Home Blog Page 3513

Tarifat e reja/ LDK-ja nisë mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës në një konferencë për media ka thënë se do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të kundërshtuar këtë vendim.

“Kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të dalë me seancë të jashtëzakonshme për këtë vendim, do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së”, ka thënë Abdixhiku, raporton FrontOnline

Sipas tij, qeveria Kurti ka refuzuar ta trajtojë barabartë secilën familje në Kosovë.

“Qeveria dhe ZRrE-ja bëjnë diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës. Nga kjo krizë qeveria do të mbledh më shumë tatitme. Reagimi i vonshëm, refuzimi i tanishëm po prodhojnë krizën më të rëndë energjetike në historinë e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku, është shprehur se kryeministri Kurti nuk mund të jep zgjidhje për këtë çështje sepse mendon se rryma është me çmim të lirë.

“Zgjidhje të mirë nuk mund të jep një kryeministër i cili mendon se rryma është me çmim të lirë. Kryeministri Kurti është shndërruar në një kontabilist buxheti që i ka braktisur qytetarët”, ka thënë ai./FrontOnline

2 të vdekur dhe 787 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
08 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.794.993 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 20.995.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

​Konfirmohen gjashtë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

0

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, së bashku me Sekretariatin e KPK-së, në bazë të Rregullores 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, ka bërë hapjen e aplikacioneve dhe ka shikuar materialet e pranuara nga gjashtë kandidatë, të cilët kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Siç njoftohet, pas shikimit të materialeve të dorëzuara nga ana e kandidatëve, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, duke u bazuar në mandatin e tij dhe në kriteret e parapara me rregullore, ka konfirmuar se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar i kanë plotësuar kriteret dhe konsiderohen formalisht si kandidatë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit dhe që kanë plotësuar kriteret janë:

1. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo listë me emrat e kandidatëve do të dërgohet te Këshilli Prokurorial i Kosovës për konfirmim final.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Tutje theksohet se procesi i shikimit të materialeve të këtyre gjashtë kandidatëve është zhvilluar në prani fizike dhe përmes platformës Zoom të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së, EULEX-it, Grupit për Studime Juridike dhe Politike, i cili është implementues i Projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol, Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, transmeton Telegrafi.

Rritet çmimi i rrymës, i bukës, i miellit, i vajit, i naftës: Rrogat jo

0

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka shkruar se po rriten krejt çmimet, veç rrogat jo.

Ai shkruan:

Është rritur çmimi i energjisë elektrike.

Është rritur çmimi i bukës.

Është rritur çmimi i miellit.

Është rritur çmimi i vajit.

Është rritur çmimi i naftës.

Rrogat NUK janë rritur.

Është zvogëluar fuqia blerëse e qytetarit.

Pra, “rritja ekonomike e pashembullt” prej 10% është thjeshtë rritje e çmimeve; asnjë qytetarë nuk është pasuruar 10%. Në fakt, rritja e çmimeve pa rritje të rrogave i ka varfëruar qytetarët.

Mjedra dhe boronica, potencial eksporti për Kosovën (Video)

0

Deri vonë, frutat e imta nuk ishin aq të preferuara për bujqësinë në Kosovë.

Me kërkesën e shtuar në tregjet ndërkombëtare, fermerët kosovarë po e shohin të ardhmen e tyre në këtë sektor.

Emisionin 7 Ditë me Panxhën sqaron rreth potencialit që kanë këto fruta për eksport.

Pesë simptomat më pak të njohura të variantit Omicron që po paraqiten së fundmi

0

Omicron u shënua si lloji më i transmetueshëm i COVID-19 në krahasim me paraardhësit e tij.

Për fat të mirë, aftësia për të dalluar shenjat paralajmëruese dhe izolimi mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes.

Varianti Omicron karakterizohet nga shkaktimi i simptomave të ndryshme nga ato tradicionale. Njerëzit që rezultuan pozitivë për variantin që e kishte origjinën në Afrikën Jugore, kanë raportuar vetë simptoma në aplikacionin ZOE COVID Study.

Bazuar në këto raporte, vetëm gjysma e pacientëve përjetuan ethe, kollë ose humbje ose ndryshim në shije dhe erë. Megjithëse problemet e stomakut mund të tregojnë për infeksionin viral, këto nuk janë simptomat e vetme të variantit Omicron.

Bazuar në raportet nga Afrika e Jugut dhe pacientët që luftuan me tendosjen, simptomat mund të përfshijnë gjithashtu:

Rrjedhje e hundës
Dhimbje koke
Lodhje
Teshtitje
Gërvishtje fyti
Dhimbje muskulore
Djersitje natën.
Simptoma të tjera, duke përfshirë ato që synojnë stomakun, duket se janë po aq të përhapura.

Aplikacioni përdoret për të vëzhguar simptomat e coronavirusit për të ndihmuar në gjurmimin e përhapjes. Tani, aplikacioni ka parë një “rritje të kohëve të fundit” në pacientët që luftojnë nga problemet gastrointestinale.

Bazuar në miliona raporte, aplikacioni ZOE COVID Study ka vendosur simptomat e stomakut si simptoma të COVID-19..

Këto shenja mund të përfshijnë:

Diarre
Dhimbje të stomakut
Të përziera
Humbje oreksi
Anashkalim i vakteve.
Hulumtimi shtoi: “Kohët e fundit ne kemi vërejtur një rritje të mprehtë të numrit të njerëzve që raportojnë simptoma gastrointestinale në aplikacion nga mesi i dhjetorit 2021 deri në janar 2022. Kjo ndjek afërsisht të njëjtin model që pamë gjatë valës së dimrit një vit më parë”.

Simptomat e stomakut ishin të zakonshme për llojet e mëparshme të virusit, duke përfshirë Alfa dhe Delta. /Telegrafi/

Shqipëria përfshihet nga reshjet e dëborës, ARRSH-ja njofton për vështirësi në disa rrugë

0

Zonat malore të Shqipërisë janë perfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës së mbrëmshme duke sjell vështirësi në qarkullimin e automojeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i rrugëve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Reshje dëbore ka pasur edhe në Rajonin Qendror, konkretisht në Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë ndërsa rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Gjithashtu edhe veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

”Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, u shpreh ARRSH.

Ndërkohë, sipas mediave lokale, rruga Tiranë-Dibër ose e njohur ndryshe si “Rruga e Arbrit” është mbyllur për shkak të reshjeve të dëborës.

Në anën tjetër nuk raportohen probleme për qarkullimin e automjeteve në rrugën Milot-Morinë ose “Rruga e Kombit”. /Telegrafi/

PDK: Kurti ka agjendë të fshehtë për veriun

0

Abelard Tahiri, shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha sot në një konferencë për media se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka një plan për veriun fatkeqësisht por nuk po e bën të ditur as me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend.

Ai në një konferencë për media tha se çështje po dëshmohet edhe me vendimin e ZRRE-së, e që sipas tij çmimi nuk duhet të ndahet në baza etnike.

“…Kjo është e dëmshme, këtu ka një agjendë që po mbahet fshehtë në raport me qytetarët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk mund të vazhdohet me vendime të tilla skandaloze.

Tahiri më tej tha se po shihet tashmë që ka edhe një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova.

“Dhjetorin e kaluar vetëm në një ambasadë i patëm 50 mijë aplikime për vizë, në janar 48 mijë që duan mu largu… Vendimi i sotëm i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë vetëm sa do t’i rrit kërkesat dhe ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën”, tha ai.

Tahiri shtoi se vendimi i sotëm i ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike po e bën edhe më të papërballueshme jetesën në Kosovë, dhe do të ndikoj në rritjen e numrit të qytetarëve që duan të largohen nga vendi si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike.

Andaj, ai tha se PDK me këmbëngulësi kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Ne besojmë që ky bord duhet të shkarkohet sepse janë njerëz të paaftë të cilët po e marrin në qafë jetën e qytetarëve tanë, po e rëndojnë jashtë mase jetën qytetarëve tanë.

Së bashku me partitë tjera opozitare LDK dhe AAK padyshim që do të ftojmë një seancë të jashtëzakonshme me të cilën do të kërkojmë të votohet një rezolutë, e cila i kërkon ZRRE-së ta anulojë këtë vendim skandaloz për shtrenjtimin e energjisë. Po ashtu, në ditët në vijim do të bëjmë kundërshtimin e këtij vendimi në rast se nuk anulohet përmes institucioneve gjyqësore në vendin tonë”, theksoi Tahiri.

Ndryshe, sot në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar mocioni procedural i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të diskutuar lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të rrymës.

Pas kësaj ka bërë që PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ta lëshojnë sallën e Kuvendit. /Telegrafi/

Ministri Çeku i përgjigjet ambasadorit gjerman: Shtëpia e Xhafer Devës ka vlera estetike, nuk po e rehabilitojmë figurën e tij

0

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, jep arsyet e tij se pse duhet të rinovohet shtëpia e Xhafer Devës, ndonëse Ambasada gjermane po e kundërshton. Në një shkrim të gjatë, ministri thotë se objekti në Mitrovicë jo domosdo duhet të lidhet vetëm me emrin e politikanit aktiv gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një kundërshtim i Ambasadës gjermane për ta rinovuar shtëpinë e Xhafer Devës, i shprehur në formë shqetësimi, hapi debat mbi figurën e politikanit, që konsiderohet bashkëpunëtor e nazistëve gjermanë.

Ka qëndrime të ndryshme se a duhet të vlerësohet roli i Devës në histori, e këtu u përfshi edhe ambasada gjermane në Prishtinë. Për krejt këto ka një shpjegim ministri i Kulturës.

Çeku beson se nuk duhet të lidhet domosdoshmërish fati i objektit që është pronë shtetërore, me emrin e një figure të përveçme të historisë.

“Monumenti është pronë publike, ka vlera të mëdha estetike dhe për nga tipologjia e ndërtimit paraqet ndër shembujt e parë në Kosovë të kalimit në arkitekturën moderne europiane”, ka shkruar ministri në Facebook.

Sipas Çekut, edhe pse objekti njihet si shtëpia e Xhafer Devës, ajo i ka shërbyer shumë herë publikes, duke qenë një kohë edhe shtëpi e shëndëtit. Rol të ngjashëm, thotë ministri, shtëpia do të ketë edhe pas restaurimit.

“Pas restaurimit, monumenti është planifikuar t’i shërbejë komunitetit dhe përveç akomodimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Mitrovicë do të ketë hapësirë për galeri arti, funksion muzeal dhe ngjarje të tjera kulturore. Në atë galeri mund të ekspozohen fotografi e dëshmi mbi të kaluarën e Xhafer Devës apo ndonjë personaliteti tjetër historik (i pëlqeu dikujt apo jo), apo mbi historitë e hebrenjve që u shpërngulën në Kosovë e Ballkan për t’i shpëtuar Holokaustit”, thuhet në postimin e Çekut në Facebook.

Çeku shton se nuk ka lidhje vetëm me emrin e Xhafer Devës dhe se nuk është e thënë që gjithsesi ta mbajë këtë emër e të njihet si shtëpia e politikanit nga Mitrovica.

“Emri që mban monumenti është shënjuesi më i parëndesishëm krahasuar me funksionet publike dhe vlerat që përfaqëson kjo ndërtesë për qytetin dhe qytetarët”, shkruan ministri.

“Në listën e mbrojtjes ka shumë monumente që mbajnë emra të sulltanëve e pashallarëve, mbretërve e shenjtorëve, familjeve me shtëpi tradicionale e atyre me kullë, prijësve politik, ushtarak e fetar. Secili histori më vete, në kohë e regjime të ndryshme, mundësi e vullnete të diskutueshme. E përbashkëta e gjithë këtyre? Dëshmitë materiale të së kaluarës, ose ajo që quhet trashëgimia kulturore e Kosovës”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i ministrit Çeku:

Restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash.

Monumenti është pronë publike, ka vlera të mëdha estetike dhe për nga tipologjia e ndërtimit paraqet ndër shembujt e parë në Kosovë të kalimit në arkitekturën moderne europiane. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës dhe së fundmi edhe simbol i rezistencës qytetare karshi betonizimit. Është ndërtuar në vitin 1930 dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore figuron si “Shtëpia e Xhafer Devës” edhepse kryesisht ka pasur përdorim publik, përfshi si shtëpi shëndeti. Prandaj nuk është e thënë që duhet ta mbajë këtë emër me çdo kusht. Për vite me radhë ka qenë cak i grupeve të caktuara të interesit, përveç që i është vënë flaka, ndërtime të reja shumëkatëshe e kanë ngufatur nga të gjitha anët. Emri që mban monumenti është shënjuesi më i parëndesishëm krahasuar me funksionet publike dhe vlerat që përfaqëson kjo ndërtesë për qytetin dhe qytetarët.

Ndërtesa ka marrë statusin e asetit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të ligjit në vitin 2011. Në vitin 2010 është hartuar për herë të parë projekti për restaurim, ndërsa i njëjti është reviduar në vitin 2017. Ndërhyrja e kaluar restauruese nga Ministria e Kulturës është bërë në vitin 2018 (faza e parë, kryesisht konsolidim strukturor). Nisma e fundit për restaurimin e këtij monumenti i takon verës së vitit të kaluar (faza e dytë dhe e fundit, funksionalizim), dhe është pjesë e programit të përbashkët të Ministrisë së Kulturës me Bashkimin Europian dhe UNDP-në, ku bëjnë pjesë edhe monumente të tjera (xhami, kisha, shtëpi, kulla, muze). Përzgjedhja e këtyre monumenteve është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Lajmin për këtë e kemi publikuar fillimisht në muajin qershor të vitit të kaluar dhe më pas në disa raste të tjera, ndërsa kjo temë është trajtuar gjerësisht edhe nga mediet. Është e habitshme se si muaj më pas dhe krejt papritur kjo u shndërrua në “çështje shqetësuese”.

Pas restaurimit, monumenti është planifikuar t’i shërbejë komunitetit dhe përveç akomodimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Mitrovicë do të ketë hapësirë për galeri arti, funksion muzeal dhe ngjarje të tjera kulturore. Në atë galeri mund të ekspozohen fotografi e dëshmi mbi të kaluarën e Xhafer Devës apo ndonjë personaliteti tjetër historik (i pëlqeu dikujt apo jo), apo mbi historitë e hebrenjve që u shpërngulën në Kosovë e Ballkan për t’i shpëtuar Holokaustit.

Hapësira muzeale mund t’i dedikohet vrasjeve gjatë Luftës së dytë Botërore. Mirëpo e kaluara e personalitetit përkatës nuk mund të jetë faktor përcaktues nëse ai monument e meriton të restaurohet. Monumenti i restauruar le të shërbej edhe si hapësirë e ballafaqimit me të kaluarën, ku mund të dokumentohet dhe ekspozohet edhe ana e errët e historisë sonë.

Përpjekja për ta zhvendosur debatin në rrafshin e narracionit mbi personalitetin përkatës historik dëmton rëndë përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për më keq, kjo qasje legjitimon dhunën ndaj arkitekturës dhe artefaktit. Askush nuk është kundër fakteve historike, ato duhen thënë zëshëm dhe pa asnjë rezervë, para se gjithash nga profesionistët. Mirëpo, kundërshtimi i restaurimit duke u thirrur në narracionin historik është në kundërshtim me konventat botërore dhe praktikat e përparuara europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ne nuk bëjmë revizionizëm historik dhe rehabilitim të figurave. Në fakt, burimi i gjithë kësaj zhurme të panevojshme është fqinji ynë verior që revizionizmin historik e ka politikë kombëtare dhe që reagon ndaj secilit zhvillim pozitiv në Kosovë. Detyra jonë është t’i mbrojmë monumentet tona. Sepse duke i mbrojtur, ato mund t’ua vëmë në shërbim shoqërisë. Monumentet tona janë hapësira që lehtësojnë dialogun për paqe mes komuniteteve, njëherit duke ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të lokaliteteve.

Dialogu mund të mos jetë i lehtë, historia mund të mos i pëlqej njërës apo palës tjetrës, por ekzistenca e artefaktit është parakusht për dialogun. Diskursi që legjitimon dhunën kundër arkitekturës është i rrezikshëm, sepse ai çon drejt zhdukjes së kulturës materiale. Popujt e civilizuar e ruajnë kulturën e tyre materiale, pra dëshmitë e prekshme të historisë së tyre, ndërsa historia, siç e dimë të gjithë, nuk është gjithmonë e lavdishme. Kjo e fundit nuk duhet të na frikësojë dhe as të shndërrohet në argument kundër trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës është duke investuar në gjithë trashëgiminë tonë kulturore, pa dallim, përfshi xhami e monumente islame, kisha ortodokse, kisha katolike, shtëpi tradicionale, lokalitete arkeologjike, trashëgimi shpirtërore, muze, ndërtesa publike dhe të tjera.

Sivjet do të restaurohet ndërtesa që do të akomodojë Qendrën Hebraike në Prizren, ndërsa kemi dakordim në parim që Jeëish Museum Vienna të na ndihmojë në kurimin e hapësirës. Në planet e Ministrisë së Kulturës për sivjet janë edhe Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, Kisha Katolike në Ferizaj, Xhamia “Suudi Efendi” në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Hamami i Qytetit në Mitrovicë.

Ndërhyrje do të ketë edhe në shumë monumente të tjera që mbajnë emra personalitetesh nga historia e hershme dhe e vonshme. Mulliri i Gjikokajve, Dyqani i Musa Goranit, Kompleksi Emin Gjiku, Kulla e Et’hem Godenit, Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Shtëpia e Hynilerëve, Rezidenca e Ibrahim Rugovës, Lagjja e Hajdinëve, Shkolla Jeronim de Rada.

Në listën e mbrojtjes ka shumë monumente që mbajnë emra të sulltanëve e pashallarëve, mbretërve e shenjtorëve, familjeve me shtëpi tradicionale e atyre me kullë, prijësve politik, ushtarak e fetar. Secili histori më vete, në kohë e regjime të ndryshme, mundësi e vullnete të diskutueshme. E përbashkëta e gjithë këtyre? Dëshmitë materiale të së kaluarës, ose ajo që quhet trashëgimia kulturore e Kosovës.

Dhe për fund, duhet thënë hapur që ndihma e shteteve mike të Kosovës në betejën tonë për ta shpëtuar trashëgiminë kulturore është jetike. Prandaj, u bëj thirrje që sikurse në të kaluarën, të na qëndrojnë pranë edhe më tej. Me ndihmën e tyre, monumentet tona do t’i shpëtojnë më shpejt degradimit në mënyrë që t’i shërbejnë nevojave socio-ekonomike të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, feje a përkatësie tjetër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia në Suharekë realizon disa urdhëresa të lëshuara nga Gjykata

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dy urdhëresë e tilla është realizuar me datë 08.02.2022, ku rreth orës  07:45,  në Suharekë, ku janë arrestuar dyshuarit: S.H., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A K ,42 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.573/2021 dhe PED.nr.575/2021, për veprën penale ,,Grabitje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjti  janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 vit e 10 muaj burgim si dhe me nga 1500 euro, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort