Home Blog Page 3526

Erdogani preket me COVID-19

0

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Ai ka njoftuar se edhe bashkëshortja e tij është infektuar.

“Rezultatet e testeve për COVID-19 të kryera me gruan time pasi shfaqën simptoma, janë pozitive”, ka shkruar ai.

Shtoi se të dy janë prekur me Omicron.

Të enjten, Erdogani vizioni Kievin, bisedoi me presidentin ukrainas dhe ofroi takim mikpritës për të dhe presidentin rus, krah tensioneve në rritje në Ukrainë.

Paralajmërohet rritja e mëtejshme e çmimit të karburanteve në Kosovë

0

Çmimi i karburanteve është rritur ndjeshëm edhe në Kosovë. Për një litër naftë apo benzinë tashmë duhet paguar edhe disa centë më shumë por që kjo rëndon xhepin e qytetarëve. Madje, çmimi i derivateve mund të rritet sërish. Nëse kjo arsyetohet me lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe situatën e tensionuar Rusi-Ukrainë, qytetarët dhe shoqatat që mbrojnë konsumatorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Frika nga një pushtim rus të Ukrainës bëri që nafta të tregtohet me 90 dollarë për fuçi në bursa për herë të parë pa shumë vitesh.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi aktual në Kosovë është më i liri në rajon por paralajmëron se rritja shtrenjtimi i naftës do të vazhdojë e madje mund të jetë edhe në nivele të papara ndonjëherë.

“Dihet se çmimin e përcakton bursa dhe organizata prodhuese, sot çmimet sillen përafërsisht në Kosovë 1.23 dizelli deri 1 euro e 30 centë, ndërsa benzina 1.25 deri në 1 euro e 35 centë […] Është duke u rritur çmimi në mënyrë të theksuar, kemi rritje të derivateve të naftës me shumicë çdo ditë 25 dollarë në të, ndërsa me pakicë nuk ka lëvizje që një javë, por kjo nuk është duke ndodhur vetëm në Kosovë por në tërë globin, do të thotë në tregjet ndërkombëtare çmimi po rritet gjithashtu po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Çmimet ne i kemi më të lirat në rajon […] Por edhe situata e krijuar Ukrainë-Rusi edhe kjo ka ndikim tek çmimet. Sipas të gjitha gjasave do të ketë rritje ekstreme, por dihet që muajin dhjetor organizata prodhuese OPEC ka thënë se në muajin janar do të stabilizohet tregu, por kjo nuk është duke ndodhur”, është shprehur Berjani.

Rritja e çmimit të karburanteve, që është paraprirë nga rritja e çmimeve të produkteve të tjera është e papërballueshme për qytetarët.

Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” kërkon që shteti të mos mbyllë sytë dhe veshët përballët rritjes së çmimeve. Ai kërkon që të ndërhyhet me politika fiskale si dhe të ketë monitorim më të madh të kompanive që merren me tregtimin e derivateve. “Naftëtarët kanë qenë të përbetuar vite më parë se nuk fitojnë më shumë se 6,7,8 maksimumi 9 centë për litër dhe nëse diferenca është 9 centë, atëherë ja ku po qëndron problemi. Dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën dhe kur dikush nuk e thotë të vërtetën qeveria, Agjencioni i Konkurrencës të gjitha këto të vijnë në veprim[…] Xhepi i qytetarit ka falimentuar, 30 e sa përqind që kanë jetuar në varfëri, tani kanë falimentuar dhe ai tani nuk ka xhep, e ka një pus pafund i cili më nuk zë para. Qeveria duhet ta bëje atë për çka e kemi votuar të na dëgjojë dhe mos të jetojë larg nesh ose në distancë prej nesh, por le ta di se ka qenë dhe akoma është pjesë e popullit, pjesë e sovranit, qytetarit dhe familjes konsumatore. Qeveria duhet të na bind që po bashkëjeton me ne e mos të na bind që po debaton me ne nga distanca, kjo qeveri na duhet”, ka thënë ai.

Qytetarët thonë se rritja është e papërballueshme por i duhet të kontrollojnë në pikat e karburanteve ku është më lirë.

“Është ndoshta pak e vështirë, por njeriu duhet të shikojë këto pikat që janë pak më lirë. Është pak e vështirë sepse në disa pika po shkruan 1 e 33 centë, e në disa po janë me lirë, njeriu e përcakton ku është më lirë”, është shprehur ai për KosovaPress.

Një tjetër qytetar, Ibrahim Karameta, u shpreh se situata me çmimet po bëhet e papërballueshme duke qenë se ka rritje në të gjitha produktet ndërsa pagat kanë mbetur të njëjta.

“Është e vështirë se për jetën tonë edhe xhepin tonë e kosovareve është e vështirë ngritja e çmimit, jo veç e naftës po edhe e produkteve të tjera që janë shtrenjtuar, këto janë të vështira se pagat janë të njëjta qysh kanë qenë, ndërsa çmimet kanë lëvizur me 100% e më shumë”, është shprehur ai.

Pandemia uli çmimin e naftës në nivele rekorde me muajin mars 2020 që tregtohej me 20 dollarë për fuçi në bursa./kp

Deputetët e LVV-së i kthejnë parat e karburanteve, i japin për djalin e policit, vogëlushit të sëmurë!

0

Deputetët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi dhe Gramos Agusholli, paratë që morën nga shteti për konpenzimin e karburantit për të shkuar në punë, i kanë dhuruar për bamirësi.

Saktësisht, këta deputet paratë ia dorëzuan nënës së Artit, Teuta Mucaj, ku u kërkua ndihmë për t’iu nënshtruar një operacioni në tru.

Këtë e ka bërë të ditur një qytetar në Facebook i cili ka publikuar faturës e transferit.

Ndryshe, nga presioni publik dje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë tërhequr nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Para pak ditësh janë publikuar shumat e mëdha që morën deputetët nga shteti për t’i mbuluar shpenzimet  e karburantit për të marrë pjesë në seanca dhe komisione./IndeksOnline/

IKSHPK: Virusi është kudo, po rriten rastet e hospitalizimeve

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen dhe të respektohen masat kundër Covid-19.

IKSHPK ka paralajmëruar se varianti Omicron po përhapet me shpejtësi.

“Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore ne ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që kanë këto simptoma që të testohen për Covid-19.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

Tre shtetas të Turqisë arrestohen në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

0

Tre shtetas të Turqisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo për shkakun se ata kanë tentuar që të fluturojnë për në Duseldorf të Gjermanisë me leternjoftime italiane që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Ndalohen tre shtetas të Turqisë që tentuan që përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të fluturojnë për në Dyseldorf me dokumente (letërnjoftime italiane) që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka ndaluar të dyshuarit: O.V., (viti i lindjes 1998, mashkull turk), R.D., (viti i lindjes 1999, mashkull turk) dhe O.O., (viti i lindjes 1996, mashkull turk).

Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

4 të vdekur dhe 1721 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0

Katër persona kanë vdekur she janë regjistruar edhe 1721 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shëruar 2704 pacientë.

Kurse numri i rasteve aktive aktualisht është 30097.

Prizrenasi godet me veturë këmbësoren, ikën nga vendi i ngjarjes

0

Me datë 01 shkurt 2022 rreth orës 13:05, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren vozitësi i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me targa vendore ne rrugën “Ekrem Rexha” në drejtim te rrugës “Wiliam Woker”, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme e godet këmbësoren me pjesën e përparme te automjetit , ku këmbësorja ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes së automjetit.

Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, mirëpo pasi që në vend ngjarje afrohen qytetarë të rastit vozitësi i dyshuar me automjet largohet nga vendi ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja pëson lëndime trupore e cila nga qytetarë të rastit fillimisht dërgohet ne urgjencën e cila gjendet aty afër dhe me pas me autoambulancë dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit ku pas tretmanit mjekësor e njëjta lirohet ne shtëpi.

Zyrtarë profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin H.B i lindur në vitin 1964, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje.

Vjehrri nga Suhareka e raporton zhdukjen e resë

0

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në Polici se gruaja e djalit të tij është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR- Suharekë 04.02.2022 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./

Kaq kushton një kilogram ari në Kosovë

0

Rritja e çmimit të arit ka ulur kërkesën për këtë mall në tregun e Kosovës, por ka rritur interesimin për ndërrim të tij me vlerën e njëjtë.

Pronarë të argjendarive thonë se qytetarët zakonisht i ndërrojnë modelet e vjetra të arit me modele të reja.

Enver Pakashtica, kryetar i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, thotë se gjatë vitit 2021, çmimi i arit është rritur në 51 mijë euro për kilogram, nga 47 mijë euro sa ka qenë në vitin 2020.

Çmimi i arit varet nga lëvizjet në bursën ndërkombëtare.

Pakashtica thotë se interesimi për të blerë ar ka rënë shumë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, në mars të vitit 2020.

“Viti 2020 ka qenë shumë i rëndë, më 2021 ka pasur lëvizje pozitive, por jo në nivel të kënaqshëm. Zakonisht, qytetarët blejnë ar për dasma, është traditë. Diaspora blen më shumë. Tash, pasi nuk ka dasma, vjen ndonjë qytetar për ndonjë datëlindje, festë, dhuratë, por jo blerje nga dëshira”, thotë Pakashtica.

Sipas tij, trend është ndërrimi i arit, “rreth 80 për qind e konsumatorëve janë të kësaj kategorie”, thekson ai.

Vitin e kaluar, gjatë një pjese të madhe të muajve të verës, në Kosovë është lejuar organizimi i ahengjeve dhe dasmave, pasi situata me koronavirus ka qenë më e qetë.

Në këto tubime është traditë që gratë të vendosin më shumë ar, qoftë vathë, unaza, byzylykë dhe aksesorë të tjerë.

Gjatë vitit 2020, masat kundër koronavirusit kanë qenë më të ashpra dhe organizimi i ahengjeve dhe dasmave nuk është lejuar, ndërsa Kosovën e ka vizituar edhe numër më i vogël i qytetarëve nga diaspora, sesa zakonisht.

Por, me lehtësimin e masave në fillim të vitit të kaluar, pronarët e argjendarive thonë se janë furnizuar me sasi më të mëdha të arit.

Edhe të dhënat zyrtare tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka pasur rritje të importit të këtij metali.

Nga janari deri në gusht të vitit 2021, janë importuar mbi 72 kilogramë metale të çmuara, apo rreth 40 kilogramë më shumë sesa vitin paraprak.

Në vitin 2020 janë importuar rreth 33 kilogramë; më 2019, 45 kilogramë; më 2018, 56 kilogramë dhe më 2017, 44 kilogramë ar.

Xhemajl Bajrami, pronar i një argjendarie, thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve e ka zbehur interesimin e tyre për metale të çmuara.

“Një lirë kushton 350 euro, kurse rroga mujore është 300 euro, me çka të blihet? Pesë për qind e shoqërisë – biznesmenë – mund të them se blejnë ar për qejf. Pjesa tjetër, shumë pak. Edhe stolitë për çiftet e martuara janë anashkaluar”, thotë Bajrami.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, shprehin dëshirën për të blerë ar, por thonë se mundësitë e tyre financiare janë të kufizuara.

Shemsije Rrahmani, laborante në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se i pëlqen ky produkt dhe se blen vetëm për ndonjë festë të caktuar.

“Blej ar, por jo shpesh, sepse është shtrenjtë. Ia vlen të kesh ar, sepse asnjëherë nuk e humb vlerën”, thotë ajo.

Kumrija nga Danimarka, thotë se sa herë që viziton Kosovën për pushime, blen edhe ar.

“Thjesht, më pëlqen shumë. Kam lloje të ndryshme të stolive, unaza, vathë, byzylykë. Blej shumë për vete dhe për anëtarë të familjes. Është shtrenjtë, por ari mund të konsiderohet si para e kursyer”, thotë Kumrija.

Ndryshe prej tyre, Besart Elshani thotë se nuk i pëlqen ari dhe se nuk është interesuar për çmimin.

“Përdorimi dhe blerja e arit janë më shumë çështje meraku. Pavarësisht shpenzimeve ose kostos, ka qytetarë që e blejnë. Unë, personalisht, as nuk e përdor dhe as nuk e blej, as nuk i di çmimet”, thotë ai.

Me gjithë interesimin e qytetarëve, Kosova është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka rezerva të arit.

Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se “nuk mban në portofolin e saj rezerva ndërkombëtare në ar dhe metale të tjera të çmuara”.

ZRrE mban mbledhje të hënën, ky është rendi i ditës

0

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji të hënën do të mbajë mbledhje, shkruan Sinjali.

Përmes njoftimit për media, ZRrE ka bërë publike rendin e ditës: Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT); Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS); Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se ditën e Hëne, datë 07.02.2022, ora 10:00, do të mbahet seanca e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:

Miratimi i Rendit të Ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT);

Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS);

Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);

Të tjera

Ndërsa shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal do të jetë në seancën e radhës të Bordit të ZRRE-së.

/GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort