Home Blog Page 3520

Gjeti portofolin me mbi 1 mijë euro në të, qytetari nga Ferizaj e dorëzon atë polici

0

Një person nga Ferizaj ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj një portofol që kishte gjetur në rrugë. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i njëjti më pas i është kthyer pronarit.

ADVERTISING

“Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘Ramdan Rexhepi’ në Ferizaj. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.Sipas komunikatës, portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S., nga Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë prej 1860 eurosh, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, thuhet po aty. /Telegrafi/

Gashi mohon se kërcënoi stafin e kryeparlamentarit Konjufca: Nuk është e vërtetë, s’kam sharë e ofenduar askënd

0

Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi, ka mohuar akuzat se ka sharë dhe ofenduar deputetin e LVV-së dhe këshilltarin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Gashi u akuza nga kryeparlamentari Konjufca për kërcënime, sharje e ofendime ndaj stafit të tij rreth deklaratave për komenpsim të shpenzimeve për deputetë.

“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se kryetari i Kuvendit kishte marrë me veti shefin e kabinetit, i cili ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të veta. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent, dhe kryetari nuk pranoj një gjë të tillë. Shefi i kabinetit përveç që ka thënë të pavërteta, ka përdorë të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigroj deputet të caktuar të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi.

“Nuk e kam prek me dorë, kam pas distancë me të. Nuk është e vërtetë. Kryetari duhet të jetë në krye të detyrave të tij, e jo të aktivizoj shefin e kabinetit të tij që të keqpërdor informacione të pasakta në dëm të deputetëve”, tha Gashi.

Gashi theksoi se se shpenzimet i ka marrë vetëm në mandatin e parë si deputet dhe se që katër mandate nuk merr shpenzime për udhëtim. /Telegrafi/

Ndërtimi i gazsjellësit IAP kërkon 600 milionë euro investime

0

Operatori kroat i Sistemit të Transmetimit të Gazit “Plinacro” vlerëson se ndërtimi i gazsjellësit Joniano-Adriatik (IAP) që synon të sjellë gaz natyror nga Azerbajxhani në katër vende të Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, do të ketë nevojë për investime prej rreth 600 milionë euro.

Sipas SeeNews, Plinacro ka hartuar një plan për të ngritur një kompani me bazë në Split së bashku me tre kompanitë e gazit nga rajoni: Bonus i Malit të Zi, Albgaz i Shqipërisë dhe BH-Gas i Bosnjës e Hercegovinës.

Në vitin 2019, katër operatorët e sistemit të transmetimit të gazit të rajonit ranë dakord për ngritjen e një sipërmarrjeje të përbashkët për ndërtimin e tubacionit, ku secili prej operatorëve do të kenë aksione të barabarta.

IAP është planifikuar të transportojë gaz natyror nga jugu i Shqipërisë në Fier, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci.

Tubacioni 520 kilometra i gjatë do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor pritet të jetë 5 miliardë metra kub.

Sipas Plinacro, projekti IAP po zhvillohet sipas planit. Kroacia ka lëshuar tashmë leje ndërtimi për disa nga seksionet e gazsjellësit të ardhshëm, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë përgatitur projekte për seksionet në territoret e tyre.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur interesin për të pasur një zgjatim të tubacionit të gazit mes dy vendeve, në mënyrë që edhe kjo e fundit të përfitojë nga gazi.

Në Fier, IAP do të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) i ndërtuar për të transportuar gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Evropë.

Dërgesat e para të gazit azerbajxhanas në Itali nëpërmjet TAP kanë filluar të kryen vitin e kaluar. /Telegrafi/

U ndalua për kontroll rutinor, prizrenasit i gjendet armë pa leje 

0

Policia Rajonale në Prizren në një kominikatë për media ka njoftuar se me datë 06 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa  vendore  për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit dhe të pasagjerit, policia te pasagjerine brezin e tije gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë të modelit:

  • “ZORAKI M906-B, me numër te fshirë dhe
  • Një karikator me 6 cop fishek cal 7.65 mm.

Në lidhje me këtë rast  i dyshimit E.K i lindur në vitin 1996.eshte shoqëruar ne stacioni policor ne Prizren , ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet, thuhet në njoftim.

Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast.

Dhunohet seksualisht një burrë me të meta psikike nga një burrë tjetër në Gjakovë

0

Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se mbrëmjen e së dielës, një person me probleme psiqike është dhununar nga një tjetër që është i panjohur për të, ndërsa hetimet kanë filluar.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 06.02.2022 rreth orës 22:30 min. Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, tha Gjurkaj.

I njëjti shtoi se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, tha ai. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Serbët paralajmërojnë protestë para Qeverisë së Kosovës, kjo është kërkesa e tyre

0

Një protestë tjetër është paralajmëruar për t’u mbajtur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Duke filluar nga ora 11:00 disa serbë pritet që të mblidhen para Qeverisë së Kosovës me një kërkesë të vetme.

Të njëjtit kanë kërkuar takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, si dhe ministrin serb, Goran Rakiq, për të diskutuar lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, raporton lajmi.net.

Lidhur me këtë protestë tashmë janë informuar edhe organet përgjegjëse të rendit në vend.

Ndryshe një paralajmërim i tillë ishte bërë ditë më parë edhe nga lideri i iniciativës qytetare serbe “Mbijetesa Serbe”, nga Mitrovica e Veriut.

Drejtuesi i saj, Aleksandar Arsenijeviq ka paralajmëruar se me datë 7 shkurt 2022 rreth orës 11:00, së bashku me disa aktivistë të tij do të jenë para Qeverisë së Kosovës dhe do të kërkojnë që kryeministri Kurti t’i pranojë në takim.

Tutje është thënë se kërkesa e tyre nga ky takim është për problemet e mundshme në rast se nuk lejohet që të mbahen zgjedhjet parlamentare serbe të paraparë më 3 prill.

Arsenijeviq tha se nuk do të heqë dorë nga synimi i tij për të organizuar, me të gjithë faktorët relevant, “një lloj dialogu për çështje kyçe dhe vendimtare që mundojnë njerëzit e zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë”.

Duhet përkujtuar që serbët kishin kërkuar që t’u mundësohej të votonin në Kosovë për Referendumin Kushtetues.

Një gjë e tillë nuk është lejuar nga institucionet e Kosovës, kurse serbët e kanë pasur të mundur që të udhëtojnë me organizime të ndryshme përmes autobusëve në Vranje, Kurshumli dhe vende të tjera të Serbisë ku edhe kanë kryer obligimin e tyre për votë.

Kërkesa për të lejuar këto votime në Kosovë erdhi edhe nga të huajt, por si përfundim një gjë e tillë nuk u bë.

Ndryshe më 14 janar, pas takimit që krerët e institucioneve më të larta të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbajtur me ambasadorët e Quint-it, ata kanë thënë se “praktikat e deritanishme, të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese” dhe se ato “nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës”, të dala nga “vullneti i qartë i qytetarëve”, i shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021.

“…aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë”, kanë thënë në deklaratën e përbashkët tre udhëheqësit e institucioneve të larta të Kosovës.

10 fëmijë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë

0

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dje se 56 fëmijë nën 9 vjeç rezultuan pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa, me rritjen e numrit të të infektuarve, është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar trajtim në QKUK.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se 10 fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë për shkak të COVID-19.

Ndërsa, në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrira 13 gra me COVID.

“Bazuar në raportet e datës 7 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë nga Covid-19. 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë”, bëhet e ditur nga SHSKUK.

Nusja Kosovare fiton medalje në “Pekini 2022”

0

Lara Gut-Behrami ka zënë vendin e tretë në disiplinën e sllallomit të madh më Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami, u shpërblye me medaljen e bronztë, derisa para saj ishte suedezja Sara Hector me medaljen e artë e italiania Federica Brignone me atë të argjendtë.

Gut-Behrami është sportiste e pëlqyer nga skitarja kosovare Kiana Kryeziu. 17-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorten e futbollistit shqiptar e ka idhull.

Skitarja suedeze Sara Hector arriti një rezultat të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në sllallomin e madh në Lojërat Olimpike të Pekinit të hënën. Kjo është fitorja e saj të parë individuale në një kampionat të madh.

29-vjeçarja Hector përfundoi dy lëshimet në shtegun e njohur si “Lumi i Akullit” në Qendrën e Skijimit Alpin në Yanqing në një kohë të kombinuar prej 1 minute e 55.69 sekonda.

Federica Brignone e Italisë (1:55.97) doli e dyta për ta fituar medaljen e argjendtë derisa zvicerania Lara Gut-Behrami (1:56.41) përfundoi e treta për ta rrëmbyer të bronztën. Tani, Gut-Behrami ka dy medalje të bronztë pas asat të fituar në LOD “Sochi 2014”

Gjatë vitit 2021 u dërguan 1.44 miliard euro në Kosovë nga mërgata

0
Viele Euro Geldscheine

Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 443 milionë euro.

Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 39.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9 për qind.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 662.2 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

“Sa i pёrket kanaleve tё transferimit, gjysma e remitencave apo 50.1 pёr qind kanё ardhur pёrmes agjencive pёr transferim tё mjeteve, por qё nё tremujorin e tretë 2021 shёnuan rёnie prej 20.6 pёr qind. Remitencat pёrmes bankave shёnuan rritje prej 31.1 pёr qind dhe pёrbёjnё 18 pёr qind tё gjithsej remitencave tё pranuara nё tremujorin e tretë 2021”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike” të prezantuar nga BQK.

BQK thekson se me relaksimin e masave kundër COVID-19, remitencat janë rritur përmes kanalit jo-formal.

“Si rezultat i hapjes sё kufijve dhe relaksimit tё masave edhe remitencat pёrmes kanalit jo-formal janё rritur dhe kanё arritur nivelin prej 97.9 milionё euro vetёm nё tremujorin e tretë 2021 nga 26.5 milionё euro sa ishin nё tremujorin e tretë 2020”, thekson banka.

Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar 13.5 miliardë euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.

Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 1.8 miliard euro dhe 2021 – 980 milionë euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

ShSKUK: 20 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19

0

Bazuar në raportet e datës 7 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë.

156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë,10 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjakovës, 28 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort