Home Blog Page 3527

Në suspendimin e policit Amir Hoxha nuk ka gisht IPK-ja

0
Foto: Ilustrim

Zyrtari policor, Amir Hoxha, ka thënë se është suspenduar për tri ditë nga puna. Sipas tij, ky suspendim është bërë për shkak të një postimi në Facebook, ku ai është ankuar për mospagesën e shujtave për policët dhe ka kritikuar deputetët për shpenzimet e karburanteve, shkruan Sinjali.

Mirëpo, Hoxha nuk ka treguar se nga kush është rekomanduar suspendimi i tij. Madje këtë gjë nuk e dijnë as nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Por, Inspektorati Policor i Kosovës ka mohuar se një suspendim i tillë është rekomanduar nga ta.

Në një përgjigje për Sinjalin, IPK ka thënë se nuk është rast që është trajtuar nga ta.

Ky suspendim po shihet si i pavend nga ana e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kryetari i KMDLNj-së, Behgjet Shala i tha Sinjalit se ndaj policit askush nuk duhej të merrte masa disiplinore pasi ai nuk e ka dëmtuar askënd.

Shala deklaroi se polici ka 100 për qind të drejtë dhe shqetësimet e tij janë me vend sepse ai ka kërkuar një të drejtë që i takon, pasi Policia e Kosovës është mekanizmi që më së paku përfiton.

37-vjeçarja nga Istogu guxon me transformimin (Video)

0

Lavdije Kukaj nga Vrella e Istogut, ishte pjesë e emisionit “Skomplekse”, ku guxoi të bënte transformimin e saj.

37-vjeçarja tha se i pëlqen të eksperimentojë andaj edhe ndodhej aty.

“Më pëlqejnë eksperimentet, me ba diçka ma ndryshe”, ka thënë Kukaj.

Më poshtë mund të shihni ndryshimin drastik të 37-vjeçares.

Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë – Serbi, gjithçka nga intervista me ambasadoren franceze Butel

0

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel në një intervistë për Telegrafin ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Francë, për çështjen e liberalizimit të vizave, vlerësimin e saj për punën e Qeverisë Kurti si dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hezitimit të shtetit të saj, ajo ka thënë se Franca konsideron, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, se të gjitha kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ende krejtësisht në këtë fazë.

Kurse, sa i përket dialogut, diplomatja franceze ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje sigurie dhe prosperiteti ekonomik për të dyja vendet, për rajonin dhe për Evropën në tërësi dhe se dialogu dhe vazhdimi i negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk ka alternativë.

Deklarata e ambasadores për liberalizimin e vizave:

Liberalizimi i vizave për qëndrim të shkurtër për Kosovën bazohet në zbatimin e një udhërrëfyesi që përfshinte 95 kritere. Në një raport të publikuar në vitin 2018, Komisioni europian vlerësoi se të gjitha këto kritere janë përmbushur dhe rekomandoi që Parlamenti europian dhe Këshilli i Bashkimit europian t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave. Edhe Parlamenti europian është shprehur në disa raste lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, liberalizimi i vizave sigurisht që varet nga kriteret teknike, por procesi përfundimtar i vendimmarrjes është i natyrës politike. Ndërkohë që i takon Komisionit europian të sigurojë respektimin e kritereve teknike, vendimi përfundimtar që merret me shumicë të kaulifikuar është përgjegjësi vetëm e Këshillit të BE-së. Prandaj, do të jetë ai që do të vendosë.

Nga pala kosovare ka pasur zhvillime pozitive, siç është miratimi nga Kuvendi i Kosovës në nëntor 2018 i pakos së ligjeve që synojnë forcimin e sundimit të ligjit. Megjithatë, këto ligje nuk kanë prodhuar ende efekte të prekshme dhe të qëndrueshme. Prandaj është e rëndësishme që zbatimi i reformave nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës të vazhdojë dhe ligjet e miratuara të zbatohen plotësisht.

Për këtë arsye Franca konsideron, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, se të gjitha kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ende plotësisht në këtë fazë. Prandaj, ne mbetemi shumë të vëmendshëm ndaj zhvillimve sa i përketë sundimit të ligjit si dhe luftës kundër korrupsionit dhe aktiviteteve të krimit të organizuar në Kosovë.

Gjithashtu, ne po punojmë në mënyrë aktive për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet ministrive tona të brendshme. Kjo rezultoi vitin e kaluar me ardhjen në Prishtinë të disa delegacioneve dhe disa vizita në Paris nga ministri dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme. Disa veprime bashkëpunimi janë planifikuar tashmë për vitin 2022.

Deklarata e ambasadores për dialogun Kosovë – Serbi:

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje sigurie dhe prosperiteti ekonomik për të dyja vendet, për rajonin dhe për Europën në tërësi. Dialogu dhe vazhdimi i negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit europian nuk ka alternativë.

Franca mbështet plotësisht Miroslav Lajçak, të dërguarin special të emëruar nga Bashkimi europian për të mbështetur këtë proces. Përveç kësaj, për të përforcuar angazhimin e saj për dialog, ajo ka ndërmarrë, me Gjermaninë, iniciativën për të organizuar një samit midis liderëve të shteteve dhe qeverive të Francës, Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, fillimisht në Berlin në vitin 2019 dhe më pas në Paris në vitin 2020.

Është thelbësore që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen nga të dyja palët dhe që diskutimet të vazhdojnë në Bruksel për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Në intervistë, ambasadorja ka folur edhe për fokusin gjatë Presidencës franceze të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e tema tjera me rëndësi. /Telegrafi/

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së nga Malisheva

0

Mbrëmë në orët e vona ka vdekur veterani i UÇK-së, Brahim (Isuf) Krasniqi.

I ndjeri gjatë luftës ka qenë edhe komandant kompanie në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftmit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Drenovc në ora 16:00./

Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të ri të Malit të Zi

0

Deputetët malazez kanë shkarkuar mbrëmë kryeministrin Zdravko Krivokapiq pas 14 muajve qëndrimi në krye të Qeverisë.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i grupit të deputetëve “E Bardha në të Zezë”, Millosh Konatar, tha se personalisht beson se kryeministër i ri duhet të jetë lideri i lëvizjes URA, Dritran Abazoviq. Ai mbrëmë në Kuvend tha se bisedimet do të nisin sot.

“Unë besoj se do të kemi një qeveri të re. Shumë shpejt do të kemi një qeveri të re, e cila do të luftojë korrupsionin. Nëse më pyetni mua personalisht, normalisht do të dëshiroja që kryeministër të jetë Dritan Abazoviq”, tha Konatar, raporton rtcg.

Kujtojmë se për shkarkimin e 63-vjeçarit, Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë.

Theksojmë se edhe disa parti të minoriteteve kanë kërkuar që mandatar i radhës të jetë politikani shqiptar, Abazoviq, i cili deri në momentin votimit të mosbesimit të Qeverisë ishte zëvendëskryeministër.

Ndryshe, partia e presidentit Milo Gjukanoviq, DPS, ka njoftuar se do të mbështes një qeveri të pakicës, por që në të nuk do të jenë partitë proserbe. /Telegrafi/

Dënohet me gjobë kosovari që i kontrabandoi 14 afganë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, pasi u kap duke i kontrabanduar 14 shtetas afganë të moshave të ndryshme.

Emigrantët janë dërguar në qendrën e azilit.

I dyshuari është dënuar me gjobë dhe është liruar.

“PKK Hani Elezit 03.02.2022 – 17:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetit (rimorkion e kamionit) të tij, janë gjetur katërmbëdhjetë afgan, të moshave të ndryshme. Një femër afgane ka pranuar tretman mjekësor. Emigrantët janë dërguar në qendrën e azilit, ndërsa i dyshuari pasi është dënuar me gjobë dhe është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë./

Hotelet ‘fantazmë’ të Brezovicës

0

Ide të mëdha për zhvillimin e qendrës së skijimit në Brezovicë kishte pasur Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2015 kur nënshkroi një kontratë me konsorciumin francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” për t’ia dhënë me koncesion për 99 vjet Brezovicën. Planifikoheshin 410 milionë euro investime. Por, kjo përpjekje dështoi në vitin 2016 kur ky konsorcium, dështoi t’i siguronte paratë për investime qysh në fazën e parë.

Nga viti 1999 qendra e skijimit u menaxhua nga ato që institucionet i quajtën ‘struktura paralele’ e që kryesisht ishin serbë lokalë nga Komuna e Shtërpcës.

Por, çfarë është Brezovica sot dhe çfarë ka mbetur nga hotelet që në vitet ’80-’90, joshnin mijëra vizitorë?!

Askush nuk është në hotel Molika

Hotel Molika është prej objekteve në kuadër të Qendrës së Skijimit në Brezovicë. Është ndërtuar në vitet ’80 dhe gjendet shumë pranë pistës së skijimit. Dikur ishte hotel i kategorisë B dhe mbante tre yje.

Hotel Molika në Brezovicë.
Hotel Molika në Brezovicë.
Objekti është i vjetruar nga jashtë, e i shkatërruar brenda. Radio Evropa e Lirë ka hyrë në këtë hotel që aktualisht nuk ofron ndonjë shërbim.

Këtu përpos rojeve nuk gjendet njeri.

Holli i hotelit Molika.
Holli i hotelit Molika.
Korridoret janë në terr, ashensorët jofunksionalë dhe në recepsion nuk shërben askush.

Recepsioni i hotelit Molika.
Recepsioni i hotelit Molika.
Kjo është sallë argëtimi, porse në të gjendet vetëm një tabelë e vjetër pingpongu, një tavolinë e bilardos, ulëse të ndotura e tepihë të shqyer.

Hapësira argëtuese e hotel Molikës.
Hapësira argëtuese e hotel Molikës.
Ulëset e ndotura dhe të dëmtuara në hotel Molika.
Ulëset e ndotura dhe të dëmtuara në hotel Molika.
Sipas të dhënave në faqen e Qendrës së Skijimit në Brezovicë në këtë hotel nuk është investuar asnjëherë që nga fillimi i viteve ’90.

Teleferiku i së kaluarës

Shumë pranë hotelit Molika është i vendosur teleferiku. Derisa në vendet e rajonit, në qendrat e skijimit janë instaluar teleferikë të rinj, në Brezovicë, mbetet i njëjti si në vitet ’90.

Teleferiku në Brezovicë.
Teleferiku në Brezovicë.
Në të, nuk janë bërë investime përpos riparimeve të herëpashershme.

Teleferiku në Brezovicë.
Teleferiku në Brezovicë.
Sezoni i skijimit në Brezovicë hapet zakonisht në mes të muajit dhjetor por këtë vit, teleferiku është vënë në funksion vetëm më 16 janar 2022, kur kishte kaluar një pjesë e konsiderueshme e sezonit të skijimit.

Teleferiku i parë në Brezovicë është vendosur në fund të viteve ’70.

Hotel Junior, strehë e merimangash

Rreth 9.5 kilometra larg pistës së skijimit gjendet hoteli tjetër Junior që është në kuadër të qendrës turistike të Brezovicës.

Hotel Junior në Brezovicë.
Hotel Junior në Brezovicë.
Ky hotel në vitet e 90-ta ka shërbyer për të akomoduar turistët.

Këtu, aktualisht nuk ka as roje të objektit.

Hotel Junior në Brezovicë.
Hotel Junior në Brezovicë.
Në hyrje, pranë karrigeve të shqyera ka mbetur vetëm lista në të cilën nënshkruhen rojet.

Lista ku nëshkruhen rojet e objektit të hotelit Junior.
Lista ku nëshkruhen rojet e objektit të hotelit Junior.
Në dyert e hotelit Junior, janë të ngjitura afishe politike me fotografinë e politikanit ultranacionalist serb, Vojsllav Sheshel.

Fotografia e Vojsllav Sheshel.
Fotografia e Vojsllav Sheshel.
Narcis, më shumë i mbyllur se në ofrim të shërbimeve

Hoteli Narcis është një prej hoteleve më të mëdha në Brezovicë.

Ky hotel që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 është menaxhuar nga struktura që nuk i kanë njohur institucionet e Kosovës.

Hotel Narcis në Brezovicë.
Hotel Narcis në Brezovicë.
Deri vonë këtu kanë qëndruar turistë të ndryshëm kryesisht nga Serbia që kanë ardhur për të kaluar disa ditë qëndrimi në Brezovicë, si dhe janë zhvilluar organizime të ndryshme.

Hotel Narcis në Brezovicë.
Hotel Narcis në Brezovicë.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë nuk është lejuar që të futet brenda objektit për të fotografuar hapësirat.

Hotel Narcis në Brezovicë.
Hotel Narcis në Brezovicë.
Një roje e objektit ka thënë se nuk është i lejuar fotografimi e as xhirimi, si brenda ashtu edhe jashtë hotel Narcisit.

Përveç këtyre hoteleve dhe teleferikut e skilifteve, qendra e skijimit në Brezovicë përfshin edhe objekte të tjera që nuk janë funksionale.

Shteti kthen Brezovicën në pronësi të Kosovës

Një mjet motorik për hapjen e pistave të skijimit.
Një mjet motorik për hapjen e pistave të skijimit.
Brezovica prej përfundimit të luftës është menaxhuar nga struktura serbe që nuk kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës. Serbia ka luftuar me çdo kusht që ta ketë në pronësi këtë qendër të skijimit, ndërkohë që Kosova ligjërisht ka thënë se i takon pronësia mbi të.

Agjencia e Privatizimit e Kosovës(AKP), ka njoftuar më 13 janar 2022 se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të Ndërmarrjes Shoqërore “Inex Sharr Planina Brezovicë” dhe se kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, dhjetorin e vitit 2020 ishte futur nën administrim direkt të AKP-së.

AKP-ja nëpërmjet një njoftimi ka thënë se Bordit të ri të “Inex Sharr Planina Brezovicë” që menaxhon me qendrën turistike në Brezovicë i është bërë e qartë se duhet të funksionojnë tërësisht bazuar në ligjet e Kosovës duke përfshirë: Instalimin e arkave fiskale; Raportimin financiar e operativ në AKP; Deklarimin e rregullt të tatimeve tek ATK-ja, si dhe zbatimin e ligjeve të Kosovës.

AKP-ja inkurajon çdo vizitor që të kërkojë kupon fiskal në rastin e pagesës për çfarëdo shërbimi.

Zbehja e interesimit amerikan për Brezovicën

Pas dështimit të vitit 2016 të institucioneve të Kosovës që të japin me koncesion Qendrën e Skijimit në Brezovicë, si shpresë për të investuar në këtë vend, vitin e kaluar u pa interesimi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).

Brezovica ishte përmendur pak ditë pas nënshkrimit të një dokumenti me zotime të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator 2020, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Nënshkrimi i dokumenteve nga delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Nënshkrimi i dokumenteve nga delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Pak ditë pas nënshkrimit të këtyre dokumenteve që kishin për qëllim normalizimin ekonomik, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, qëndroi në Kosovë ku tha se kanë interesim për të investuar në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur DFC-në se a ka pasur ndonjë komunikim tjetër me Qeverinë e Kosovës dhe nëse institucionet kosovare kanë dorëzuar ndonjë projekt-propozim apo plan për investime në Brezovicë. Por, në DFC kanë thënë se Brezovica nuk është projekt me të cilin ata janë duke u marrë.

“Ne duam të theksojmë se ky nuk është aktualisht projekt të cilin ne po e zhvillojmë”, tha për REL-in zëdhënësi i DFC-së, Pooja Jhunjhunwala.

Plani i Qeverisë

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se cili është plani i saj për qendrën e skijimit në Brezovicë pasi që dhënia me koncesion ka dështuar në vitin 2016, si dhe pasi nuk ka pasur ndonjë zhvillim sa i takon interesimit të DFC-së amerikane për të investuar në këtë resort të skijimit.

Kosova heq kushtin për dozën e tretë, fluks në Morinë

0

Pas dy javësh pengesë, Kosova ka vendosur që këtë të shtunë të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në territorin e saj.

Këtë të shtunë në pikën Kufitare Morinë, ku prej dy javësh kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-COVID sot qytetarët shqiptarë janë lejuar të futen me vetëm dy doza.

“Tre doza vaksine ishte masë e tepruar”, ka thënë një qytetar për abcnews.al.

Heqja e dozës së tretë ka sjellë rritje të fluksit të lëvizjes së qytetarëve .

“Ngaqë ka pas kushtin me tre vaksina nuk kam mundur që të shkoj në Kosovë, pasi unë jam vetëm me dy doza. Për banorët e Kukësit është mirë që të kemi lehtësim, pasi shumë nga ne kanë dhe punë”, ka thënë një tjetër.

/GazetaSinjali/

ShSKUK: Të spitalizuar 207 pacientë nga COVID-19

0

Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në mjekim intensiv në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit,17 pacientë

Spitali i Pejës, 21 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 26 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.

Nëse keni uri para gjumit, dietologët këshillojnë këto ushqime

0

Pavarësisht nëse qëndrojmë zgjuar më vonë se sa duhet, kemi një darkë të varfër ose jemi të uritur pa ndonjë arsye të veçantë, shumë prej nesh përfundojnë duke dashur të hanë meze të lehtë para gjumit

Nëse e dini se do të dëshironi ushqime të lehta të natës vonë, çfarë duhet të kërkoni? Këtë e këshillojnë nutricionistët, shkruan HuffPost.

Arra

Sipas Tracy Lockwood Beckerman, një dietologe e regjistruar, një nxitim i stomakut gjatë natës është një mënyrë që trupi juaj t’ju tregojë se dëshiron më shumë kalori dhe lëndë ushqyese. Prandaj, duhet të përpiqeni të hani ushqime që përmbajnë më shumë vlera ushqyese. Kjo është ajo që i bën arrat një opsion kaq të shkëlqyeshëm.

Banane

Përveçse janë të shijshme, bananet në fakt mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë. “Bananet përmbajnë kalium, i cili është një relaksues natyral i muskujve dhe ndihmon për gjumë të mirë”, tha Beckerman. “Ato përmbajnë gjithashtu triptofan, i cili jo vetëm përmirëson disponimin, por edhe qetëson trupin dhe e ndihmon atë të flejë”.

Çokollatë me arra

Le të jemi të sinqertë – shumica prej nesh dëshirojnë diçka të ëmbël para gjumit. Kështu që ne e mirëpresim këtë këshillë me një buzëqeshje. Beckerman thotë: “Nuk mund të gaboni me çokollatën e zezë dhe arrat për të kënaqur urinë para gjumit, falë proteinave që stabilizojnë gjakun dhe yndyrave të shëndetshme që vijnë nga arrat. Çokollata e zezë është gjithashtu sasia e duhur e ëmbëlsirave.”

Kos grek me bajame dhe manaferra

Nëse jeni të gatshëm të bëni pak përpjekje për t’u përgatitur, dietologia e regjistruar Abby Vichill rekomandon kos grek me bajame dhe manaferra. “Ky është një opsion i shkëlqyeshëm sepse përmban një raport të mirë të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave,” tha ajo.

Tortë me oriz me gjalpë kikiriku

Vichill thotë se ky është një tjetër rosticeri i shkëlqyeshëm para gjumit, pasi gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe yndyrë, dhe ëmbëlsirat e orizit përmbajnë karbohidrate dhe është e mrekullueshme për të ruajtur ekuilibrin e sheqerit në gjak gjatë natës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort