Home Blog Page 3518

Paralajmërimet për shtrenjtim të derivateve, ja çka thonë ekspertët

0

Çmimi për një litër naftë në Kosovë sillet nga 1.25 deri në 1.34 cent kurse i benzinës nga 1.27 deri në 1.35 cent.

Por, gjatë muajit shkurt është paralajmëruar që çmimi i naftës të shkojë deri në 1.60 euro.

Për kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, ky pritet të jetë refleksion i tregjeve botërore.

Berjani tha për Klankosova.tv se është pritur që çmimi i naftës të stabilizohet nga Organizata Botërore e Tregtisë deri në fund të janarit por kjo nuk ka ndodhur.

“Çmimi është i lartë për qytetarët duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ekonomike janë”.

“Sipas njoftimeve që kemi pasur nga organizata OPEC, është dashur që në fund të janarit të ketë stabilizim të çmimeve, por kjo nuk ndodhi. E kemi rastin Ukrainë-Rusi dhe edhe kjo e ka tensionuar dhe ka dhënë shtytje që të rriten çmimet e derivateve. Kemi rritje të derivateve çdo ditë, brenda 24 orëve 25 euro në ton. Nuk pritet që për një kohë të stabilizohet. Kjo rritje do të vazhdojë”.

Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa konsideron se rritja e çmimeve të derivateve e rëndon xhepin e qytetarëve.

Bellaqa tha për Klankosova.tv se kjo rritje ndikon edhe në artikujt e shportës elementare sepse sipas tij këto artikuj importohen nga jashtë.

“Ngritja e çmimit sipas paralajmërimeve se do te shkojë deri në 1.60 për liter, kjo për xhepin e qytetarit është e papërballueshme dhe ndikon direkt negativisht edhe në rrjedhat dhe proceset e tjera ekonomike sepse rritet kostoja e transportit multimodal që e përkeqëson jo veq jetën e ekonomive familiare por edhe sektorin privat, dhe strukturen ekonomike të lëmive tjera si prodhuese, tregtare, sherbyese”.

“Gjithashtu ndikon edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të shportës së produkteve elementare, sepse kur dihet se këto produkte importohen nga jashtë Kosovës, dhe do të rritet kostoja e transportit, por duhet të shtohet në perspektivë se për t’u frenuar çmimet e derivative shteti do te duhej në ditëve në vijim që ta themelon një rregullator për rregullimin dhe monitorim të çmimeve të derivative, ku nuk do te lejoheshin që të ketë çmime diskriminuese dhe jo konkuruese dhe të jenë çmime konkurruese dhe sipas rajonit”.

Ndërkaq në Shqipëri çmimi për një litër naftë arrin deri në 1.52 euro, ndërsa benzina kap shifrën prej 1.54 euro.

Apeli liron ministrin Aliu dhe pesë të tjerë

0

Gjykata Apelit ka hedhur si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka mbajtur në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ministrin Liburn Aliu dhe pesë të tjerë.

Më herët, Themelorja kishte hedhur poshtë aktakuzën për Aliun dhe pesë zyrtarë të tjerë për kohën sa ishin zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Rasti ka të bëjë me lagjen “Prishtina e Re”.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që të refuzojë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 23.08.2021. Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë aprovuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga ana e mbrojtësve të të pandehurve dhe ndaj të pandehurve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P., është hedhur aktakuza si dhe është pushuar procedura penale”, thuhet në njoftimin e Apelit të hënën.

Të pandehurit kanë qenë të akuzuar për shkak të veprave penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe “mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Ministri Aliu ka dalë për herë të parë para Gjykatës më 6 prill 2021.

Presidenti i Maqedonisë e shoqëron në shkollë Ëmblën që u diskriminua për shkak të Down Syndrome

0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shoqëruar sot në shkollë Ëmbla Ademin, nxënësen me Sindromën Down, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

Në videon e publikuar nga mediat maqedonase shihet se Pendarovski ka shkuar deri te banesa ku banon Ëmbla, dhe bashkë kanë shkuar në shkollën e saj.

Ndryshe, para katër ditësh Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

Rastin e Ëbmlës e ka bërë publik babai i saj, Ilir Ademi, i cili pati publikuar në Facebook një foto të saj, ku shihej e vetme në klasë.

Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me Syndrome Down.

“Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë”, ka shkruar ai.

PSD-ja ngjit logo të KEDS-it nëpër veturat e parkuara te qeveria

0

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka vazhduar edhe sot me aktivitetin e radhës.

Në sheshin “Skenderbeu”, saktësisht në njërin prej parkingjeve në këtë zonë kanë vendosur disa shkrime të tilla si “Kesco” dh “KEDS”, në veturat e shumta zyrtare në kuadër të Qeverisë Kurti.

Ky aktivitet nga PSD po bëhet pas zhvillimeve të fundit në vend, ku ZRRE ka propozuar shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.

Lidhur me këtë PSD ditë më parë protestoi në sheshet e kryeqytetit, ku më pas u arrestua edhe vetë Molliqaj.

Konjufca paralajmëron masa ndaj Gashit të LDK-së

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar masa ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, për siç tha ai, sharjet dhe mësymjen fizike ndaj shefit të stafit të tij, Ilir Kërçelit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, më e pakta që Gashi mund të bëjë në këtë rast është t’i kërkojë falje Kërçelit për atë që ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Do të shohim masat që do t’i marrim, edhe me masat disiplinore që i kemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me një kërkimfalje që mendoj se është më e pakta që duhet të ndodh në këtë rast”, ka deklaruar Konjurfca.

Konjufca tha se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit u ndërpre për shkak të sjelljes së papërshtatshme të deputetit Gashi.

“Mbledhja e sotme e Kryesisë me vendim timin nuk do të mbahet, për shkak të kërcënimeve të shefit të Gruipit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Arben Gashi, drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme për Kuvendin e Kosovës, shprehjet të cilat i përmendi z.Gashi në mbledhjen e Kryesisë dhe duke e mësyrë edhe fizikisht shefin e stafit tim janë të papranueshme. Këto sjellje duhet t’i luftojmë dhe të mos i pranojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca./GazetaSinjali/

8 të vdekur dhe 754 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
DCIM100GOPROGOPR9099.JPG
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.793.236 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 23.823.
➖Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Ngacmoi seksualisht nxënësen, ngritet aktakuzë ndaj zëvëndës drejtorit të një shkolle në Malishevë

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton se, më 16 dhjetor 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.
E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, thuhet në njoftim./tvprizreni.net.

Ngacmoi seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prizren, dënohet me 2 vite burg

0

 

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.Th., për shkak se:

ËSHTË FAJTOR-

Me datë 20 dhe 25 tetor të vitit 2021, ngacmon seksualisht personin tjetër (viktimë e ndjeshme për shkak të moshës), ashtu që i akuzuari T.Th., përfshihet në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës – e moshës 12 vjeçare, në atë mënyrë që me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar kërkon një telefon, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty, veprime këto me të cilat të dëmtuarës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues,

Me këtë ka kryer veprën penale ngacmimi seksual nga neni 183 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:
– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29.10.2021 e tutje)

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar, thuhet në njoftim.

Pronari i Facebook ka një njoftim për të gjithë ata që bëjnë “screenshot” fotografitë

0

Shefi i Meta dhe Facebook, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger që të mos përdorin opsionin ‘screenshot’ në biseda sepse miqtë e tyre do të njoftohen.

Facebook ka lajmëruar se do të ketë një sërë përditësimesh pas aktivizimit të bisedave të koduara në Messenger, njësoj si në WhatsApp. Zuckerberg thotë se përdoruesit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj risive të ardhshme.

Nëse një përdorues shkrep foto të mesazheve që zhduken automatikisht pas 24 orësh, bashkëbiseduesi do të lajmërohet. Pra, nëse dikush ju dërgon një mesazh që nuk dëshiron të ruhet dhe ju bëni ‘screenshot’, njoftohet menjëherë dhe anasjelltas.

Përveç mesazheve, pjesë e këtij përditësimi do të jenë imazhet GIF, ngjitëset dhe reagimet.

“Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment”, thotë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë

0

Ekziston një mundësi e madhe që Vladimir Putin të urdhërojë një sulm në Ukrainë. Mund të ndodhë qysh nesër, ose mund të zgjasë për disa javë.

Kështu ka thënë këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpi të Bardhë, Jake Sullivan,

“Çdo ditë tani, Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës, ose mund të ndodhë disa javë më vonë, ose Rusia mund të zgjedhë të ndjekë rrugën diplomatike në vend të kësaj”, tha Sullivan.

Ai poashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk po dërgojnë trupa tek aleatët e NATO-s për të nisur një luftë me Rusinë apo për të luftuar kundër Rusisë në Ukrainë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort