Home Blog Page 3525

Ministri Mehaj vizitoi edhe familjen e dëshmorit, Ilmi Bahtijari në Blaç të Dragashit

0

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe familjen e dëshmorit Ilmi Bahtijari, nga fshati Blaç i Dragashit.

Postimi i plotë:

Familja e dëshmorit Ilmi Bahtijari nga Dragashi, është sinonim i vërtetë i sakrificës për liri e dashuri ndaj atdheut.

Bindjet e Ilmiut ishin të thella dhe synimi i tij ishte i qartë: Çlirimi e Bashkimi i Trojeve Shqiptare. Për këto bindje u burgos por edhe pas lirimit, ai nuk ndali veprimtarinë e tij, duke iu bashkuar demostratave të vitit 1981 dhe më pas UÇK-së. Bashkëluftëtarët i kishin vënë titullin “OÇALANI”, ai mbante lart moralin e ushtarëve, meqenëse veçohej për këndim këngësh e lexim vargjesh frymëzuese të kohës.

Gjatë luftimeve kur predha e godet Ilmiun, në përballje me armikun, ai e lë një amanet: “Armën time t’ia jepni djalit tim dhe ajo të mos zbrazet kurrë”.

Obligim i yni është të punojmë me nder, dinjitet e dashuri për vendin tonë, vetëm kështu arrijmë të shlyejmë një pjesë të borxhit që kemi ndaj dëshmorëve të kombit tonë.

Policia e Kosovës: Polici Amir Hoxha u suspendua për shkelje disiplinore

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar suspendimin e policit Amir Hoxha.

Sipas PK-së, suspendimi është bërë për shkak të shkeljes së brendshme disiplinore.

Vendimi për suspendim është tri ditë.

“Suspendohet një zyrtar policor nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor. Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Suspendohet një zyrtar policor nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore

Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor.

Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar.

Sa sipër, policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komente qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative.

Sindikata e Policisë: Rastet e suspendimeve janë shqetësuese, kërkojmë sqarim

0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me suspendimet që u janë bërë pjesëtarëve të policisë gjatë ditëve të fundit.

Për Sindikatën e Policisë, këto raste kanë qenë shqetësuese për ta, teksa bënë të ditur se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

“Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave janë marrë masa disiplinore ndaj shtatë policëve të Kosovës.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari i katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

0

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person me iniciale K.M, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

I dyshuari K.M, dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll të paautorizuar e armëve”, bën të ditur prokuroria.

“Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë” .

“Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit të kaluar në Gllogjan të Deçanit u vranë tre persona, ku dy prej tyre ishin nxënës dhe shoferi i autobusit.

Rama: Shqipëria, rol kyç në tensionet Ukrainë-Rusi

0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Shqipëria dhe ShBA-ja do të kenë rol kyç në OKB për çështjen e Ukrainës, sipas Edi Ramës.

Kryeministri shqiptar tha se duke treguar gatishmërinë për këtë çështje bëhet edhe më e qartë se Shqipëria është pro ruajtjes së paqes dhe promovimit të sigurisë.

“Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe por edhe një konfirmim i padiskutueshëm i një Shqipërie tjetër në arenën ndërkombëtare i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin, qëndrueshmërinë edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen sigurinë, si një vend që nga njëra anë është anëtar i NATO-s, nga ana tjetër është një vend me pozicion të spikatur dhe vlerësuar në rajonin tone”, tha Rama.

Sipas tij ky zhvillim është kurorëzim i përpjekjeve që Shqipëria të ketë nivel tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruan Euronews Albania.

“Roli i vendit në konfliktin Rusi-Ukrainë është provë se Shqipëria ka forcë fjale dhe nuk qëndron “si një vrimë e fundit të kavallit””, ka deklaruar Rama.

Historia e 22-vjeçarit rus që ndihet shqiptar

0

Të gjithë e njohin si Flavio nga Tirana, derisa pak janë ata që e dinë emrin dhe historinë e vërtetë të 22-vjeçarit.

Ai është Veaceslav Zyka, djali i dy prindërve rusë, që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri, kur ishte 5 vjeç.

Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës, shkruan TCh.

“Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi kam jetuar disa vjet me nënën atje më pas në 2005, vendosëm që vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka pëlqyer menjëherë. Ishte si dashuri me shikim të parë, unë ndjehem shumë mirë këtu kam përfunduar shkollën, kam shokë, shoqe dhe punoj këtu”.

Djali rus thotë se nga Shqipëria mund ta largojë vetëm një arsye e madhe, pasi planet për të ardhmen i ka të qarta – pasi të përfundojë kursin për berber kërkon të hapë sallonin e tij.

Ministri Mehaj vizitoi familjen e dëshmorit, Fetah Sylejmani, nga Dragashi

0

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e dëshmorit Fetah Sylejmani, nga Dragashi.

Njoftimi i plotë:

Sot jemi në Dragash, vizitë në familjen e dëshmorit Fetah Sylejmani.

Babai i Fetahut, na rrëfeu kujtimet e tij nga lufta, ashpërsinë e luftës dhe moralin e lartë që kishte djali i tij me shokë. Distanca e luftimeve në betejën e Koshares, ishte rreth 10 metra, aty qëndroi e ra heroikisht më 27 prill 1999, dëshmori i kombit Fetah Sylejmani.

Guximi e trimëria që kishte, është shembull për ne, ideali për të cilin u sakrifikua është amaneti ynë që do ta dërgojmë deri në fund.

Ushtria jonë nuk është gjë tjeter, veçse vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehaj: Zhvillimet në kufirin me Serbinë i vlerësojmë kërcënim serioz

0

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj thotë se janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit rreth Ukrainës e për çka ka kërkuar nga NATO-ja për vëmendje të shtuar për të pamundësuar ndikimin dhe influencën e qarqeve ruso-serbe në rajon.

“Ministria e Mbrojtjes përcjellë me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe veprimet aktuale të Rusisë kundër Ukrainës, vendeve të krahut lindor të NATO-s, si dhe aktivitetet hibride që Rusia zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e luftës hibride, në rajonin tonë, Rusia përmes Serbisë, i realizon në vazhdimësi me luftën politike me metoda jokonvencionale destabilizuese të ndërthurura me aktivitete asimetrike siç janë sulmet kibernetike dhe ato përmes lajmeve të rreme (fake neës). Prandaj, kërkojmë vëmendje të shtuar të autoriteteve politike dhe ushtarake të NATO-s përmes Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) në rajonin tonë, për të pamundësuar kështu ndikimin dhe influencën e qarqeve destabilizuese ruso –serbe të mbështetura edhe nga qarqet kineze në rajon”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ai ka shkruar se “Zhvillimet e shpeshta në kufirin Kosovë – Serbi dhe provokimet nga ushtria serbe, i vlerësojmë kërcënim shumë serioz dhe duhet të adresohen fuqishëm politikisht nga Bashkimi Evropian dhe me veprime e qëndrime konkrete nga NATO , respektivisht Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) përmes operacionit KFOR në Kosovë. Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë NATO-s të udhëhequra nga SHBA, në interes të mbrojtjes së vlerave euroatlantike dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global”.

Smajl Latifi e vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i është bashkuar nismës vullnetare për dhurimin e gjakut në Ratkoc, nismë ko që aty mbahet për të katërmbëdhjetin vit me radhë.

“Edhe sivjet iu bashkova nismës vullnetare për dhurimin e gjakut, që po mbahet në Ratkoc për të katërmbëdhjetin vit me radhë. Bashkëfshatarit e mi nga Ratkoci, por edhe qytetarë nga Rahoveci e fshatra të tjerë, po i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme, që sivjet u dedikohet atyre që humbën jetën në përballje me virusin vdekjeprurës Covid-19”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Sipas Latifit dhurimi i gjakut është një prej veprave më humane që mund ta bëjë secili për të shpëtuar jetën e njerëzve me probleme shëndetësore.

“Përveç tjerash, është dëshmuar tanimë se dhurimi i gjakut ka përfitime shëndetësore edhe për dhuruesit. Falënderoj Këshillin Organizues të kësaj nisme për organizimin e shkëlqyeshëm dhe inkurajoj të gjithë qytetarët e Rahovecit që t’i bashkohen dhuruesve të shumtë të gjakut në Ratkoc”, ka shtuar ai.

Deputeti i LVV, Artan Abrashi, paratë e shpenzimeve të karburantëve i dhuron për bamirësi

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kthyer paratë që iu kompensuan për shpenzimin e karburanteve.

Ai këto para i ka dhënë për 10-vjeçrin Art Muçaj, të cilit i nevojiten 15 mijë euro, pasi i njëjti po trajtohet nw  Turqi.

Përkrahësi i LVV-së Blend Zymi ka publikuar fotografinë e transferit që Abrashi e ka bërë tek familja e 10-vjeçarit.

Ai ka shtuar se krahas Abrashit edhe Adnan Rrustemi e Gramos Agusholli kanë kthyer paratë të cilat iu janë shpenzuar për karburante.

Abrashi sipas shpenzimeve të publikuara nga buxheti i shtetit ka marrë 690 kompenzim për karburante në periudhën prej dy muajsh. Kurse Adnan Rrustemi ka shpenzuar 290 euro dhe Gramos Agusholli 630 euro.

Familja e Artiti, i cili është edhe djali i zyrtarit të Policisë së Kosovës dje ka apeluar tek qytetarët që t’i ndihmojnë në sigurimin e të hollave për shërimin e djalit të tyre.

“Ju mund të dërgoni ndihmën tuaj në detajet si më poshtë: Teuta Temaj Muçaj Banka: TEBNr i llogarisë: 2012000041349247 Iban:XK05 2012000041349247SWIFT: TEBXKPR”, shkruhet në postim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort