Home Blog Page 3510

Ikja masive nga vendi – Qeveria Kurti, thonë se do t’i punësojnë 1000 të rinj

0

Pasi numri i të rinjëve kosovarë që po ikin nga vendi për një punë dhe jetesë më të mirë është shtuar dukshëm, një zyrtar i qeverisë ka thënë se do të punësojnë 1000 të rinj përmes granteve.

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, ka thënë se përmes dhënies së granteve kanë në synim të punësojnë rreth 1000 veta të rinj.

Ai tha se me këtë po duan të parandalojnë ikjen e të rinjve nga vendi.

Për këtë, Veliji ka thënë se janë në prag të nxjerrjes së një udhëzimi administrativ për aplikim për grante.

“Sivjet ne i kemi ndarë në tri thirrje. Start Up do të jetë deri në 8000 euro thirrja për një të ri për me hapë një biznes dhe për të mos e lëshuar. Për shkak të kësaj ikje ne menjëherë jemi angazhuar si ministri që të ndërpresim këtë. Për këtë vit do të ndajmë 1.5 milion për ndarjen e granteve. Për këtë vit synojmë punësimin e deri 1000 veta të rinj”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Veliji ka thënë se e gjithë kjo do të bëhet me monitorim dhe do të bëhet verifikimi përmes ATK-së.

“Jemi në fazën finale deri ka 15 mars dhe do të bëhet monitorim”, tha ai.

Kurti: Nga shtrejtimi i rrymës nuk preken rreth 70% e familjeve

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Para mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se në dy muajt e fundit kanë importuar 40 përqind të energjisë elektrike dhe se vetëm për 1 ditë kanë paguar 2.5 milionë euro.

Kjo formë sipas tij është e papërbaulleshme për buxhetin e shtetit.

Sipas tij nga tarifat e reja nuk do të preken rreth 74 përqind e familjeve ose do të preken minimalisht.

“Na është dashur të importojmë 40 përqind të energjisë elektrike, vetëm për 1 ditë kemi paguar 2.5 milionë euro. Por një formë e tillë e subvencionimit është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. ZRrE-ja dje ka marr vendim për tarifat e reja dhe ne jemi zotuar deri 100 milionë euro për subvencionimin e qytetarëve tanë. Tarifat e reja praktikohen vetëm për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë”, tha ai.

​ShSKUK: 197 pacientë po trajtohen nga Covid-19

0

Në klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 197 pacientë, prej tyre 3 janë të negativizuar.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë njoftuar se 135 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 13 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjilanit, 19 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

A është në rregull të merret paracetamol çdo ditë?

0

Paracetamoli është një qetësues vërtet i dobishëm që trajton dhimbjet dhe temperaturat e larta, por ju mund ta teproni me marrjen e ilaçit.

Paracetamoli përbën 48 për qind të rasteve të helmimit në spital në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, a është e sigurt të merret paracetamol çdo ditë? Dhe a ka ndonjë efekt anësor nga marrja e qetësuesve?
Në shumicën e rasteve, paracetamoli është krejtësisht i sigurt për t’u marrë rregullisht.

Ai shumë rrallë shkakton efekte anësore nëse e merrni në dozën e duhur, që është një ose dy tableta 500 miligramshe deri në katër herë në 24 orë për të rriturit.
Nëse keni ndonjë formë dhimbjeje kronike, paracetamoli mund të jetë qetësuesi juaj i shenjtë dhe mund ta merrni çdo ditë. Por a është kjo e sigurt?

A është në rregull të marrësh paracetamol çdo ditë?
Sipas faqes së NHS-së, është e sigurt të merrni paracetamol rregullisht për shumë vite për sa kohë që nuk merrni më shumë se doza e rekomanduar.
Megjithatë, disa ekspertë pohuan se njerëzit që e marrin ilaçin rregullisht po rrisin rrezikun e sulmit në zemër, gjakderdhjes në stomak, dështimit të veshkave, dështimit të mëlçisë dhe vdekjes.

NHS thekson se, pavarësisht thashethemeve, nuk ka asnjë provë të fortë që sugjeron se marrja e paracetamolit do të zvogëlojë fertilitetin si te burrat ashtu edhe te gratë, ose do të ndikojë në çdo lloj kontracepsioni, duke përfshirë pilulën kontraceptive ose kontracepsionin urgjent.

Mbi dozimi i paracetamolit mund të shkaktojë efekte anësore serioze, prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje dozës në paketim dhe të shmangni marrjen e më shumë se doza e rekomanduar. Shenjat e para të mbi dozimit të paracetamolit përfshijnë humbjen e oreksit, të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, djersitje dhe konfuzion ose dobësi. /Telegrafi/

Për dy muaj mbi 100 mijë kosovarë aplikuan për viza pune, Ambasada e Gjermanisë thotë se miratohen 5,500 sosh gjatë një viti

0

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë sqarime lidhur me lëshimin e vizave të punës për kosovarët.

Ambasada gjermane ka theksuar se që nga 1 janari 2021 është në fuqi pjesa vijuese e “Rregullores për Ballkanin Perëndimor”, që i bie se deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi i njohur në Gjermani.

“Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25,000 miratime për aplikacione të tilla, 5,500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara para pandemisë”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë për Klan Kosova.

Tutje, thuhet se për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

“Për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ambasada i ka pranuar 56,639 aplikime dhe në janar të këtij viti gjithsej 48,962 aplikime. Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm”.

“Në vitet e kaluara ambasada i ka rritur dukshëm kapacitetet e përpunimit të kërkesave për viza, ashtu që zyra e vizave tani është një nga zyrat më të mëdha gjermane në mbarë botën. Mirëpo kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet tona dhe koha e pritjes fatkeqësisht nuk mund të mënjanohet”, thuhet në përgjigjet e ambasadës.

Në Ambasadën e Zvicrës, për tre muaj, aplikuan për viza mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës

0

Në Ambasadën e Zvicrës për viza kanë aplikuar 12 mijë e 118 kosovarë, në periudhën tetor-dhjetor 2021.

Nga kjo ambasadë për Klan Kosovën kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.

“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C, i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 viza kombëtare D”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ndryshe, për dy muaj mbi 100 mijë kosovarë aplikuan për viza pune.

Ambasada e Gjermanisë thotë se miratohen 5,500 sosh gjatë një viti.

Arrestohet një person i kërkuar në aeroportin Adem Jashari

0

Një person i kërkuar është arrestuar në aeroportin Adem Jashari.

Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Aeroporti Adem Jashari 08.02.2022 – 13:13. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Vihet në funksion aparati i mamografisë në Rahovec

0

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec, kanë vënë në funksion aparatin e mamografisë, i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit.

Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Soociale është shprehur se aparati i mamografit vlerësohet të jetë një prej aseteve më me rëndësi për mjekësinë primare, sidomos në aspektin shëndetësor, në parandalimin me kohë të sëmundjes së kancerit të gjirit.

“Komuna e Rahovecit me një investim si ky, ka investuar direkt në shëndetin e grave-nënave si shtyllë kryesore e familjes dhe mirëqenies së saj. Të gjitha gratë që duan dhe u rekomandohet nga mjeku përkatës mamografia, luten të bëjnë paraprakisht terminet në QKMF “Fahredin Hoti”.Së bashku për shëndetin e mirë të gruas”, ka thënë drejtoresha Sallteku.

Tre burra mashtrohen nga tre të tjerë duke ua marrë 10 mijë euro

0

Tre burra janë mashtruar nga tre të tjerë duke ua marrë 10 mijë euro gjatë periudhës prill-maj të vitit të kaluar në Mitrovicë.

Të dyshuarit ua morën paratë viktimave me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline

Nuk kishte dëshmi vaksinimi, futet në Kosovë ilegalisht por kapet nga Policia

0

Një person ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë, pasi që nuk kishte dëshmi se është vaksinuar kundër COVID-19.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, e ku është vërtetuar se më parë i ishte ndaluar hyrja për shkak të mungesës së dëshmisë.

I dyshuari gjatë intervistimit i ka konfirmuar Policisë se ka shfrytëzuar rrugë dytësore për të hyrë në Kosovë.

Kurse, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“PKK Dheu i Bardhë 08.02.2022-14:00. I dyshuari mashkull është ndaluar në PKK Dheu i Bardhe. Gjatë kontrollit të dokumenteve të personit i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja ne RKS, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina (anti Covid 19). I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë. I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort