Home Blog Page 3532

Vetëm një adresë për trajtim të kancerit në Kosovë

0

Lufta me kancerin nuk është e vetmja që bën Lumturie Krasniqi.

Për marrjen e mjekimit, ajo duhet të udhëtojë mbi 80 kilometra, të presë me orë të tëra për radhën e saj, të trajtohet dhe të kthehet prapë në shtëpi.

Këtë rrugë, kjo grua në të 50-at e saj e kalon së paku një herë në muaj.

Në qytetin e Prizrenit, ku ajo jeton, spitali nuk ofron shërbime të kimioterapisë dhe adresë bëhet Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Qe një orë jam këtu… Nuk e di kur më vjen radha… Ndodh që pres edhe dy-tri orë”, thotë ajo.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë nga një korridor i Onkologjisë, Lumturia mban në dorë një qese të mbushur me medikamente. Marrja e terapisë i zgjat tri orë.

“Kam stres se si do ta përballoj”, thotë dhe kthen shikimin kah bashkëshorti dhe djali i saj.

Të dy ata e shoqëronin në trajtim – tashmë për të disatën herë.

“Ata duhet të më presin… Duhet të më presin ndoshta gjashtë orë, apo edhe më shumë, pa e llogaritur rrugën”, thotë Lumturia.

Paraditen e 2 shkurtit, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi Klinikën e Onkologjisë, aty ndodheshin edhe dhjetëra burra dhe gra, që prisnin për trajtim. Shumica shoqëroheshin nga familjarë dhe të afërm.

Pritjet zgjasnin edhe dy apo tri orë, derisa nga dhomat e mbyllura infermierët thërrisnin emrin e pacientit të radhës.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancermarrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Ilir Kurtishi, tregon se, brenda 24 orësh, aty marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“Pacientët marrin shërbime të onkologjisë mjekësore, do të thotë shërbime medikamentoze, shërbime të kimioterapisë, imunoterapisë… Kurse, në një repart tjetër [brenda Onkologjisë], pacientët mjekohen me rrezatim”, tregon Kurtishi.

Avdylaziz Beqiraj, një tjetër pacient i sëmurë me kancer, thotë se udhëton dy herë në muaj nga qyteti i Gjilanit – i cili ndodhet rreth 35 kilometra larg Prishtinës – për t’u trajtuar në Onkologji.

“Dal [nga shtëpia] para orës gjashtë në mëngjes dhe kthehem në gjashtë pasdite”.

“Duhet të udhëtoj shumë gjatë… Rruga tani në dimër është e rrëshqitshme dhe ka probleme. Por, duhet të jem këtu dhe plus të pres”, thotë ai.

Trajtimi i kancerit shpesh zgjat me muaj. Luftën, bashkë me pacientët e bëjnë edhe familjarët e tyre. Një prej tyre rrëfen për REL-in:

“Po flas për babanë tim… Është një rrugë e gjatë që bëjmë… Ai nuk mund të rrijë ulur, duhet të qëndrojë i shtrirë edhe në makinë”.

Vajza nuk dëshiron të identifikohet dhe as të tregojë qytetin nga vjen, pasi, siç thotë, babai i saj nuk e di se është i sëmurë nga kanceri.

Ajo thotë se vuajtjet e tij do të lehtësoheshin sadopak, sikur trajtimin ta merrte më afër – në komunën ku banon.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, pranon se duhet të zgjerohen shërbimet.

“Ka nevojë për një ose dy qendra [shtesë] në Kosovë, edhe pse, në bazë të rekomandimeve të shoqatave të onkologëve dhe vendeve të tjera të rajonit, në largësi prej 150 kilometrash duhet të jetë një qendër onkologjike”.

“Meqenëse largësia me makinë sot në Kosovë nuk është më shumë se dy orë e gjysmë, kjo qendër mund t’i përballojë [pacientët]… Por, nisur nga fakti se, nga viti në vit, kemi një numër shumë të lartë[pacientësh], atëherë edhe dy-tri qendra në Kosovë [do të duheshin]”, thotë Kurtishi.

Agreta Gecaj-Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, thotë se ky organ e ka shqyrtuar mundësinë e decentralizimit të disa shërbimeve shëndetësore që jepen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Në këtë decentralizim është diskutuar edhe Klinika e Onkologjisë. Është diskutuar edhe me ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, edhe me ministrin [aktual], Rifat Latifi. Nuk janë definuar ende detajet, por besoj se do të ketë përkrahje, edhe nga klinikat këtu [në QKUK], edhe nga spitalet rajonale”, thotë Gecaj-Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren konfirmojnë se janë të gatshëm të ofrojnë shërbime për pacientët me kancer, nëse u kërkohet.

“Me stafin që kemi në dispozicion dhe kualifikimin e tyre, ne jemi të gatshëm ta zgjerojmë gamën e shërbimeve edhe përtej nivelit dytësor”, thotë drejtori i spitalit, Afrim Avdaj.

Për qytetarët serbë të Kosovës, që janë të prekur nga kanceri, trajtimi është ndryshe. Ata të gjithë drejtohen në spitalin e Mitrovicës së Veriut, i cili mbështetet nga Serbia. Nëse aty mungon një shërbim apo terapi e caktuar, ata drejtohen në spitale të qyteteve të Serbisë, përfshirë Beogradin apo Kragujevcin.

Në Serbi, kimioterapia dhe trajtimet e tjera për pacientët me kancerofrohen në spitalet dhe klinikat e disa qyteteve të mëdha, ashtu si edhe në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Në Maqedoni të Veriut, ato jepen vetëm në Shkup.

Në Shqipëri, i vetmi institucion publik, i specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, është Shërbimi Kombëtar i Onkologjisë – pjesë e Spitalit “Nënë Tereza”. Punktet onkologjike ekzistojnë edhe në disa qytete të këtij vendi: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Lezhë, Elbasan, Krujë, Vlorë, Kavajë dhe Korçë.

Dita Botërore e Kancerit shënohet çdo 4 shkurt, me qëllim rritjen e vetëdijes për diagnostikim të hershëm dhe përmirësim të trajtimit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Në vitin 2020, afro 10 milionë njerëz në botë kanë vdekur nga kjo sëmundje, tregojnë të dhënat e OBSH-së, të publikuara më 3 shkurt.

Në Kosovë, çdo vit regjistrohen deri në 1,500 raste të reja me kancer. Sipas autoriteteve shëndetësore, te gratë dominon kanceri i gjirit, kurse te burrat kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë i ka rreth 60 shtretër, por barnat aty herë pas here mungojnë dhe pacientët detyrohen ose të shtyjnë trajtimin, ose t’i blejnë vetë ato.

Prizreni aktualishtë ka 2.450 raste aktive me Covid-19

0
created by dji camera

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë janë 7.582 raste aktive me Covid-19. Komuna e Prishtinës po vazhdon që të prijë me numrin e rasteve aktive në nivel vendi.
Pas Prishtinës renditet Peja me 2.450 raste aktive.

E treta për nga numri i rasteve aktive me Covid-19 është Prizreni. Sipas MSh-së atje 2.288 qytetarë janë aktualisht të infektuar me Covid-19.

Rastet aktive sipas komunave:

Prishtina: 7,582

Peja: 2,450

Prizreni: 2,288

Gjilani: 2,238

Fushë Kosova: 1,540

Ferizaj: 1,459

Mitrovica: 1,442

Gjakova: 1,433

Lipjani: 1,338

Vushtrria: 1,007

Podujeva: 878

Klina: 815

Skenderaj: 642

Obiliqi: 640

Vitia: 606

Decani: 583

Kamenica: 543

Shtime: 521

Istog: 515

Drenas: 500

Suharekë: 438

Rahovec: 337

Kacanik: 329

Malishecvë: 323

Largimi i tetëvjeçares me autizëm nga shkolla “Elena Gjika”, reagon ministrja Nagavci

0

Një tetëvjeçare me autizëm është larguar sot nga shkolla fillore “Elena Gjika”, në komunën e Prishtinës.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se e ka marr me shqetësim këtë informacion , teksa tha se e drejta e shkollimit është e drejtë e garantuar me ligj dhe kushtetutë.

“Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara , të cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës. Arsimi i të gjithë fëmijëve është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare. Çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë ajo.

Më tutje, ministrja deklaroi se ka autorizuar zyrtarët e MAShT-it që për vajzën në fjalë të bëhet një zgjidhje.

Postimi i plotë:

Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara , të cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës.

Arsimi i të gjithë fëmijëve është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare. Çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.

Kam autorizuar kolegët përkatës në MASHTI për të analizuar në aspektin profesional rastin, konform situatës dhe gjetjeve do të ndërmarrim të gjitha masat, ashtu që rasti në fjalë të zgjidhet bazuar në interesin me të mirë të fëmijës.

MASHTI në kuadër të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes se shkollës dhe fëmijeve me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin e asistenteve, Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë pikërisht mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në adoptim dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë.

Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe Komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit.

I bëj thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet, që të shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë në shkolla, për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje.

Arsimi i çdo fëmije është e drejtë e garantuar dhe realizimi i kësaj të drejte është obligim i të gjithë akterëve dhe shoqërisë sepse vetem duke kontribuar dhe kryer punën secili nivel, ne do të arrijmë të përmbushim ketë mision.

Si ministri nuk do të ndalemi në punën tonë për ofrimin e mundësive për të gjithë.

Suspendohet kapiteni, rreshteri dhe polici që ishin në detyrë kur u arratis Radojiçiq

0

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor – që të gjithë punonjës në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorin Rajonale Kufitare “Veriu”).

IPK ka marrë këtë vendim pasi që nga kjo pikë kufitare ka ikur Milan Radoiçiq.

“IPK mbrëmë ishte njoftuar nga Policia e Kosovës rreth një incidenti i cili kishte ndodhur në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (me inicialet M.R) dhe i njëjti kishte rezultuar si person i kërkuar. Personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur veturën e tij mbrapa dhe është kthyer prapë në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur tek zyrtarët policorë të pikë kalimit kufitar. Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u raportua se Milan Radoiçiq i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Në raportin 24 orësh Policia ka dhënë detaje se si Radojçiq u shpëtoi nga duart..

Policia njofton se gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë.

“PKK Bërnjak 03.02.2022 – 15:40. Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndaj Radojçiq është hapur rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

Shtetasit e Kosovës janë të tretët për punësim në Kroaci, të Shqipërisë në vendin e gjashtë

0

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Përljaskaj ka bërë sot të ditur se në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7,912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.

Përljaskaj në një postim në Facebook shkruan se shtetasit e Kosovës janë të tretët me vend pune në Republikën e Kroacisë, ndërsa ata të Shqipërisë në vendin e gjashtë.

Lexoni të plotë postimin:

“Të dashur atdhetar,

Sipas të dhënave të fundit të MBP gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7912 shqiptarë nga Republika e Kosovës, d.m.th shtetasit kosovar janë të III-tit me vend pune në Republikën e Kroacisë.

Nga Republika e Shqipërisë janë të punësuar 3,719, shtetasit shqiptarë janë të VI- tit me vend pune në R. e Kroacisë”, shkruan Lekaj Prljaskaj. /Telegrafi/

KDI: Kompania që është në listë të zezë fiton kontratë përmes UNOPS

0

Instituti Demokratik i Kosovës njofton se me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), më 1 shkurt të vitit 2021, kompania Interlab Sh.P.K është futur në Listën e Zezë të operatorëve ekonomikë.

Rregullat e prokurimit përcaktojnë që kompanitë që futen në listë të zezë nuk kanë të drejtë të ofertojnë apo të fitojnë kontratë për një periudhë deri njëvjeçare.

“Sidoqoftë, kjo kompani, pak ditë para se të bëhej një vit, më 13 janar 2022 ka fituar një kontratë në vlerë prej rreth 350,000 dollarë nga UNOPS, organizatë kjo të cilën Qeveria e Kosovës e kontraktoi për të menaxhuar me blerje të disa produkteve dhe shërbimeve për të luftuar pandeminë COVID 19.

Sipas Ligjit për Prokurim Publik, nëse një kompani gjatë procesit të tenderimit bën ndonjë falsifikim të dokumentacionit ose paraqet ndonjë deklaratë të rreme, atëherë mund të futet në Listë të Zezë për një periudhë maksimale prej 12 muajsh”, thuhet në njoftim.

Vendimi merret nga OSHP, pas kërkesës nga autoriteti kontraktues. Në rastin e Interlab SH.P.K, kërkesa për ta futur në listë të zezë ishte bërë nga SHSKUK, dhe e njëjta ishte aprovuar nga OSHP.

Gjatë periudhës së diskualifikimit, kompania Interlab nuk ka pasur të drejtë që të ofertojë dhe të fitojë kontratë në aktivitete të prokurimit.

Gjatë vitit 2020, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar disa kredi ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) i cili është pjesë e Bankës Botërore.

Sipas marrëveshjes, prokurimi i disa produkteve mjekësore ka kaluar tek Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS). Për të menaxhuar me shërbimet e prokurimit në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova do t’i paguajë UNOPS-it një buxhet prej rreth një milion Euro. Megjithatë, sipas marrëveshjes UNOPS realizon prokurimet duke zbatuar procedurat e saj të prokurimit dhe jo Ligjin për Prokurim Publik. përkundër që blen me para nga buxheti i Kosovës.

KDI ngrehë shqetësimin që prokurimet të cilat realizohen përmes UNOPS duhet të përfillin rregullat dhe ligjet e Kosovës, sepse nëse në të kundërën ato do mund të nxisin kompanitë e papërgjegjshme të tentojnë të marrin kontrata.

KDI i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë, që si implementuese e projektit “Projekti Emergjent COVID-19 për Kosovën” të punojë ngushtë me UNOPS dhe të kërkojë që gjatë blerjeve të merren parasysh ligjet e Republikës së Kosovës, sidomos Ligji për Prokurimin Publik dhe dispozitat që rregullojnë diskualifikimin dhe përshtatshmërinë e operatorëve ekonomik. /Telegrafi/

U rrah pa pikë faji nga policia, pastaj konfirmohet nga zyrtarët policor se e ngatërruan personin për vjedhje (Video)

0

Policia e ka konfirmuar rastin e Nazim Hasanit nga Vinarci i Epërm i Mitrovicës, i cili tha për Klan Kosova, se u ngatërruar me një person tjetër për vjedhje, dhe për këtë shkak u rrah nga dy policë civilë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

“Lidhur me ankuesin Hasani, ju njoftoj se policia ka shoqëruar të njëjtin në stacion në Zubin Potok gjatë zbatimit të veprimeve lidhur me vjedhjen në kishën e fshatit Zupqe. Personi i shoqëruar ka dhënë deklaratën e tij dhe më pas është liruar pasi është vërtetuar nga policia se i njëjti nuk i përgjigjet përshkrimit të të dyshuarit. I njëjti ka nënshkruar deklaratën e tij pa vërejtje ndaj policisë”, tha Hoti, megjithëse nuk përmendet asnjë torturë në deklaratë.

https://www.youtube.com/watch?v=HkVxYYXCvh4

Ndërkohë, Nazim Hasani, tha se gjatë së martës është marrë dhunshëm nga dy policë civilë, njëri serb e tjetri boshnjak, dhe është torturuar deri në fshatin Zubq.

Sipas tij, aty e kanë dorëzuar te një patrullë policore, e cila e ka prangosur dhe e ka dërguar në stacionin e Zubin Potokut. Sipas 48-vjeçarit, tek aty është kuptuar se bëhet fjalë për ngatërrim me një të dyshuar për vjedhje.

Masat antiCOVID që pritet të miratohen sot në Qeveri

0

Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19 një ditë më parë mbajti mbledhje, ndërsa propozoi lehtësim të masave antiCOVID, e të cilat pritet që sot të miratohen nga Qeveria e Kosovës.

Kufizimi i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë është lejuar deri në 23:00.

Në propozimin e Komitetit për menaxhimin e pandemisë është rekomanduar po ashtu që hyrja në Kosovë të jetë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas mbledhjes së Komitetit ka njoftuar se masat e reja të propozuara prite të votohen në mbledhjen e së premtes në Qeveri, ndërsa të hyjnë në fuqi të shtunën.

“Ne kemi vendosur në bazë të masave që kemi pasur deri tani, ato kanë treguar efekt shumë të mirë kështu që ne do t’i lehtësojmë shumicën prej këtyre masave. Për shembull hyrja në kufi do të jetë më dy vaksina, ne i kemi propozuar, nesër qeveria duhet t’i aprovojë sigurisht. Nëse i ka dikush dy vaksina ose tri mund të hyjë në Kosovë, ai që ka vetëm një duhet me pas test.

Kjo e famshmja, që po i themi ne, ora policore, është shtyrë deri në orën 24:00, dhe fitneset do të hapen.

Por qëllimi kryesor që të kërkohet nga të gjithë këta të restoranteve, lokaleve, të shtëpive të mallrave, qendrave tregtare që hyrja të kufizohet për vetëm ata që kanë vaksina”, tha ai.

Ministri Latifi theksoi se situata pandemike në vend iu ka dhënë mundësi për lirim të masave, por shtoi se nëse është nevoja brenda natës do ketë ashpërsim të masave.

Latifi po ashtu tha se orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.

“Nëse ora policore është shtyrë në orën 24:00 ata në restorant mundem me qenë deri në orën 23:00… Në bazë të dhënave që kemi jemi në gjendje t’i zvogëlojmë masat, t’i zbusim pak ato. Por t’iu them edhe njëherë, ne përcjellim gjendjen për çdo ditë, nëse duhet t’i shtojmë prapë masat ne i shtojmë krejt varet prej asaj se çka ngjan me statusin epidemiologjik… Këto miratohen nesër (premte) nga Qeveria dhe ne do vlerësojmë situatën çdo javë nëse duhet t’i ndërrojmë, ne i ndërrojmë edhe brenda natës, por shpresoj që nuk do të kemi nevojë… Masat hyjnë të shtunën në mëngjes”, tha ai.

Latifi nuk ka dashur ta komentojë mospjesëmarrjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimet në Komitetin për menaxhim të situatës COVID-19.

Aktualisht në fuqi janë masat ku puna e gastronomisë lejohet vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore nis nga ora 22:00 deri në 05:00. Deri më tash, për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të kenë tri doza të vaksinës antiCOVID apo dy doza dhe testin PCR.

Ua mori nga 20 euro 7 sirianëve për t’i kontrabanduar, prokuroria në Prizren ngritë aktakuzë

0

Prokuroria Themelore në Prizren në një kominikatë për media ka njoftuar , Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.G., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Sipas aktakuzës, me datë 08.01.2022 rreth orës 06:30 minuta në afërsi të Pikës Kufitare në Vërmicë, i akuzuari E.G., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që me automjetin e tij të markës ”VW Cadyy”, shkon në Pikën Kufitare në Vërmicë, dhe aty pranon për të bartur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nga 20 euro për shtatë (7)  shtetas të Sirisë, të cilët kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pa dokumente të identifikimit nga bjeshkët e fshatit Vërmicë ku më pas kanë zbritur dhe kanë hyrë në automjetin e të akuzuarit, i cili ishte parkuar në mbikalimin e autostradës në drejtimin e Prishtinës me ç’rast është vërejtur dhe është ndaluar nga patrulla e Policisë kufitare.

 

Me këto veprime, i pandehuri E.G., ka përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në njoftim.

Gmail për biznese do të duket së shpejti ndryshe

0

Google ka njoftuar se pamja e re e Gmail do të jetë e disponueshme për testim nga muaji shkurt.

Ndërfaqja e re për Gmail do të jetë e disponueshme si parazgjedhje nga muaji prill, ndërsa opsioni i vetëm në shërbim do të jetë nga tremujori i dytë i vitit 2022.

Ky opsion ndryshon mënyrën e integrimit të Google Chat, Meet dhe Spaces. Google planifikon t’i bëjë mjetet e mesazheve të kompanisë më shumë sesa thjesht dritare që “lundrojnë” pranë emailit të një përdoruesi.

Në vend të kësaj, ai do të ketë ekranet e veta në Gmail, të cilat mund të qasen përmes butonave të mëdhenj në anën e majtë të menysë. Google e quan këtë “rishikim të integruar”.

Kompania thekson se nga 8 shkurti, përdoruesit do të mund të testojnë vetë pamjen e re. Nga prilli, ata që aplikuan për opsionin e ri do të transferohen në të (me mundësi kthimi në modelin e vjetër), ndërsa nga tremujori i dytë i 2022, opsioni i ri do të jetë përvoja e vetme dhe standarde në Gmail.

Google po tregon vazhdimisht se dëshiron të integrojë thellësisht të gjitha produktet e tij të biznesit dhe ndërfaqja e re na jep njohuri se si do të duket integrimi i ri.

Kompania thekson se faqosja e integruar do të jetë e disponueshme për përdoruesit me llogari Google Workspace Business Starter, Business Standard, Business Plus, Enterprise Essentials, Enterprise Standard, Enterprise Plus, Education Fundamentals, Education Plus, Frontline, Nonprofit, G Suite Basic ose Business. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort