Home Blog Page 3528

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Shumica e këtyre raste kanë të bëjnë me dhunë ndaj grave.

Më poshtë gjeni raste e dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit:

Lipjan 04.02.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 04.02.2022-16:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 04.02.2022-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte me bashkëshorten e tij,  e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore.

Prizren 04.02.2022-21:45 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij) e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Malishevë 04.02.2022-23:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër shtetase e Shqipërisë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 04.02.2022 – 08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 04.02.2022 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në restorantin e Kuvendit, pjatën plot mish deputetët e paguajnë 1.5 euro

0

Pjata kryesore, me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë në restorantin e Kuvendit të Kosovës.

Nga viti 2011, deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin nga 5 euro për shpenzime ditore, përveç benefiteve tjera që i kanë, si kompensimi i shpenzimeve për udhëtim për deputetët që jetojnë jashtë Prishtinës.

Për këtë kishte vendosur Kryesia e Kuvendit, që përbëhej nga shefi, Jakup Krasniqi, e anëtarët Xhavit Haliti, Glauk Konjufca, Sabri Hamiti, Etem Arifi e Petar Miletiç.

Ndërkaq, kryesuesit të Kuvendit të Kosovës jo rrallë i bie t’i thërrasë për në seancë deputetët, sepse shpesh ata lirojnë seancën e shkojnë në restorantin e Kuvendit.

Në restorantin e Kuvendit, deputetët çmimet i kanë fort të volitshme, krahasuar me ato të tregut.

Një kafe espresso, që rëndom kushton 50-70 cent, për deputetët, në Kuvend kushton 30 cent. Po kaq është edhe çaji filtër, që në një lokal tjetër shitet deri në 1 euro.

E makiato e madhe, për ta është 40 cent, ndonëse qytetarët paguajnë nga 1 euro.

Veç nga 20 cent u kushton kafe kapuqino e qumësht me çokollatë apo bambi.

E nëse është i uritur ndonjëri ligjvënës, me 40 cent mund ta paguajë një supë viçi, e nëse nuk ia ka ënda këtë, mundet veç me 30 cent të paguajë një supë pule.

Pas supës, shkon sallata 200 gramësh, ku deputetit i kushton 50 cent.

200 gramë djathë-kaçkavall i kushton 40 cent.

E pjata kryesore, me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë. Kurse deputetët vegjetarianë mund të marrin 300 gramë shpageta apo makarona për vetëm 80 cent.

E arsyet pse janë çmimet më të lira në bufenë e kuvendit, për Klan Kosovën, i ka dhënë ekonomisti Remzi Smajli.

Shërbimet më të lira në restorantet e institucioneve publike janë nga fakti se: Në ofertat e tyre, në procedurë prokurimi, kanë ofruar çmime më të ulëta. Kanë klient konstantë gjatë tërë kohës. Shpenzime më të ulëta, sidomos në energji dhe qira”.

Marrja e shërbimeve të bufesë bëhet me tender dhe ofertuesi më i lirë e fiton atë.

Por, e njëjta është mbyllur përkohësisht në fund të vitit 2021, pasi pati ankesa edhe për shërbim të ujit, të prodhuar nga Serbia.

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.

Pas miratimit të masave një konferencë për media e ka mbajtur kryeministrin Albin Kurti me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kurti ka thënë se masat e marra në këto dy javë kanë pasur sukses në ngadalësimin e rritjes së rasteve, ndërkaq sa i përket vaksinimit ai tha se i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës gjatë këtyre dy javëve.

“Që nga hyrja e masave në fuqi deri tani janë administruar rreth 40 mijë doza të vaksinës”, tha kryeministri.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se me vendimin e ri për masat anti-COVID hiqet obligimi i bartjes së maskës në ambiente të jashtme.

Me masat e reja kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Po ashtu hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.

Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.

Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.

Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;

Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;

Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se kanë vendosur disa lehtësime, pa harruar ruajtjen e shëndetit.

“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.

Ai ka njoftuar se maska është e obliguar ne ambientet e mbyllura.

Vendimin e plotë për masat e reja antiCOVID mund ta lexoni këtu: /Telegrafi/

Mosmarrëveshje në trafik, rrahën mes vete katër persona në Prizren

0

Katër persona janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik.

Rasti ka ndodhur ditën e premte në Prizren, rreth orës 23:3o.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Dogana e Kosovës largon nga puna zyrtarin doganor që është në proces gjyqësor

0

Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, ndaj të cilit është në vijim procesi gjyqësor penal në Gjykatën Themelore në Pejë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media të Doganës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës është mirënjohëse për Prokurorinë Themelore që është duke bërë ndjekjen dhe për faktin se kanë siguruar provat, të cilat ka administruar Dogana e Kosovës në procedurë administrative”, thuhet në njoftim, ndërkaq nuk bëhet e ditur emri i zyrtarit doganor që tashmë është larguar nga puna.

Sipas Doganës së Kosovës, provat e administruara janë të qarta për të besuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

“Dogana e Kosovës është në shërbim të interesit publik dhe zyrtarët janë të trajnuar për të ushtruar detyrat e punës në mënyrë profesionale, duke pasur në konsideratë përgjegjësinë për të përmbushur misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve, ekonomisë dhe përfaqësimit dinjitoz të autoritetit ligjor. Çdo devijim nga kjo do të jetë i dënueshëm pa përjashtim”, thuhet më tej.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Po ashtu në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, që synojmë t’i zgjerojnë në të ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /Telegrafi/

Paga minimale përplas sindikatat, nuk njohin asnjë pagë që është nën 400 euro

0

Mbajtja e mbledhjes së Këshillit Ekonomiko-Social nga BSPK-ja, rreth Ligjit të Pagave dhe Pagës minimale në Kosovë, nuk po përkrahet nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë.

Këta të fundit, thonë se as nuk janë ftuar e as nuk e njohin këtë Këshill. Azemi i quan njerëz joserioz dhe të fundit që duhet të flasin për pagën minimale në Kosovë.

Teksa ka folur për pagën minimale në Kosovë, Azemi u shpreh se si Sindikatë nuk njohin asnjë pagë që është nën 400 euro.

“Ne si sindikatë e sektorit privat të Kosovës nuk e njohim këtë Këshill Ekonomiko-Social, gjegjësisht përbërjen nga BSP-ja pasi që atje janë njerëz jo serioz, njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë me pagën minimale. Janë njerëz të cilët më së pakti kanë të bëjnë me këtë pagë dhe ne e kemi thënë fjalën tonë, çdo pagë, çdo këshill kushdo qoftë që nënshkruan pagë minimale nën 400 euro në Kosovë, le ti mbetet atyre ta vlerësojnë përndryshe sindikata e sektorëve privat të Kosovës nuk njeh asnjë pagë minimale nën pagën 400 euro”, ka thënë Azemi.

Azemi tha se BSPK është privatizuar dhe se po udhëhiqet nga dy degë jo serioze, teksa shton se institucionet qeverisëse nuk e dinë se kush është përfaqësues i BSPK-së.

“Andaj ne e kemi thënë, ju nënshkruani çfarë të doni por ne i kemi ftuar punëtorët e sektorit privat që asnjë punëtor të mos nënshkruaj kontaratë pune me pagë nën 400 euro. Pasi që ata që nënshkruajnë në emër të tyre, ata nuk e ndiejnë varfërinë, ata dijnë të jetojnë në kolltuqet e tyre asgjë më shumë”, ka thënë Azemi për EO.

Azemi tha se nuk pranojnë që pagë minimale e cila mund të jetë nën 250 euro, teksa thotë se e kanë legjitimitetin nga punëtorët e sektorit privat që të mos e nënshkruajnë nën 250 euro.

“Kemi njoftuar edhe zyrtarisht edhe përmes mediave që punëtorët e sektorit privat të Kosovës duan një pagë të dinjitetshme dhe nuk duan një lëmoshë e një lajthitje ashtu siç e kemi pasur deri më tani. Kemi pasur një shpjegim që gjoja se ne kur kemi kërkuar 350 euro, shuma e pagës 170 euro që ata po thonë tani do ta bëjnë në 250 euro do të paguhen edhe kontributet për punëtorët e sektorit privat që përafërsisht paga bruto mund ti bije dikund rreth 280-290 euro. Por, megjithatë ne kemi qenë të gatshëm që ta nënshkruajmë këtë pagë para një viti kur çmimet kanë qenë më stabile, më serioze. Tani në këtë kohë kur kemi gjithë këtë shtrejti në bazë të shpenzimeve së jetës së njeriut duhet të rritet edhe paga minimale”, ka thënë Azemi.

Ndryshe nga Azemi mendon kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Ai mendon se paga minimale duhet të jetë 350 euro, për të cilën thotë se Këshilli Ekonomiko-Social e ka mandatuar komisionin për shumë çështje, ndër to edhe paga minimale.

“Deri në fund të muajit shkurt ata duhet të na sjellin një rekomandim po lëvizja e çmimeve, lëvizja e shportave të qytetarëve, për punonjësit e Kosovës dallon nga paga që thuhet 250 euro. Ne si BSPK kemi ardhur në përfundim që paga minimale nuk duhet të jetë më pak se 350 euro”, ka thënë ai

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hykolli tha se reagimet e qeverisë e institucioneve sa i përket kërkesës për pagën minimale duhet të jenë në raport me zhvillimet në Kosovë, në raport me çmimet e pagat.

“Në raport me çdo gjë që lidhet me jetën e punjosëve të Kosovës, për këtë arsye çdo diskutim që do të jetë për pagën minimale nën 350 euro ne si BSPK e vlerësojmë që është e vogël. Nuk kanë mbrojtje në punë, nuk kanë pagën, paga minimale është ajo që ata i atakon shumë dhe ka shumë probleme të tjera të cilat ndoshta me këtë pagë minimale nëse mund ta votojmë në këshillin ekonomiko-social do të jetë një lehtësim pak më i madh për punëtorin e Kosovës”, ka thënë Hykolli.

Mbi 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 31.084.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,033 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./FrontOnline

Për tri vjet rreth 12 mijë raste të vjedhjeve në Kosovë

0
Foto Ilustrim
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të vjedhjeve për tri vjetët e fundit ka shënuar rritje sipas statistikave nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje nga Zyra për Informim kanë konfirmuar se kanë ndodhur 11 mijë e 759 vjedhje në mbarë vendin.

Ndërsa ka pasur gjithsej 862 tentativa për vjedhje.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami tha se numër kaq i madh i vjedhjeve po ndodh ngase Policia e Kosovës nuk po arrin me kohë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, një nga arsyet e vonesës së Policisë është mungesa e logjistikës dhe automjeteve sidomos në qytetet jashtë Prishtinës.

“Kemi parë që në përfundim të vitit të kaluar edhe në fillim të këtij viti rastet e vjedhjes dhe të plaçkitjes me armë zjarri ku në të shumtën e rasteve ka kaluar me lëndime trupore e për fat të mirë nuk kemi pasur raste të vdekjes. Mënyra e kryerjes së veprave penale të plaçkitjes çoftë të shtëpive private apo bizneseve afariste vërehet një profesionalizëm i vjedhësve, atyre që janë duke i kryer këto vepra penale dhe mënyra  e kryerjes dhe shpejtësia e kryerjes është jashtëzakonisht e madhe dhe në këtë rast Policia e Kosovës nuk po arrijnë në kohën e duhur dhe në shpejtësinë e duhur. Mendojë se Policia e Kosovës duhet ta marr më seriozisht dhe të ngrejë dilemat e veta dhe t’i analizojë arsyet”, ka thënë ai.

“Një nga arsyet është mungesa e logjistikës dhe automjeteve ku sidomos në qytetet e tjera jashtë Prishtinës duket se ka mungesë të automjeteve dhe se e vetmja arsye që mund të jetë është kjo sepse nuk po arrijnë me kohë Policia në vendin e ngjarjes”.

Ai tutje theksoi se vjedhjet po kryhen nga persona të moshës së re, duke filluar nga 16 deri në 24 vjeç dhe kjo për shkak të gjendjes sociale dhe papunësisë sidomos gjatë pandemisë.

Ndërsa për parandalimin e kësaj dukurie Islami tha se Kosovës i duhet zhvillim i hovshëm ekonomik në mënyrë që rinia mos të merren me dukuri negative.

“Kemi parë që vjedhjet të cilat po kryhen pra janë të moshës së re, duke filluar nga 16-17 vjet deri në 24 vjet. Pra një gjeneratë e paprespektivë që nuk gjenë mënyrë dhe mjete që ta bëjë një jetë normale. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në rritjen e vjedhjeve dhe plaçkitjeve është gjendja e rëndë ekonomiko sociale. Faktor kryesorë është faktori socio-ekonomik që të rinjtë tanë nuk po mund ta gjejnë vetën çoftë në sporte, çoftë në vendet rekreative për shkak të mungesës së mjeteve”, u shpreh Islami, për EO.

“Vitet e mëparshme kemi pasur raste ku gjatë vjedhjeve të ndryshme kanë ndodhur edhe vrasje e plagosje por edhe lëndime të rënda trupore”.

“Që nga fillimi i pandemisë gjendja ekonomike është rënduar dhe pastaj edhe një kohë të caktuar kur kemi pasur edhe kufizime të lëvizjeve të njerëzve, ka ndikuar që njerëzit të ndikohen emocionalisht , në aspektin edhe psikologjik dhe kësisoj janë të traumatizuar, dhe kur kësaj i shtohet edhe aspekti ekonomiko-social atëherë njerëzit kalojnë edhe në vepra të tilla penale. Duhet të kemi një zhvillim të hovshëm ekonomik në mënyrë që rinia jonë të mos merret me punë siç janë plaçkitjet dhe vjedhjet pastaj edhe punë të tjera si kontrabanda me armë, përdorimi i drogës, shitja dhe posedimi i tyre”.

Islami potencoi se në aspektin ligjor Kosova qëndron jashtëzakonisht mirë, por sipas tij, këto ligje duhet të zbatohen.

“Kosova me aspektin ligjor qëndron jashtëzakonisht mirë edhe në vendet e rajonit për shkak që në Kushtetutën ton dhe ligjet e Republikës së Kosovës janë të inkorporuara ligjet më të avancuara qoftë duke marr për bazë ligjet e Kroacisë,

Sllovenisë që i përshtaten ligjeve të Ballkanit, por edhe inkorporimi i konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare duke filluar nga ato të BE-së dhe atyre të Kombeve të Bashkuara. Kosova në aspektin ligjor qëndron jashtëzakonisht mirë vetëm se duhet të zbatohen dhe aplikohen ato”, ka thënë Islami./FrontOnline

Kadrijaj: Zhgënjimi i qytetarëve po shprehet në masë të madhe, Kosova rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore

0

Kosova rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore, ç’ka do të prodhonte probleme të tjera mbi ekonominë e vednit, raporton Gazeta Blic.

Ende nuk kemi një veprim të Qeverisë Kurti, për të parandaluar një gjë të tillë.

Madje, kërkesat nuk janë përfillur as për pagën minimale, ndonesë zotim i Kurtit ishte ngritja e saj në 300 euro.

Në këtë kontekst, zhgënjimi i qytetarëve ka filluar të shprehet në masë më të madhe.

Këtë po e thotë edhe një njohës i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.

“Përderisa partitë politike mirren me gjëra dytësore, normal që mbetet anë qytetari dhe kësisoj ai duhet të gjejë një rrugë për të ardhmen e familjes, por në këtë kontekst, partitë politike e kanë barrën e konsiderushme, e sidomos në këtë rast partia në pushtet e ka barren me të madhe, por si duket agjenda e kësaj qeverie që kam dashur të besoj se do të jetë në mirëqenien e qytetarëve, por ajo si duket interesimin e ka tek shoë në politik për të treguar se është e paluhatshme.Në afat të gjatë kjo do të jetë shumë e dëmshme sepse qytetari nuk do ja falë, kjo qeveri ka marrë besimin më të madh që nga paslufta nga qytetarët, por besimi i madh ndaj kësaj qeverie është duke u venitur çdo ditë”

Ky njohës i ekonomisë, barrën për zhgënjimin e qytetarëve nga situata e krijuar në vend u hedh edhe bizneseve, të cilët sipas tij u kanë hyrë në hak me paga të vogla punëtorëve.

“Bizneset janë duke korruar atë që kanë mbjellur për faktin se deri më tani, bizneset kanë pasur një shtratë jashtëzakonisht të mirë sepse nuk i kanë përfillur kontratat dhe pagat… Me ato paga nuk mund ta mbash vetëvetën se lere me familjen, por ato duhet ta ndryshojnë qasjen në mënyrë që të rritet paga minimale dhe të respektohen kontratat, që punëtori të ketë dinjitet… Normal që secili person tenton të largohet nga vendi, por kjo është e pakuptim, por kjo është një mekat sepse ne po hym ne hak me ata persona që kanë dhënë jetën për të mirën e vendit, por deri më tani nuk ka sinjale”

Derisa flet për pasojat, njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj përmend edhe një dukuri tjetër negative që mund ta prodhojë migrimi i fuqisë punëtore, atë të ndryshimit të strukturës etnike në vend.

Sipas tij, në një të ardhme të afërt në vend do të shtohet numri i qytetarëve nga Azia e largët, të cilët sipas tij do të vijnë këtu për një jetë më të mirë dhe në mungesë të fuqisë punëtore.

“Përderisa nuk kemi paga të dinjitetshmë, përderisa nuk kemi kontrata të dinjitetshme, zakonisht po tentoj ta vlerësoj në sektorin privat ku fuqia punëtore është e rrezikuar dhe në këtë kontekst secili i punësuar tenton të largohet nga vendi dhe kjo duhet të jetë një alarm për qeverinë aktuale, mund të ndryshohet edhe konfiguracioni i demografisë për faktin se nëse largohet fuqia punëtore, liria dhe kapitali njerëzor do të përballemi me dynjë nga azia e largët..” tha Kadrijaj për dokumentarin “Expose”, raporton Gazeta Blic.

Gastronomët sërish të pakënaqur: Nuk e di çka i pengon aq shumë muzika

0

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka mirëpritur vendimin e qeverisë për lehtësim të masave anti-COVID, duke thënë se ato të deritanishmet kanë dëmtuar punën e bizneseve, për çka, sipas tij, nuk kanë marrë përkrahje nga shteti.

Megjithatë, për vendimi i qeverisë për të u ndalur muzika në orën 22:00, Kllokoqi tha se nuk e kupton pse i pengon muzika.

“Ndër determinuesit kryesorë të gastronomisë është edhe muzika, kuptohet se kjo po na sanksionon shumë dhe është e papranueshme prej anës sonë, nuk e di çka i pengon aq shumë muzika. Kjo po ndikon direkt edhe në ardhjen e diasporës në Kosovë, zhvillimin e turizmit e gjithçka tjetër”, u shpreh ai.

Kllokoqi krahasoi masat në Kosovë me ato në Maqedoni të Veriut e në Shqipëri, për cka tha se gjithmonë në Kosovë masat janë më të rreptat

“Jemi kundër masave sa herë që nuk kemi përkrahje ekonomike. Në vitin 2019 kanë qenë mbi 8 mijë biznese gastronomike, ndërsa në vitin 2021 rreth 2 mijë biznese më pak. Kjo i bie që ka shumë humbje të vendeve të punës”.

Tutje Kllkoqi u shpreh i bindur se i gjithë stafi i gastronomisë është vaksinuar, dhe se i kanë detyruar punëtorët ta bëjnë një gjë të tillë.

“Gastronomia ka qenë shumë përkrahëse e vaksinimit, i kemi detyruar të gjithë punëtorët me u vaksinuar, duke filluar prej vetes, kemi bërë edhe një lloj “challenge”, duke u shtyrë cili po vaksinohet më shumë e më shpejtë, nuk kemi numër të saktë, mirëpo të gjithë janë të vaksinuar”, tha Kllkoqi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort