Home Blog Page 3511

AAK thotë se vendimin e ZRrE-së do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se tashmë i ka siguruar nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri derisa këtë vendim të ZRrE-së e konsideron të dëmshëm dhe në sinkronizim me Qeverinë e Kosovës, u shpreh se do të përdorin të gjithë mekanizmat përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta revokuar këtë vendim për bllok tarifa.

“Ne kemi diskutuar me grupet parlamentare pra me PDK-në dhe LDK-në, jemi duke i mbledhur nënshkrimet, ne i kemi nënshkrimet tona të mbledhura, jemi duke e bërë edhe kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, ne mendojmë që gara duhet të ndodh në Kuvend në seancë. Ne si deputetë paguhemi si deputetë me e përmbysur me e ndal një vendim tepër të dëmshëm të ZRrE-së e cila ka qenë gjatë gjithë kohës e sinkronizuar me Qeverinë për këto tarifa. Andaj, ne i kemi nënshkrimet dhe do të punojmë që kjo të ndodh… Ne duhet të mundohemi që nga Kuvendi sepse ZRrE është organ i Kuvendit, nga Kuvendi të shohim që këtë çështje ta revokojmë nëse jo do të përdorim të gjithë mekanizmat e pse jo edhe Gjykatën Kushtetuese për ta ndal”, theksoi Tahiri.

Në një konferencë për medie, Tahiri u shpreh i kënaqur për votimin e rezolutës së propozuar nga ky grup parlamentar lidhur me Ligjin e Pagave.

Por krahas kërkesës që sa më shpejt ligji të procedohet për miratim në Kuvend, ai tha se kërkojnë që koeficientet e pagave të bëhen mbi bazën e ngritjes së çmimeve që kanë ndodhur.

“Grupi parlamentar i AAK-së është jashtëzakonisht i kënaqur që Kuvendi i Kosovës e miratoi rezolutën tonë për Ligjin e Pagave që të miratohet sa më shpejt që është e mundshme. Duhet theksuar dy momente të rëndësishme, e para, ky ligj është miratuar nën udhëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka qenë një situatë jashtëzakonisht e rëndë, 10 vite është munduar që ky vit të vije. Në atë kohë koeficienti që e kemi vendosur ka qenë 239 euro, përderisa në atë kohë çmimi i bukës ka qenë 30 cent, çmimi i qumështit është 80 cent, sot ka një rritje enorme të çmimeve të cilat duhet të reflektojnë në koeficientin e ardhshëm në ngritjen e koefientit për të gjithë zyrtarët publikë… Kërkesa jonë për Qeverinë është që ligji të vjen sa më shpejt në Kuvend, por kërkesa shtesë është që të mos eksperimentohet me koeficientë, koeficientët të barazohen mbi bazën e ngritjes që ka ndodhur”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin për sigurinë në vend. Ai tha se krimi në të gjitha format ka shënuar rritje, prandaj kërkoi nga Qeveria e Kosovës të reagojë me seriozitet.

“Ne jemi të shqetësuar edhe me sigurinë në vend, krimi i të gjitha formave ka shënuar ngritje, më së shumti dhuna në familje, aksidentet në komunikacion dhe dukuritë tjera. Mendojmë se ngurtësia e kësaj qeverisje, joprofesionalizmi apo mungesa e qasjes së duhur ndaj këtyre fenomeneve ka shënuar ngritje të krimit në Kosovë. E ftoj Qeverinë me pas fokusin më serioz në këtë temë sepse jemi në një gjendje të keqe”, u shpreh ai.

Bordi i Zyrës Rregullative të Energjisë (ZRrE) sot unanimisht ka miratuar vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë rrymë mbi 800 kilovat.

Konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë më shumë nga nesër 12.5 cent për kilovat për tarifën e ditës dhe 6 cent për tarifën e ulët./kp/

Në barnatoret e Kosovës, barnat pa fletudhëzim në shqip

0

Në barnatoret e Kosovës shiten barna që nuk kanë fletudhëzim në gjuhët zyrtare: shqip ose serbisht.

Një prej tyre është medikamenti “Sintredius”, i cili, ndonëse është i pranishëm në treg të Kosovës, fletudhëzimin e ka vetëm në gjuhën italiane.

Fletudhëzimi është ai që e shoqëron produktin medicinal dhe përmban informata për përdoruesin e tij – nga sasia që duhet të merret deri tek efektet anësore që mund t’i shkaktojë.

Një qytetare në Prishtinë, e cila ka dashur të identifikohet vetëm me inicialet Sh.L., thotë se është përballur drejtpërdrejt me produktin “Sintredius”.

“Këtë bar, mjeku ia ka përshkruar fëmijës tim 1 vjeç e 14 muaj, me bronkit akut. Pasi e kam blerë në barnatore, kam dashur t’i lexoj efektet anësore. Kështu veproj çdoherë, por gjithçka ishte në gjuhën italiane dhe nuk e kuptoja”, rrëfen Sh.L. dhe thotë se zgjidhjen e ka bërë duke kërkuar në internet.

Nga përkthimi që i ka bërë REL fletudhëzimit del se “Sintredius” përdoret, mes tjerash, për trajtimin e llojeve të caktuara të alergjive, gjendjeve inflamatore dhe sëmundjeve autoimune. Aty, po ashtu, ka informacione për mënyrën e përdorimit te të rriturit dhe fëmijët, si dhe për efektet e mundshme anësore.

REL ka vizituar disa barnatore në Prishtinë, por përfaqësuesit e tyre nuk kanë pranuar të flasin hapur për shitjen e produkteve medicinale pa fletudhëzim në dy gjuhët zyrtare të Kosovës.

Disa farmacistë, megjithatë, nuk e shohin si problematike këtë çështje.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se për secilin produkt që shitet, blerësi këshillohet se si ta përdorë atë, ndërsa informohet edhe për efektet e mundshme anësore.

“Disa kanë fletudhëzim në shqip e disa nuk kanë”, thotë një farmaciste e një barnatoreje në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Shitja pa fletudhëzim në gjuhë zyrtare, e kundërligjshme

Me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë, shitja e produkteve medicinale pa fletudhëzim në gjuhët zyrtare është e ndaluar.

Kjo nënkupton që secili produkt medicinal duhet të ketë fletudhëzim në shqip dhe në serbisht.

Përgjegjëse për lëshimin e licencave për veprimtarinë e farmacive në Kosovë dhe të lejeve për import dhe eksport të produkteve dhe pajisjeve medicinale është Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale (APPM).

Ushtruesi i detyrës së shefit të APPM-së, Arian Ahmeti, konfirmon se kompanitë farmaceutike janë të obliguara të plasojnë në treg produkte medicinale me fletudhëzime në gjuhët zyrtare.

Sipas tij, kompania që e prodhon produktin medicinal dhe që e dërgon në tregun e Kosovës, është e obliguar që atë ta shoqërojë me fletudhëzimin në gjuhët zyrtare të vendit ku e eksporton – në këtë rast Kosovës.

Në rastet kur kjo nuk përfillet, duhet të lajmërohet Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, thotë ai.

Inspektorati Farmaceutik thotë se kryen inspektime në baza ditore në pikat doganore, të autorizuara për zhdoganim të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Drejtoresha e këtij inspektorati, Remzije Thaqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2021 janë kryer 694 inspektime dhe se në dhjetë raste janë gjetur produkte medicinale pa fletudhëzim në gjuhët zyrtare.

“Për të gjitha këto raste janë marrë masa sipas dispozitave ligjore në fuqi, me ç‘rast importuesi është obliguar ta tërheqë produktin pa fletudhëzim [në gjuhë zyrtare] nga tregu dhe të mos e shpërndajë derisa të pajiset me fletudhëzim në gjuhët zyrtare”, thotë Thaqi.

Doganat nuk mbajnë përgjegjësi

I pyetur se si produktet pa fletudhëzim në gjuhët zyrtare të Kosovës kanë hyrë në tregun e Kosovës, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se kjo çështje nuk është obligim ligjor i këtij institucioni.

“Kur vjen një kontingjent me barna… pra, te produktet medicinale janë inspektoratet e veçanta. Gjatë inspektimit të produkteve medicinale është Inspektorati Farmaceutik. Dogana, këto mallra i trajton vetëm në aspektin e sasisë, taksave e të tjera. Çështjet tjera, si p.sh.: a kanë fletudhëzim në gjuhë zyrtare, i trajton Inspektorati Farmaceutik”, thotë Stavileci.

Inspektorati Farmaceutik nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se si kanë hyrë në Kosovë barnat pa fletudhëzim në gjuhën shqipe dhe serbe.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, thotë se blerja e një produkti pa fletudhëzim të tillë, shkakton probleme dhe vështirësi për pacientët.

“Pavarësisht sqarimeve që i bën mjeku dhe farmacisti, pacienti shpeshherë ka nevojë të lexojë dhe të mësojë më shumë për atë produkt medicinal”, thotë ai.

Jakupi thotë se janë evidentuar raste edhe kur pacienti, në mungesë të informacionit, nuk e ka marrë terapinë në mënyrë të duhur dhe rrjedhimisht, thotë ai, ka dëmtuar shëndetin. /rel/

Dibran Hoxha: Vendimi për rrymën është absurd, do të thërrasim protesta

0

Aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha, ka paralajmëruar protesta kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të rrymës.

Ai vendimin e sotëm e ka quajtur skandaloz dhe shaka me qytetarët.

“Është dashur të ngritet pragu jo të bëhet kjo hajgare. Qytetarët të cilët synojnë minimumin bazik nuk kanë mundësi që ta përballojnë rritjen”, është shprehur Hoxha.

“Vendimi është absurd. Duhet të protestojmë. Do të thërrasim protestë që të na bashkohen të gjithë”.

Hoxha ka thënë se ZRRE ka miratuar propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Ministrisë së Ekonomisë, për çfarë është ankuar, derisa ka thënë se me këtë vendim nuk do të votonte më Lëvizjen Vetëvendosje, siç ka bërë në zgjedhjet e fundit.

Pezullohet puna për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

0

Është pezulluar puna në projektin për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. Këtë veprim e kanë marrë UNDP dhe Bashkimi Evropian pas reagimeve në raport me figurën e ish-pronarit të shtëpisë.

“UNDP së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në lokacion. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe po e rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë mundësinë e shfrytëzimit të polemikës aktuale si mundësi për të shqyrtuar haptazi të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet përkatëse”, shkruhet në përgjigjen e përbashkët të UNDP-së dhe BE-së për KOHËN.

PSD do të ftojë për takim partitë opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës

0

PSD do të ftojë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook, sipas të cilit në takim do të vendoset për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.

“Rendi i ditës: Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRRE për rritjen e çmimit. Të shqetësuar me vendimin e ZRRE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.

Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milionë euro dhe po ashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin. Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme”, ka shkruar Molliqaj.

Takimi do të mbahet më 11 shkurt, duke filluar nga ora 13:00.

Pas raportimit të TV Prizreni, inspektohen objektet e vjetra me rrëzikshmëri nga autoritetet komunale

0

Të premten përmes një storie të përgatitur nga TV Prizreni, disa qytetarë janë ankuar për rrezikshmërinë që po iu kanoset atyre nga shtëpitë e vjetra në qendër të qytetit. Lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve ne kishim intervistuar drejtoreshën për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj- Shala, si dhe drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

E në fillim të kësaj jave, objektet me rrezikshmëri janë vizituar nga drejtoresha Sinanaj- Shala dhe inspektorët komunal. Një gjë të tillë e ka bërë publike drejtoresha Sinanaj- Shala, përmes një postimi në facebook ilustruar dhe me fotografi.

Postimi i plotë:

Në bazë të ankesave që janë bërë të premten nga ana e qytetarëve, sot së bashku me Inspektorët kemi dalë në teren për të parë nga afër rrezikun që i kanoset qytetarëve.

Edhe pse ne shprehëm gatishmërinë për intervenim, pronarja e shtëpisë u zotua se në fillim të muajit mars do të merr masa.

Ne vazhdojmë të jemi afër qytetarit…

Voziti 417 km/h në Gjermani, nisin hetimet për milionerin çek

0

Prokurorët gjermanë po hetojnë një milioner çek, që dyshohet se ka vozitur përgjatë një autostrade me shpejtësi deri në 417 km/h.

Radim Passer akuzohet se ka mbajtur një garë të paligjshme motorike në autostradën A2 midis Berlinit dhe Hannoverit në korrik të vitit 2021, shkruan Euronews.

Shoferi i automjetit “Bugatti Chiron” kishte regjistruar incidentin dhe kishte postuar një video në YouTube në fillim të këtij viti, duke gjeneruar kritika të gjera në Gjermani.

Milioneri 58-vjeçar ka vozitur “me shpejtësi të papërshtatshme, duke mos respektuar rregullat e trafikut dhe në mënyrë të pakujdesshme, për të arritur shpejtësinë maksimale të mundshme”, thanë prokurorët.

Çeku mund të përballet me një dënim prej dy vjet burg ose një gjobë të konsiderueshme parash nëse shpallet fajtor.

Pas raportimit të TV Prizrenit, bëhet sanimi i shtyllës elektrike në Lutogllavë të Prizrenit

0

Gjatë ditës së sotme TV Prizreni raportoi për një shtyllë elektrike të dëmtuar në Lutogllavë të Prizrenit.

Pas raportimit të TV Prizrenit, ekipet e KEDS-it kanë dalur në vendngjarje dhe kanë sanuar gjendjen e shtyllës elektrike.

Spanja heq masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme

0

Spanja ka njoftuar se do të heqë masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme, pasi shkalla e infektimeve me COVID-19 ka filluar të bie dhe spitalet po raportojnë se numri i pacientëve po ashtu është më i ulët.

Mbajtja e maskës në ambiente të jashtme nuk do të jetë obligative nga dita e mërkurë, tha zëdhënësja e Qeverisë spanjolle, Isabel Rodriguez, pasi ekzekutivi mbajti mbledhjen javore.

Kjo masë do të aplikohet edhe për nxënësit, të cilët nuk do të obligohen të mbajnë maska gjatë pushimeve në mes orëve.

Megjithatë, mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë obligative për ambiente të mbyllura, përfshirë edhe gjatë përdorimit të transportit publik, ku njerëzit do të duhet të mbajnë distancë prej 1.5 metrave nga njëri-tjetri.

Masa e mbajtjes së maskës edhe në ambiente të jashtme u vendos dhjetorin e vitit të kaluar, pas rritjes së rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit, raporton REL.

Sipas të dhënave nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, në periudhën nëntor 2021 – janar 2022, ky shtet raportonte mbi 3,400 infektime në 100,000 banorë. Por, në 14 ditët e fundit, kjo shifër ka rënë nën 2,000.

Autoritetet ia atribuojnë rënien e rasteve nivelit të lartë të vaksinimit. Në Spanjë, 81 për qind e popullatës është e vaksinuar kundër koronavirusit. Që prej fillimit të pandemisë, ky shtet ka raportuar për mbi 94,000 viktima.

Von Cramon kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës: Nuk duhet të ketë vend për mohimin e Holokaustit

0

Ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, përveç ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Cramon, përmes një postimi më rrjetin social Twitter, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëisë së Devës.

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime tek unë”, ka shkruar Cramon.

Më tej ajo ka thënë se “zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”.

“Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja Cramon.

https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1491077636558589954?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491077636558589954%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fvon-cramon-kunder-restaurimit-te-shtepise-se-xhafer-deves-nuk-duhet-te-kete-vend-per-mohimin-e-holokaustit%2F

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort