Home Blog Page 3514

Milioneri çek qortohet nga qeveria gjermane pasi voziti 417 km/h dhe i publikoi pamjet në internet

0

Manjaku çek i pasurive të paluajtshme Radim Passer është qortuar nga Ministria gjermane e Transportit për një video që ai postoi në kanalin e tij të njohur në YouTube.

Aty ai shihet duke vozitur një Bugatti Chiron me një shpejtësi të treguar 259 mph (417 km/h) në një autostradë në Gjermani.

Sipas medieve të huaja, videoja me miliona shikime është xhiruar në korrikun e kaluar, por është postuar më 9 janar dhe ka një mbivendosje që tregon shpejtësinë e automjetit ndërsa ai ecën me shpejtësi përgjatë autobahn A2 që lidh Berlinin dhe Hannoverin.

Shoferi kishte veshur një xhaketë garash, por pa helmetë, gjatë marifetit, ndërsa pasagjeri i tij kishte vetëm një xhaketë lëkure të hapur dhe një bluzë.

Thuhet se Chiron prej 3 milionë dollarësh ka një shpejtësi maksimale të kufizuar zyrtare prej 261 mph, por disa versione të super makinës 1500 kf janë zhbllokuar për të arritur mbi 300 mph në pistat e mbyllura të testimit.

Seksioni i rrugës në të cilën ishte Kalimtari nuk ka kufi fiks të shpejtësisë, kështu që ai teknikisht nuk ka shkelur asnjë ligj, por Ministria tha në një deklaratë të mërkurën se “refuzon çdo sjellje në trafikun rrugor që çon ose mund të çojë në rrezikimin e përdoruesve të rrugës”.

Passer ka një pasuri të vlerësuar prej 308 milionë dollarë dhe është personi i 33-të i pasur i Republikës Çeke, sipas Forbes. /GazetaSinjali/

Sa do të jetë dallimi në çmim, pas shtrenjtimit të rrymës për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kW/h

0

Rritja e çmimit të energjisë, sipas vendimit të ZRrE-së, do t’i prekë të gjithë ata që shpenzojnë më shumë se 800 kW/h.

Tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Zemaj: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, i papërballueshëm për qytetarët

0

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ky debati për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndëertuar. Nuk e ka pritur rezolutën. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar. As ata s’janë mbi ligjin, ligji duhet të respektoj barazinë”, tha Zemaj.

Tutje, Zemaj tha se LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

Asambleistja e Vetëvendosjes në Dragash i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së

0

Ka filluar mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Dragashit, ku njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarit për komunitete.

Ajo çfar bie në sy nga kjo mbledhje është se asambleistja e Vetëvendosjes, Pajtesa Berisha, është ulur së bashku me asambleistët e LDK-së, dhe duke votuar disa nga pikat e rendit të ditës.

Ende nuk dihet se a është larguar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes dhe se a do të jetë pjesë e LDK-së gjatë këtoj mandati.opoja.net/

Nuk kalon mocioni për debat rreth shtrenjtimit të rrymës: Lëshojnë sallën PDK e LDK

0

Deputetët e PDK dhe LDK kanë lëshuar sallën parlamentare në seancën e sotme.

Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës ka bërë që deputetët të kërkojnë një debat parlamentar, si çështje urgjente, përcjell lajmi.net.

Pas propozimit nga PDK për një mocion për debat rreth vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e rrymës, nuk u plotësua kuorumi për të kaluar këtë mocion.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës në parlamentin e Kosovës kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit.

Prizren, nxënësit i gjendet thikë në shkollë

0

Policia njofton se një ankuese ka raportuar se një nxënës i shkollës ka poseduar një thikë.Sipas Policisë, njësiti policor ka konfiskuar thikën nga i dyshuari.
Rasti është në procedurë të rregullt.Sipas PK, rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në Prizren.

Vendimi i ZRrE-së, Tahiri: E rëndon gjendjen në Kosovë, të anulohet sot

0

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

Ky vendim sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duhet të anulohet sot. Me fillimin e seancës së Kuvendit, ai kërkoi që të mbahet një debat parlamentar rreth shtrenjtimit të rrymës, pasi siç tha ai, kjo e rëndon gjendjen e Kosovës.

“Kërkojmë që ta kemi mocion procedural ta fusim një pikë ku do të debatojmë për këtë vendim. Për instrumentin e kryeministrit Kurti, që tashmë është shndërruar në një instrument të tij, vërtetë e rëndon gjendjen jashtëzakonisht shumë në Kosovë. Ky vendim të anulohet sot. Ky është realitet i hidhur në vendin tonë, realitet që s’mund ta përballojë asnjë qytetarë”, tha Tahiri.

“T’i marrim mandatin e ZRrE-së sepse do të bëjnë dëme edhe më të mëdha”, tha tutje Tahiri

“Shkencëtarja e vitit” ka aplikuar rregullisht si ligjëruese në UP por s’është pranuar

0

Ibadete Bytyçi, dje është zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si “Shkencëtarja e vitit”.

Kardiologia, me një CV të ngjeshur të arriturash shkencore, aplikoi rregullisht në konkurset e Universitetit të Prishtinës, që nga viti 2010 deri më 2020, por nuk u pranua. Aktualisht angazhohet në QKUK me kontratë jo të përhershme.

“Kam aplikuar prej kur I kam përfunduar studimet 2010, unë e kam përgatit cv-në e të tjera.. është fakt që viteve të fundit kam pasur shumë aktivitete shkencore, jam në grupe punuese të ekspertëve. Esenca është se unë mendoj se pjesa shkencore për Universitetin e Prishtinës nuk ka vlerë”, ka thënë Bytyçi në Klan Kosova.

“Në kushte normale qysh duhej të vepronte universiteti është numri i prezantimeve shkencore, nuk është e njëjtë si me bo një prezantim në Ohër si në Boston, por esenca është që në kritere të konkursit seleksionohet, nuk është më e rëndësishme a i ke 100 punime apo dy, jeni të barabartë”, shtoi ajo.

Ajo tha se shkenca në Kosovë nuk është dobiprurëse, “Në vendet tjera kanë stimulim, te ne kjo ërkrahje mungon dhe duhesh të bësh punë shtesë për t’i mbuluar akomodimet e të tjera… Stimulimi nuk është edhe shumë i mjaftueshëm ka shpenzime pjesa shkencore, por fatmirësisht unë kam marrë shpesh grande të vogla të udhëtimit, nga kongrese amerikane e të Evropës”.

“Shkencëtarja e vitit 2021” tha se ky çmim është motivim për gjeneratat e reja që në të ardhmen të nxiten që të merren me aktivitete shkencore sepse shkenca, sipas saj, është vetë dija.

“Shkencëtari I vitit është një kurorëzim I aktivitetit tim shkencor është një vlerësim i punës tënde shkencore, një vlerësim I rrugëtimit tim. Nuk e kam paraparë që do të zgjidhem. Unë e kam si traditë të aplikoj dhe kështu ata ma mundësuan që të zgjidhem, dhe jam falënderuese”.

Sipas Bytyçit 16 vjet studime që i ka bërë janë sakrificë, por që ia vlen.

“16 vjet studime është një sakrificë kur sheh retrograd është sakrificë por ia vlen”.

Ajo tregoi se tani do të vazhdojë edhe me studime të postdoktoratës,por në një fushë tjetër.

Rryma shtrenjtohet 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë

0

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka aprovuar tarifat e energjisë elektrike.

Sipas vendimit të ZRRE-së energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovat orë, ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë 12.5 cent për kilovat për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët , apo një rritje prej 100%, raporton Front Online.

Përndryshe, deri më tani nuk ka pasur bllok tarifa, përderisa çmimi i energjisë elektrike për tarifën e lartë ka qenë 6.75 cent dhe 2.89 cent për tarifën e ulët kilovati.

/Front Online/

Shtylla elektrike rrezikon banorët në fshatin Lutogllavë të Prizrenit

0

Ish drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj në faqen e tij në facebook ka publikuar pamje ku shihet se si një shtyllë elektrike po rrezikon banorët dhe shtëpitë që gjenden afër.

Bëhet fjalë për fshatin Lutogllavë të Prizrenit pikërishtë në rrugën” Molosët”, ku shihen pamjet ku shtylla elektrike është rrëzuar dhe po rrezikon banorët. Sipas tij, ky problem është adresuar në institucionet përgjegjëse mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë deri më tani.

Postimi i plotë:

Në fsh. Lutogllavë të Prizrenit, rr. Molosët, shtylla e rrymes elektrike është në këtë gjendje…!
Keds-si s’qan kokën, as që i hapin telefonat, mbrëmë Policia e Kosovës është e njoftuar, por asgjë!
Nëse ndodh diçka, e kujt është përgjegjësia?
Shtet o shtet!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort