Home Blog Page 3531

Rama: Kukës – Zvicër, Gjermani, Austri nga maji me 19 euro

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet këtë të premte në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania ‘WizzAir’ do të nisi operimet e pandërprera me 4 destinacionet e tjera në muajin maj.

Kreu i qeverisë ka dhënë edhe premtimin e radhës për të gjithë djemtë e Londrës, të cilët i siguron se nuk do të ndalet derisa aeroporti i Kukësit të kryejë fluturime drejt Londrës dhe anasjelltas, me tarifa simbolike.

Ai u ndal te akuzat e shumta duke theksuar se në fund fjalët i merr era dhe fjalët e mira mbeten, ndërsa theksoi se kosto e udhëtimit me Wizzair do jetë vetëm 19 euro.

“Faktikisht, nga sot, kompania është e vendosur dhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për katër destinacionet e para nga 2 herë në javë dhe të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme, jo thjesht për sezonin. Ndërkohë që me drejtorin e madh të kompanisë kemi diskutuar dhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm që është Anglia dhe nuk do t’i ndahem Kukësit derisa London Boys të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe nga Londra në Kukës ose nga destinacione të tjera, me tarifa simbolike.

Kjo është dita për tu thënë të gjithë atyre që nuk kanë më asnjë kapacitet durimi se kjo punë dhe të gjithë punët e mira kërkojnë durim. Shumë gjëra kemi duruar pasi anoncuam fillimin e punës për aeroportin e ri ndërkombëtar të Kukësit. Me siguri do dëgjojmë dhe sot, por në fund fjalët i merr era dhe jam besimplotë se ky aeroport ka një të ardhme fantastike dhe falë këtij aeroporti”, deklaroi ai.

Ngrihet aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy të tjerëve për rastin e 53 milionë eurove

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B., për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

KOHA mëson se bëhet fjalë për rastin e 53 milionë eurove shtesë të cilat Ministria e Infrastrukturës me në krye ish-ministrin e saj, Pal Lekaj i kanë ndarë për “Bechtel&Enka”, disa vjet më parë, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Dy të akuzuarit tjerë janë Nebih Shatri, ish-zyrtar i Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berisha, shef i kabinetit të Lekajt.

Në vitin 2019 është raportuar për hetimet ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe shefit të kabinetit të tij, Eset Berisha.

Hajredin Kuçi pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Hagë

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është bërë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo u konfirmua nga avokati i Veselit, Ben Emmerson.

Kuçi është parë brenda sallës ku po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ka filluar konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku do të diskutohet lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e prokurorisë e ato të mbrojtjes.

Të akuzuarit, këtë seancë po e ndjekin përmes video-lidhjes.

Rasti ndaj Thaçit e të tjerëve, sot diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e ZPS-së dhe mbrojtjes.

Në këtë konferencë pritet të diskutohet lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e prokurorisë e ato të mbrojtjes.

A mund të përballojë Evropa një ndërprerje totale të furnizimit me gaz nga Rusia?

0

Përgjigja dikur ishte “jo”, por pas problemeve me Rusinë në vitet 2005-2006, Evropa u përpoq të diversifikonte furnizuesit e gazit.

Deri në vitin 2012, dukej kështu

Pjesa ruse e furnizimit të Evropës është rritur tani, dhe ajo merr rreth 40% të të gjithë gazit të importuar në Evropë. Është e qartë se kjo është ende një pjesë e madhe që vjen nga Rusia. Shumë nga kjo shfrytëzohet për ngrohje, përdoret trefish në dimër në krahasim me verën, që do të thotë gjithashtu se gazi rus është rreptësisht i nevojshëm vetëm nga nëntori deri në mars. Evropa mund të bëjë plotësisht pa gazin rus nga prilli deri në tetor, megjithëse me çmime më të larta të gazit.

Për më tepër, pas vitit 2006, të gjitha vendet evropiane mbajnë rezerva gazi. Madhësia ndryshon, zakonisht është rreth 12 javë gaz pa asnjë import. Kjo do të thotë nga ana tjetër se nëse gazi rus do të ndërpritet sot, reduktimet e furnizimit do të shmangen diku deri në vitin 2023 dhe ndoshta jo përpara tremujorit të katërt 2023, duke mos përfshirë ende ndonjë import të shtuar nga pjesë të tjera të botës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Varësia e disa shteteve evropiane nga gazi rus sipas përqindjes

Në anën tjetër nuk është e sigurt nëse Rusia mund të mbijetojë financiarisht për 21 muaj pa shitjen e gazit të tyre te evropianët. Ndërkohë që evropianët mund të blejnë gaz të lëngshëm nga bota arabe dhe ta transportojnë atë në BE me anije, Rusia nuk ka infrastrukturë për t’ia shitur këtë gaz dikujt tjetër në këtë formë. Tubacioni për në Kinë që ata kanë mund të mbulojë rreth 10-20% të asaj që po eksportojnë në Evropë. Ndërsa, ndërtimi i një të riu do të merrte rreth 5 vite kohë për t’u ndërtuar.

Nëse Rusia me të vërtetë fillon të largohet nga Evropa si klient për gazin e saj natyror, Evropa mund t’i përshtatet ndryshimit më shpejt se sa Rusia. Terminalet e reja të gazit të lëngshëm mund të ndërtohen më shpejt (dhe më lirë) sesa tubacionet e mëdha të gazit. Afatet kohore për tubacionet mundësojnë gjithashtu ndërtimin e termocentraleve të reja bërthamore si opsion, për të mos folur për burimet e rinovueshme. /Reporteri.net

I kërkuan të parkojë, ai u arratis – Policia sqarohet se pse nuk arritën ta kapnin Radojçiqin

0

Policia e Kosovës ka dalë edhe më një komunikatë lidhur me arratisjen e mbrëmshme të Milan Radojçiqit nga pika kufitare në Bërnjak

Sipas Policisë, ata i kishin kërkuar shoferit të tij që të parkojë automjetin në vend parking, derisa të kontrollojnë dokumentet, por që në atë moment ai është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë.

Policia ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të hetojë sjelljet dhe veprimet e zyrtarëve policorë që ishin në detyrë në atë kohë.

“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Me qëllim të hetimit të sjelljeve dhe veprimeve të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor për hetime dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me datë 03.02.2022 në orët e pasdites, në pikë kalimin kufitar Bërnjak, nga drejtimi i Serbisë për të hyrë në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet në të cilin kanë qenë personi M.R. mashkull serb së bashku me një bashkudhëtar.

Zyrtarët kufitar sipas detyrave dhe procedurave të kontrollit kufitar, kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit dhe personave në automjet.

Gjatë realizimit të detyrave policore, zyrtarët kufitar kanë kërkuar nga personi (vozitësi) që të parkojë automjetin në vend parking, për të vazhduar me procedurat e mëtejme policore, mirëpo vozitësi gjatë parkimit me veturë është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë.

Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Me qëllim të hetimit të sjelljeve dhe veprimeve të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor për hetime dhe kompetencë të mëtejme.

Të hënën hapet konkursi për drejtorin e ri të RTK-së

0

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka shpallur konkursin për drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni.

Ky konkurs publik do të hapet të hënën, më 07 shkurt.

Se ky konkurs do të shpallej për këtë pozitë ishte njoftuar edhe para dy ditësh nga Bordi i RTK-së.

Nëpërmjet një komunikate, Bordi shkroi se procesi i konkursit do të jetë i bazuar në meritokraci, i hapur për monitorim dhe publik për të gjithë kandidatët e interesuar.

“Rrjedhimisht, inkurajojmë të gjithë të interesuarit që këto ditë të përcjellin hapjen e konkursit në kanalet e RTK-së dhe të aplikojnë për pozitën në fjalë. Po ashtu, Bordi i RTK-së ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK), më të cilët është diskutuar lidhur me sfidat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Bordi i RTK-së siguroi SPRTK-në se do t’i adresojë shqetësimet e tyre në përputhje me rregullativën e RTK-së dhe ofroi bashkëpunim të plotë në funksion të zhvillimit të RTK-së”, thuhet në komunikatë.

Dy javë më parë është shkarkuar drejtori Ngadhnjim Kastrati.

“Vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të z. Kastrati. Bordi i RTK-së konstatoi neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës. Bazuar në të gjitha këto shkelje, për Bordin e RTK-së ka qenë e pamundur vazhdimi i konsolidimit të reputacionit të RTK-së dhe funksionimit të tij me z.Kastrati si Drejtor i Përgjithshëm”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

Interesim i madh për dozën e tretë anti-COVID, qytetarët kërkojnë masa gjatë ditës

0

Qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë qendrës së vaksinimit në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Disa për dozën e parë, disa për të dytën, e disa për dozë të tretë.

Ata që kanë shkuar për t’u vaksinuar me dozën e tretë, thonë për Ekonomia Online se kufizime për ta nuk duhet të ketë.

Sipas tyre, masat që janë në fuqi si për të vaksinuarit dhe për ata të pavaksinuar, duhet të ndryshojnë, ndërsa tjerë kërkojnë që masat kufizuese të jenë ditën e jo natën, pasi sipas tyre qarkullimi është më i madh ditën.

“Kam marrë dozën e dytë, vaksina e parë nuk më ka munduar aspak, pasoja s’kemi pas po as problem asgjë, mirë kemi qenë”, thotë një qytetare.

E një qytetar kërkon që masat kufizuese të jenë ditën, pasi sipas tij, më shumë dalin njerëzit gjatë ditës se gjatë natës.

“Kam marrë dozën e dytë, ka qenë gjithçka mirë, në rregull. Masat janë të mira me i mbajt e se di tashti sa duhet m’i mbajt… masat janë prej natës, ditën është ma mirë me qenë sepse njerëzit shkojnë në restauronte e kafe, aty është problemi më i madh”, thotë ai.

“Kam marrë dozën e tretë, pas vaksinës dhe të parës dhe të dytës mirë jam ndier nuk ka pasur efekte anësore, dhe mendoj që këto masa janë ne rregull dhe i përkrahi plotësisht”, shtoi ky qytetar.

Një qytetar tjetër, që është vaksinuar me tri doza, thotë se vaksinimi duhet të jetë opcional.

“Edhe unë e kam marrë dozën e tretë, mirë ka qenë shumë në rregull. Atij që i konvenon e merr vaksinën, e ai që nuk do, nuk do, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh ky qytetar.

1853 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
DCIM100GOPROGOPR9099.JPG
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.789.127 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 31.084.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me urdhër të Gjykatës Themelore, ka shpallur në kërkim një person të dënuar për blerje, posedim, shpërndarje apo shitje të paautorizuar të narkotikëve. Për gjetjen e tij po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

Në kërkesën e policisë bëhet e ditur se i dënuari Elton Arifaj është 36-vjeçar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë”, ka bërë të ditur policia.

Arifaj po kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

“I dënuari është i kërkuar për veprën penale: 1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, ka bërë të ditur policia.

Arben Gashi tregon se a do të heqin dorë deputetët e LDK-së nga kompensimi për karburante

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur në lidhje me kompensimin e karburantit të deputetëve të Kosovës.

I pyetur nga Gazeta Sinjali se cili do të jetë vendimi i deputetëve të LDK-së, ai ka thënë se kjo nuk është çështje e grupit parlamentar por çështje individuale.

“Nuk mund të them asgjë pasi që nuk është çështje e Grupit Parlamentar, është çështje individuale e çdo deputeti. Duhet që të flisni me deputetët.”, ka thënë Gashi.

Ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që njoftoi gjatë ditës së sotme se do të heqin dorë nga kompensimi i karburantit. /GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort