindërtua pasi pësoi dëme të konsiderueshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Planet për prishjen e urës në vitin 1993 u hodhën poshtë pas kundërshtimit të banorëve.

Zyra e kryebashkiakut të Roterdamit mbrojti privilegjet e veçanta që i jepen miliarderit, duke thënë se ndërtimi i megajahtit kishte krijuar vende pune në qytet, raporton DW.

Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë, porositi ndërtimin e jahtit me tre shtylla, i cili arrin lartësinë 40 metra, për një çmim prej 430 milionë euro, në kantierin detar Alblasserdam pranë Roterdamit.

Lajçak e Escobar ftojnë Kosovën e Serbinë t’i zbatojnë marrëveshjet

0

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se çdo marrëveshje e arritur mes dy vendeve duhet të zbatohet, e kjo sipas tij, është pjesë e procesit që duhet të zhvillohet paralelisht me negociatat për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme.

Në anën tjetër, i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se qëndrimi amerikan është që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Ne nuk kemi një vizion se si kjo duhet të realizohet në realitet, është te të dyja palët të diskutojnë në dialog që mbështet nga BE-ja, por ne do të mbështesim çdo marrëveshje – politikisht, financiarisht dhe teknikisht”, ka deklaruar Escobar në një konferencë për media në Beograd.

I pyetur për votimin e qytetarëve serbë në Kosovë, emisari amerikan deklaroi se të gjithë njerëzit në rajon duhet ta kenë të mundur këtë mundësi, derisa Lajçak shtoi se kjo çështja i takon palëve të merren vesh.

“Ne mirëpresim angazhimin e Serbisë për dialog dhe – këtë e përsëritën të gjithë bashkëbiseduesit tanë dje dhe sot, presidenti Vuçiq, kryetari i Kuvendit Ivica Daçiq, Ana Brnabiq dhe Petkoviç. Ne duam të shohim përparim të shpejtë… dhe e kemi thënë qartë në Prishtinë dhe Beograd se gjithçka që është rënë dakord në të kaluarën duhet të zbatohet”, tha Lajçak.

Sipas Lajçakut, Kosova dhe Serbia mund të përfitojnë nga marrëdhëniet ekonomike, ndërsa Escobar u shpreh se rruga e të dyja vendeve është Bashkimi Evropian. Kjo sipas tij mund të arrihet nëpërmjet dialogut.

“Shpresojmë, se rezultatet e bisedimeve në këtë dialog do të hapin potencialin e madh që ka ky rajon për zhvillim ekonomik dhe integrim më të madh në BE”, tha Escobar.

Ndërkohë, i dërguari i Bashkimit Evropian deklaroi se të dyja palët janë të përkushtuara ndaj procesit të dialogut dhe i kuptojnë pritshmëritë e qytetarëve.

Kurti ngushëllon familjen e Enver Zymberit për vdekjen e nënës së tij

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes së heroit Enver Zymberi, të cilit sot i vdiq nëna e tij, Sevdije Zymberi.

Ai tha se sakrifica dhe qëndresa e familjes Zymberi, mbeten frymëzim për të gjithë ata që punojnë e angazhohen për atdheun.

“Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

“Kur dhembja dhe mungesa e më të dashurve tuaj sa vjen e shtohet, shpresoj të gjeni forcën te kujtimet për znj. Sevdije dhe të dashurit tuaj, Bacën Rremë e Enverin”, thuhet në telegram ngushëllimin e Kurtit për familjen Zymberi.

Deputetët që shpenzuan më së shumti për karburante

0

Shpenzimet e deputetëve dhe drejtuesve tjerë të institucioneve vazhdimisht kanë marrë vëmendjen, pasi që në raste jo të rralla këto shpenzime kanë qenë mjaft të mëdha.

Disa shpenzime janë publikuar edhe së fundmi nga Kanal 10, që kanë të bëjnë me shpenzimet për karburante nga deputetët e Kosovës, për periudhën nëntor-dhjetor 2021.

Deputetët me më së shumti shpenzime për karburante janë Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Duda Balje nga SDU, me 870 euro shpenzime.

Në vendin e tretë renditet Yllëza Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, me 810 euro shpenzime.

Lista e plotë:

Pal Lekaj-870 euro

Duda Balje-870 euro

Yllëza Hoti-810 euro

Albana Bytyqi- 780 euro

Hajdar Beqa-750 euro

Artan Abrashi-690 euro

Armend Zemaj-690 euro

Fatmire Kollçaku- 690 euro

Gramos Agusholli-630 euro

Haxhi Avdyli- 630 euro

Kryetari i Odës së Hotelierëve: Çdo natë ka pasur dasma, ndonëse janë ndaluar

0

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se nuk pajtohen as me masat e reja të propozuara, ndonëse të njëjtat i shohin si realizim i pjesshëm të kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne kemi pasë takim dje në ministrinë e Shëndetësisë edhe të gjitha kërkesat të cilat i kemi paraqitur në një formë kanë filluar të përshtaten. Me vet faktin që ministri paraqiti disa lehtësime tregon që jemi dakorduar për disa masa të cilat duhet të jenë patjetër më të lehta. Për masat që janë aktuale nuk jemi pajtuar asnjëherë, për arsye se edhe studimi që po bëhet nganjëherë po bëhet ad-hoc. Të gjitha studimet që janë bërë nuk kanë qenë në përputhje me realitetin që është në terren, për arsye se çdo herë është thënë që gastronomia, hoteleria dhe veprimtaritë turistike janë vatër e përhapjes së COVID-19 derisa kur këto ishin të vetmet veprimtari që u kufizuan më tepër pamë se kishim mbi 3000 deri 4000 raste në ditë. Gastronomia dhe hoteleria nuk kanë qenë vatër e përhapjes së virusit. Nëse merr masa atëherë ato nuk duhet të jenë të pjesshme, sepse masat selektive nuk mund të japin rezultat”.

Sogojeva, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se as në takimin e djeshëm me zëvendësministrin e Shëndetësisë Arsim Berisha nuk ka marrë një arsyetim pse duhet të ketë orë policore.

“Pse ora policore? Edhe dje zëvendësministri nuk ka mundur të na shpjegojë pse duhet të ketë orë policore, sepse me orë policore po i jep mundësi popullatës ilegale që të grumbullohet në lokale edhe më të ngushta dhe të mbyllura që do të jepte kundërefekt

Ai ka thënë se shëndeti i popullatës është shumë me rëndësi duke shtuar se po aq i rëndësishëm është edhe shëndeti ekonomik.

Sogojeva thotë se kanë kërkuar gjithmonë nga bizneset që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria, edhe kur nuk janë pajtuar me to.

“Shëndeti është mbi të gjitha, por edhe shëndeti ekonomik është i rëndësishëm. Ka pasë mundësi kjo qeveri edhe qeveritë e tjera që marrin masa më të favorshme me të cilat ruhet edhe shëndeti edhe bizneset”.

“Shteti ka mekanizmat dhe inspektoratet e veta, prandaj ne kemi kërkuar gjithmonë dhe kërkojmë edhe sot që bizneset e gastronomisë jo të dënohen me 1000 ose 2000 euro por atë lokal që nuk i respekton masat ta mbyllin në mënyrë që të tjerët të mësohen dhe të punojnë me rregulla”.

Kryetari i OHT-së ka thënë se kur kanë kërkuar lejimin e mbajtjes së ahengjeve ka dhënë garancën e tij se në sallat e dasmave do të respektohen të gjitha masat kundër COVID-19.

“I kemi diku mbi 400 salla të dasmave, veç llogariteni sa para të humbura janë me mbylljen e tyre. Ne i kemi garantuar që asnjë dasmor nuk mund të hyjë në sallë pa pasë të paktën dy vaksina. Kur unë jap garancionin, marr edhe përgjegjësinë. Gjithmonë e kemi potencuar që sa herë që merren vendime për lehtësim ose ashpërsim të masave duhet të konsultohemi, sepse ne e dimë terrenin. Unë po ju garantoj që ndonëse janë ndalë dasmat dhe ahengjet dhe janë mbyllur klubet e natës për natë ka pasë dasma dhe ahengje dhe klube të natës që kanë punuar”.

LDK shpall zgjedhjet e brendshme edhe në Prizren

0

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbjtur sot mbledhjen e radhës ku kanë diskutuar për organizimin e brendshëm partiak.

Në këtë mbledhje, Kryesia me unanimitet të plotë, vendosi që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në këto degë: Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë.

“Zgjedhjet do të organizohen në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së, pasi që të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në këto degë” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Biden: Eliminuam liderin e ISIS-it

0

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se forcat amerikane kanë eliminuar një kërcënim të madh terrorist për botën duke vrarë liderin global të ISIS-it.

“Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës eliminuan me sukses një kërcënim të madh terrorist për botën, liderin global të ISIS-it. Falë trupave tona, ky udhëheqës i tmerrshëm terrorist nuk është më”, ka thënë ai.

Biden i është adresuar amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë pasi Forcat Speciale Amerikane kryen një mision kundër terrorizmit në veriperëndim të Sirisë mbrëmë, duke vrarë liderin e ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

Presidenti amerikan ka treguar se ky mision është kryer përmes sulmit të Forcave Speciale në vend të një sulmi ajror për të minimizuar vdekjen e civilëve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort