Home Blog Page 3512

Drejtori i policisë mbështet sindikatën në kërkesat e saj

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti me stafin e tij ka pritur në takim drejtuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës me ne krye Imer Zeqirin.

“Gjatë këtij takimi, kryetari i Sindikatës së PK-së, z. Zeqiri, shpalosi shumë çështje që ndërlidhen me mirëqenien e punonjësve të PK-së, ku në veçanti u diskutua edhe për ‘Ligjin për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’, si dhe për shujtën dhe për mundësinë e realizimit të disa benifiteve tjera për policinë”, thuhet në kumtesë.

Drejtori i Policisë së Kosovës u ka dhënë mbështetje të gjitha këtyre kërkesave të sindikatës.

“Mehmeti, shprehi gatishmëri për partneritet dhe bashkëpunim dhe premtoi se do të përkrahë të gjitha kërkesat legjitime të Sindikatës së PK-së, për të krijuar mirëqenie sa me të mirë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Po ashtu u sugjeroi që komisioni i PK-së dhe Sindikata e PK-së të bashkëveprojnë në kërkesat për ‘Ligjin e pagave” me qëllim që të kemi një ligj të dinjitetshëm për pjesëtarët e Policisë së Kosovës”.

Lista e deputetëve rekordmenë për shpenzime të udhëtimit

0

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Kuvendi i Kosovës për periudhën 2011-2021, deputetja e Listës Serbe, Jasmina Zhivkoviq, ka shpenzuar 4.870 euro për udhëtime. Këto shpenzime i ka kryer në vitin 2012.

Pas saj, me shpenzime të shumta renditet deputeti i Koalicionit boshnjak VAKAT, Bahrim Shabani, me 4.770 euro, në vitin 2018, e Sevdije Lama e Aleancës Kosova e Re (AKR) me 4.200 euro shpenzime në vitin 2013.

Lista e deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti për udhëtime përgjatë një viti:

2015 – Nait Hasani (Nisma) – 3.480 euro shpenzime

2019 – Veton Berisha (Partia Liberale Egjiptiane) – 2.910 euro shpenzime

2016 – Armend Zemaj (LDK) – 2.970 euro shpenzime

2021 – Pal Lekaj (AAK) – 2.790 euro shpenzime

Memli Krasniqi thotë se PDK po shqyrton peticion qytetar kundër ngritjes së çmimit të energjisë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ky vendim për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, sipas liderit të opozitës u mor në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në facebook se kjo rritje enorme do të dëmtojë rëndë familjet kosovare.

“Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti, sot ZRRE zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se nga mungesa e vizionit të kësaj qeverie për të realizuar premtimet e saj zgjedhore, vetëm në dy muajt e fundit, mbi 100 mijë të rinjë e të reja kanë kërkuar shpëtim larg atdheut të tyre, duke trokitur në dyert e ambasadave të huaja.

“Kjo është pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, e cila sot ua shtoi edhe një barrë të padrejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne e kemi paralajmëruar me kohë krizën energjetike dhe e kemi ftuar qeverinë që të ndërmarrë masat e duhura, por qeveria kishte tjetër agjendë. Kemi thirrur debat në Kuvendin e Kosovës për t’i sqaruar këto pozicione të dyshimta të saj, por aty u pa qartë se s’kishte kurrfarë dyshimi, pasi që deputetët e Vetëvendosjes, kundër vullnetit të qytetarëve, njëzëri u deklaruan në favor të shtrenjtimit të energjisë elektrike. Qeveria kishte marrë drejtim qysh herët, cakun e të cilit e pamë sot me vendimin skandaloz të ZRRE-së, e peshën e të cilit, në fund të këtij muaji do ta paguajnë familjet kosovare me pagat e tyre, të cilat pas rritjes enorme të çmimeve, sot s’mjaftojnë as për të mbuluar nevojat dhe shërbimet më elementare”, tha Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se Partia Demokratike e Kosovës, siç e ka kundërshtuar gjatë gjithë muajve të kaluar, do ta kundërshtojë me çdo mjet ligjor, në çdo instancë gjyqësore, njejtë si në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk do të ndalet së kërkuari shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ZRRE-së që kanë vulosur këtë dënim ndaj qytetarëvë të Kosovës, si dhe anulimin e vendimit skandaloz të ZRRE-së, i cili si i tillë, i jep fund edhe asaj pak sigurie e mirëqenie që kanë mundur ta sigurojnë qytetarët me djersën e tyre.

“Në të njejtën kohë, PDK po diskuton mundësinë e organizimit të një peticioni qytetar, në mënyrë që tandemi Qeveri-ZRRE ta kuptojë se rritja e çmimeve të energjisë nuk është një betejë politike opozitare përballë një qeverie të paaftë e të papërgjegjshme, por është një kërcënim ndaj qytetarëve të Kosovës që janë në betejë për mbijetesë, e të cilët nuk munden dhe nuk duhet ta bartin mbi supe koston e paaftësisë së qeverisë Kurti”, tha Krasniqi.

Krydiplomatja gjermane vendos jelek anti-plumb dhe del në terren në Ukrainë

0

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, të hënën qëndroi për vizitë zyrtare në Ukrainë. Vendi i saj ka marrë kritika për refuzimin për t’i dhënë armë Ukrainës.

Në një fotografi të publikuar në Twitter, kryediplomatja gjermane shihet me jelek anti-plumb dhe me helmetë ushtarake në dorë, afër një ushtari ukrainas.

Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, kryediplomatja gjermane dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se askush nuk do të mund të futë përçarje mes dy vendeve. Ministrja gjermane theksoi se vendi i saj është i gatshëm që të paguajë çmim të lartë ekonomik për t’u ballafaquar me Moskën.

https://twitter.com/andersostlund/status/1491041494614286341?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491041494614286341%7Ctwgr%5Ehb_0_8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkrydiplomatja-gjermane-vendos-jelek-anti-plumb-dhe-del-ne-terren-ne-ukraine%2F

“Ne qëndrojmë me Ukrainën. Askush nuk do të ketë sukses për të futur përçarje mes nesh. I dashur Dmytro, ju e dini se mund të llogaritni në Gjermaninë”, tha ministrja gjermane.

Vizita e ministres gjermane në Kiev është e dyta në tri javët e fundit dhe pjesë e një vargu vizitash nga zyrtarë të lartë të shteteve të NATO-s me qëllim të shfaqjes së solidaritetit me Ukrainën, pasi Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa afër kufirit ukrainas.

Këtu mund ta llogaritni se sa do t’iu vijë fatura e rrymës me tarifat e reja

0

Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar kalkulatorin për llogaritjen e energjisë elektrike sipas tarifave të reja.

Kalkulatori u tregon saktë se sa do të kushtojë fatura e rrymës bazuar në shpenzimin e energjisë elektrike gjatë kohës që rryma është më shtrenjtë dhe në kohën që rryma është më lirë.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kwh nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kËh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

Kalkulatorin mund ta shkarkoni duke klikuar KËTU.

Demantohet lajmi se ushtarët e FSK-së aplikuan për viza pune në Gjermani

0

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës e ka quajtur të pavërtetë lajmin se “qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë”, i cili u publikua në disa media ditën e hënë.

Ministria e Mbrojtjes në reagimin e bërë ka pohuar se lajmi i tillë është gënjeshtër dhe se është shkrim tendencioz, transmeton Telegrafi.

Lajmi për aplikimin e ushtarëve të FSK-së për viza pune ishte publikuar në portalin Albanian Post.

“Ky lajm, sikur edhe ai i datës 13 janar 2022, i të njëjtit medium, për gjoja largimin e forcave amerikane nga Bondsteel-i, i cili u demantua edhe nga vet autoritetet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, duke u cilësuar nga ta edhe si lajm i rremë i modelit dezinformues rus, është trillim i plotë, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë si dhe shkrim tendencioz dhe i pavërtetë”, thuhet në reagimi.

Më poshtë, reagimi i plotë:

“Ministria e Mbrojtjes, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar, reagon ndaj lajmit të rrejshëm të portalit Albanian Post me titull “Skandal: Qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë”, të shpërndarë pastaj edhe nga disa portale tjera online.

Ky lajm, sikur edhe ai i datës 13 janar 2022, i të njëjtit medium, për gjoja largimin e forcave amerikane nga Bondsteel-i, i cili u demantua edhe nga vet autoritetet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, duke u cilësuar nga ta edhe si lajm i rremë i modelit dezinformues rus, është trillim i plotë, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë si dhe shkrim tendencioz dhe i pavërtetë.

Republika e Gjermanisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe se prej vitesh kemi bashkëpunim bilateral intenziv në mes dy ministrive dhe forcave respektive.

Për këtë arsye, me qëllim të realizimit të planeve të përbashkëta dhe objektivave tanë, Ministri Mehaj ka relacione të ngushta dhe komunikime të rregullta me ambasadorin gjerman Jorn Rohde, për çështjet me interes që ata vlerësojnë nga pozitat zyrtare të tyre respektive.

Dezinformata se, kinse, tema e aplikimit për viza e pjesëtarëve të FSK-së, ka qenë temë diskutimi në takimin e tyre, është absurde, plotësisht e pavërtetë, dhe ka për qëllim dezinformimin dhe shkaktimin e konfuzionit të opinionit, qytetarëve dhe aleatëve tanë.

Gjithashtu, gënjeshtra për gjoja aplikimin për vizë të qindra pjesëtarëve të FSK-së në Ambasadën Gjermane, ka qëllim për të paraqitur rrejshëm, një situatë shqetësuese dhe gjoja nivel të lartë demotivimi në radhët e pjesëtarëve të FSK-së.

Siç kemi njoftuar sistematikisht, Ministria e Mbrojtjes dhe direkt Ministri Mehaj, në kuadër të përgjegjësive zyrtare, ka realizuar dhe realizon pandërprerë komunikim të rregullt me dhe nga të gjitha nivelet e organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe se moralin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së e konfirmon më së miri angazhimi, përkushtimi, si dhe sukseset me rezultate shumë të larta në shkollime, stërvitje e operacione të pandërprera.

Krahas synimit për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, sistemeve të armatimit, kapaciteteve materiale e infrastrukturore, objektivë me prioritetet shumë të lartë e Ministrit Mehaj është përkujdesja dhe mirëqenia ekonomike e pjesëtarëve të FSK-së.

Rritja e pagave si dhe përmirësimi i kushteve të arsimimit, stërvitjeve, akomodimit, transportit, ushqimit, si dhe përkujdesjes dhe sigurimeve shëndetësore janë preokupimi kryesor aktual i Ministrisë së Mbrojtjes, krahas zhvillimit dhe avancimit sa më të madh të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushjen e plotë të misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”.

Haradinaj dëgjon muzikë patriotike në Kuvend (VIDEO)

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke dëgjuar muzikë në sallën e Kuvendit të Kosovës, derisa po priste që seanca e re, që ishte paralajmëruar për në orën 15:00, të niste.

Ndërkohë që shumë prej kolegëve të tij deputetë nuk kishin ardhur ende në sallë, ashtu siç ndodh rëndom që seancat nisin me vonesë, Haradinaj dukej shumë i disponuar derisa po dëgjonte muzikë patriotike nga celulari i tij.

Deputetët shpenzuan mbi 100 mijë euro për udhëtime më 2021

0

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e deputetëve të Kosovës për udhëtim.

Në tërësi 100.530 euro janë shpenzuar nga deputetët e këtij legjislativi për vitin 2021.

Deputetja Albana Bytyqi e AAK-së ka shpenzuar 2370 euro, Arta Bajralia e VV-së 2040 euro, Duda Balje nga SDP 2730 euro, Erxhan Galushi nga LPRK 2100 euro, Fidan Jilta 2220 euro, Pal Lekaj i AAK-së 2790 euro, Yllëza Hoti e VV-së 2430 euro.

Edhe deputetë të tjerë kanë shpenzuar mijëra euro.

“Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në sqarimin e Kuvendit.

U nda nga jeta arkitektja e mirënjohur nga Prizreni, Hysnije Hisari

0

Është ndarë nga jeta, arkitektja Hysnije Hisari nga Prizreni. Lajmin për vdekjen e arkitektes dhe urbanistes, Hisari, e kanë bërë publik Asociacioni i Arkitektëve të Kosovësdhe Iniciativa për Vlerësimin, Mbrojtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Moderne në Kosovë.

Në njoftimin mortor nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, shkurhet se ky Asociacion shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen dhe komunitetin e arkitektëve, me rastin e ndarjes nga jeta të arkitektes Hysnije Hisari! “Shprehim mirënjohje për kontributin e madh të ark. Hysnije Hisari në praktikën profesionale, veçanërisht për qytetin e Prizrenit, duke besuar se puna e saj do të mbetet shembull për gjeneratat e reja!”, thuhet në këtë njoftim mortor. Gjithashtu për vdekjen e arkitektes Hisari, me një njoftim ka dalë edhe Iniciativa për Vlerësimin, Mbrojtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Moderne në Kosovë.

“Iniciativa për Vlerësimin, Mbrojtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Moderne në Kosovë me pikëllim pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të arkitektes/ urbanistes Hysnije Hisari. Me këtë rast MODERNe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe komunitetin e arkitektëve dhe urbanistëve. Arkitektja dhe urbanistja Hysnije Hisari, lindur në Prizren (1946), dha një kontribut të shquar në praktikën profesionale e sidomos në formësimin e arkitekturës moderne, duke qenë njëherit edhe një ndër arkitektet gra më të shquara të kohës.

Studimet për Arkitekturë, drejtimi Urbanizëm i përfundoi në vitin 1971 në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanizmit në Univesitetin e Sarajevës. Konsiderohet urbanistja e parë në qytetin e Prizrenit. Nga viti 1972-77 veproi si urbaniste kryesore në Drejtorinë për Urbanizëm pranë Komunës së Prizrenit dhe gjithashtu si mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike të qytetit (1972-73).

Në vitin 1972 ishte anëtare e grupit punues për hartimin e Programit për Planin Hapësinor të Kosovës në ish-Jugosllavi. Më vonë punoi si drejtoreshë e Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (1977-79) si dhe urbaniste-planere pranë BVI për Banim dhe Planifikim Hapësinor (1980-90).

Prej projekteve veçohen: Programi dhe Zgjidhja Urbanistike për kompleksin banesor Kullat – lagjja Bazhdarhane (1971), Programi dhe Projekti Urbanistik-Qendra Sportive Sezair Surroi (1975), Plani Detal Urbanistik i ndërtesave të banimit individual – lagjja Bazhdarhane (1975), Plani Detal Urbanistik për lagjen Ortakoll (1981-82).”

Kryetari Bexhet Xheladini, emëron drejtoreshën e parë femër në historinë e komunës së Dragashit

0

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, gjatë ditës së sotme ka emëruar, Liridona Misinaj- Piraj, në pozitën e drejtoreshës për Kulturë , Rini dhe Sport.

Ndryshe, kjo është hera e parë që në komunën e Dragashit vendoset në një pozitë udhëheqëse një femër. Përfaqësimi i gjinisë femërore në komunën e Dragashit ka filluar të vërehet thuajse në çdo institucion tjetër. TV Opoja

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort