Home Blog Page 3517

Kryetari i Naftëtarëve: Çmimi i naftës do të shkojë deri në 1.50 euro

0

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se ka bujë të madhe në tërë globin për rritjen e çmimeve në mënyrë ekstreme.

Ai ka thënë se ka pasur paralajmërim për rregullim të çmimeve porse kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, ka luhatje në bursat ndërkombëtare dhe kjo nuk po ndodhë vetëm në Kosovë.

Berjani ka shtuar se qytetarët e Kosovës po shërbehen me çmimet më të ulëta në rajon.

“Të gjitha shtetet e rajonit kanë çmime më të larta se ne përveç Maqedonisë së Veriut. Kjo akcizë ka qenë qysh kur kryeministër ishte Hashim Thaçi. Nëse vazhdon ky trend do të ketë rritje të mëtutjeshme të çmimeve. Çmimi i naftës do të shkojë deri në 1.50 euro. Berza e përcakton çmimin por edhe situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Çmimi nuk varet nga sektori i naftës por nga Berza”, ka thënë ai.

Berjani ka shtuar se është duke ndodhur një rritje ekstreme dhe kjo nuk ka të ndalur.

Sipas tij, kanë pasur disa herë takim me ministren Rozeta Hajdari, duke shtuar se ka kaluar projektligji i naftës.

Sipas tij, kërkesat e tyre kanë qenë për projektligjin e naftës dhe është bërë punë e madhe.

Ai ka thënë se bizneset janë duke u munduar që çmimet të jenë sa më të ulëta.

“Ka kompani që ka stoqe shumë dhe kur lirohen çmimet ato nuk mund ta shesin me çmim më të ulët. Rezerva shtetërore ka deri në një muaj e gjysmë. Ne kemi kërkuar që rezervat shtetërore të ruhen në Slloveni. Rezerva ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ai.

Përparim Rama takohet me Hajrulla Çekun, bisedojnë për kulturën dhe sportin

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se ata biseduan për kulturën dhe sportin në vend.

“Kultura dhe sporti, si dy sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit”.

“Ishte dinamik takimi që patëm me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me të cilin shpalosëm ide për projektet që do të pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

Qeset e plastikës – të paguhen apo të zhduken?

0

Sa herë që shkon në një dyqan ushqimor, Valdete Kosumi thotë se merr prej aty një numër të madh të qeseve të plastikës.

Qeset e plastikës për një përdorim shërbehen falas në të gjitha llojet e dyqaneve në Kosovë.

Valdetja, nënë e tre fëmijëve, është e papunë dhe jeton me ndihmë sociale në një lagje të Prishtinës. Qeset që merr, thotë se i shfrytëzon si thasë mbeturinash apo edhe për nevoja të tjera.

“Qese marr sa të mundem, një produkt e vendos në një qese. Qeset janë pa pagesë. Në shtëpi i palos dhe më pas i ripërdor”, tregon Valdetja për Radion Evropa e Lirë.

Derisa për disa ato duken si zgjidhje, për natyrën qeset e plastikës janë të dëmshme.

Ndikimi kryesor i tyre në mjedis është se duhen shumë vite që ato të dekompozohen. Përveç kësaj, kur qeset e plastikës shkatërrohen nën rrezet e diellit, në tokë lëshohen substanca toksike.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, shprehin shqetësimin se qeset e plastikës, që shfrytëzohen për mbajtjen e produkteve ushqimore, hidhen më pas në çdo vend – në rrugë, në parqe, në lumenj.

“Ne, si qytetarë, jemi shumë pak të kujdesshëm. Ne shohim se për çdo blerje, marrim qese plastike në dyqane dhe pastaj ato qese i përdorim në shtëpitë tona për hedhjen e mbeturinave apo nevoja të tjera”, thotë Luan Hasanaj nga Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), çdo minutë, në të gjithë botën, përdoren një milion qese të plastikës.

Në Kosovë, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2020 – ku përfshihen edhe qeset dhe shishet e plastikës – ka qenë 456 mijë tonë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 253 kilogramë.

Në sasinë e mbeturinave shtëpiake, problem kryesor paraqiten mbeturinat e ngurta, siç janë shishet dhe qeset e plastikës, thotë Hasanaj.

Për zgjidhjen e këtij problemi, shton ai, organizata ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa.

“Për qeset e plastikës definitivisht duhet të bëhet zgjidhje. Patjetër që duhet të bëhen me pagesë. Shitja e tyre është rruga e vetme e zgjidhjes së problemit, sepse eliminimi i tyre, në një afat të shpejtë, është gati i pamundur”, thotë Hasanaj.

Në Strategjinë e Kosovës për Mjedisin 2013-2022 përmendet “vendosja e një tatimi mbi përdorimin e materialeve plastike, siç janë shishet dhe qeset e plastikës”.

Megjithatë, aplikimi i një mase të tillë nuk ka nisur ende.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) thotë se së shpejti “do të fillojë hulumtimin e gjendjes ekzistuese për qeset plastike”.

“Varësisht nga përfundimet dhe rekomandimet që do të dalin nga hulumtimi, do të merren edhe veprime të mëtejme për këtë produkt”, thuhet në një deklaratë të MMPHI-së, dhënë Radios Evropa e Lirë.

MMPHI thotë se për këtë qëllim ka emëruar një grup punues, në të cilin janë përfshirë grupe të interesit dhe shoqëria civile.

Në emër të prodhuesve kosovarë të qeseve të plastikës, në këtë grup punues bën pjesë edhe Kujtim Gjevori.

Ai është pronar i fabrikës “SCAMPA”, e cila përveçse mbulon pjesën më të madhe të tregut në Kosovë, eksporton edhe në vende të tjera të rajonit, Evropës dhe SHBA-së.

Gjevori thotë se gjatë takimeve të grupit punues, është propozuar mundësia e reduktimit të përdorimit të qeseve të plastikës.

Por, sipas tij, kjo çështje duhet të zgjidhet me kujdes, pasi, siç thotë, veprimtaria e industrisë së plastikës në Kosovë është duke u zhvilluar mirë.

Gjevori sugjeron që Qeveria e Kosovës t’i marrë praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Në Evropë sot përdoren qese të dorës nga përbërje organike, faktikisht nga misri dhe patatja, që kanë burim niseshteje. Por, ato nuk janë bërë sot për sot. Prodhuesve u është dhënë hapësirë dhe ndihmë për t’i ndërruar makineritë e veta, në mënyrë që të mbrohet biznesi, të ruhet ambienti dhe të mos shkatërrohet ekonomia”, thotë Gjevori për Radion Evropa e Lirë.

Bashkimi Evropian, nga korriku i vitit 2021, ka fuqizuar direktivën që ndalon plastikën për një përdorim.

Produktet e plastikës për një përdorim përfshijnë: pjatat, gotat, shkopinjtë për pirje dhe ato qese që, sipas BE-së, shndërrohen në mikroplastikë dhe mbeten gjatë në mjedis.

Këto plastika, sipas vlerësimeve të BE-së, përbëjnë rreth 70% të mbeturinave detare në Evropë.

Qëllimi përfundimtar i BE-së është që deri në vitin 2030, çdo plastikë e mbetur të jetë e ripërdorshme ose e riciklueshme.

UNEP bën të ditur se nga viti 2018, 127 nga 193 vendet anëtare të kësaj organizate, kanë miratuar një formë të legjislacionit kombëtar për të adresuar problemin e qeseve të plastikës.

Në rajonin e Ballkanit, tregtarët në Shqipëri i shesin qeset e plastikës, ndërsa nga qershori i këtij viti pritet të ndalohet përfundimisht përdorimi i tyre.

Nga dhjetori i vitit të kaluar, qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë rreth 25 centë për çdo qese të plastikës.

Kroacia, nga janari i këtij viti, ka ndaluar përdorimin e qeseve të tilla, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina kanë paralajmëruar masë të tillë, por ende nuk është vendimtare.

Në Serbi, ndërkaq, disa qytete kanë ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës, por vendim në nivel kombëtar nuk ka, raporton REL.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Prishtinës, përkatësisht në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident është përfshirë një cisternë e naftës me një automjet tjetër.

Aksidenti ka ndodhur pas fillimit të reshjeve të borës.

Nuk dihen arsyet dhe nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Ministria e Infrastrukturës: Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e borës

0

Ministria e Mbrojtjes, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bën të ditur se të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë dalë sot në terren, për shkak të kushteve atmosferike.

Këtë e bëri të ditur Hysen Durmishi nga kjo ministri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me të filluar reshjet e borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të kontraktuara nga MMPHI, kanë dalë në teren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë”.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdes të shtuar”, ka thënë MMPHI.

Porti i Durrësit rrit të ardhurat

0

Porti i Durrësit ka raportuar një rritje të ndjeshme të përpunimit të mallrave dhe të ardhurave në 2021.

Porti më i madh në Shqipëri ka përpunuar 4.4 milionë tonë mallra gjatë viti të kaluar, krahasuar me 3.9 milionë në 2020, sipas të dhënave zyrtare të publikuar nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Ndërkaq, volumi i mallrat të përpunuara në port është gjithashtu 9 për qind më i lartë se përpara përhapjes së pandemisë në vitin 2019.

Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të portit.

Të ardhurat për vitin 2021 kanë arritur në 2.8 miliard lekë ose 22.8 milionë euro, 48 për qind më shumë se në vitin 2019 dhe 12 për qind më shumë se në 2020.

“Miradministrimi i të ardhurave, likuiditeteve dhe shërbimeve janë disa prej indikatorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare të një prej kompanive shtetërore më të mëdha në vend,” u shpreh Autoriteti Portual i Durrësit.

Kroacia merr vendim, ngrin çmimin e derivateve, kaq do të kushtojë nafta e benzini

0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka dalur në një konferencë për media pas rritjes së madhe të çmimit të derivateve.

Plenkoviq ka njoftuar se ka patur një takim me ministrin e Ekonomisë, Coriq dhe është marrë vendim për ngritjen e çmimit të karburanteve në Kroaci.

Kryeministri ka njoftuar se është miratuar një dekret në qeveri për ngrirjen e çmimeve të naftës dhe benzinit 10.37 kuna apo 1.38 euro do të jetë çmimi i ngrirë i benzinit në Kroaci.

Me vendimin e qeverisë, çmimi i dizelit do të jetë 11.29 kuna apo 1.50 euro cent.

Plenkoviq ka thënë se çmimi i karburantit premium nuk do të jetë i kufizuar, dhe se kushdo që ka para mund të furnizohet me çmime më të larta me këtë lloj karburanti.

Hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

0

Bordi i RTK-së ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të mediumit publik.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 21 shkurt në orën 16:00.

Në konkursin e publikuar në uebfaqen e RTK-së, thuhet se të gjithë të interesuarit duhet t`’i dorëzojnë dokumentet personalisht në Zyrën e Bordit të RTK-së.

Ndërsa, në konkurs thuhet se në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i Përgjithshëm nuk mund të emërohet personi, i cili: Mban post publik të zgjedhur (funksionarët publikë), ka qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror ose lokal, ose anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri viteve të fundit, ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e mediave dhe reklamave ose është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë muaj burg.

Këtu mund ta shkarkoni aplikacionin.

Lehtësohen masat për vizita familjare në burgjet e Kosovës

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 08 shkurt 2022 do të marr këto masa lehtësuese:

Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për 2 persona të rritur dhe 1 fëmijë;

Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;

Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikaten për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë;

Për fëmijet nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19;

Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të deshmoi testin për COVID- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues;

Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

NATO vendos trupat në kufi me Rusinë

0

Mes borës dhe akullit, në skajin më lindor të NATO-s, trupa e aleancës ushtarake po kryejnë stërvitjen e tyre dimërore në një kohë tensionesh të mëdha mes Rusisë dhe Perëndimit.

Manovrat e të ashtuquajturës “Winter Camp” në verilindje të Estonisë, zhvillohen vetëm 100 km nga kufiri me Rusinë.

Ato përfshijnë 1300 ushtarë britanikë, estonezë dhe francezë, të cilët veprojnë në kushte atmosferike ekstreme.

“Ne kemi një sistem që është parandalues, bindës e mbi të gjitha, jo-agresiv. Cdo gjë që bëjmë ne këtu është brenda kornizave të NATO-s. Stërvitjet janë planifikuar me kujdes dhe na lejojnë t`i ofrojmë garanci vendeve Baltike që gjenden shumë pranë kufirit me Rusinë”, thotë kolonel, Eric Mauger.

Ndërkohë avionë luftarakë rusë vazhdojnë të mbërrijnë në aerodromin ushtarak në Brest të Bjellorusisë.

Avionët e tipit Su-25M janë të projektuar për të goditur objektiva tokësore dhe veprojnë në mbështetje të manovrave të njësive në tokë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më herët se ka pasur lëvizje domethënëse ditët e fundit të forcave ushtarake ruse drejt Bjellorusisë, që gjithashtu ndan kufij me Ukrainën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort