Home Blog Page 3533

Kompania WizzAir ul avionët e parë në aeroportin e Kukësit (VIDEO)

0

Kompania e njohur dhe e lirë WizzAir ka ulur avionët e parë në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi përmes rrjeteve sociale se katër destinacionet e para janë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

“Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.

“19 euro fluturimi në këto destinacione” Rama: Nuk i ndahem Kukësit derisa t’i sjell çunat e Londrës

0

Fjalën e tij gjatë rinisjes së fluturimeve në aeroportin e Kukësit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nisi me një batutë me djemtë e Londrës. Ai tha se përpos tre shteteve ku do të nisin fillimisht fluturimet Wizzair synohet edhe Britania e Madhe.

Katër destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Rama shtoi se nuk do i ndahet Kukësit derisa djemtë e Londrës të kenë fluturimet e tyre me tarifa simbolike. Ai u ndal te akuzat e shumta duke theksuar se në fund fjalët i merr era dhe fjalët e mira mbeten, ndërsa theksoi se kosto e udhëtimit me Wizzair do jetë vetëm 19 euro.

“Destinacioni tjetër i rëndësishëm është Anglia. Unë nuk do I ndahem Kukësit derisa djemtë e Londrës nga Kukësi të kenë fluturimet e tyre me tarifa krejtësisht simbolike. Në fund fjalët i merr era dhe punët e mira mbeten. Jam besimplotë që ky aeroport ka një të ardhme fantastike. Dua ta falenderoj drejtorin për gatishmërinë për ta parë Kukësin si mundësi. Në fillim ishte pak skeptik. Sot është një ditë e bukur me diell dhe dëborë.

Jam i kënaqur që sot jemi për t’i dhënë një mundësi të re banorëve jo vetëm të Kukësit por të një treve të tërë që përfshin edhe pjesën matanë bjeshkëve duke hapur 4 destinacione. Austri, Gjermani dhe Zvicër. Janë tre vende me katër destinacione dy herë në javë. Çmimet janë 19 euro për secilin destinacion. Sot mund të shohim si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë reformave të bëra”, tha Rama./abcnews.al

Kapet kamioni me migrantë, mes tyre gjashtë fëmijë

0

Është kapur një kamion me 14 migrantë, ku mes tyre janë edhe gjashtë fëmijë.

Policia njofton se në mesin e ture ishte edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor.

“Si rezultat i veprimeve të njësiteve policore dhe atyre të doganës së Kosovës në një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë gjetur 14 migrantë (6 fëmijë dhe 8 të moshës madhore)  shtetas afgan, në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet,, përcjell Klankosova.tv.

Samsung pritet të lansojë një telefon super inteligjent

0

Samsung do të mbajë ngjarjen e radhës Unpacked në muajin shkurt, gjatë së cilës pritet të prezantojë një linjë të re të telefonave Galaxy S22.

Gjatë njoftimit, TM Rot – President dhe CEO i Samsung Electronics theksoi se ne presim “pajisjen më të spikatur nga seria S, e krijuar ndonjëherë”.

Kjo është një shenjë e qartë se do të dalë një model, i cili do të zëvendësojë serinë Galaxy Note dhe do të ketë mbështetje për stilolapsin inteligjent Samsung S-Pen.

Deputetët e LVV-së tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

0

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit për seanca dhe komisione parlamentare.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila thotë se këtë vendim e kanë marrë pas publikimit të të dhënave për shpenzimet e disa deputetëve për karburante, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Kusari – Lila thotë se do të kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit që të rishikojnë vendimet për kompensimin e deputetëve.

“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve”, deklaron ajo.

Më poshtë njoftimi i plotë i Mimoza Kusari – Lila:

Sqarim dhe njoftim

Dje gjatë ditës janë publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilat kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve.

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpenzimit të parasë publike dhe rëndësinë e llogaridhënies për përgjegjësitë e deputetëve, me anë të këtij njoftimi duam të japim të plotë informacionin lidhur me këto kompensime.

Vendimi mbi kompensimin e deputetëve bazuar në përgjegjësitë dhe obligimet e tyre të punës, daton nga 10 Tetori, 2011 dhe është i nënshkruar nga Kryetari i atëhershëm i Kuvendit z. Jakup Krasniqi. Me anë të këtij vendimi, në mesin e tjerave, parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisionet e caktuara me vlerat si vijon:
deri në 30 km – 10 euro
deri në 60 km – 20 euro dhe
mbi 60 km – 30 euro.

Zbatimi i këtij vendimi nuk bëhet me fatura të derivateve, por si pjesë e pagës mujore e cila llogaritet automatikisht me pagën mujore. Deputetët me rastin e regjistrimit të tyre për mandate në fillim të secilës legjislaturë, plotësojnë formularët për vendbanimin e tyre.

Me rastin e regjistrimit të tyre dhe fillimin e punimeve të Kuvendit, automatikisht fillon llogaritja e pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe komisione funksionale, e me to edhe kompensimi për udhëtime.

Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve.

Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës”, pohon Kusari-Lila.

Së fundmi, në media janë publikuar të dhënat për disa deputetë, ku për gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kanë bërë shpenzime të mëdha të karburantit, për të shkuar në seancë dhe në komisione.

Për dy muaj, njëri nga deputetët ka shpenzuar 870 euro për karburante. Ndër deputetët që kanë shpenzuar më së shumti janë: Pal Lekaj, Yllëza Hoti, Hajdar Beqa, Armend Zemaj, Gramos Agusholli, Agon Batusha, Duda Balje, Albana Bytyqi, Artan Abrashi, Fatmire Kollcaku, Haxhi Avdyli dhe Mërgim Lushtaku. /Telegrafi/

Deputeti i VV-së tërhiqet nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, nga komuna e Vushtrrisë, ka njoftuar se është tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, shkruan IndeksOnline.

Ai madje ka publikuar edhe shumën e parave që ka marrë si deputet për udhëtim.

“Pas publikimit të një diagrami në media jo vetëm që u befasova por u ndjeva shumë keq për shumat që arrijnë në emër të udhëtimit”.

Postimi i plotë:

Tërhiqem nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit!

Si deputet i legjislaturës së tetë natyrisht që e kam pa që së bashku me pagën vjen edhe një pagesë në emër të shpenzimeve të udhëtimit.

Meqenëse ishin shuma jo shumë të mëdha (prill 10€, maj 70€, qershor 70€, korrik 110€, gusht 120€, Shtator 40€ tetor 20€, nëntor 20€, dhjetor 60€ dhe janar 90€) nuk jam interesuar se në bazë të çfarë rregulloreje na ndahen. Qenka një vendim i Kuvendit i vitit 2011, mbi bazën e të cilit qenka realizuar kjo pagesë.

Pas publikimit të një diagrami në media jo vetëm që u befasova por u ndjeva shumë keq për shumat që arrijnë në emër të udhëtimit.

Vendimi i vitit 2011 duhet ndryshuar.

Me respekt,

Besim Muzaqi

Për shkak të një defekti Gjonaj, Planej, Gorozhup, Mazrek dhe fshati Mile mbesin pa furnizim me ujë

0

KRU”Hidroregjioni Jugor” përmes një njoftimi bënë të ditur se sot me datën 04.02.2022 prej orës 10:00 deri në ora 15:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të sanimit të defektit në gypin transportues fi 200 mm, tek Stacioni i Pompave “ Sozi” në Fshatin Nashec  dhe pa furnizim të ujit të pijes kanë mbetur këto fshatra:

F.sh Planej
F.sh Gorozhup
F.sh Mile
F.sh Mazrek
F.sh Gjonaj

Ekipet e Kompanisë janë duke punuar dhe me rastin e Sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në njoftim .

‘Voziti prapa me veturë’: Dalin detaje se si u iku policëve kosovarë Radojcic mbrëmë në Bërnjak

0

Mesditën e së enjtes, Milan Radojcic i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Gazeta Metro.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si i iku Radojcic nga duart.

Derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit, Radojcic është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.
Sipas verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojcic është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata.

“PKK Bërnjak 03.02.2022 – 15:40. Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndaj Radojcic është hapur rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

Radojcic është vënë në listën e të kërkuarve para disa ditëve.

Radojcic ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.
Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe. /gazetametro.net

Bashkimi kombëtar nga një prespektivë tjetër

0

Shkruan: Qendrim Badalli –

E para, mendoj se pyetja që shtrohet për këtë temë shtrohet gabimisht, zakonisht politikanët e caktuar në Kosovë apo Shqipëri, apo edhe në ato sondazhe që janë bërë për këtë temë me qytetarët, pyetja ka qenë se si do të votonit në një referendum potencial.

Shtrimi i pyetjes në këtë formë dhe më pas edhe debati që zhvillohet bazuar mbi të na dërgon në një debat dëshirash e ndjenjash por e shmangë një debat që konsideroj se është i domosdoshmë dhe produktiv për këtë çështje, debat i cili do fokusohej krejtësisht tek realitetit faktik me gjakftohtësi dhe racionalitet. Patjetër që çështjet identitare kanë të bëjnë edhe me aspekte subjektive, emocionale, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe megjithatë kjo temë kaq e rëndësishme duhet të trajtohet para se gjithash në një frymë të akulltë profesionale dhe shkencore.

E dyta, tema e bashkimit kombëtar vazhdon të trajtohet brenda të njejtës paradigmë të debatit, si ka ndodhur kohë më parë, nëse nuk lëshohemi shumë në histori, siç ka ndodhur sa Kosova ka qenë në statusin e provincës në Jugosllavi. Pra, pyetja e cila e ka mbajtur gjallë debatin për bashkimin kombëtar ka qenë kjo: Cfarë të bëhet me Kosovë?

Ndryshimi historik i rrethanave që kanë ndodhur në Kosovë me çlirimin e vendin në vitin 1999 dhe pavarësimin e tij më 2008 e kanë rrëzuar  pyetjen që ka qenë promotor i ketij debati, rrjedhimisht mbajtja e kësaj paradigme të njejtë historike për këtë temë duket iracionale dhe papjekuri politike. Kosova e lirë dhe e pavarur është një fakt politik i cili domosdoshmërisht e përmbysë gjithë debatin e vjetër për temën e bashkimit kombëtar. Është shumë me rëndësi që të mos mbesim peng i një ideje, i një rruge, i një instrumenti-që konteksti historik dhe politik mund ta ketë nxjerrë nga loja.

Së treti, në kuadër të këtij debati përgjithësisht është bërë një gabim i madh lidhur me trajtimin e bashkimit kombëtar si qëllim në vetvete si dhe me romantizimin apo mitizimin e tij. Këtu nevoitet që të bëjmë një dekonstruktim konceptual në mënyrë që ta qartësojmë idenë tonë se bashkimi i kombit ka qenë instrument dhe jo qëllim në vetevete dhe se si i tillë duhet të trajtohet. Bashkimi kombëtar i referohet një ristrukturimi dhe riorganizim administrativ dhe territorial në baza etnike që për qëllim ka fuqizimin e faktorit shqiptar.

Pra, historikisht qëllimi ka qenë fuqizimi i faktorit shqiptar teksa bashkimi territorial dhe administrativ ka qenë instrumenti drejtë këtij qëllimi. Nuk mund të jetë qëllim në vetevete ‘riorganizimi apo ristrukturimi administrativ dhe territorial’. Këto janë lëvizje teknike, praktike, në shërbim të qëllimeve të tjera, që në rastin konkret ka qenë fuqizimi i faktorit shqiptar.

Kjo është shumë e rëndësishme të qartësohet fillimisht në mënyrë që debati për temën e bashkimit kombëtar të vazhdojë tutje dhe në një klimë të përgjithshme të racionalitetit larg nga koncepsionet mitologjike apo mistifikuese, si dhe njëkohësisht larg nga një diskurs populist që instrumentalizon atë për qëllime politike. Nëse nisem mbi këtë premisë, pra mbi atë se bashkimi i kombit ka qenë instrument dhe jo qëllim në vete, atëherë ne heqim mbi supe ngarkesa të ndryshme emocionale dhe morale lidhur me atë se a mund të ndryshohet instrumenti pa ndryshuar qëllimin. Pra, këtu jemi. Unë mendoj se ky është thelbi i debatit mbi këtë temë sot, pra mbi pyetjen se a kryejmë ndonjë ‘mëkat politik dhe historik’ nëse ndryshojmë instrumentin për qëllimin e njejtë.

Në përpjekje për ta gjetur përgjigjen në këtë pyetje është shumë e rëndësishme të qartësohet një konceptim i shkurtër i realpolitikës. Në mënyrën se si unë e shoh, lë lëvizësh politikisht do të thotë të maksimalizosh interesin tënd brenda një konteksti të rrethanave të  kufizuara dhe dinamike. Në realitetin dinamik të politikës për çdo rrethanë të re nevoitet një qasje dhe metodologji e re. Kjo nuk nënkupton edhe ndryshimin e qëllimeve të cilat mund të kenë edhe një konsistencë historike.

Në këtë kontekst, nëse një qytetarë sot mendon se bashkimi i kombit nuk është më një instrument efikas ose më efikasi për t’i dërguar përpara interesat e shqiptarëve, nuk mendoj se duhet të kryqëzohet apo të stigmatizohet si një tradhtarë i cili po braktisë idealin e kombit, sepse ai thjeshtë po mendon se ky instrument për arsye të caktuara nuk mund ta na dërgojë drejtë një qëllimi që mund të ketë edhe një konsistencë historike.

Së katërti, bashkimi i kombit, i trajtuar si një problem historik dhe i pazgjidhur nuk qëndron. As në Shqipëri dhe as në Kosovë, problemi kryesor i shqiptarëve nuk është fakti se kombi nuk është i bashkuar, por problemet e tyre lidhen me mungesën e shtetit funksional që nënkupton një demokraci të konsoliduar, një sundim të ligjit në nivele të larta, një ekonomi të zhvilluar dhe përgjithësisht vende me prespektivë për qytetarët që jetojnë në këto dy shtetet.

Unë nuk jam kundër debatit në vetvete për këtë temë, megjithatë kur kjo temë na servohet si problemi më i madh i shqiptarëve dhe si faktori që po pengon zhvillimin e vendeve, këtu nuk mund të pajtohem sepse mendoj se kjo temë në këtë pikë kalon në një instrument për t’i fshehur problemet reale me të cilat përballen shqiptarët, pra është një lloj ikje nga përgjegjësia, një përpjekje ku problemet faktike socio-ekonomike mbulohen me shpikje problemesh nacionaliste.

Pra ideja është që të mos e pranojmë që kjo temë të përdoret për konsum të brendshëm politik dhe se kjo është përdorur na mjafton vetëm një shembull. Kryeministri aktual, Albin Kurti, para pak kohësh në Austri pati deklaruar se qytetarët nuk e kanë votuar për bashkim kombëtar por për drejtësi dhe punësim. Një politikan opozitar që gjithë karrieren e tij politike e ndërton mbi temën e bashkimit kombëtar me ta marrë postin e kryeministrit tërhiqet menjëhere dhe pa asnjë justifikim nga kjo kauzë. Ky është një abuzim klasik i kësaj kauze dhe njëkohësisht një shembull ilustrativ se si tema e bashkimi kombëtar është përdorur ekspluzivisht për konsum të brendshëm politik.

Në kuadër të instrumentalizimit të kësaj teme është përdorur shpesh si argument edhe vullneti popullor, i cili do shprehej në  ndonjë  referendum potencial apo që  shprehet herë  pas herë  në  sondazhe të  ndryshme. Duhet të bëhet e qartë se vullneti popullor është i pamjaftueshëm për të dërguar procese politike përpara. Për pothuajse çdo proces, vullneti popullor është i domosdoshëm por i pamjaftueshëm.

Vullnet popullor ka pasur Kosova për çlirim që nga vitet e 70’ta, por nuk ka ekzistuar një rend ndërkombëtarë që ka përkrahur çlirimin. Politikbërja moderne kërkon sinkronizim të faktorëve dhe interesave vendore dhe ndërkombëtare dhe jo insistim kryeneq dhe ekspluziv në vullnetin popullor. Pra, kur dëgjojmë të flitet për vullnet popullor për bashkimin e kombit duhet të kemi kujdes sepse duhet ta kuptojmë se ky nuk është faktori kryesor dhe as i vetmi për ta përfunduar këtë çështje.

Për fund sa i takon këtij argumenti, duhet theksuar dhe një gjë shumë me rëndësi. Kur flasim për fuqizim të faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, përmes bashkimit kombëtar duhet të bëhet e qartë që këtu flasim për fuqizim që i shërben paqes dhe stabilitetit, zhvillimit të rajonit si dhe konsolidimit të demokracisë liberale. Kjo është me rëndësi të thuhet meqë historikisht fuqizimi i kombit është konceptuar edhe nga vet ne si një revansh ndaj projekteve hegjemoniste të fqinjëve përreth, pra çështja është trajtuar në një klimë rivaliteti dhe në një rrafsh të nacionalizmit radikal etnik.

Në mënyrë që jo vetëm të tregojmë pragmatizëm politik por edhe për hirë të asaj në çfarë unë mendoj se duhet të besojmë, faktori shqiptar duhet ta shpreh qartë se fuqizimi i tyre është etnikisht partikular por me qëllime universale ideologjiko-politike.

Në rrafshin politik, rrethanat shtetërore në Kosovë dhe në Shqipëri janë të komplikuara në raport me çështjen e bashkimit kombëtar. Shqipëria është anëtare e NATO-së si dhe është afër hapjes së negociatave me BE-në. Si Bashikimi Europian ashtu edhe NATO janë organizata që sanksionojnë sovranitetin shtetëror dhe territorial. Në anën tjetër, Kosova e ka të ndaluar me Kushtetutë bashkimin me një shtet tjetër.

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të bësh ndryshime kushtetuese, veç tjerash, kur kemi paraysh që Kushetuta e Kosovës është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë me ndërkombëtarët, atëherë ajo përbënë edhe një qëndrim politik të tyre të integruar legalisht në Kushtetutë.

Ky është konteksti ndërshtetëror në vija të trasha në aspektin legalo-politik dhe këtu e shohim se kemi të bëjmë me rrethana të komplikuara. Po flasim në rrafshin teorik dhe në atë të potencialitetit, një përpjekje për çfardo lloj formati të bashkimit kombëtar është i kushtëzuar me ndryshime të thella politike dhe kushtetuese, pra me disa hapa prapa si në rrafshin politik ashtu edhe në atë historik.

Ideja e bashkimt kombëtar zakonisht në rajon është parë si një ide destabilizuese për shkak se në njërin nga opsionet përshinë ndryshime kufijësh apo në një opsion tjeter kërkon rikonfigurime të caktuara politike me implikime rajonale.

Nëse i referohemi  këtij debati vetëm në dy dekada të fundit e shohim se përgjithësisht reagimet rajonale për këtë temë lidhen me frikën e destabilizimit që mund të sjellë një axhend e tillë. Sigurisht se këtu kemi të bëjmë edhe më një rivaliteti dhe kundërshti historike për faktorizimin potencial shqiptarë që do sillte kjo ide, por këtu po flasim për argumentin dominues që përdoret për të kundërshtuar këtë ide dhe i cili në të shumtën e rasteve ka pasur mbështetje ndërkombëtare.

Përtej këtij debati rajonal për këtë temë kemi edhe rrethana të prekshme të krijuara së fundmi të cilat e vështirësojnë akoma më shumë një përpjekje për bashkim kombëtar. Së fundmi është promovuar me të madhe një projekt politik serb i njohur si “Bota Serbe”. Ky projekt politik që mbështetet në faktorizimin etnik dhe politik të Serbisë në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë si dhe në Kosovë, ka për qëllim rivalizimin dhe shantazhimin e idesë për bashkimin kombëtar. Pra nëse do të ketë një “Shqipëri të Madhe” do të ketë edhe një “Serbi të Madhe”. Krijimi i një konteksti të tillë politik do nënkuptonte një destabilizim të plotë rajonal, politik dhe jo vetëm.

Sa i takon rrethanave ndërkombëtare, bashkimi kombëtar  është  jashtë  debatit dhe axhendave formale ndërkombëtare. Kundërshtimet apo përkrahjet që  vijnë  kohë  pas kohë  nga ndonjë  diplomat specifik nuk përbëjnë shprehje të qëndrimi zyrtarë të Bashkimi Europian apo Shteteve të Bashkuara të  Amerikës. E vërteta është se bashkimi kombëtar në së  paku dy dekadat e fundit asnjëherë  nuk ka qenë  si çështje e trajtuar në  qendrat e fuqishme të  vendimarrjes perëndimore.

Së dyti, shumica e vendeve perëndimore përjashtojnë opsionin e ndryshimit të kufijëve në  Ballkanin Perëndimor, dhe këtu jo vetëm për çështjen mes Kosovës dhe Shqipërisë , por e kemi parë të njejtin qëndrim edhe për Maqedoninë  e Veriut vite më  parë  edhe sot për Bosnje e Hercegovinën, e edhe për një ndryshim potencial që lakohej si ide mes Kosovës dhe Serbisë . Në këtë kuptim, kur ka një kundërshtim kaq të hapur dhe sistematik për ndryshime në baza sovraniteti dhe shtetësie si dhe një  refuzim për t’i futur këto ide ballkanike në axhenda zyrtare të qendrave perëndimore, këtu nuk kemi çfarë të flasim më tutje.

Aktualisht Perëndimi në Ballkanin Perëndimor njeh dhe është i interesuar për shtete sovrane me integritet të paprekshëm territorial, që për synim kanë paqen dhe stabilitetin, konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin në strukturat euroatlatnike, specifikisht në NATO dhe BE. Ky është narracioni i Perëndimit për rajonin tonë, dhe pavarësisht tendencave nacionaliste dhe destabilizuese, nga ky qëndrim nuk kanë  lëvizur as Shtetet e Bashkuara të  Amerikës dhe as Bashkimi Europian.

Në rrethana të komplikuara ndërshtetërore dhe ndërkombëtare si dhe njëkohësisht në një rishqyrtim të idesë për bashkimin kombëtar nëse është instrumenti më efikas për fuqizimin e faktorit shqiptarë në Ballkanin Perendimor, nevoitet që në ndërkohë shtetet shqiptare të fokusohen në dy drejtime: Rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks të veçantë në rrafshin ekonomik dhe atë historik si dhe unifikimi i politikës së jashtme.

Së pari, bashkëpunimi ndërshtetëror do të duhet të fokusohet në këto dy drejtime për dy arsye; E para sepse rrafshi historik e mirëmbanë pozicionin rajonal dhe gjeopolitik të Kosovës, i cili ndër të  tjera ka edhe bazë  etnike, ndërsa ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në aspektin ekonomik në mënyrë që dy shtetet të shkojnë drejtë zhvillimit më të hovshëm ekonomik, dhe kjo është shumë me rëndësi meqë ndër problemet kryesore i të dyja shteteve është ekonomia.

Së dyti, është shumë me rëndësi unifikimi i politikës së jashtme të dy shteteve shqiptare dhe po ashtu edhe kontributdhënia në këtë drejtim edhe nga faktori shqiptar në shtetet fqinje. Ky unifikim i politikës së jashtme do të duhej të ndërtohej dhe të funksiononte mbi tri parime: a)Ruajtja e orientimi euroatlantik të shqiptarëve b)Angazhimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të NATO-së c)Lobim ndërkombëtar për të drejtat dhe interesat e faktorit shqiptar brenda Ballkanit Perendimor. Një unifikim i tillë i diplomacisë së jashtme do ndikonte në mirëmbajtjen e narracionit historik të shqiptarëve në raport me aleancat dhe proceset gjeopolitike dhe po ashtu do ishte një lëvizje e duhur pragmatiste në funksion të dërgimit të interesave shqiptare përpara sepse kjo e sinkronizon pushtetin etnik dhe politik shqiptar në kuadër të zhvillimeve të caktuara rajonale dhe ndërkombëtare.

(Qendrim Badalli është sociolog dhe opinionist kosovar)

Policia e Kosovës: Nuk kemi qenë, nuk jemi dhe nuk do jemi asnjëherë kundër fjalë së lirë

0
Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambientë të qetë e të sigurt për të gjithë.
Sot me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës e Rajonit të Prizrenit gjatë realizimit të një plani operativ, në asistencë të AKP-së, kanë arrestuar një person i cili nuk ka zbatuar urdhërat e zyrtarëve policor për të liruar ambientin ku vepronin.
Pas këtyre veprimeve ligjore, duke qenë në zbatim të urdhërave operativ, padrejtësisht suspendohen dy zyrtarë policor dhe inicohet procedurë disiplinore ndaj pesë zyrtarëve tjerë.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen!
Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre!
Me respekt:
Sindikata e Policisë së Kosovës

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort