Home Blog Page 3515

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj deputetit të VV-së, ngarkohet me dy vepra penale

0

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Ramadani, avokatit Naser Sopjani, e paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me kundërshtimet dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e datës 8 shtator 2021 kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit Ramadani, me arsyetimin se pretendimet e të njëjtit janë të paqëndrueshme, të paargumentuara dhe të pambështetura në ndonjë arsye konkrete.

Kundër këtij aktvendimi brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Ramadani, avokati Sopjani, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. I njëjti ka propozuar që Gjykata e Apelit ankesën ta aprovoj si të bazuar, aktvendimin e ankimnuar ta ndryshoj në mënyrë që ta hudhë aktakuzën e ushtruar ndaj Ramadanit.

Tutje, Prokurori i Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të të pandehurit të refuzohet si e pabazuar, kurse vendimi i ankimuar të vërtetohet.

Ndërsa, Apeli pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës në këtë çështje penale ka gjetur se ankesa e avokatit Sopjani nuk është e bazuar.

“Kjo gjykatë, po ashtu vlerëson faktin se në rastin konkret ajo çka është relevante për këtë fazë të procedurës penale, është fakti se aktakuza e ngritur ndaj të pandehurit si e tillë është përpiluar në pajtim me nenin 241 paragrafi 1 të KPP-së, e njëjta nuk përmbaj të meta të atilla që pamundësojnë vazhdimin e procedurës penale dhe se përmban të gjitha elementet e nevojshme që të mund të procedohet në fazat tjera të procedurës penale dhe nuk qëndrojnë pretendimet si në kërkesën për hudhje të aktakuzës, njëherit aktakuza mbështet në prova thellësisht të mbështetshme dhe të marra konform dispozitave ligjore dhe se nuk ka vend për hudhjen e akuzës ashtu siç pa të drejtë pretendohet në ankesë”, thuhet në vendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Tuje, Apeli ka vlerësuar se nuk nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale, nuk ka arritur afati i parashkrimit, nuk ka rrethana tjera që e pengojnë ndjekjen penale dhe ka prova të mjaftueshme për një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri Ramadani ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

“Kështu sipas vlerësimit të kësaj gjykatë konkludimi si në aktvendimin e ankimuar është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe në harmoni me provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës, konkludim të cilin në tërësi e mbështet kjo gjykatë”, thuhet në fund të këtij vendimi.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 13 korrik, deputeti Valon Ramadani është deklaruar i pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Ramadanit, me arsyetimin se ka kryer dy vepra penale dhe atë “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 të KPRK-së si dhe për “pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktit akuzues, më 21 mars 2018, në Prishtinë, saktësisht në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akuzuari Ramadani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka përdorur armë, në atë mënyrë që ka ndezur dhe ka hedhur një bombolë të gazit lotsjellës gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.

Në aktin akuzues thuhet se në kohën, vendin dhe mënyrën e lartcekur, i akuzuari Ramadani ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe janë ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të RKS-së.

Formohet grupi punues për hartimin e udhëzimit për trajtimin e kafshëve endacake

0

Është formuar grupi punues për hartimin e projekt udhëzimit administrativ që ka të bëjë më trajtimin e kafshëve endacake.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).

“Është formuar grupi punues për hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – NR.xx/2022 për kushtet teknike të cilat duhet plotësuar qendrat e trajtimit të përkohshëm të kafshëve endacake”, thuhet tutje në njoftim.

Ngacmoi një femër për shkak të një borxhi, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

0

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte ngacmuar një femër për shkak të një borxhi.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Më 07.02.2022 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare lidhur me një borxh. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Reshjet e borës, kjo është gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar

0

Vendi pasditen e së hënën u përfshi nga reshje të borës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka treguar për gjendjen e rrugëve të cilat të shpijnë në pikat e kalimit kufitar.

Magjistralja Fushë Pajtimit-Glloboçicë është e kalueshme vetëm me pajisje dimërore për automjetet, ndërsa është e pakalueshme për maunat.

Po ashtu e pakalueshme për maunat është edhe rruga Pejë-Kullë.

Ndërsa rrugët tjera thuhet të jenë të kalueshme me pajisje dimërore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të ketë reshje bore, ndërsa nga e mërkura pritet rritje e lehtë e temperaturave. /Telegrafi/

Biseda 5-orëshe mes Macronit e Putinit s’prodhon ndonjë zgjidhje për Ukrainën

0

Presidentet Emmanuel Macron i Francës dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk u duk se kanë arritur ndonjë marrëveshje të rëndësishme në bisedimet maratonike në Moskë të hënën në mbrëmje me qëllim të shmangies së një sulmi rus ndaj Ukrainës.

Pas bisedimeve që zgjatën pesë orë, presidenti francez paralajmëroi se të dyja palët duhet të punojnë shpejt për ta shmangur rrezikun e eskalimit, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës – Gazeta Express

Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë
“Tash për tash, tensioni është duke u rritur dhe rreziku i destabilizimit është duke u rritur. As Rusia, as evropianët nuk duan kaos dhe jostabilitet, kur kombet tashmë kanë vuajtur nga epidemia (e koronavirusit). Prandaj, ne duhet të pajtohemi për masa konkrete”, tha Macroni.

Të martën, ai pritet që ta vizitojë Kievin e Ukrainës, ku do të zhvillojë bisedë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. Macroni tha se planifikon që ta informojë Putinin përmes telefonit për rezultatin e bisedës.

Nuk është e qartë se si diplomacia e Macronit do të mund t’i plotësojë kërkesat e Rusisë që anëtarësimi i Ukrainës në NATO- të përjashtohet. Sidoqoftë, pati disa shenja të progresit nga biseda. Pa hyrë në hollësi, Putini tha se është e mundshme që të shqyrtohen “një numër i propozimeve dhe ideve (të Macronit) me qëllim të vënies së themelit për hapat tanë të ardhshëm”, tha ai.

Megjithatë, ai e goditi politikën e NATO-s për dyer të hapura, duke thënë se nga ajo përfitojnë vetëm Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu paralajmëroi se Rusia mund t’i ofrojë azil ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili po akuzohet për tradhti në atdheun e tij.

Deshën ta birësojnë nipin nga Kosova, Zvicra ua refuzon kërkesën gjyshërve kosovarë

0

Pasi Zyra për Migracion dhe Ekzekutivi kanë refuzuar të njohin birësimin, gjyshërit i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Zugut, e cila ka marrë vendim refuzues.

Një çift kosovar donte që nipi i tyre të ketë mundësinë të rritet në Zvicër. Por autoritetet zvicerane kanë parandaluar birësimin (adoptimin) e synuar nga çifti. Nga pikëpamja e Gjykatës Administrative të Zugut një birësim i tillë është abuziv.

Pamje: Mbrojtësi i Premierligës shkakton zemërim pasi e shkelmon macen si …

Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë
Burri ka 23 vite që jeton në Zvicër, gruaja 13 vjet. Tre vite më parë ata kishin idenë që të sillnin nipin e tyre në Zug nga Kosova si pjesë e bashkimit familjar. Mënyra për ta bërë këtë ishte përmes birësimit.

Djali nuk ka qenë kurrë në Zvicër para birësimit

Autoritetet kosovare kishin miratuar aktin e adoptimit në vitin 2018 ndonëse kjo duket disi e habitshme, shkruan zentralplus.ch. Sepse djali, atëherë 15-vjeç jetonte me prindërit dhe vëllain e tij në atë kohë, në rrethana të qëndrueshme familjare. Ai nuk kishte qenë kurrë më parë në Zvicër.

Megjithatë, gjyshërit kishin siguruar autoritetet zvicerane se marrëdhënia e tyre me nipin ishte shumë e ngushtë dhe se ai kishte probleme me prindërit. Me sa duket për “faktin” se ata e donin këtë djalë më pak se vëllain e tij. Pasi Zyra për Migracionin dhe Ekzekutivi i Kantonit kanë refuzuar të njohin këtë birësim, gjyshërit i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Zugut.

Ndërmjet Zvicrës dhe Republikës së Kosovës nuk ka ndonjë traktat që do të përcaktonte se një shtet duhet të njohë vendimin e tjetrit, përcjell albinfo.ch. Konventa për mbrojtjen e fëmijëve në rast birësimi ndërshtetëror gjithashtu nuk është e vlefshme në këtë rast – sepse Kosova nuk e ka nënshkruar atë (pasi nuk është anëtare e OKB-së).

Për këto arsye, autoritetet zvicerane zbatojnë rregullat vendore. Dhe në këto rregull thuhet ndër të tjera: Diferenca në moshë mes fëmijës dhe atij që dëshiron të birësojë nuk duhet të jetë më shumë se 45 vjet. Në rastin konkret bëhet fjalë për tri vite diferencë më shumë se kaq (48).

“Marrëdhëniet e këqia të djalit me prindërit”, nuk mjaftojnë për birësimin e tij

Arsyeja e dallimit në moshë ka të bëjë me faktin se prindërit birësues duhet të jenë në gjendje ta shoqërojnë fëmijën derisa të rritet dhe më tej. Sigurisht që ka përjashtime në këtë pikë por vetëm në rastet kur gjyshërit marrin një nip pa baba pas vdekjes së nënës së tij. E rasti “kosovar” jo vetëm që nuk është i tillë por autoritetet dyshojnë madje se birësimi është vetëm një justifikim për t`i mundësuar djalit të jetojë në Zvicër dhe të bëjë këtu shkollimin profesional.

Sido që të jetë, Gjykata Administrative nuk sheh arsye për birësim. “Mund të jetë e vërtetë që prindërit e duan vëllanë e tij më shumë se këtë”, thuhet në vendim, transmeton albinfo.ch. Por: “Marrëdhënie të tilla, si dhe xhelozia mes vëllezërve dhe motrave, janë rregullisht pjesë e jetës familjare”.

Gjykata nuk sheh shenja të një marrëdhënieje të keqe mes djalit dhe prindërve të tij biologjikë. “Vetëm fakti që ata janë të gatshëm të ndërpresin kontaktin me fëmijën e tyre, dhe ky është kushti që kërkohet për themelimin e komunitetit të ri familjar, nuk mjafton. E vërteta që prindërit duan që ai të ketë një të ardhme më të mirë ekonomike dhe mundësi arsimore, ilustron pikërisht faktin se për prindërit, mirëqenia e djalit të tyre është shumë e rëndësishme”, vijon gjykimi.

Kjo nga ana tjetër flet kundër njohjes së birësimit dhe lejimit të bashkimit familjar, përcjell albinfo.ch. Prandaj, Gjykata Administrative e refuzon kërkesën. Gjyshërit duhet të paguajnë taksat e tyre ligjore dhe 2000 franga në emër të taksës gjyqësore. Vendimi është përfundimtar.

Vuçiq: Jam gjithmonë i gatshëm të flas me Kurtin

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për nismën e Ballkanit të Hapur, por edhe për faktin se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe për vizitat e të të dërguarve të posaçëm të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Vuçiq në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të [Kurtin], megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiq.

Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin bisedime të vështira.

Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiq tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.

Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.

1 mijë e 500 shtatzëna u larguan nga puna në vitin 2021

0

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtje dhe diskriminim.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, tha se ligji nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 përqind e grave ngacmohen seksualisht në punë.

E drejtoresha në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj, tha se më së shumti po diskriminohen gratë shtatzëna.

Sipas saj, rreth 1,550 grave shtatzëna iu është ndërprerë marrëdhënia e punës në sektorin privat.

Shkatërrimi i pyjeve dukuri shqetësuese, rreth 2 mijë metra kub dru u konfiskuan në vitin 2021

0

2 mijë e 711 fletëparaqitje janë ngritur nga Njësitë Komunale të Pylltarisë dhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë ndaj personave që kanë kryer veprime ilegale në pyje, gjatë periudhës janar-dhjetor 2021.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me ç’rast është informuar se 2 mijë e 251 janë fletëparaqitje kundërvajtëse dhe 460 fletëparaqitje penale.

Në po të njëjtën periudhë të vitit, nga Njësitë Komunale te Pylltarisë dhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë, për shkak të veprimeve ilegale dhe mungesës së dokumentacionit, janë konfiskuar gjithsej 1874 metra kub dru.

Duke pasur parasysh se dëmtimi i pyjeve vazhdon të jetë shqetësues, nga MBPZH kanë theksuar se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themelohet Task Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, e cila udhëhiqet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit e disa institucioneve tjera. Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të prerjeve ilegale në pyje, kjo Task Force ndërinstitucionale muajin e kaluar ka aprovuar Planin e Veprimit, ku janë paraparë veprime konkrete për secilin institucion.

Kujtojmë që, Kosova ka mbi 400 mijë hektarë pyje.

Sipas “Global Forest Watch” nga viti 2001 deri në vitin 2017, rreth 337 milionë hektarë pemë janë zhdukur në të gjithë botën – një sipërfaqe thuajse e barabartë me atë të shtetit të Indisë. Në bazë të këtij raporti ka reaguar dhe Banka Botërore përmes një artikulli, me ç’rast ka deklaruar se ‘duket se ne po e humbim betejën, nëse jo luftën, kundër shpyllëzimit dhe mungojnë disa mundësi kyçe për të trajtuar ndryshimet klimatike’.

Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes se planetit tonë. Ato prodhojnë oksigjen, sigurojnë strehim për njerëzit dhe kafshët e egra. Shumica e kafshëve të rrezikuara jetojnë në pyje, por edhe 1.6 miliardë njerëz varen nga të mirat që pyjet dhurojnë përfshirë: ushqimin, ujin, veshmbathjen, medikamentet tradicionale dhe strehimin.

Shpyllëzimi i tokës ka ndodhur gjithnjë me arsyetimin për të krijuar hapësira për mbjellje ose për bagëti. Shkaqet e drejtpërdrejta të shpyllëzimit janë: zgjerimi i bujqësisë, nxjerrja e drunjtëve (p.sh. djegia, përpunim etj.) dhe zgjerimi i infrastrukturës (ndërtimi i rrugëve, urbanizimi etj)./RTV21

Ministrja Haxhiu tregon se çfarë i ka thënë Elez Blakaj pas ftesës për t’u kthyer në Kosovë

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për konkursin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe është pyetur edhe për fjalinë e përdorur nga Albin Kurti ” le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”.

Haxhiu thotë se s’duhet harruar ato që janë deklaruar në të kaluarën derisa ka shpjeguar arsyen pse Kurti e ka thënë atë fjali.

Tutje ministrja ka konfirmuar bisedën me ish-prokurorin Elez Blakaj, dhe ka treguar përgjigjen që ka marrë kur e ka ftuar të kthehet në Kosovë.

“Nuk duhet ti harrojme ato qe i kemi thene ne te kaluaren. Arsyeja pse ka thene shkon Lumezi, vjen Elezi, ka dashur te thote qe gjate qeverisjes tone s’do te kete prokuror qe kercenohen. Une kam pasur komunikim me Blakajn, e kam ftuar qe te vije ne Kosove. Por nuk e di ne cfare shkalle e kane kercenu ate dhe familjen. Me ka thene shohim ne te ardhmen”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort