Home Blog Page 3519

Shkeljet e të drejtave të konsumatorëve vazhdojnë të jenë të shpeshta në Kosovë

0

Shkeljet e të drejtave të konsumatorëve në Kosovë vazhdojnë të jenë të shpeshta. Vetëm gjatë muajit janar, numri i ankesave ishte 141, prej tyre 9 për mashtrim gjatë blerjeve online. Në këtë situatë, konsumatorët e dëmtuar kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masat e nevojshme për ndëshkimin e shitësve të papërgjegjshëm.

Po të mos këmbëngulte për të drejtat e saja si konsumatore, Vjosa Çerkini nuk do të mundë t’i gëzonte me dhurata në prag të Vitit të Ri, disa fëmijë të komuniteteve pakicë në Ferizaj. Gazetarja, e cila vlerën e çmimit të fituar për dokumentarin më të mirë, për çrrënjosjen e varfërisë, vendosi ta shndërrojë në dhurata për fëmijë, tregon për televizionin publik një përvojë jo të mirë që pati gjatë blerjes së disa dhuratave.

“Kam pasur të blej rreth 50 dhurata për t’i dorëzuar në shkollën e fshatit Dubravë, ku jetojnë fëmijë të komunitetit romë e ashkali. Kur kam shkuar në njërën nga pikat e njërit prej marketeve të mëdha, në Ferizaj, të cilit nuk ia vlen as emrin me ia përmend, edhe pse s’kishte paralajmërim, më kanë thënë se nuk mund të blesh më shumë se 10 dhurata, edhe ma kanë bërë të padrejtë, sepse tentuan të ma ndalojnë blerjen e dhuratave. Pas këmbënguljes arrita t’i blej dhuratat. Kjo në fakt është shkelje e të drejtave të konsumatorëve dhe për këtë pastaj jam ankuar”, tha ajo.

Çerkini thotë se biznesi për të cilin është ankuar, nuk është ndëshkuar financiarisht, por është këshilluar për trajnim të punëtorëve për sjellje më të mirë ndaj konsumatorëve. Ndërkohë, përveç këtij rasti, ajo thotë se në disa raste ka pasur probleme edhe gjatë blerjeve online.

“Më ka ndodh mua, por edhe në familje. Kemi porositur dhe kemi marrë krejt tjetër produkt. Mandej ata njerëz ku ti i porosit gjërat, as nuk ta hapin telefonin. Për këtë s’ke as ku të ankohesh, pasi ato biznese as nuk janë të regjistruara, por janë veç faqe në rrjete sociale. Ky është një problem tjetër, pasi s’ke ku ankohesh, s’ke ku shkon, për të kërkuar të drejtën si konsumator”, tha ajo.

Gjatë vitit 2021, sipas Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, numri i ankesave të pranuara ishte rreth 2 mijë, prej të cilave mbi 1 mijë e 300 janë zgjidhur. Gjatë janarit të këtij viti ndërkaq, numri i ankesave ishte 141, prej tyre 9 për mashtrime gjatë blerjeve online.

Për mashtrimet gjate blerjeve online qytetarët mund të ankohen në ueb-faqen konsumatori.rks-gov.net, kanë thënë nëpërmjet e-mailit, zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, të cilat kanë treguar se bazuar në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, nuk merren për bazë ankesat për blerjet pa dëshmi të pagesave apo kupon fiskal.

Policia në Prizren arreston një person për sulm fizik me urdhër të gjykatës

0

Përmes një komunikate Policia në Prizren njofton se përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 04.02.2022, ku rreth orës  18:50,  në Prizren është arrestuar i dyshuari F.G., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.378/2021 dhe 379/2021, për veprën penale ,,Sulm fizik”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 9 muajve, thuhet në komunikatë.

A do të ndalet ndarja e parave për udhëtimin e deputetëve? Flet Glauk Konjufca

0

Kompensimet e deputetëve për shpenzimet e udhëtimit mund të hiqen, por kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo nuk është kompetencë e tij. Kryetari i Kuvendit tha se do të ishte mirë që grupi i deputetëve të LVV-së ta propozonte shfuqizimin e vendimit të vitit 2011.

Konjufca tha se është mirë që deputetët të hiqnin dorë nga marrja e këtyre mjeteve dhe se kjo çështje do të trajtohet kur të mbërrijë në Kryesinë e Kuvendit. Ai tha se dy parti nuk e mbështesin ndalimin e ndarjes së mjeteve për udhëtim.

“Kjo nuk është në kompetencën e kryetarit në veçanti. Kryesia merret me këtë punë dhe dikush duhet ta inicojë. Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte mirë që ta bënte këtu, meqë kanë shprehur në mënyrë vullnetare heqjen dorë nga këto shpenzime që quhen të rrugës dhe që parashihen me dokumentet tona, të Kuvendit. Sapo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë ne do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do t’i merr edhe votat e subjekteve tjera politike, të cilat kanë thënë që nuk e përkrahnin një vendim të tillë. Së paku dy subjekte politike deri tash i kam pa, të cilat nuk e përkrahin një vendim të tillë”, tha Konjufca.

Ndërkaq deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se e kishin në planë që në mbledhjen e sotme të kryesisë – e cila u ndërpre – ta propozonin rishikimin e vendimit të vitit 2011 për kompensimin e deputetëve.

“Ne si deputetë kemi hequr dorë, por kërkojmë që një gjë e tillë ta bëjnë edhe deputetët e tjerë”, tha Rrustemi.

Aziz Salihu: Populli më do shumë

0

Shëtitjet në sheshet e Prishtinës janë e tashmja e ikonës së boksit, Aziz Salihu. Ecjen në sheshin kryesor e ka përditshmëri.

Shumë persona kthejnë kokën për ta shikuar dhe përshëndetur boksierin e dikurshëm. Njihet nga të gjitha moshat. Ata më në moshë mbajnë mend veprën e Zizit në ring. Më të rinjtë dinë për Zizin kryesisht nga ajo që kanë dëgjuar.

Ka shumë për të dëgjuar e lexuar për Aziz Salihun. Vepra e tij sportive është e madhe.

Të dielën, gjatë një ecjeje në sheshet “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, Salihu tregoi shumëçka për karrierën e tij.

“Populli më do shumë, më respekton dhe më ndihmon. Diaspora, të mos flasim. Kur jam në momente të vështira ma shtrijnë dorën e ndihmës. Unë nuk u kërkoj, por më ndihmojnë, sepse e dinë ku jam dhe çka jam”, ka thënë Salihu.

Tregon se ka marrë pjesë gjashtë herë në Kampionate Evropiane e pesë herë në kampionate ballkanike. Dy herë ishte në Lojëra Mesdhetare dhe tri herë në Lojëra Olimpike që janë ngjarja më madhore. Ishte në “Moska 1980”, “Los Angeles 1984” dhe “Seul 1988”. Ka përfaqësuar shtetin e dikurshëm federativ.

Ditët më të mira si boksier i kaloi në klubin e Prishtinës, në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

“Ëndërr i shoh se cilët i kam rrahur dhe nganjëherë shoh edhe ëndrra se çka jam duke hequr si sportist i shekullit që jam. E gjithë bota e di se kush është Aziz Salihu dhe gjithnjë kanë pasur frikë nga unë se kam qenë i mirë, kam qenë i lindur për këtë sport”, ka theksuar Aziz Salihu.

Thotë se është bërë i famshëm falë forcës dhe teknikës së shfaqur në ring. Lëvizjet e shpejta i ka edhe sot, thotë Aziz Salihu.

“Dhjetë herë kampion i Jugosllavisë”, thotë me mburrje. “Ka qenë kënaqësi e madhe se krejt më respektonin”.

Mburret, po ashtu, që me emrin që kishte bërë në ring ka thyer barriera duke dërguar boksierët në turne të ndryshëm, ndonëse Federata e Boksit e Kosovës nuk ishte e pranuar në asociacionet ndërkombëtare.

“Unë si Aziz Salihu sot ku të shkoj i kam dyert hapur. Të gjithë vrapojnë pas meje, më duan dhe më respektojnë. Edhe populli i Kosovës më do, por nganjëherë e pyes veten se a jam i Kosovës, a jam për këtë shtet. Aziz Salihu me gjithë këtë emër nuk ka hapësirë. Thonë të më bëjnë selektor, kur shkoj nuk më bëjnë”, ankohet ai.

Aziz Salihu me krenari flet edhe për kontributin e dhënë në themelimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“E kam themeluar Komitetin Olimpik të Kosovës. Është një kënaqësi për mua. Më patën rrahur atëherë shumë keq, por e bëj hallall pasi kryesorja u formua Komiteti dhe sot sportistët mund të marrin pjesë në Olimpiada”.

Salihu i kthehet edhe njëherë së kaluarës dhe me mburrje flet për medaljen e bronztë olimpike.

e bronztë e imja është dukat. Aty ka qenë një turp, sepse të gjithë e kanë parë se si më është marrë fitorja. Atë kundërshtar e kam rrahur tri herë, tri herë më janë marrë fitoret”, thotë Salihu. Medaljen e bronztë olimpike e kishte fituar në vitin 1984 në Los Angeles.

Suksesin e tij e kanë kaluar xhudistet. Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta olimpike për Kosovën.

“Unë e çmoj Majlindën, sukseset e saj dhe tash të Norës dhe Distrisë. Por, unë jam sportisti i vetëm mashkull që kam medalje olimpike. Po të isha femër do të bëhesha ndoshta dhjetë herë kampion olimpik. Mua më është bërë shumë e padrejtë, të gjitha luftërat e fituara më janë marrë pa të drejtë. Prishtina ka pasur shumë boksierë, por në Olimpiadë ka shkuar vetëm ai që ka pasur normë. Nuk kanë mundur të tjerët t’i dërgojnë”, tregon versionin e tij Salihu.

Zizi është i kënaqur me karrierën që ka pasur. E mbush vullnet respekti i qytetarëve.

“Unë jam i kënaqur me karrierën time dhe të arriturat e mia. Në shtetin tim do të isha kampion i padiskutueshëm, por në Beograd më shumë e donin një Dragan dhe më janë hequr fitoret. Nuk e kam ditur që gjëra të tilla bëheshin. Dhe nganjëherë them a jam normal me kënd kam boksuar, habitem edhe vetë”.

Ai pret që Komuna e Prishtinës ta ndihmojë klubin e boksit. Salihu është kryetar i klubit.

“Prishtina si klub e ka pasur dhe e ka ende një shtëpi të veten. Dhe na është premtuar që tash të na japin për të nxjerrë gjenerata të suksesshme. Kryetari i ri i Prishtinës më ka premtuar për ta rregulluar sallën e klubit të boksit Prishtina. Do të jetë fantastike. Si në KOK, si në Federatë, më harrojnë. ‘Sportisti i Shekullit’ të harrohet është turp. Nuk e di pse. Boksi dhe të gjitha sportet e tjera nuk kanë mundur të bëjnë më shumë se unë, të gjithë e dinë këtë”, ankohet sërish Salihu.

Flet me qejf për turnetë e organizuar.

“Kam organizuar rreth 50 turne dhe të gjithë sportistët i kanë marrë paratë. Vetëm unë jo. E unë gjithë turnetë i kam mbajtur me paratë e mia. Duhet të dinë të gjithë kush është Aziz Salihu. Po të vrapoja për vete do të isha miliarder, jo të mbes rrugëve sot”, është shprehur 67-vjeçari.

Shoqëria e ndihmoi kur pati telashe serioze me shëndetin. U trajtua në Turqi. Salihu u është mirënjohës të gjithë atyre që e ndihmuan në forma të ndryshme. Thotë se nuk kishte besuar se lufta jashtë ringut do të ishte më e rëndë se ajo brenda litarëve.

“Dola i gjallë. Jo i gjallë, por dy herë më i fortë se që kam qenë. Sot do të hyja në ring sërish. Kam lindur për këtë sport. Respekt kam shumë. Do Zoti që të gjithë sportistët të mos i mashtrojnë si mua që janë duke ma bërë. Pres të kem takim me kryeministrin dhe të gjithë të tjerët, sepse e di që më çmojnë. Por deri tash nuk më kanë pranuar në takim. Pres ndihmë për familjen time. Nëse unë nuk jam aty, meriton dikush prej familjes sime të jetë në KOK. Monika ka qenë kampione në Evropë në karate. Bile ajo meriton të jetë. Gruaja me dy fakultete të kryera. Shumë keq. Nuk më respektojnë. Populli më do, më respekton, por të mos kem një dhjetëminutësh te kryeministri apo presidentja është e habitshme”, vazhdon me ankesa i madhi i ringut.

Legjenda e sportit insiston se nëse do të kishte pasur kushte për punë boksierët e Kosovës do të ishin fitues të medaljeve në ngjarjet më të mëdha.

“Unë mund t’i siguroj medalje të madhe Kosovës, por normal më duhen kushte mua dhe boksierëve. Shumë shpejt do të dalin në pah boksierët e Kosovës në Evropë dhe botë. Boksi vetëm ta ketë 20 apo 30 për qind mbështetjen mund të arrijë rezultate të mëdha”, është i sigurt Salihu.

Aziz Salihu vazhdon me shëtitjet e tij në sheshin kryesor të Prishtinës. Dhe me kërkesën për më shumë respekt e përkrahje.

Osmani takohet me tri kadetet që studiuan në ShBA e Turqi

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka takuar tri kadetet e FSK-së, Liridona Jashari-Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, të cilat studiuan fushën e sigurisë në ShBA e Turqi.

Osmani, takimin me tri kadetet e cilësoi si krenari të jashtëzakonshme, ku tha se janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, është shprehur Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se sa më të suksesshme gratë dhe vajzat e Kosovës, ka më shumë siguri dhe imazh të mirë për vendin.

Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini”

0

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale që ka të bëjë me helmimet e mbi 1,500 qytetarëve të Deçanit dhe fshatrave përreth, sot më datën 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes së kësaj kompanie për veprën penale “Mos evitim të rrezikut të përgjithshëm””, ka thënë Juniku.

Ai ka shtuar se muaji korrik i vitit 2021 nuk ishte aspak i lehtë për qytetarët e Komunës së Deçanit dhe 10 fshatrave përreth e as për ta si Prokurori, sepse asokohe hiq më pak se mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë, transmeton Telegrafi.

“Me ti pranuar këto informata kryeprokurori Agim Kurmehaj, autorizon menjëherë dy prokurorë të shtetit që të fillojmë me veprime në zbardhjen e këtij rasti. Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe IKSHPK-në, kemi arritur të bëjmë grumbullimin e informacioneve”, u shpreh prokurori.

Prokurori Juniku ka shtuar se nga mbi 1,500 qytetarët që kishin kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan 872 kanë pasur simptoma të njëjta.

“872 kanë pasur simptoma që i referohen helmimeve nga uji i pijes, sipas analizave nga IKSHPK është kontestuar se të njëjtit e kanë pasur bakterien E.Coli dhe baktreien Norovirus, të shkaktuara nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Një urë në një autostradë gjermane shkatërrohet duke përdorur 120 kg eksploziv

0

Një urë e vjetër në një autostradë të Gjermanisë u rrëzua pranë Wilnsdorf, në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ura ishte 485 metra e gjatë dhe 70 metra e lartë.

Kjo është hera e parë që prishet një urë autstrade kaq e lartë, sipas operatorit qeveritar të infrastrukturës, Autobahn GmbH.

Struktura 55-vjeçare pranë kufirit shtetëror Hessian u shemb siç ishte planifikuar në orën 11:00 lokale me ndihmën e 120 kilogramëve eksploziv, i cili më parë ishte vendosur në 1850 gropa.

Siç thuhet më tej, 16 shtyllat e urës ranë në tokë së bashku me sipërfaqen e saj. /Telegrafi/

Dy vajza afgane hapin restorant në Shqipëri, do të gatuajnë ushqime tradicionale për rreth njëmijë refugjatë

0

Në qytetin bregdetar shqiptar të Shëngjinit, dy vajza refugjate afgane kanë hapur një restorant.

Ato thonë se pas largimit nga Afganistani, iu mungonte diçka nga atdheu dhe në këtë mënyrë vendosën të hapnin një restorant.

I quajtur “Kabul-Shëngjin” restoranti do të gatuajë ushqime tradicionale për rreth 1000 refugjatë afganë që tani qëndrojnë në qytet.

Të detyruara të largohen nga atdheu i tyre pasi talebanët morën pushtetin, dy vajza afgane kanë hapur një restorant në qytetin bregdetar shqiptar të Shëngjinit.

Duke përdorur ato pak fjalë shqipe që kanë arritur të mësojnë gjatë qëndrimit të tyre tre mujor në Shqipëri përpiqen që në supermarket të blejnë produktet që dëshirojnë.

22-vjeçarja Walwala Jalalzay dhe 19-vjeçarja Maryam Aslami thonë se restoranti “Kabul-Shëngjin” do të gatuajë ushqime tradicionale për rreth 1000 refugjatëve afganë që tani qëndrojnë në qytet.

“Në fillim kur erdhëm këtu përdornim gjuhën e trupit për të përshkruar atë që donim. Në fakt, disa nga miqtë tanë shqiptarë na kanë ndihmuar shumë në fillim, por dalëngadalë po mësojmë emrat po mësojmë gjërat që duam, apo vendin ku ato ndodhen”, thotë Walwala Jalalzay.

Disa familjarë të tyre i ndihmojë për të përgatitur ushqimin apo dhe në shërbim.

“Padyshim na marrë malli për vendin tonë, na ka marrë malli për njerëzit tanë, na ka marrë malli për mjedisin, na ka marrë malli për prindërit tanë që janë atje, por ne nuk mund të kthehemi në vendin tonë dhe ndoshta ata nuk mund të vijnë këtu. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të sjellim shijen e ushqimeve këtu. Kështu ne vendosëm të hapim restorantin për të sjellë shijen e shtëpisë këtu”, tregon më tej 22-vjeçarja nga Afganistani.

Por restoranti është bërë një atraksion për vendasit që shpresojnë të shijojnë ushqimin afgan.

Shqipëria ka strehuar mijëra të evakuuar afganë në hotele apo resorte turistike, ndërsa ishte ndër të parat vende që ofroi të presë deri në 4,000 refugjatë afganë.

Por shumë nga refugjatët afganë që janë në Shqipëri thonë kanë në plan të qëndrojnë për aq kohë sa të përgatiten dokumentat e tyre për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, raporton voa.
https://www.zeriamerikes.com/a/6429937.html

 

Zhduken dy kunatat në Fushë Kosovë

0

Një qytetar nga Fushë-Kosovë ka raportuar në polici se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë më nuk janë kthyer.

Ankuesi ka deklaruar se nuk dihet vendndodhja e tyre.

Njoftmi i plotë i PK-së:

Fushë Kosovë 05.02.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin./arbresh.info/

Turizmi dimëror, ujërat termale të Bënjës tërheqin vizitorë edhe në ditët e ftohta

0

Agjencia e Zonave të Mbrojtura e qarkut të Gjirokastrës ka shpërndarë pamje të vizitorëve vendas dhe të huaj në ujërat termale të Bënjës dhe Kanionin e Langarices në rajonin jugor të Përmetit.

Të dyja vendet turistike janë monumente natyre të mbrojtura nga shteti Shqiptarë.

Ujërat termale dhe kanioni vizitohen në çdo periudhë të viti nga shumë vizitorë të huaj dhe vendas.

“Ujërat termale të Bënjës dhe Kanioni i Langarices, (Monumente Natyre), përbëjnë një destinacion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe këtë fundjavë të ftohtë të Shkurtit”, shkruan Agjencia në Facebook.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort