Home Blog Page 3521

Dy vjet nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

0

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e këngëtares së njohur, Nexhimije Pagarusha.

Pagarusha njihet për interpretimet e saj në muzikën popullore dhe opera. Ajo ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtina.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj. Ndërkaq karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984.

Ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Pagarusha kishte ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Pengesave në kufi Kosovë-Shqipëri po iu vjen fundi

0

Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor.

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave.

E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

Ajo rrjedh nga marrëveshjet që dy vendet kanë nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të tyre, të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan.

Brenda ditësh, projektligji pritet të dalë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Më 27 janar, ky projektligj është proceduar në Kuvend, më 28 [janar] e kemi shpërndarë te deputetët. I ka dy javë që të shkojë në seancë”, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ankesat e bizneseve për barriera
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, për vite me radhë, janë ankuar se Shqipëria u vendos barriera tregtare kur produktet e tyre i eksportojnë në këtë vend, ose kur Shqipërinë e përdorin si kalim transiti, për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Për një kalim transit në territorin e Shqipërisë, fabrika e këpucëve “Solid” nga Kosova paguan afër 80 euro, thotë Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanisë.

“Shqipëria nuk e njeh transitin që bëhet në Kosovë, kërkon të bëhet edhe një transit në Kukës dhe një skanim i mallrave në Durrës. Kjo merr kohë dhe është e kushtueshme”, thotë ai.

Përshpejtimi i procedurave të transitit, po ashtu, është një nga pikat e marrëveshjeve për lehtësira tregtare, të arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Doganave të Shqipërisë thuhet se tashmë ka një sistem të përbashkët të transitit.

Ky sistem thuhet se “u mundëson bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës” dhe “mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri), duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare”.

Sipas Kuqit, ky sistem nuk zbatohet në praktikë.

Bizneset në Kosovë janë ankuar edhe për dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare në Shqipëri, për mosnjohje të certifikatës së origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë, për tarifa të larta rrugore, e të tjera.

Por, probleme të ngjashme kanë raportuar edhe bizneset nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.

Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në tetë vjetët e kaluar. Por, shumë herë nuk kanë gjetur zbatim.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se me miratimin e projektligjeve për lehtësira tregtare, është afër mundësia që barrierave midis dy shteteve t’iu vijë fundi.

“Aprovimi i këtyre projektligjeve mundëson ratifikimin e marrëveshjeve dhe këto barriera tregtare mes dy shteteve nuk do të kenë më bazë ligjore për të ekzistuar”, thotë Zeka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të qeverive të tyre, kanë premtuar se do t’i eliminojnë të gjitha barrierat tregtare që kanë bizneset e dy shteteve.

Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh ato.

Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh.

Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende./REL

Studentët australianë prodhojnë merimangën-robot për hulumtimin e shpellave

0

Një Universitet në Adelaide të Australisë, ka prodhuar robotin që do të përdoret për skanim 3D të shpellave në Naracoorte.

Fjala është për robotin që ngjan me një merimangë, e detyra e tij do të jetë hulumtimi dhe të kryerja e skanimeve 3D të shpellave në parkun nacional që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, transmeton Telegrafi.

Roboti është rezultat i punës së një grupi studentësh që në kuadër të projektit CaveX ka prezantuar 15 versione të ndryshme të robotit, dhe në fund vendosën për njërin.

Vendosën për robotin që i ka gjashtë këmbë, derisa dizajni me rrotë është hedhur poshtë për shkak të rrezikut të dëmtimit të shpellës.

Gjithashtu, është përzgjedhur dizajni që është i përshtatshëm për terrene jo të rrafshëta. E hulumtuesit shpresojnë që me skanimin 3D të shpellave do të vijnë deri të zbulimet e reja.

“Duam të analizojmë sipërfaqen e shpellës dhe të gjejmë hyrje të reja që do të na çonin deri te depozitat fosile”, tha studenti Craig Williams. /Telegrafi/

Tash e katër vjet policët kërkojnë shujtat e pagën e 13-të

0

U suspendua për tri ditë për shkak të një postimi në Facebook ku krahason benefitet e deputetëve dhe mospërmbushjen e kërkesave të policëve.

Por, këtë hall të Amir Hoxhës e kanë edhe mbi 5 mijë policë tjerë.

Këta madje janë detyruar të dorëzojnë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për t’i marra paratë që u takojnë me ligj.

Avokati i Sindikatës së Policëve, Kastriot Feka, thotë se disa raste veçse i kanë fituar, teksa tregon se qeveria nuk po u ndihmon ruajtësve të rendit.

Se janë të angazhuar për kërkesat ligjore të tyre, e thonë edhe në sindikatë.

Për secilin polic, vlera e benefiteve të papaguara është rreth dy mijë euro për shujta, nga katër paga jubilare dhe pagesat për orët shtesë të punës.

Rrahje mes katër personave në një lokal në Prizren, përfshihet edhe një femër

0

Një rrahje mes katër personave mesin e tyre edhe një femër, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në një lokal në Prizren.

Deri te rrahja kishte ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje mes një klienti dhe pronarit të lokalit.

“Është raportuar se në një lokal, pas një mosmarrëveshje në mes një klienti dhe pronarit janë rrahur mes veti katër të dyshuar , tre meshkuj dhe një femër kosovar/e dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ish-deputeti i LDK-së, kongresistëve amerikanë që i shkruan Bidenit për Serbinë: Tërhiqni nënshkrimet, letra juaj përmban shumë të pavërteta

0

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, u ka dërguar një letër kongresistëve amerikanë që i kanë shkruar presidentit Joe Biden për Serbinë, ku ka shprehur brengën e tij për këtë gjë.

Bislimi në letrën të cilën e ka bërë publike në Facebook, shkruan se letra që i kanë dërguar presidentit Biden për Serbinë përmban të pavërteta.

“Të dhënat historike për Serbinë të thëna në letër mund të jenë të vërteta pjesërisht, por ato nuk munden t’i lënë nën hije krimet serbe ndaj hebrejëve në periudhën kohore që ju i referoheni, gjatë Holokaustit respektivisht. Hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pas më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të historisë njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa”, shkruan Bislimi.

Tutje, Bislimi në letrën e tij ka përmendur edhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi, rast për të cilin Serbia ende nuk i ka sjellë para drejtësisë kryerësit e krimit.

“Letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetaseve amerikanë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Siç ka thënë njëri nga presidentët më ikonik të SHBA-ve, John F. Kennedy, “mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd,” unë sot në mëngjes i kam dërguar një letër të gjithë atyre Kongresistëve të nderuar të SHBA-ve që më 4 shkurt i shkruan Presidentit Biden për Serbinë duke lartësuar atë si një vend mik e aleat të SHBA-ve që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot.

Askush nuk do e tregojë të vërtetën tonë historike nëse ne heshtim. Serbia për shekuj të tërë ka ndërtuar trillime nga më të çmendurat kundër popullit tonë nëpër krejt botën. Jo më!

Këtu e keni letrën time të përkthyer në shqip:
Kongresistes Claudia Tenney
Kongresistit Emanuel Cleaver
Dhoma e Përfaqësuesëve të SHBA-ve
Bashkë-Kryesuesë të Grupit Serb
Washington, DC 20515
E nderuar znj. Tenney dhe i nderuar z. Cleaver,

Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Presidentit Biden për Serbinë të datës 4 shkurt 2022, e cila u nënshkrua edhe nga 14 kolegë tuaj.
Jam lindë e rritë në Kosovë, kam përjetuar okupimin brutal serb të vendlindjes sime si fëmijë, e si i ri (adoleshent) kam qenë refugjat i ndarë prej familjes sime gjatë luftës së Kosovës 1998-99.

Më vonë, kam pasë mundësinë që të studioj e jetoj në SHBA, duke përfshirë edhe angazhimin në stafin e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit nën udhëheqjen e të ndjerit Tom Lantos në fillim të viteve 2000. Si person që sheh në Kongresin e SHBA-ve gardianin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, jam thellësisht i shqetësuar me përmbajtjen jo të saktë të letrës suaj e aq më shumë me prezentimin skajshmërisht të pasaktë që i bëhet Serbisë.

Të dhënat historike për Serbinë të thëna në letër mund të jenë të vërteta pjesërisht, por ato nuk munden t’i lënë nën hije krimet serbe ndaj hebrejëve në periudhën kohore që ju i referoheni, gjatë Holokaustit respektivisht. Hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të histories njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa.

Tutje, letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetasëve amerikanë.
Letra juaj pretendon se Serbia dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënje të sinqertë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por kjo nuk qëndron. Realisht, Serbia e konsideron NATO-n agresore dhe historikisht ka shërbyer si dorë e zgjatur e Rusisë për t’u përzier në çështjet e brendëshme të Evropës. Në krejt Evropën, nuk ka aleat më të madh e më lojal të Rusisë sesa Serbia. Ju rikujtoj se është po kjo Serbi që më 2019 bleu sistemin e mbrojtjes raketore ajrore S-400 nga Rusia përkundër kërkesës amerikane që të mos e bënte një gjë të tillë. Është po kjo Serbi që më 2011 i lejoi Rusisë të ndërtonte një bazë ushtarake në Nish, duke i dhënë kështu Rusisë mundësinë të balancojë prezencën ushtarake amerikane në Bondsteel të Kosovës.

Deklaratat tuaja në letër për investimet ekonomike amerikane në Serbi, edhe njëherë dështojnë të tregojnë se këto investime janë shumë më pak të rëndësishme politikisht sesa miliarda dollarë që Serbia ka përfituar nga Kina përmes Iniciativës së Rrugës dhe Rripit (RBI). Realisht, Serbia është përfituesja më e madhe e fondeve kineze të RBI-së, përmes së cilës ka ndertuar shumë projekte infrastrukturore nëpër gjithë vendin. Dihet botërisht se ky projekt financues kinez është një mënyrë përmes së cilës Kina po e rritë influencën e vet politike në disa vende evropiane – influence kjo që sigurisht do të përdoret kundër interesave amerikane në rajon.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme – mos të harrojmë se kur ndodhi 11 shtatori, shqiptarët në Kosovë po ndeznin qirinjë për të ndarë dhimbjen me SHBA-të, kurse serbët po festonin e po digjnin flamurin amerikan nëpër rrugët e Beogradit. Anti-amerikanizmi i tyre buron nga vëllazëria e kahmotshme me Rusinë dhe nga fakti që SHBA-të parandaluan Beogradin për të bërë më shumë krime kundër njerëzimit, më shumë krime luftë, e më shumë gjenocid (siç kishte bërë në Bosnje), kur Amerika udhëhoqi fushatën e bombardimeve ajrore kundër Serbisë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Tutje, secili sondazh kredibil ndërkombëtar tregon se janë shqiptarët populli më pro-amerikan në Evropë, e jo serbët.

Si bashkë-kryesuesë së Gurpit Serb në Kongres, unë e kuptoj se roli juaj është të ndihmoni në lartësimin e marrëdhënieve në mes SHBA-ve dhe Serbisë. Edhe unë e përkrah idenë e një Serbije vërtetë demokratike, në paqe me fqinjët, dhe të penduar për të kaluarën. Por, ky qëllim fisnik nuk mund të arrihet nëse nuk e flasim të vërtetën e plotë, sepse “vec e vërteta do t’i çlirojë ata.” Nuk kam dyshim se këto të dhëna të shtrembëruara dhe të pasakta ju janë ofruar nga kontaktet tuaja me qeveritarët e Serbisë, të cilët vazhdojnë të mohojnë të kaluarën dhe të injorojnë realitetin. Rrjedhimisht, kërkoj që ju të tërhiqni nënshkrimin tuaj nga letra në fjalë ngase ajo nuk reflekton të vërtetën historike, por portretizon një Serbi që ende nuk ka lindur.

Përzemërsisht juaji,
Faton Bislimi, PhD
Ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
— Në foto: letra origjinale e dërguar tek bashkë-kryesuesit e Grupit Serb në Kongres. E njeta, por e personalizuar për secilin Kongresist individualisht, i është dërguar edhe 14 kongresistëve të tjerë. /Telegrafi/

E hëna ‘e nxehtë’ në skenën politike botërore: Macron takohet me Putinin, kancelari Scholz në SHBA me presidentin Biden

0

Të gjithë sytë në skenën politike botërore sot do të jenë te Moska dhe Uashingtoni. Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me homologun rus Vladimir Putin, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz mbërrin në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.

Në të njëjtën kohë, krerët e diplomacisë gjermane, franceze dhe austriake – Annalena Baerbock, Jean-Yves Le Drian dhe Alexander Schallenberg – po vizitojnë sot Kievin.

Këto takime vijnë në një kohë të krizës ruso-ukrainase dhe qëllimi i liderëve evropianë është të qetësojnë situatën dhe të bëjnë thirrje për dialog dhe de-përshkallëzim, si dhe të qartësojnë pozicionet dhe të marrin në konsideratë plane të mëtejshme veprimi, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Rusia ka mbledhur 130,000 trupa në kufirin me Ukrainën dhe po zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleatin e saj Bjellorusinë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se beson se mund të gjejë një “zgjidhje historike” për krizën ukrainase.

Macron ka pasur një ofensivë të vërtetë diplomatike ditët e fundit dhe tashmë ka bërë tri telefonata me Putinin dhe ka biseduar edhe me Biden.

Në prag të udhëtimit të tij në Moskë, ai tha se biseda e tij me Putinin ndoshta do të mjaftonte për të parandaluar shpërthimin e konfliktit ushtarak, pavarësisht vlerësimeve pesimiste në shumë vende perëndimore.

Macron i tha Journal du Dimanche të dielën se qëllimi i Rusisë “nuk është Ukraina, por të qartësojë rregullat në lidhje me NATO-n dhe BE-në”.

“Intensiteti i dialogut që patëm me Rusinë dhe kjo vizitë në Moskë janë krijuar për të parandaluar përshkallëzimin. Më pas do të diskutojmë kushtet e de-përshkallëzimit. Duhet të jemi shumë realistë. Nuk do të bëjmë lëshime të njëanshme, por është e rëndësishme që të ndaloni përkeqësimin”, citohet të ketë thënë lideri francez.

Në anën tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz udhëtoi për në Uashington të dielën në një përpjekje për të siguruar amerikanët se vendi i tij qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë të NATO-s për të kundërshtuar çdo agresion rus ndaj Ukrainës.

Meqë ra fjala, kjo është vizita e parë e Scholz në Uashington që kur ai mori postin e kancelarit.

Scholz do të takohet me Presidentin Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit të hënën në përpjekje për të zbutur dallimet në qasjen ndaj krizës.

Performanca e Scholz-it mund të ketë implikime të gjera për marrëdhëniet SHBA-Gjermane dhe statusin e Scholz-it në Gjermani.

Ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kritikuar shpesh Gjermaninë, duke e akuzuar atë për mungesë të peshës së saj ndërkombëtare, pasardhësi i tij Joe Biden ka kërkuar të rindërtojë marrëdhëniet me Berlinin.

Scholz tha se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar me armë Ukrainën dhe për të rritur praninë e trupave gjermane në Evropën Lindore provokoi kritika jashtë vendit dhe brenda tij.

Sidoqoftë, përpara udhëtimit në Amerikë, Scholz mbrojti qëndrimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Kievin me armë, por tha se vendi i tij ndihmon ndjeshëm financiarisht Ukrainën.

I pyetur për të ardhmen e gazsjellësit “North Stream 2”, i cili dëshiron të sjellë gazin rus në Gjermani, nën Detin Baltik, duke anashkaluar Ukrainën, Scholz refuzoi të fliste në mënyrë eksplicite për projektin.

“Asgjë nuk përjashtohet”, ka thënë ai për ARD gjermane, raporton Euronews.

Gjermania është vënë nën kritika për shkak të mbështetjes së madhe në furnizimet me gaz natyror rus dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar prej kohësh tubacionin. /Telegrafi/

Helmimi nga uji i mbi 1 mijë qytetarëve nga Deçani, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje të reja

0

Prokuroria Themelore e Pejës sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të jap detaje të reja rreth rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Konferenca do të mbahet në orën 12:00. Kujtojmë se 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit dhe fshatrave përreth ishin detyruar të kërkonin ndihmë mjekësore në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë për shkak të helmimit nga uji i pijes.

Helmimi i mijëra qytetarëve bëri që kjo komunë të martën më 13 korrik 2021 të shpallë gjendje emergjente.

Njoftimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë vet kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme vlen për të gjithë territorin e komunës.

Menjëherë pas shtimit të numrit të personave që kërkonin ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, Komuna e Deçanit, kishte marrë vendim gjithashtu që uji i ujësjellësit në këtë komunë, të mos përdorej për pije.
Nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit ishin identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli, gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.

Këto pretendime filloi t’i hetonte menjëherë Prokuroria Themelore e Pejës. Më 16 korrik të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, ishte arrestuar një person që punonte për Agjencinë Kosovare të Pyjeve në Deçan.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet se kishte ndaluar kamerat e sigurisë qysh në muajin maj. Por pas 48 orësh të mbajtjes, ishte liruar në procedurë të rregullt. Për dyshimet për helmim, prokuroria ka intervistuar edhe persona të tjerë.

Në ditët e para pas shfaqjes së problemeve shëndetësore të më shumë se 1,500 qytetarëve, Kuvendi Komunal i Deçanit, kishte iniciuar procedurën për themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale.

Qëllimi ishte që ujësjellësi i Deçanit të shkëputej nga kompania regjionale K.R.U. Hidrodrini, pasi kjo kompani akuzohej për menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.
“Ky vendim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit nga “Hidrodrini” K.R.U., e që ka të bëjë me aspekte teknike ndërtimore që nga qasja në burim, mos-standardizimin e rezervuarëve të ujit, pusetave të ujit, rrjetit të ujësjellësit e deri te kyçjet ilegale e mospasjen e orëmatësve për regjistrimin e shpenzimit të ujit”, thuhej në vendimin e datës 19 korrik 2021, të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto mangësi kishin sjellë rrjedhimisht për pasojë cenimin e cilësisë së ujit, gjë e cila ka krijuar situatën e infektimit dhe helmimit me ujë në Komunën e Deçanit, të mbi dymijë qytetarëve. /Telegrafi/

Pacolli për njohjen e paralajmëruar: Osmani apo Kurti mbetet të udhëtojnë për të nënshkruar marrëdhëniet diplomatike

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se cfarë ka ndodhur me njohjen nga një shtet afrikan të cilin ai e paralajmëroi para më shumë se një muaji.

Në një foto të postuar në Facebook, ish-ministri i Jashtëm i ka kthyer përgjigjen një komentuesi i cili e pyeti lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se kjo pyetje duhet t’i bëhet Presidentes, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit, Albin Kurti, të cilët duhet të udhëtojnë drejt shtetit afrikan. Ai ka shtuar se delegacioni i këtij shteti ka qenë në Kosovë ku i ka pritur ai.

“Të lutem ja bëni pyetjen KM dhe Presidentes, detyra ime ka qene me ua sjellë delegacionin (ai ishte ne Kosovë, po në atë kohë unë i pata paralajmëruar) dhe tani ka mbet qe nje nga dy figurat te udhetojne per vizite zyrtare ne ate shtet per nenshkrimin e mardhenjeve diplomatike (me Prrsidentin e atij shteti) ashtu si ishte parapare”, shkroi ai.

Mbi 26 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

0

Në Kosovë aktualisht janë 26.977 raste aktive me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u regjistruan 1.283 raste të reja, ndërsa 6 qytetarë humbën betejen me virusin coronavirus.

Në anën tjetër, janë dhënë mbi 1 mijë doza vaksinash anti-COVID.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort