Home Blog Page 3523

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Çmimet janë rritur, por janë më të lirat në rajon

0

Çmimi i derivateve të naftës ka shënuar rritje në të gjithë botën dhe kjo po vërehet edhe në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili thotë se çmimi i derivateve të naftës tashmë ka arritur në 1.30 euro.

I pari i naftëtarëve ka bërë me dije se edhe pse ka ngritje çmimi Kosova vazhdon të ketë çmimet më të ulëta në vendet e rajonit.
“Sa i përket rritjes së çmimit të naftës dihet se çmimin e cakton BERZh dhe organizata prodhuese OPEK. Çmimet në Kosovë variojnë një litër dizel 1.23 deri në 1.30″.

“Benzina 1.25 deri në 1.32 cent. Në tregjet ndërkombëtare çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Nuk ka vështirësi gjatë importit, sepse importi është në nivel. I vetmi problem është çmimi i lartë i naftës sepse rëndon qytetarët por këtu nuk e përcaktojmë ne çmimin por është në pyetje vetëm BERZh”.

Ndërsa, sa i përket Ligjit të naftës, ai shtoi se presin të miratohet në lexim të dytë në Kuvend, duke shtuar se cilësia është në nivelin e duhur.

“Pritet që Ligji i naftës të kalojë edhe në leximin e dytë. Por sado kudo Ligji i naftës është i mirëseardhur. Me ligjin përfiton biznesi, qytetari por edhe shteti. Edhe vitin e kaluar kemi pasur ankesa nga qytetarë. Cilësinë më së miri mund të jetë qytetari dhe kur ka ankesa do të ndërhyjë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Derivatet janë në nivelin e duhur. Ndërsa sa i përket çmimeve në regjion në Shqipëri çmimet sillen 1.52 cent është dizeli e benzina 1.55, ne jemi më të lirë sesa Bosnja, Serbia dhe Mali i zi”, tha Berjani për EO.

Djali rrah babain, në një rast tjetër babi nën ndikimin e alkoolit rrah djalin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në regjionin e Prizrenit.

Në Prizren u arrestua një person për shkak se sulmoi fizikisht djalin e tij.

“Prizren 05.02.2022 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në një rast tjetër në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij.

“Prizren 05.02.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në Prizren u arrestua edhe një grua pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës dy vjeçar dhe burrit të saj.

“Prizren 05.02.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie e ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe xhelozie, e ka kanosur verbalishtë viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Malisheve është arrestuar një person pasi e ka rrahur nipin e tij të mitur. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kosovarët fuqia e tretë punëtore në Kroaci, këto janë shifrat

0

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka publikuar disa shifra që tregojnë se kosovarët janë fuqia e tretë punëtore në Kroaci, shkruan Gazeta Express.

Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se kosovarët renditen pas serbëve dhe boshnjakëve.

Sipas tij, bazuar në të dhëna zyrtare janë rreth 7900 kosovarë që punojnë në Kroaci.

Edhe deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, para dy ditësh ka njoftuar se qytetarët e Kosovës renditen në vendin e tretë sa i përket punëtorëve të huaj në Republikën e Kroacisë.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sipas të dhënave të fundit të MBP-së, gjatë vitit 2021, në Republikën e Kroacisë kanë qenë të punësuar 7 mijë e 912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.

Ndërkaq, siç njofton ajo, nga Shqipëria kanë qenë të punësuar 3 mijë e 719 punëtorë, të cilët zënë vendin e gjashtë sa i përket punësimit të të huajve në Kroaci.

Më së shumti punëtorë të angazhuar në këtë vend nga shtetet e rajonit, kishte nga Bosnja e Hercegovina, pastaj nga Serbia, nga Kosova dhe fare në fund nga Shqipëria. /Gazeta Express/

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë deri në 5 orë në Prizren

0

KEDS ka njoftuar për vendet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjetin elektrik në Komunën e Prizrenit.

KEDS-i njofton se punimet do të kryhen nga palët e treta dhe pa rrymë do të mbesin biznese, lagje e fshtrat të Prizrenit.

NJOFTIMI I PLOTË NGA KEDS:

1. Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet në stabiliment:

TS 10/04 kV Ethem Trade (kodi: 31000030046) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Gjimnazi Klasik Loyola (kodi: 31000030047) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Terminali (kodi: 31000030048) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Liburniaimpex (kodi: 31000030049) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV “NTP Morina automobiles”H.Morina (kodi: 31000030050) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Galva-zing (kodi: 31000030051) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV ARD GROUP Avdyl Hoxha (kodi: 31000030052) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV ZINKONIE (kodi: 31000030053) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV ARBERIA TURIST (kodi: 31000030054) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Bektesh Sefer Bekteshi (kodi: 31000030055) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV N.T.P.SH.”KASTRATI-COMERCE (kodi: 31000030056) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV FE-Plast (kodi: 31000030057) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Zhuri Sh.P.K (kodi: 31000030058) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Sëiss Pelet (kodi: 31000030059) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Kristal Palace (kodi: 31000030060) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV N.T.SH.”EKO ENERGY” (kodi: 31000030061) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Egzoni (kodi: 31000030062) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV KAG Asphalt (kodi: 31000030063) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Banesat e socialit (kodi: 31000030064) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV Koshi Group (kodi: 31000030065) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV PZ Group (kodi: 31000030066) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV NTP Shantiri-Haskuka (kodi: 31000030067) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV AL-PETROLL SH.P.K. (kodi: 31000030068) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV MULTI BUSINES GROUP (kodi: 31000030069) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV ” TOLA – B & N ” SH.P.K. (kodi: 31000030071) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV DELIGHT L.L.C. (kodi: 31000030074) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV N.T.SH.” ÇELIKU PLLAST (kodi: 31000030075) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

Vendet: Pjesë e f.sh Petrov dhe bizneset per gjatë rrugës tranzite

Arsyeja: Realizimi i sistemit Hyrje/Dalje 10kV, sipas PEE

Messenger sjell disa veçori të reja, kujdes kur bëni “screenshot”!

0

Facebook Messenger ka shtuar disa ndryshime të cilat së shpejti do të jenë funksionale.

Një nga këto ndryshime është edhe mundësia që ju ta kuptoni kur dikush iu bën “screenshot” fotografitë tuaja. Përdoruesit gjithashtu së shpejti do të jenë në gjendje të rregullojnë fotografitë apo videot në Messenger, para se ti dërgojnë në “chat”.

Mundësi tjetër do të jetë edhe opsioni i ruajtjes automatike të fotove apo videove në celular. Këto ndryshime dhe veçori të reja do të jenë të disponueshme në javët në vijim atëherë kur do të përditësohet versioni i ri i aplikacionit.

23 vjet nga Konferenca e Rambujesë

0

Para 23 vjetëve, më 6 shkurt të vitit 1999, i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë./kp/

Hotelet ‘fantazmë’ të Brezovicës

0

Ide të mëdha për zhvillimin e qendrës së skijimit në Brezovicë kishte pasur Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2015 kur nënshkroi një kontratë me konsorciumin francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” për t’ia dhënë me koncesion për 99 vjet Brezovicën. Planifikoheshin 410 milionë euro investime. Por, kjo përpjekje dështoi në vitin 2016 kur ky konsorcium, dështoi t’i siguronte paratë për investime qysh në fazën e parë.

Nga viti 1999 qendra e skijimit u menaxhua nga ato që institucionet i quajtën ‘struktura paralele’ e që kryesisht ishin serbë lokalë nga Komuna e Shtërpcës.

Por, çfarë është Brezovica sot dhe çfarë ka mbetur nga hotelet që në vitet ’80-’90, joshnin mijëra vizitorë?!
Hotel Molika është prej objekteve në kuadër të Qendrës së Skijimit në Brezovicë. Është ndërtuar në vitet ’80 dhe gjendet shumë pranë pistës së skijimit. Dikur ishte hotel i kategorisë B dhe mbante tre yje.

Objekti është i vjetruar nga jashtë, e i shkatërruar brenda. Radio Evropa e Lirë ka hyrë në këtë hotel që aktualisht nuk ofron ndonjë shërbim.

Këtu përpos rojeve nuk gjendet njeri.

Korridoret janë në terr, ashensorët jofunksionalë dhe në recepsion nuk shërben askush.

Kjo është sallë argëtimi, porse në të gjendet vetëm një tabelë e vjetër pingpongu, një tavolinë e bilardos, ulëse të ndotura e tepihë të shqyer.

Sipas të dhënave në faqen e Qendrës së Skijimit në Brezovicë në këtë hotel nuk është investuar asnjëherë që nga fillimi i viteve ’90.

Shumë pranë hotelit Molika është i vendosur teleferiku. Derisa në vendet e rajonit, në qendrat e skijimit janë instaluar teleferikë të rinj, në Brezovicë, mbetet i njëjti si në vitet ’90.

Në të, nuk janë bërë investime përpos riparimeve të herëpashershme.

Sezoni i skijimit në Brezovicë hapet zakonisht në mes të muajit dhjetor por këtë vit, teleferiku është vënë në funksion vetëm më 16 janar 2022, kur kishte kaluar një pjesë e konsiderueshme e sezonit të skijimit.
Teleferiku i parë në Brezovicë është vendosur në fund të viteve ’70.

Rreth 9.5 kilometra larg pistës së skijimit gjendet hoteli tjetër Junior që është në kuadër të qendrës turistike të Brezovicës.

Ky hotel në vitet e 90-ta ka shërbyer për të akomoduar turistët.

Këtu, aktualisht nuk ka as roje të objektit.

Në hyrje, pranë karrigeve të shqyera ka mbetur vetëm lista në të cilën nënshkruhen rojet.


Në dyert e hotelit Junior, janë të ngjitura afishe politike me fotografinë e politikanit ultranacionalist serb, Vojsllav Sheshel.


Hoteli Narcis është një prej hoteleve më të mëdha në Brezovicë.

Ky hotel që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 është menaxhuar nga struktura që nuk i kanë njohur institucionet e Kosovës.

Deri vonë këtu kanë qëndruar turistë të ndryshëm kryesisht nga Serbia që kanë ardhur për të kaluar disa ditë qëndrimi në Brezovicë, si dhe janë zhvilluar organizime të ndryshme.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë nuk është lejuar që të futet brenda objektit për të fotografuar hapësirat.
Një roje e objektit ka thënë se nuk është i lejuar fotografimi e as xhirimi, si brenda ashtu edhe jashtë hotel Narcisit.

Përveç këtyre hoteleve dhe teleferikut e skilifteve, qendra e skijimit në Brezovicë përfshin edhe objekte të tjera që nuk janë funksionale.

Brezovica prej përfundimit të luftës është menaxhuar nga struktura serbe që nuk kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës. Serbia ka luftuar me çdo kusht që ta ketë në pronësi këtë qendër të skijimit, ndërkohë që Kosova ligjërisht ka thënë se i takon pronësia mbi të.

Agjencia e Privatizimit e Kosovës(AKP), ka njoftuar më 13 janar 2022 se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të Ndërmarrjes Shoqërore “Inex Sharr Planina Brezovicë” dhe se kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, dhjetorin e vitit 2020 ishte futur nën administrim direkt të AKP-së.

AKP-ja inkurajon çdo vizitor që të kërkojë kupon fiskal në rastin e pagesës për çfarëdo shërbimi./REL/

Moti sot me diell, maksimalja deri 10 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbaj mot kryesisht me diell.

Në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten në vlerat e lehta negative.

Maksimalet parashihen të arrijnë deri 10 gradë, kurse minimalet zbresin deri -4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja.

Xhaxhai deshi t’i nxjerrë nga shtëpia, bamirësit do të ndërtojnë shtëpi për nënën me vajzat

0

Ardonita Sabedini nga Vitia bashkë me nënën e motrën po bëhen me shtëpi të re, dhjetë vite pasi babai i saj vdiq dhe problemeve me xhaxhain, që filluan për shkaqe të pronësisë.

Bamirësit, që kanë dëgjuar rrëfimin e Arbonitës kanë vendosur, që asaj dhe familjes t’ia ndërtojnë shtëpinë, në mënyrë që ato të mos vuajnë më nga presioni.

Ajo sikur edhe nëna e saj, është me aftësi të kufizuara, me nanizëm, teksa njësoj ishte edhe i ati që ka vdekur vite më parë.

Lajmin për ndërtimin e shtëpisë e ka bërë të ditur ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherit drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, përmes një postimi në Facebook.

“Sot është vizituar familja Sabedini në Viti nga dy humanista të jashtëzakonshëm për t’ju dhënë edhe lajmin e jashtëzakonshëm nga afër se kjo familje po behët me shtëpi. Jam krenar që ne kemi njerëz aq human dhe jemi të gatshëm që lotët e dëshprimin familjeve në nevojë t’jua shndërrojmë në lot gëzimi dhe shprese. Agon E. Zhinipotoku dhe Dardan Isaj e që unë jam me fat që t’njoh Allahu kurrë mos ju huptë siç e keni gëzuar këtë familje ua ndriçoftë Allahu çdo hap të jetës. Duke mos harru për t’i thënë edhe një bravo të madhe emisionit dhe punës profesionale dhe humane në ATV Resul Sinani. Urime shtëpia të cilën do e keni së shpejti Ardonita Sabedini ty dhe familjes tënde qoftë kjo sprova e fundit për ju ku sot në bisedë me ty nga dallimi me dje pashë dhe ndjeva gëzimin e madh në shpirtin tënd”, shkruan Hyseni.

Ndërkaq, Ardonita kishte rrëfyer për vështirësitë e saj e të familjes pas vdekjes së babait, duke deklaruar se xhaxhai i cili jeton jashtë Kosovës, sa herë që vjen në pushim tenton t’i largojë nga shtëpia.

Ajo në ATV bëri thirrje që institucionet të merren me rastin e tyre, ndërkaq në ndërkohë u paraqitën bamirësit për të ofruar ndërtimin e një shtëpie për Ardonitën, nënën e saj dhe motrën.

Suspendohet mjeku që s’u shërbeu pacientëve në Lipjan

0

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Shkelzen Hajdini, ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashin, pasi që ky i fundit u incizua duke i thënë një të moshuari që kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon.

Sipas njoftimit nga komuna e Lipjanit, Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan kanë konstatuar se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë.

“Suspendimi është bërë me nën dyshimet për neglizhencë dhe papërgjegjësisë, kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Rasti do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort