Home Blog Page 3534

Abdixhiku: Do t’i nënshtrohem verifikimit të pasurisë bashkë me të gjithë kolegët e mi udhëheqës të LDK-së

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është zotuar se do të jetë i pari që do t’i nënshtrohet verifikimit të pasurisë.

Madje, ai u zotua se këtë do ta bëj bashkë me kolegët e tij udhëheqës të LDK-së.

“Po e bëj një zotim këtu. Do të jem i pari që do t’i nënshtrohem verifikimit të pasurisë dhe bashkë me mua të gjithë kolegët e mi udhëheqës të LDK-së. Që ta heqim këtë temë po e vë vetën vullnetar të parin”, u zotua Abdixhiku gjatë emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai theksoi se afërsia e LDK-së me LVV-së, siç tha ai, e proklamuar në publik, ka ardhur nga qëndrimet e tyre në lidhje me çështjet me Serbinë.

“Unë besoj që afërsia jonë e proklamuar në publik ka qenë prej votimin tonë për referendum dhe përkrahjes sonë për veriun. Nëse dikush pret që për çështje të Serbisë, unë e kolegët e mi e vendosim partinë para shtetit, e kanë gabim, sepse nuk do ta bëjmë”, theksoi Abdixhiku.

Po ashtu, Abdixhiku thotë se nuk mund të quhet opozitë e dobët kjo e tanishmja, pasi e kanë marrë kryeqytetin në garë me Vetëvendosjen.

“Më thoni, si është e dobët një opozitë që ia merr kryeministrit edhe gjithë Qeverisë, kryeqytetin, Prishtinën. Në kryeqytet ku ai kishte 76 mijë vota e ne i kishim 16 mijë. Si është kjo opozitë e dobët ku ai koncentrohej me të gjithë mekanizmat e vet këtu dhe në komuna tjera, dhe u mund”, shprehet Abdixhiku.

“Tani unë besoj që kjo fazë e politik-bërjes ka përfunduar, sepse jemi në një periudhë të re, kanë kaluar zgjedhjet, janë konsoliduar pozicionet e partive politike dhe LDK-ja do të ketë zë të artikuluar partiak. Sa i përket frikës është totalisht e pavend, ne jemi në garë politike, nuk ka frikë këtu”, tha ai. /Telegrafi/

Si po e përballon Evropa pandeminë?

0
A health worker collects a nose swab sample for a polymerase chain reaction (PCR) test at a drive-in coronavirus testing facility in front of the eHnv hospital (Etablissements Hospitaliers du Nord Vaudois) during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Yverdon-les-Bains, Switzerland, Wednesday, November 4, 2020. Switzerland as many countries in Europe impose more coronavirus restrictions as cases of Covid-19 patients spike in a second wave of pandemic. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Evropë ka bërë që shumë shtete të shtrëngojnë masat për pandeminë, ndërsa Danimarka është bërë vendi i parë europian pa masa.

Italia

Nga 1 shkurti Italia forcoi kufizimet për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Italianët do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose shërimit për të hyrë në zyrat publike, banka, posta, librari dhe qendra tregtare.

Pensionistët e pavaksinuar nuk do të jenë më në gjendje të marrin pensionet e tyre personalisht nga një zyrë postare. Vaksinimi për personat mbi 50 vjeç në shtetin fqinj është i detyrueshëm.

Austria

Nga kjo e martë edhe Austria bëhet shteti i parë evropian ku vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Përjashtohen ata që kanë arsye të veçanta mjekësore, gratë shtatzëna dhe ata që kanë pak kohë që e kanë kaluar virusin. Qytetarët që nuk vaksinohen gjobiten nga 600 në 3600 euro.

Danimarka

Nga ana tjetër, Danimarka bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet anti-COVID pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve.

Nuk ka më maska, certifikata COVID apo mbyllje të bareve, restoranteve dhe klubeve.

Në fuqi do të mbeten vetëm disa kufizime në kufij, për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga vendet jashtë zonës Shengen.

Britania

Edhe në Britani maskat dhe dëshmia e COVID nuk janë më të detyrueshme në ambientet e brendshme.

Zvicra planifikon edhe vaksinën e katërt, por kur do ta aplikojë atë

0

Autoritetet zvicerane po planifikojnë një tjetër fushatë përforcuese e cila do të nisë në fund të verës

Friday, 4 February 2022 – 8:30albinfo.ch(KEYSTONE/Ti-Press/Elia Bianchi)
E shqetësuar për zvogëlimin e mbrojtjes së vaksinave përforcuese pas gjashtë muajsh, Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik ka paraqitur një plan që njerëzit të marrin një vaksinë të dytë përforcuese – ose një vaksinë të katërt në total – në vjeshtën e 2022.

FOPH tha se nuk donte të supozonte se mbrojtja ekzistuese e vaksinimit do të zgjaste pas verës, përcjell tutje albinfo.ch.

Megjithatë, ndryshe nga fushata aktuale përforcuese, injeksionet mund të rekomandohen jo për të gjithë popullatën, por ato në grupe të veçanta të rrezikut.

Komisioni Federal i Vaksinimit tha se atyre mbi moshën 65 vjeç dhe që kanë kushte para-ekzistuese ose sëmundje të tjera mund t’u rekomandohet një injeksion i katërt.

Megjithatë, FOPH nuk përjashtoi një vaksinë tjetër për të gjithë popullatën, megjithëse ata e konsiderojnë këtë si skenarin “më të keq”.

Në këtë fazë, nuk është marrë asnjë vendim, me FOPH duke hetuar aktualisht nivelin e mbrojtjes së vaksinimit nga injektimi përforcues së bashku me ndikimin e variantit më pak virulent omikron, përcjell tutje albinfo.ch.

Megjithatë, prioriteti ishte sigurimi që kantonet të jenë gati për të administruar një raund tjetër vaksinash nëse ato konsiderohen të përshtatshme.

Ndërsa fushata e vaksinimit është e koordinuar në nivel federal, përgjegjësia e kryerjes së fushatës trajtohet brenda vendit.

“Aktualisht mund të supozohet se kulmi kryesor i vaksinimeve përforcuese që do të administrohen në vjeshtë/përpara sezonit të dimrit do të përqendrohet sërish në një periudhë relativisht të shkurtër prej rreth 2 muajsh”, tha qeveria.

Injeksionet e katërta tashmë janë administruar në Izrael, ndërsa njerëzit në kategori të caktuara rreziku kanë marrë një të ashtuquajtur “përforcues të dytë” në Gjermani.

Zvicra njoftoi të mërkurën një relaksim i mëtejshëm i masave Covid do të kushtëzohej nga vazhdimi i fushatës së vaksinimit, së bashku me një rënie të numrit të infeksioneve.

Peci: Presidentja Osmani ia ka kaluar edhe presidentit Rugova në prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

0

Pavarësisht se në opinion egziston përshtypja se presidentja Vjosa Osmani nuk ka arritur të sigurojë ndonjë takim të nivelit të lartë ndërkombëtarë, ministri i Bujqësisë nga Lista Guxo, Faton Peci, këtë çështje e sheh ndryshe.

Peci, jo që s’pajtohet me këtë përceptim të opinionit, por vlerëson se presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në pika të caktuara edhe më mirë se sa presidenti Rugova në kohën e tij kur ishte në krye të Kosovës.

“Unë mendoj se presidentja Vjosa Osmani, bashkë me presidentin Ibrahim Rugova, është në mesin e dy figurave që Kosovës i kanë bërë pëfaqësimin më dinjitoz. Në të kaluarën Rugova, e tani presidentja Osmani, është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë po aq dinjitoze, e në disa aspekte, edhe përtej kësaj”, ka thënë Peci.

Në pyetjen e gazetarit, nëse Peci ishte duke thënë se presidentja Osmani, është duke e prezantuar Kosovën edhe më mirë se sa presidenti Rugova, ai e ka konfirmuar duke u përgjigjur me ‘po’, dhe më pas ka vazhduar ta spjegojë se pse mendon ashtu.

“Po, presidenti Rugova e ka pasur një afinitet të jashtëzakonshëm me kriju miq e aleanca, por megjithatë secili i ka pjesët më të forta apo më të dobëta. Pjesa më e fortë e presidentes aktuale është prezentimi shumë dinjitoz para forumeve, ku audiencë mundet me pas figura shumë të rëndësishme politike, të komunitetit të biznesit, e të fushave tjera. Kështu që presidentja Osmani e ka edhe këtë afinitet që me e prezantu Kosovën në mënyrë briliante. Avantazhi tjetër i saj, është njohja në nivel shumë të lartë i gjuhëve të huaja, që ia krijon asaj aureolën asaj të një prezantimi shumë të lartë e dinjitoz edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Peci, në Prime Time në Kanal 10.

Rreth 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,032 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Reagon Abrashi për shpenzimet e naftës: S’mund të vendosem në Prishtinë, do të jetoj në Prizren

0

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, është komentuar dhe kritikuar me të madhe pasi që ka shpenzuar 690 euro naftë veç për dy muaj nga buxheti i shtetit, ndonëse në Agjencinë Kundër Korrupsionit nuk ka të deklaruar as veturë.

Abrashi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi që prej ekzistimit të tij mbulon shpenzimet e naftës  të deputetëve për kryerjen e punëve në Kuvend dhe Komisione, varësisht nga distanca e vendbanimit. Ai është arsyetuar duke thënë se jeton në Prizren dhe i është dashur të udhëtojë mbi 35 herë nga Prizreni në Prishtinë dhe anasjelltas.

Madje ka thënë sipas logjkës së kritikuesve, të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë, por që ka thënë se ai këtë nuk mund ta bëj dhe do të vazhdojë të jetoj në Prizen.

Postimi i plotë:

Në një medium qenka publikuar shuma e shpenzimeve në muajt Nëntor-Dhjetor të deputetëve për karburante, sipas vendbanimit. Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, që nga koha kur ekziston ky institucion, mbulohen shpenzimet e karburantit për çdo deputet në kryerjen e punëve në Kuvend dhe Komisione duke u bazuar në distancën e vendbanimit.

Për hirë të transparencës dhe korrektësisë po e shpjegoj. Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren.

Faleminderit.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK, ndërkaq për të shtunën njofton se do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes

Parashikimi i motit për këtë të premte dhe të shtune

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës​​​​ njoftoi se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Ndërsa dita e shtunë do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm, por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

“Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Sipas Institutit, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.

Benzina në Gjermani 1,712 euro për litër

0

Eurozona po përballet me nivele të larta të normës së inflacionit. Janarin e këtij viti, çmimet e konsumit u rritën me 5,1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e kjo përbën vlerën më të lartë të inflacionit të regjistruar ndonjëherë që prej futjes në përdorim të monedhës së përbashkët në vitin 1999.

Ekspertët e ekonomisë thonë se ky kapërcim i beftë i normës së inflacionit përbën një goditje të fortë dhe për Bankën Qendrore Europiane. Krahasuar me një muaj më parë, çmimet e konsumit të përgjithshëm janë rritur me 0,3 për qind, ndërkohë që parashikimet kishin qenë për një ulje me 0,4 përqind. Duket se një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë përkeqësim të situatës, është energjia.

Çmimet e saj u rritën jashtëzakonisht shumë, me gati 30% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në Gjermani, benzina E10 është më e shtrenjtë se kurrë. Këto ditë, cmimi mesatar i saj në vend shënonte 1,712 euro për një litër.

Ky konsiderohet niveli më i lartë i çmimit të benzinës në vend që prej shtatorit 2012, kur ishte 1.709 Euro. Ushqimet dhe pijet po kështu janë rritur këtë muaj. BQE nuk e parashikon ende rritjen e normave të interesit, por ne tregjet financiare po spekulohet edhe kjo mundësi./tch

Dardan Molliqaj: Unë nuk u arrestova, por u mora peng

0

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj është liruar. Menjëherë pas kësaj ai në Pressing tha se ai ka qenë i marrë peng.

“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrur peng”, tha Molliqaj.

“Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar”, tha Molliqaj duke treguar dokumentin e procesverbalit.

Molliqaj u arrestua të martën në mbrëmje në oborrin e T7 ku ishte i ftuar në emisionin Pressing.

“Mua më kanë marrë vetëm sepse më kanë kundërshtar politik”, tha Molliqaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort