Home Blog Page 3522

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë kësaj jave parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas IHK-së, temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.

“Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHK.

Enver Hoxhaj i PDK-së: Do ta ndihmojmë Kurtin për negociatat me Serbinë ani pse nuk e meriton

0

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga PDK, por në kohën kur mori fill Asociacioni ishte nga personat kyç në negociatat Kosovë-Serbi, thotë se e ka vërejtur ndryshimin e tendencën e Kryeministrit Albin Kurti për këtë temë.

Duke qenë se kur Kurti ishte në opozitë ishte i ashpër, dhe pse jo edhe brutal me pushtetarët, edhe ai sot si pjesë e opozitës e paralajmëron Kurtin se si mundet që të themelohet Asociacioni e të jetë i pranueshëm.

Ai ka folur edhe për nevojën e unifikimit, madje edhe gatishmërinë për ta ndihmuar Albin Kurtin në negociata, ani pse nuk e le pa e përmendur që ai si opozitar nuk ka qenë i gatshëm për këtë gjë.

Ka qenë sjellje e kundërt nga ana e tij.

“Unë mendoj që duhet të bëjë Kosova që nën 1) ta kemi një konsensus të brendshme politik në Kosovë, z.Kurti në mënyrën se si është sjell në raport me neve fare nuk meriton asnjë mbështetje politike, shteti i Kosovës meriton ta ketë mbështetjen politike të deputetëve se në fund të ditës ne përfaqësojmë interesin fillimisht Kosovës dhe qytetarit pastaj e përfaqësojmë interesin e PDK-së, LDK-së e të një subjekti politik dhe nëse qeveria aktuale e ka vërtetë ndërmend që ne ta ndalim atë narrativen populiste të 2015-ës, 16-ës po të tradhtarëve dhe patriotëve dhe të jemi unik sesi të ti qasemi dialogut Kosovë-Serbi dhe ta negociojë qeveria një marrëveshje, jo ne, qeveria mendoj që Kuvendi i Kosovës dhe ne që kemi nevojë për politikën e jashtme do të duhej ta mbështesim kryeministrin Kurti në një gjë të tillë”, tha Hoxhaj për InDoks, përcjell Insajderi.

Hoxhaj shtojë se është më se e nevojshme konsultimi i Qeverisë me palët ndërmjetësuese, SHBA-të e BE-në.

“…Së dyti këshilla është që duhet të bisedohet shtruar me amerikanët, me evropianët dhe nuk mendoj që në 2022-ën ne kemi nevojë që të takohemi me Serbi për targa, kemi nevojë të takohemi me Serbinë për ta menaxhuar mbajtjen e zgjedhjeve në prill se si do të votojnë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

Çmimi i naftës mund të shkojë në 1.6 euro për litër gjatë shkurtit

0

Çmimet e derivateve do të pësojnë rritje të vazhdueshme gjatë muajit shkurt. Ato pritet të shkojnë deri në 1 euro e 60 centë. Sipas ekonomistëve, do të ketë pasoja në ekonomi, duke rritur koston e prodhimit dhe duke rënduar xhepat e qytetarëve. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se çmimet janë reflektim i atyre në tregjet botërore. Për pak ditë pritet të rritet edhe çmimi i energjisë për ata që shpenzojnë mbi 600 kilovatë në muaj

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 1 euro e 33 centë për litër. Brenda muajit ky çmim mund të shkojë deri në 1 euro e 60 centë. Edhe një litër benzinë tani tregtohet me çmim prej afro 1 euro e 35 centë.

Shkak për këtë, sipas ekonomistëve, janë luhatjet në bursat ndërkombëtare, por edhe situata e tensionuar Rusi-Ukrainë.

Rritja e çmimit të naftës, sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të ndikojë në rritjen e kostos së prodhimit.

“Besoj që është një sfidë që do të ndikojë në disa dimensione, por ajo që do të jetë më shqetësuese është fakti që do të goditet kostoja e prodhimit vendor, do të goditen familjet kosovare në forma të ndryshme. Edhe e tëra kjo është që kur kemi rekomanduar që Kosova të ketë rezerva shtetërore dhe ligji mbi rezerva të jetë i implementuar ka hasur në vesh të shurdhër”, thotë Gërxhaliu.

Sipas tij, pandemia ekonomike ka goditur Kosovën me të madhe në shumë fusha, në veçanti në aspektin ekonomik.

“Kjo po vërehet me rritjen e pakontrolluar të çmimeve të produkteve strategjike, përveç krizës me energji elektrike, jemi duke u ballafaquar edhe me ngritjen e çmimit të derivateve të naftës”, ka thënë ai.

Qytetarët, sipas tij, po ballafaqohen me situata të palakmueshme në aspektin ekonomik dhe me rritje të varfërisë.

“Çmimet janë duke u rritur në një mënyrë të pakontrolluar, por e shihni që krizat globale dhe tensionet mes fuqive globale janë mjaft të acaruara, të cilat ndikojnë në ngritjen e çmimit të këtyre produkteve”, ka theksuar ai.

Rritje e paparë e çmimeve të derivateve

Rritja e vazhdueshme e çmimit parashihet të jetë në nivel të paparë ndonjëherë në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se kjo është reflektim e rritjes së çmimeve në bursë dhe në organizatën OPEC.

“Sipas njoftimeve që kemi pasur nga organizata OPEC, është dashur që në fund të janarit të ketë stabilizim të çmimeve, por kjo nuk ndodhi. E kemi rastin Ukrainë-Rusi dhe edhe kjo e ka tensionuar dhe ka dhënë shtytje që të rriten çmimet e derivateve. Kemi rritje të derivateve çdo ditë, brenda 24 orëve 25 euro në ton. Nuk pritet që për një kohë të stabilizohet. Kjo rritje do të vazhdojë”, ka thënë Berjani.

Kosova ende nuk ka miratuar në lexim të dytë ligjin për naftën. Me ligj, sipas Berjanit, do të përfitojnë qytetarët dhe shteti.

Mungesa e rezervave shtetërore

Ndërsa Gërxhaliu vë në pah edhe mungesën e rezervave shtetërore të produkteve strategjike.

“Duhet të mësohemi që të jemi të orientuar drejt krijimit të rezervave shtetërore, në veçanti të produkteve strategjike dhe produkteve esenciale dhe mbi të gjitha duhet të kemi një pako që është në funksion të ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve. Është koha që duhet të kemi një dialog të mirëfilltë dhe të ketë një partneritet se si të minimizohen efektet e pandemisë që në një kohë afatmesme dhe afatgjatë do të lërë gjurmë në ekonominë kosovare”, ka thënë Gërxhaliu.

Çmimi i derivateve kishte pësuar rënie në fillim të pandemisë, e gjatë vitit 2021 pati luhatje të çmimeve. Edhe pse ishte paralajmëruar stabilizim i çmimeve të naftës gjatë janarit, nuk ndodhi.

Kjo situatë është shqetësuese për qytetarët të cilët thonë se shtrenjtimi i karburanteve i ka prekur jashtëzakonisht ashpër në xhepin e tyre, i cili tashmë është ndikuar shumë edhe nga rritja e çmimeve të tjera të produkteve të konsumit.

“Është e vështirë. Për xhepin tonë është e vështirë ngritja e çmimit, jo veç e naftës po edhe e produkteve të tjera që janë shtrenjtuar. Këto janë të vështira për t’u përballuar, pasi pagat janë të njëjta qysh kanë qenë, ndërsa çmimet kanë lëvizur me 100% e më shumë”, ka thënë Ibrahim Karameta, qytetar.

Për këto ngritje çmimesh, Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” po kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit. Kaçaniku ka theksuar se në situata të tilla Qeveria duhet të solidarizohet me qytetarët dhe të mos jetë vetëm spektatore.

“Naftëtarët kanë qenë të përbetuar vite më parë se nuk fitojnë më shumë se 6, 7, 8 maksimumi 9 centë për litër dhe nëse diferenca është 9 centë, atëherë ja ku po qëndron problemi. Dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën dhe kur dikush nuk e thotë të vërtetën, atëherë Qeveria, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe të tjerat duhet të vijnë në veprim”, ka shtuar ai.

Krahas rritjeve të çmimit të derivateve, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë. Tarifat e reja të energjisë pritet që të vendosen gjatë muajit./koha.net/

Mbi 80 mijë të papunë në Kosovë janë regjistruar në Agjencinë e Punësimit

0

Mbi 80 mijë të papunë janë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit në Kosovë e në anën tjetër bizniset ankohen për mungesë të fuqisë punëtore.

Drejtori i departamentit të punësimit në Agjencinë e Punësimit në Kosovë, Shpëtim Kalludra, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se një numër i madh i të papunëve të regjistruar janë me përgatitje të lartë shkollore.

Kalludra tha se nuk qëndron pohimi i bizniseve se ka mungesë të fuqisë punëtore, por sipas tij, problem është mungesa e kushteve për punë dhe pagat e ulëta në sektorin privat.

“Duke marrë parasysh që shumica e bizniseve kriter për punëtorë e kanë vetëm shkollën e mesme, mund të themi që kualifikimet profesionale nuk janë problemi. Por ajo çka është problem në ketë çështje dhe sipas analizës sonë, janë kushtet e punës dhe pagat e ulëta.”

Kalludra, po ashtu bëri të ditur se nga mbi 10 mijë vende të punës që kanë qenë vitin e kaluar kjo agjenci ka ndërmjetësuar rreth 58 përqind të tyre.

Ndërsa, si problem për tregun e punës si pasojë e mospërgatitjes se duhur profesionale për profesione të caktuara gjatë shkollimit, e sheh njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.

Ai i tha Radio Kosovës se ka një mospërputhje të kërkesave të tregut me profilet e studimeve që nga shkollat e mesme profesionale dhe universitetet.

“ Ka një mospërputhje të kërkesave të tregut me profilet e studimeve, qoftë në shkollat e mesme profesionale dhe universitete, kjo mospërputhje dëshmohet nga cilido student që futet në treg të punës, dhe dëshmohet nga cilido punëdhënës se sa të diplomuarit mungojnë në shkathtësi dhe aftësi për nevojat e vërteta të tregut të punës. “

Se shkalla e papunësisë është e shumë e lartë dhe ka mungesë të kushteve të punës në Kosovë e tregon edhe fakti që vetëm në muajin janar të këtij viti për 450 viza pune në Ambasadën e Gjermanisë, në Prishtinë, kanë aplikuar 48 mijë e 962 qytetarë të Kosovës./Radio Kosova/

Ndërron jetë vogëlushja e cila priste t’i dhurohej veshka nga nëna

0

Vogëlushja, Lorena Mezaraja ka ndërruar jetë sot pasdite.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur përmes facebook-ut babai i saj, Alberti.

“Pusho e qete bija ime tash jam i sigurt që nuk të dhemb askund, zoti të lindi dhe të mori, e s’kemi të drejt të kundërshtojmë këtë gjë, për gjithë këto vite isha pranë teje, qoftë edhe në gjumë por fati jot ishte kështu, të kam dashtë dhe do të dua deri në përjetësi, prehu ne paqe dhe ngushëllime gjithë familjes”, ka shkruar ai.

Lorena javë më parë kishte udhëtuar për në Turqi për transplant të veshkës, të cilën vendosi t’ia dhuron nëna.

Ajo u trajtua në QKUK në repartin Intenziv dhe duke e parë gjendjen e rënduar familja vendosi ta dërgonte për trajtim të më tutjeshëm në Turqi. Nga atje bëjnë të ditur se pritje që Lorenës t’i përmisohej gjendja dhe më pas mjekët ta bëjnë transplantin e veshkës.

 

Arma më e çuditshme e Turqisë, lundron si një peshk i zakonshëm deri tek objektivi

0

Droni i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.
“Vatoz” mund të funksionojë edhe për qëllime spiunimi duke dërguar mesazhe të koduara në drejtim të bazës. Kjo armë e re nuk është futur ende në përdorim në forcat ushtarake turke pasi deri më tani po testohet.

WATTOZZ është një mjet nënujor i armatosur pa pilot. Nga pamja, ai është plotësisht në formën dhe madhësinë e një peshku thumbues; me këtë veçori është unike në botë.

WATTOZZ kontrollohet nga valët akustike kriptografike të zërit të ngjashme me ato të kafshëve si balenat dhe delfinët nën ujë.

Ka pothuajse të njëjtën pamje, madhësi dhe aftësi lëvizjeje me peshkun e gjallë të shportës; me sipërfaqen e jashtme të veshur me silikon, si dhe me aftësinë për të qëndruar pa lëvizur në dyshemenë e detit në modalitetin e fjetjes dhe guaskën e brendshme të mbuluar me bojë thithëse sinjali, është e pamundur që radarët (sonarët) të zbulojnë WATTOZZ as në det. dysheme dhe as në lëvizje.

WATTOZZ, i përdorur zakonisht si një mjet vëzhgimi, ka aftësinë të transportojë dhe të shpërthejë një bombë që do të shkaktonte fundosjen e nëndetëses ose anijes luftarake në rast të një sulmi të mundshëm në ujërat tona tokësore.

 

Barrierave me Shqipërinë po iu vjen fundi

0

Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor.

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave.

E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

Ajo rrjedh nga marrëveshjet që dy vendet kanë nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të tyre, të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan.

Brenda ditësh, projektligji pritet të dalë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Më 27 janar, ky projektligj është proceduar në Kuvend, më 28 [janar] e kemi shpërndarë te deputetët. I ka dy javë që të shkojë në seancë”, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ankesat e bizneseve për barriera

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, për vite me radhë, janë ankuar se Shqipëria u vendos barriera tregtare kur produktet e tyre i eksportojnë në këtë vend, ose kur Shqipërinë e përdorin si kalim transiti, për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Për një kalim transit në territorin e Shqipërisë, fabrika e këpucëve “Solid” nga Kosova paguan afër 80 euro, thotë Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanisë.

“Shqipëria nuk e njeh transitin që bëhet në Kosovë, kërkon të bëhet edhe një transit në Kukës dhe një skanim i mallrave në Durrës. Kjo merr kohë dhe është e kushtueshme”, thotë ai.

Përshpejtimi i procedurave të transitit, po ashtu, është një nga pikat e marrëveshjeve për lehtësira tregtare, të arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Doganave të Shqipërisë thuhet se tashmë ka një sistem të përbashkët të transitit.

Ky sistem thuhet se “u mundëson bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës” dhe “mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri), duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare”.

Sipas Kuqit, ky sistem nuk zbatohet në praktikë.

Bizneset në Kosovë janë ankuar edhe për dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare në Shqipëri, për mosnjohje të certifikatës së origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë, për tarifa të larta rrugore, e të tjera.

Por, probleme të ngjashme kanë raportuar edhe bizneset nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.

Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në tetë vjetët e kaluar. Por, shumë herë nuk kanë gjetur zbatim.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se me miratimin e projektligjeve për lehtësira tregtare, është afër mundësia që barrierave midis dy shteteve t’iu vijë fundi.

“Aprovimi i këtyre projektligjeve mundëson ratifikimin e marrëveshjeve dhe këto barriera tregtare mes dy shteteve nuk do të kenë më bazë ligjore për të ekzistuar”, thotë Zeka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të qeverive të tyre, kanë premtuar se do t’i eliminojnë të gjitha barrierat tregtare që kanë bizneset e dy shteteve.

Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh ato.

Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh.

Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende./REL

6 të vdekur dhe 1283 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisës njofton se sot 6 shkurt 2022, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 26.977.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________
06 Februar 2022: Ministarstvo zdravlja, prema podacima Nacionalnog instituta za javno zdravlje Kosova, informiše:

ℹU poslednja 24 časova dato je 1.239 doza vakcine protiv COVID-19.
ℹOd početka vakcinacije, dato je 1.792.775 doza vakcine u svim gradovima Kosova.
ℹDo danas 808.218 gradjana je primio drugu dozu vaccine.
ℹDo danas je dato 88.718 pojačavajuća doza i trećih doza vakcine protiv COVID-19.
ℹOd 6.696 testova, 1.283 građana je rezultiralo pozitivno sa virusom COVID-19.
ℹU poslednja 24 časova, zabilježeni 6 smrtni slučaji.
ℹDanas je izlečeno 4.397 građana, dok je ukupan broj izlečenih 187.508.
ℹUkupan broj aktivnih slučajeva je 26.977.

➡Detaljne informacije možete pronaći na link/poveznicu:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Nosite maske!
Poštujte daljinu!
Održavajte higijenu!
__________________
06 February 2022: The Ministry of Health, according to data from the National Institute of Public Health of Kosovo, informs as follows:

ℹ1.239 doses of the COVID-19 vaccine have been given in the last 24 hours.
ℹ1.792.775 doses of the COVID-19 vaccine have been given in all cities of Kosovo since the vaccination started.
ℹTo date, citizens 808.218 have been vaccinated with the second dose.
ℹTo date, 88.718 booster doses and third doses of COVID-19 vaccine have been given.
ℹFrom 6.696 tests made, 1.283 citizens tested positive for the COVID-19 virus.
ℹ6 cases of death have been reported in the last 24 hours.
ℹ4.397 citizens have recovered today, while the total number of citizens recovered is 187.508.
ℹThe total number of active cases is 26.977.

➡Detailed information can be found at the following link:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Wear your mask!
Respect social distance!
Maintain hygiene!

Erdogani e falenderon presidenten Osmani

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani, e cila i uroi atij dhe gruas së tij shërim të shpejtë.

Erdogan, i infektuar me koronavirus së bashku me gruan, shkroi se të dy e falenderojnë atë dhe popullin e Kosovës.

“Zonja Presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës në praninë tuaj. Faleminderit”, shkroi Erdogan.

Paraprakisht, Presidentja Osmani kishte shkruar:

“I uroj shërim të shpejtë Presidentit Erdogan dhe Zonjës së Parë Emine Erdoğan!”, duke shtuar në turqisht “Geçmiş olsun” – urimin të cilin turqit e përdorin në të tilla raste për t’i uruar njëri-tjetrit shëndet.

Rreth 100 mijë shqiptarë vizitojnë Kosovën gjatë dimrit dhe shpenzojnë afër 20 milionë euro

0

Kosova njihet si vend me potencial të madh të zhvillimit të turizmit dhe resurseve që ka në dispozicion për turizëm dimëror. Ndonëse Kosova ka vende atraktive për vizitorët e huaj, pandemia COVID-19 ka ndikuar në rënien e turistëve të huaj në mënyrë drastike. Turistët nga Shqipëria vazhdojnë të jenë besnikë të Kosovës. Sipas të dhënave të Unionit të Turizmit gjatë dimrit mbi 100 mijë shtetas nga Shqipëria vijnë në Kosovë dhe shpenzojnë rreth 20 milionë euro.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti thotë se numri i turistëve që vizitojnë Kosovën nuk është i kënaqshëm.

“Nëse bëjmë krahasime vitin 2020 me 2021 kemi një rritje të konsiderueshme për faktin se viti 2020 ishte gati plotësisht i mbyllur për shkak të masave që janë vendosur nga institucionet. Por, në momentin kur ka pasur sadopak një lirim të masave ka pasur fluks të vizitorëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera. A është kjo e kënaqshme? Jo nuk është, por si do që të jetë në raport me vitin 2020 ka pasur lëvizje pozitive. Ndërkaq, nëse e krahasojmë vitin 2021 me vitin 2019 ka një rënie jashtëzakonisht të madhe, diku rreth 70 përqind ka rënie në raport me vitin 2019. Normalisht, që edhe pandemia e bëri të veten jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e botës”, thekson ai.

Përveç shteteve të tjera, vendi ynë ka turistë në numër të madh edhe nga Shqipëria.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Shqipërisë, Rrahman Kasa thotë për KosovaPress se rreth 100 mijë turistë nga Shqipëria vizitojnë Kosovën gjatë sezonit të dimrit brenda një viti, të cilët siç thotë ai shpenzojnë rreth 20 milionë euro.

“Të fillojmë me Kosovën, nga statistikat që në kemi, gjatë sezonit dimëror vijnë mbi 100 mijë shtetas nga Republika e Shqipërisë në Kosovë. Kryesisht vizatojnë resorët dimërore të cilat Kosova i ka shumë më të organizuara se sa Shqipëria. Mirëpo, tash nuk e di sa është shifra reale e konsumuar nga ai numër që ne kemi, por po t’i referohemi një vlere statistikore rreth 20 milionë euro që vijnë nga Shqipëria në Kosovë gjatë sezonit dimëror. Por, për dy javë sa ishin në fuqi masat drastike në kufi, pothuajse qarkullimi është zero, mirëpo gjithsesi se pandemia ka ndikuar edhe më përpara si kudo në turizëm, dhe i ka sjellë një dëm të madh turizmit”, u shpreh ai.

Kryetari Kasa ka thënë se Kosova është vend i kërkuar nga qytetarët e Shqipërisë për shkak të zonave atraktive me borë.

“Kosova ka disa pista skish, ka vende që qëndrojnë me borë për një kohë të gjatë gjë që në Shqipëri pothuajse ka shumë pak, edhe në ato vende që ka nuk janë të aksesueshme për shkak të infrastrukturës, ndërsa Kosova është më e favorizuar, sidomos sezoni dimëror është shumë i kërkuar nga qytetarët e Shqipërisë për të ardhur në Kosovë”, thotë ai.

Ndërsa, Kosova nuk ka ende Ligj për turizëm, ani se projektligji për këtë sektor është miratuar ditë më parë në parim në Komisionin për Ekonomi.

Kryetari i Unionit të Turistëve të Kosovës, Baki Hoti duke kërkuar që Ligji për turizmin të votohet sa më shpejt nga Kuvendi, thotë se ky ligj përveçse është i domosdoshëm duhet të jetë edhe funksional.

“Ka qenë e domosdoshme që Kosova dhe sektori i turizmit ta ketë ligjin për shkak se do të mbështetemi diku. Kjo është ajo që i duhet dhe patjetër që ishte dashur që shumë ma moti ta kemi. Mendoj që kemi bërë më të mirën e mundshme gjatë hartimit, po besoj që ky ligj do të jetë funksional dhe në të mirë të të gjithë komunitetit në rend të parë dhe të gjithë sektorit të turizmit”, thotë Hoti.

Derisa ditë më parë është miratuar në lexim të parë Projektligji për turizëm në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se Ligji për turizmin synon të vendos bazën ligjore për zhvillimin e turizmit konkurrues.

“Ligji për turizmin synon të vendos bazën ligjore për zhvillimin e turizmit konkurrues dhe të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës, duke shfrytëzuar burimet natyrore, kulturore, njerëzore e financiare. Po ashtu është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe standardet bashkëkohore… Jemi duke punuar po ashtu edhe për strategjinë për turizmin dhe besoj se ky ligj do ta ndihmojë po ashtu në zbatimin e planeve vjetore për turizmin. andaj, ju ftoj për përkrahjen e këtij projektligji, sepse është me rëndësi të veçantë dhe interes kombëtar”, u shpreh ajo.

Vendet më të frekuentuara në Kosovë nga vizitorët e huaj mbesin vendet malore, ku dominojnë bjeshkët e Rugovës, Bogës, Sharrit dhe Brezovicës. Po ashtu fokus mbetet edhe turizmi kulturor në kryeqytet, Prishtinë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort