Home Blog Page 3516

Mbi 23 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Në Kosovë aktualisht janë 23 mijë e 823 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë shënuar tetë viktima nga ky virus, ndërkaq janë regjistruar edhe 754 raste pozitive.

Janë shëruar edhe tre mijë e 900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191 mijë e 408.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ZRrE shqyrton sot shtrenjtimin e tarifave të rrymës

0

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, do të mblidhet sot në orën 11:00, për të shqyrtuar gjashtë pika të rendit të ditës.

Në mesin e gjashtë pikave janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022” si dhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022”.

Ndërkaq, kreu i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, të hënën në një konferencë për media ka thënë se shtrenjtim të tarifave do të ketë, mirëpo nuk ka treguar se sa do të jetë ajo rritje.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që vendimin ta marrim më herët se 20 shkurti. Është shqyrtim i jashtëzakonshëm dhe jemi të përkushtuar që ky proces të përfundoj sa më parë, duke pasur parasysh se kemi kosto shtesë në sistem dhe domosdoshmërisht ne duhet të marrim një vendim që këto kosto të mbulohen sa më shpejt prej konsumatorëve e në këtë rast edhe prej qeverisë”, është shprehur Fejzullahu.

Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave, komente në ZRrE kanë dërguar edhe Presidentja Osmani, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Komentet që janë bërë publike nga ZRRE-ja

Komentet që janë bërë publike janë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë ka propozuar që pragu prej 600 kilovatë të rritet, teksa çmimi të shtrenjtohet për 5% deri te pragu i përcaktuar

Kurse, KEDS dhe KESCO në komentet e tyre që tashmë i kanë dërguar kanë kërkuar rritje tarifore prej 47% që sipas tyre të mos rrezikohet sistemi pas humbjeve në vitin e kaluar.

Në anën tjetër, operatori KOSTT ka paralajmëruar se janë në prag të falimentimit, pasi që kanë shumë shpenzime, përfshirë këtu edhe pagesën e rrymës në veri të vendit.

Kuvendi mban sot seancë, ky është rendi i ditës

0

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare duke filluar nga ora 11:00.

Sinjali mëson se në këtë seancë do të hidhen në votim pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

Ky është rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”.

II. Pikat e papërfunduara të seancës plenare, më 13 e 14 dhjetor 2021 dhe 26 janar 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, më 24, 28 e 29 dhjetor 2021 dhe 21 e 26 janar 2022:

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

28. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

30. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

32. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

33. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

34. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

36. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

37. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

38. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

39. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

40. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

41. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

42. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

44. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

45. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

47. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

48. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 20 dhe 21 janar 2022:

11. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

1. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

VI. Seanca plenare e caktuar për datë 27 janar 2022, ora 15:00:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

KFOR-i paralajmëron se sot mund të dëgjoni disa shpërthime

0

Ekipet e KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpërthyese do të kryejnë asgjësimin rutinë të municioneve të vjetruara më 8 shkurt 2022 në një ish gurore në komunën e Drenasit.

KFOR në një postim në Facebook thotë se popullsia lokale mund të dëgjojë disa shpërthime të forta midis orëve 9:00 të mëngjesit dhe 4:00 pasdite.

“Do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të parandaluar çdo rrezik për popullatën lokale dhe mjedisin. Kërkojmë që popullata të qëndrojë larg zonës përreth gurores për sigurinë tuaj. 9 dhe 10 shkurt janë identifikuar si data alternative për asgjësimin e municioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ngrica dhe reshje bore, këto janë temperaturat sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm.

Në njoftim bëhet e ditur se përjashtuar dy ditët e para të javës, ku do të ketë reshje shiu dhe bore, temperaturat gjatë ditëve tjera të javës do të shënojnë rritje të lehta, në të dy vlerat.

“Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, ka bërë të ditur IHK.

Vdes një person në Ferizaj pasi vetura mori flakë në një pompë derivatesh

0

Një person ka vdekur sot në fshatin Babush të Ferizajt pasi një veturë është përfshirë nga flakët.

Siç ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur në një pikë karburanti në këtë fshat.

Ndërkaq një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet”, ka thënë ai.

Infektologu Ramadani tregon se kur mund të përfundojë pandemia Covid-19

0

Infektologu Hamdi Ramadani, vlerëson se pandemia COVID-19 do të përfundoj këtë vit. Por, sipas tij, virusi nuk do të zhduket asnjëherë.

Ramadani thotë se prania e virusit do të jetë sikur gripat e tjerë dhe se me imunizim mund të kontrollohet situata.

“Pandemia COVID-19 do të përfundojë këtë vit, por nuk do të zhduket kurr koronavirusi, mirëpo ai mund të paraqet epidemi sikur gripi dhe me imunizim të drejt mund të kontrollohet edhe në vendin tonë me vaksinim antiCOVID”, deklaron ai.

Sa i përket vendeve që kanë liruar të gjitha masat antiCOVID, ai thotë se ato janë bazuar në bazë të vaksinimit me përqindje të lartë.

“Shumë vende kanë liruar masa antiCOVID-19, por se janë bazuar në bazë të vaksinimit me përqindje të lartë si Suedia, Danimarka e shumë vende të tjera. Aty me dy doza imunizim është edhe mbi 80 % ose 90 % të njerëzve të moshës së planifikuar. Vendi ynë e ka këtë situatë akoma në shkallë të lart të vaksinimit andaj masat janë ende kufizuese edhe për sa kohë”, thotë ai.

Tutje, ai shton se në situaten aktuale vendi duhet të ketë kujdes të madh në mbikqyrjen epidemiologjike. Sipas tij, duhet të miratohet vaksinimi edhe i moshave 5-11 vjeç.

“Në këtë situatë duhet me kujdes të madh të mbikqyret situate epidemiologjike. Duhet të miratohet vaksinimi i shtuar dhe i moshave 5 vjeç deri 11 dhe duhet siguruar medikamente të përparuara për trajtim të pacientave me covid-19 me forma të rënda”, deklaron ai për Blic.

Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë

0

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se pret që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me autoritetin që kanë, t’i mundësojnë popullit serb në Kosovë të votojë në zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të mbahen në muajin prill.

Në një bisedë me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Harchenko, Petkoviq tha se në Kosovë vazhdon “fushata e presionit dhe represionit kundër popullit serb”.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë përpiqen haptazi “të rrezikojnë dhe shfuqizojnë” të gjitha të drejtat politike dhe civile të serbëve.

Petkoviq tha se për Beogradin, mbështetja dhe ndihma e Rusisë për çështjen e Kosovës janë të një rëndësie të madhe, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, duke u thirrur në një njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Beogradi, tha Petkoviq, është i vendosur që në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të përpiqet të gjejë zgjidhje kompromisi, por edhe të mbrojë interesat e serbëve.

Më 16 janar, Serbia ka organizuar një referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë dhe kjo ka qenë hera e parë që në mjediset me shumicë serbe në Kosovë nuk është hapur asnjë vendvotim.

Ky ka qenë vendim i Qeverisë së Kosovës, me arsyetimin se hapja e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Qytetarët serbë kanë mundur ta ushtrojnë të drejtën e votës me postë ose përmes Zyrës Ndërlidhëse me Serbinë.

Vendimi i Qeverisë është mbështetur edhe nga Kuvendi i Kosovës më 15 janar, përkundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet të votojnë në referendumin e organizuar nga Serbia.

Më 3 prill, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje – partisë në pushtet në Kosovë – kanë thënë më herët se votimi i serbëve të Kosovës në zgjedhjet serbe të 3 prillit, “do të duhej të bëhej në të njëjtën mënyrë sikurse në rastin e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese”.

Si ka qenë praktika më herët?
Vetëm pak muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Në këto zgjedhje, të cilat janë mbajtur më 11 maj, 2008, të drejtën e votës në vendvotimet në Kosovë e kanë shfrytëzuar rreth 90 mijë qytetarë të Serbisë, kanë treguar të dhënat e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës janë mbajtur edhe në vitin 2012, 2014, 2016.

Zgjedhjet e fundit parlamentare serbe në Kosovë janë mbajtur më 21 qershor, 2020.

Në këto të fundit, fletëvotimet i ka mbledhur misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kjo praktikë e mbledhjes së votave është krijuar në vitin 2017 dhe deri më tani ajo ka pasur lejen e autoriteteve të Kosovës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, votat nga Kosova janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë – dy qytete kufitare të Serbisë.

Me metodën e “mbledhjes së votave” në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vitin 2017.

Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj presidenciale në Kosovë edhe në vitin 2012.

Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë nuk janë organizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pasi procesi i decentralizimit ka filluar në të njëjtin vit, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit.

Ky plan është dokumenti mbi bazën e të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë.

Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare

Javën e kaluar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë bërë thirrje që të mundësohet ushtrimi i së drejtës së votës në Kosovë.

Dy diplomatët kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd.

Lajçak ka thënë se ka standarde dhe praktika evropiane, që i lejojnë njerëzit të votojnë, kur jetojnë diku tjetër.

“Duhet të gjenden modalitete. U përket të dyja palëve, ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja do të ndihmojnë”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se qëndrim i SHBA-së është që të gjithë në rajon, duhet të votojnë në zgjedhjet demokratike, në të cilat kanë të drejtën e votës.

Nesër pritet të hidhet në votim propozim-rezoluta kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 11:00 për të vazhduar me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare.

Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe hedhja në votim e propozim-rezolutës nga debati parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, si dhe votimi i propozim-rezolutës mbi pagat në sektorin publik.

Më 24 janar, në mungesë të kuorumit nuk është votuar draft-rezoluta e propozuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja në Kuvend kundër rritjes së çmimeve të faturave të energjisë elektrike.

Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri kishte paraqitur draft-rezolutën në emër të tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe që të ofrohen alternativa të reja nga Qeveria.

“Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot më datë 24 janar 2022, me propozim të GP të PDK-së, GP të LDK-së dhe GP të AAK, dhe të mbështetur deputetët e tjerë propozon këtë draft-rezolutë: Kuvendi obligon Qeverinë që të refuzojë propozimin aktual të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të kërkojë propozim alternativa të reja: të shtyhet implementimi i tarifave të reja drejt muajve të ngrohtë. Çdo propozim eventual për rritje të tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-së në zero, të ndiqen modelet e shtete evropiane që kanë praktikuar një model të tillë, të ofrohet sa më parë alternativa afatgjate me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshme të qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. Qeveria duhet të përshpejtojë për dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve drejt sektorit të energjisë solare. Kuvendi i Kosovës obligon Qeverinë që në afat prej 15 ditësh të sjellë dhe të prezantojë në Kuvend një raport me shkrim për mos zbatimin të pikës pesë të vendimit të Kuvendit të datës 06.05.2021 për mos sigurimin në procesin e futjes në sistem të faturave sipas ligjit në fuqi te konsumatorët në komunat përkatëse në veri të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë për 9 për qind. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

Në propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, konsumatorët janë ndarë në pesë kategori: A, B, C, D, E. Nëse jeni në kategorinë A, pra nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 18.87 euro.

Nëse jeni në kategorinë B, apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 27.37 euro.

Ky është rendi i ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës:

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”.

II. Pikat e papërfunduara të seancës plenare, më 13 e 14 dhjetor 2021 dhe 26 janar 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, më 24, 28 e 29 dhjetor 2021 dhe 21 e 26 janar 2022:

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,
28. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
29. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
30. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
31. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
32. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
33. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
34. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
36. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
37. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
38. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
39. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
40. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
41. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
42. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
43. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
44. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
45. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
46. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
47. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
48. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
49. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 20 dhe 21 janar 2022:

11. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

1. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

VI. Seanca plenare e caktuar për datë 27 janar 2022, ora 15:00:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

Këtë pasdite temperaturat pësuan rënie rapide për 10 gradë

0

Fronti i ftohtë kaloj fuqishëm mbi vendin tonë orëve të pasdites, sikur se ishte edhe parashikuar në modelet kompjuterike, shkruan Prishtina Weather.

Shkaku i këtij depërtimi temperaturat pësuan një rënie rapide për 10C, edhe nga 10C në 0C.

Të reshurat në Prishtinë, që shkurtimisht ishin përzierje si të sqotës, breshnizës, menjëherë u shndërruan në borë.

Shkaku i këtij kontrasti termik, reshjet edhe u shoqëruan me shkarkime rrufesh në disa pjesë të vendit, siç edhe shihet në hartë.

Shkarkimet e rrufeve me reshje dëbore, nuk janë edhe ngjarje e pazakontë në vendin tonë, megjithëse ndodhinë më rrallë, zakonisht në depërtime të tilla frontale, ku masa më të ftohta ajrore ndeshen me masa më të ngrohta.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort