Home Blog Page 3529

Suspendohet përkohësisht një polic – shkak postimi në Facebook për pakënaqësitë në punë

0

Zyrtari policor, Amir Hoxha, sapo ka njoftuar se është suspenduar përkohësisht në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e që sipas tij, ligjërisht iu takojnë .

Ai tha se suspendimi vjen me pretekstin se ka kryer vepë penale apo shkelje të rëndë disciplinore, teksa shtoi se ” fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale .

“Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore”, shkroi ai në Facebook.

“Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi”.

“Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti”, shtoi ai.

“Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, u shpreh Hoxha.gazetablic.com

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Në fundjavë jo shumë ftohtë. Në mëngjes ngrica. Të shtunën vransira e të dielen kthjellime. Të hënën pas motit të butë ditën, në mbrëmje priten edhe reshje bore.

5.02 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

6.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Përgjatë ultësirave mundësi për mjegull orëve të mëngjesit.

7.02 – Më butë, kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu. Pasdite reshjet e shiut përfshinë gjithë vendin, e në mbrëmje me rënie të temperaturave edhe shndërrohen në borë.

8.02 – Kryesisht me vransira. Mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshjet e dobët të borës.

9.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.

Temperaturat me tendencë të rritjes deri ditën e hënë. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje deri në 9C ditën e hënë, e të martën zbresin në 3C.

Era do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme në fundjavë, ndërsa ditën e hënë edhe mesatare 5-10m/s nga jugu, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin në veriore. Të martën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale në fundjavë, e të hënën zbret përreth vlerave normale.

Objektet e vjetra që po paraqesin rrezikshmëri për Prizrenasit

0

Nail Kurt, është tejet i shqetësuar për gjendjen e një objekti në rrugën ” Sozi Çelebiu”, i cili si pasojë e vjetërsisë po rrezikon jetën e qytetarëve. Ai thotë se për këtë shqetësim të banorëve të kësaj pjese të qytetit, në emër të tyre ka kërkuar nga organet kompetente komunale që të ndërmarrin veprime konkrete, pasi rreziku nga shembja është permanent, theksoi ai .

Të shqetësuar rreth kësaj çështje shprehen edhe qytetarët, Ramadan Ramadani dhe Selajdin Luma, të cilët lëvizin në këtë rrugë ku ndodhet ky objekt i vjetër. Rreth kësaj teme, ne kemi intervistuar edhe drejtorin e QRTK-së, Samir Hoxha, i cili tha se aspekti i rrezikshmërisë së kësilloj ndërtesave është në kompetenca të komunës së Prizrenit.

Ndërkaq, drejtoresha komunale për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj- Shala, thotë se është e informuar për gjendjen e rënduar në të cilen ndodhen këto objekte, duke dal edhe vet në vendngjarje, duke u zotuar se do të angazhohemi që të formojmë në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse themelimin e një komisioni për identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes faktike të objekteve, që të ndërmerren masa.

Një tjetër objekt i vjetër që ndodhet në pronësi të zdrukthtarit, Xheladin Kovaçi, që ndodhet përballë Katedralës ” Zonja ndihmëtare”, gjithashtu është në gjendje të rëndë. Pronari thotë se ka kontaktuar me zyrtarë të institucioneve përgjegjëse, të cilët sipas tij kanë kërkuar vetëm restaurimin e kulmit të objektit. Ai thotë se nëse institucionet nuk kanë mundësi të intervenojnë, t’i lejohet atij që me buxhet vetanak dhe sipas planeve që parashohin ata, të bëj restaurimin e këtij objekti.

Rreth çështjes së këtij objekti, flet më ndryshe se pronari, drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha. Krejt në fund, drejtori i QRTK, Samir Hoxha, thotë se në zbatim të planeve të punës dhe legjisaliconit në fuqi, çdo vit ky instituciom bën procesin e rivlerësimit të të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit e veçanërisht Qendrës Historike të Prizrenit.

Sipas të dhenave që po posedojmë, thotë ai, një numër i konsiderueshëm i ndërtesave janë në gjendje të rënduar statike dhe fizike si pasojë e mospërkujdesjes nga poseduesit, shfrytëzuesit dhe pronarët e tyre, me ç’rast kërkohet ndërhyrje urgjente dhe emergjente në planifikimet vjetore nga QRTK.

Deri më tani, këtyre ndërhyrjeve i janë nënshtruar dhjetëra ndërtesa, ndërsa këtë vit pritet të ketë ndërhyrje edhe në 8 objekte të tilla, njoftoi drejtori Hoxha në fund. Ndryshe, jo rrallë herë, qytetarët janë ankuar për gjendjen e rëndë të disa objekteve të vjetra që ndodhen në Zonën Historike të Prizrenit dhe po paraqesin rrezik për ata, andaj edhe vëmendja dhe angazhimet e institucioneve për zgjidhjen e këtij problemi duhet të jenë më me shumë prioritet, për të iu shmangur ndonjë tragjedie të mundshme.

Bie Qeveria e Malit të Zi

0

Me 43 vota të deputetëve të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi” është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi. Kundër rrëzimit të Qeverisë votuan 11 deputetë.

Para votimit, deputet e partive proserbe u larguan nga salla plenare.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u rrëzua 14 muaj pas formimit. Ajo u zgjodh më 4 dhjetor 2020.

Zëvendëskryeministër i kësaj qeverie ka qenë Dritan Abazoviqi që synon krijimin e qeverisë së pakicës.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.

Në deklaratën e tij të fundit publike më 3 shkurt, kryeministri Krivokapiq tha se është i vetëdijshëm se nuk do të jetë më kryeministër dhe se Qeveria e tij do të rrëzohet. Ai akuzoi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq se kishte planifikuar të rrëzonte Qeverinë shumë kohë më parë dhe se presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është gjithashtu pjesëmarrës në këto marrëveshje. Nga ana tjetër, Abazoviq ka thënë se pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv dhe se ka disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Të pakënaqura me nismën për rrëzimin e Qeverisë, disa parti politike dhe organizata të afërta me Kishën Ortodokse Serbe kanë nisur protesta në rrugë duke kërkuar që partitë e shumicës aktuale parlamentare të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviq, ka thënë se gjendja e sigurisë në Mal të Zi është e rregullt.

Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen

0

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, në intervistën për Telegrafin, ka folur edhe lidhur me dialogun Kosovë –Serbi dhe është qëndrimin e shtetit të saj për arritjen e një marrëveshje finale.

Diplomatja franceze ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje sigurie dhe prosperiteti ekonomik për të dyja vendet, për rajonin dhe për Evropën në tërësi dhe se dialogu dhe vazhdimi i negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk ka alternativë.

“Franca mbështet plotësisht Miroslav Lajçak, të dërguarin special të emëruar nga Bashkimi Evropian për të mbështetur këtë proces. Përveç kësaj, për të përforcuar angazhimin e saj për dialog, ajo ka ndërmarrë me Gjermaninë iniciativën për të organizuar një samit midis liderëve të shteteve dhe qeverive të Francës, Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, fillimisht në Berlin në vitin 2019 dhe më pas në Paris në vitin 2020”, ka thënë Butel për Telegrafin.

Ajo tha se është thelbësore që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen nga të dyja palët dhe që diskutimet të vazhdojnë në Bruksel për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Butel ka folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Francës, duke thënës e ky bashkëpunim midis dy vendeve prek shumë fusha.

“Ne po punojmë për të thelluar marrëdhëniet tona në disa prej tyre. Për këtë, në nëntorin e kaluar u nënshkrua një deklaratë e shprehjes së interesit me ministrat e Punëve të Jashtme, të Arsimit dhe të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nëpërmjet kësaj deklarate, ne synojmë të krijojmë lidhje ndërmjet institucioneve franceze dhe kosovare në fushën e arsimit dhe kulturës. Kjo rezultoi me vizitën në Francë të një delegacioni të profesionistëve kosovarë në festivalin e Avignon verën e kaluar, pasuar nga një vizitë në rajonin e Hauts de France në vjeshtë, me rastin e së cilës përfaqësuesit e institucioneve kosovare patën mundësi të takojnë homologët francezë dhe fillojnë të ndërtojnë projekte bashkëpunimi”, tha ajo.

Butel tha se Franca poashtu mbështet kinematografinë kosovare, e cila po shënon suksese të mëdha në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare. “Në veçanti, kjo mund rezultojë, shpresoj në vitin 2022, me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëprodhimi filmik midis dy vendeve tona”.

“Siç e dini, Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila bashkon 84 vende të botës. Franca e mbështet Kosovën në projektin e saj që tani të fitojë statusin, jo më të anëtarit të asociuar, por të anëtarit me të drejta të plota të kësaj organizate. Viti 2021 u veçua edhe me forcimin e bashkëpunimit në mes të ministrive të brendshme franceze dhe kosovare, i cili do të vazhdojë edhe në vitin 2022”, tha diplomatja franceze.

“Së fundi, do të përmend rininë, të cilën Presidenca franceze e Këshillit të BE-së e ka vënë si një ndër prioritetet e saj, duke qenë edhe viti 2022 si Viti Evropian i Rinisë. Franca së bashku me Gjermaninë, janë iniciatore të themelimit të RYCO-s (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit për Rininë e Ballkanit Perëndimor), anëtare aktive e së cilës është Kosova dhe që Franca e mbështet në nivel rajonal, por edhe përmes zyrës së saj në Prishtinë”, tha Butel.

Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së caktohet më 24 mars

0

Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është caktuar për 24 mars.

Ndërkaq, mbrojtja ka kërkuar që më 22 shkurt të mblidhen për çështjen e mbajtjes në paraburgim të tyre.

Megjithatë, gjyqtari Nicolas Guillou ka thënë se vendimi do të merret më pas për këtë.

“Do të takohemi përsëri më 24 mars dhe do t’ju informoj nëse do të mblidhemi për seancën më 22 shkurt, pasi të marr parashtrimet me shkrim të të gjitha palëve”.

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

0

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi” përgjatë së premtes.

Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës.

Mjeku ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin”, tha Krasniqi.

Avokati i Veselit thotë se prokuroria mund ta zgjasë gjykimin 10 vjet

0

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se me gjithë numrin e dëshmitarëve dhe provave, gjyqi ndaj tij dhe të tjerëve mund të zgjasë së paku 10 vjet.

“Në rastin tonë, prokuroria kërkon 1300 orë vetëm për pyetjet e bëra prej palës thirrëse. Tek dëshmitarët e prokurorisë do të zgjaste rreth 120 muaj, që do të zgjaste 11 vjet. Përveç dëshmitarëve që kanë ata në listë, prokuroria ka propozuar edhe 16,000 prova materiale. Numri i përgjithshëm i dëshmitarëve është 345. Prokuroria duhet të jetë në gjendje të shtrëngojë rripin dhe të provojë çështjen e saj. Po u lejua me këto shifra që ka kërkuar prokuroria, do të vazhdojë të paktën 10 vite. Kjo gjë s’mund të jetë në interesat e drejtësisë. Minon të drejtën ndërkombëtare penale. Mohon drejtësinë për të akuzuarit, për viktimat dhe dëshmitarët. Është një fatkeqësi e madhe, e bën gjykatën qesharake. Dikush duhet t’i thotë prokurorisë si ta menaxhojë dhe ta ulë kohën në një nivel menaxhues. Është një punë që gjykatësit e bëjnë gjatë gjithë kohës, ndryshe gjyqi nuk është i mundshëm. Nëse bëni diçka të tillë do të jetë tribunali i fundit ndërkombëtar”.

Ai bëri krahasime edhe me gjyqet e tjera, duke përmendur atë Sllobodan Millosheviqit, për të cilin tha se e tërë çështja zgjati vetëm dy vjet.

Por, prokurorja Claire Lawson tha se nuk bëhet fjalë për vite të tëra siç u paraqit nga mbrojtja e Veselit.

Derisa Emmerson për dëshmitarët tha se janë përzgjedhur shkel e shko dhe se asnjëri prej tyre s’do të bëjë akuza të drejtpërdrejta meqë, sipas tij, do të flasin për krime konkrete, që s’kanë lidhje me të akuzuarit.

“Krimet që ishin kryer nuk kishin kontroll nga askush. Thjesht ka qenë produkt i një situate kur ligji mungonte dhe armët ishin sheshit. Pra, duke pasur parasysh krimet e kryera nga serbët dhe kur popullsia shqiptare është spastruar nga Kosova. Ky ka qenë konteksti mbi të cilin mbështeten këto akuza. E dimë çka përpiqen të arrijnë këto akuza”.

Emmerson tha se prokuroria nuk duhet të mos marrë parasysh kohëzgjatjen e gjyqit.

“Ne shikojmë dënimet që janë dhënë për serbët që vetë kishin urdhëruar vrasjet e mijëra shqiptarëve të Kosovës dhe përzënien e popullsisë së mbetur nga Kosova, shkatërrimin e shtëpive, bagëtive. Kemi parë heqjen e targave të makinave të tyre, marrjen e dokumenteve. Këto janë gjithë krime të kryera kundër njerëzimit. Dënimet e tyre ndryshonin nga 10 vjet deri në 15 vjet, pak a shumë. Në thelb nëse nuk ndërhyni dhe veproni i keni dhënë shumë dorë të lirë prokurorisë. Prandaj, jemi këtu ku jemi. Se keni ndihmuar prokurorinë ta menaxhojë kohën dhe të mos e lejojë të bëjë atë që bëjnë, duke e shkelur ligjin dhe rregullat. Ju s’mund ta dërgoni si duhet çështjen në trupin gjykues që mendohet të zgjasë 10 vjet. Pra, duhet të vendosim se cila është procedura e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje”.

Avokati i Veselit tha se prokuroria ka gënjyer gjykatën për çështjen e kohës derisa kësaj të fundit i kërkoi që është pjesë e funksioneve të saj që të vendosë një limit në lidhje me kohën, dëshmitarët.

Ndaj këtyre akuzave u përgjigj prokurori, duke thënë se janë të pavërteta.

“E kam konstatuar se ndonjëherë jemi në situata kur ekipet e mbrojtjes sa vijnë e bëhen më të pavërteta dhe pastaj na ikën koha dhe na kërkohet të përgjigjemi me shpejtësi. Duhet të na jepet kohë e mjaftueshme për t’u përgjigjur”.

Të gjitha masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër

0

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 59-tën, në të cilën janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Ato do të hynë në fuqi nga dita e nesërme, data 5 shkurt 2022.

Vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 përmban masat si në vijim:

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);

2.4 Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese

2.5 Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

3. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5 lirohen:

3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

3.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

3.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

3.7 Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

3.8 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

3.9 Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

4. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:

4.1 Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

4.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë;

5. Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, institucioneve publike, private, si dhe subjektet tjera, është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 deri 4.2.

6. Punëdhënësit publik e privat, si dhe subjektet tjera obligohen që mbështetur në nevojat dhe natyrën e punës së tyre, të identifikojnë dhe të përcaktojnë stafin esencial, si dhe të organizojnë punën vetëm me këtë staf.

7. Punëdhënësit publik dhe privat, si dhe subjektet tjera udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial, sipas nevojave të punëdhënësit.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

8. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

9. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës prej një (1) metër dhe shenja promovuese për vaksinim sipas dizajnit të Ministrisë së Shëndetësisë.

10. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

11. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.

12. Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

13. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:

13.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

13.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

13.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;

13.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

13.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

14. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

15. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

16. Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022..

17. Procesi edukativ-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesit të MAShTI-it për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.

18. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

19. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.

20. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

21. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

22. Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, i çdo institucioni sipas pikës 19, 20 dhe 21, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.

23. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

24. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

25. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Përveç atyre nën moshën 12 vjeçare, obligohen pjesëmarrësit që të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3 në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej një (1) metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse si:

25.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

25.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundër indikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

25.3 Certifikatën e vaksinimit me një dozë, jo më të vjetër se një (1) muaj.

26. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej një (1) metër në mes të personave.

27. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon numrin prej tridhjetë (30) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë në funksion të interesit publik.

28. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 25.1 deri 25.3 përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare dhe bartjen e maskës.

29. Pavarësisht pikës 27 dhe 28, për koncerte dhe festivale me publik në këmbë vlejnë ndalesat e përcaktuara në pikën 32.

30. Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare.

31. Lejohen funeralet, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej një (1) metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

32. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

33. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

34. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

35. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

36. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

37. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

37.2 Ndërsa paguan porosinë;

37.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

38. Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës.

39. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

40. Muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.

41. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

42. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

43. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

44. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

45. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

46. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin.

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomik]

47. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

48. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – një (1) person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

49. Klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

50. Subjekti që menaxhon me qendrën tregtare është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3. dhe atë në secilën hyrje të qendrës tregtare.

I. [Puna me palë]

51. Në institucionet publike, private dhe subjekte tjera, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në vendin e punës. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3. Inkurajohet pranimi i pagesave në formë elektronike, në vend të keshit.

52. Personi përgjegjës i institucionit publik, privat apo i subjekteve tjera, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

53. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

54. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

55. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

56. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht udhëtimi në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

57. Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

58. Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej një (1) metër në mes të personave.

59. Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 58, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

60. Në veprimtaritë sipas pikës 58, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

61. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

62. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.

63. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.

64. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.

65. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

66. Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

67. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 25.1 deri 25.3 të këtij Vendimi.

68. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

69. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

70. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

LL. [Banjat termale]

71. Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 25.1 deri 25.3të këtij Vendimi, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

72. Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën dy (2) metra.

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 4.1 deri 4.2]

73. Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 25.1 deri 25.3, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.

74. Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikën 25.1 deri 25.3, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

75. Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikën 25.1 deri 25.3, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

76. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të ndryshoj dhe plotësoj udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

76.1 Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

76.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

76.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

76.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

76.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;

76.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

76.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik dhe ndërkombëtar;

76.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

76.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

76.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

77. Udhëzuesit nga pika 76 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

78. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij Vendimi.

O. [Zbatimi]

79. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunale, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

80. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet për dy javët në vijim.

81. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

82. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

83. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

84. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

P. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/55]

85. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/55, i datës 21.01.2022.

Q. [Hyrja në fuqi]

86. Vendimi hyn në fuqi më datën 05.02.2022.

Caktohet ora për ndeshjen Zvicër – Kosovë

0

Është caktuar tashmë edhe orari i saktë për ndeshjen Zvicër – Kosovë.

Kombëtarja Dardane do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin mars, kundër Zvicrës.

Faqja zyrtare e Federatës Zvicerane të Futbollit ka njoftuar tashmë edhe për orarin e saktë të ndeshjes.

Ndeshja Zvicër – Kosovë do të luhet më 29 mars, me fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin Letzigrund, në Zurich.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort