Home Blog Page 3509

Presidenca kundër vendimit të ZRRE-së: Komentet tona u morën parasysh pjesërisht

0

Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka marrë parasysh pjesërisht komentet E dërguara nga kjo zyrë për tarifat e energjisë elektrike.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj për faktin se vendimi final i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2022 ka marrë parasysh vetëm pjesërisht komentet e dërguara nga ZPRK-ja në Raportin Konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji mbi Shqyrtimin e Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërisë të Shërbyer nën FSHU”, është thënë në njoftim.

Kjo zyrë shpreh shqetësimin se vendimi i ZRRE-së është një vendim kundër shpërndarjes akoma më të drejtë e më të barabartë të barrës së gjithmbarshme të shtrenjtimit të rrymës.

“Edhe pse rritja e tavanit të bllok tarifës nga 600 kWh në 800 kWh paraqet progres ne krahasim me propozimin fillestar, pasi që do të lehtësoj pjesërisht barrën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, hezitimi për të rikthyer 3 bllok tarifa siç ka qenë praktika deri më vitin 2017, është një vendim kundër shpërndarjes akoma më të drejtë e më të barabartë të barrës së gjithmbarshme të shtrenjtimit të rrymës. Për më tepër, një vendim i tillë do të kontribuonte drejtpërdrejt edhe në krijimin e incentivave shtesë për investim në masa të efiçiencës se energjisë, e që përfundimisht do të duhej.Vendimmarrja inkluzive dhe vendosja e konsultimit publik në qendër të politikave rregullatore efektive duhet të jetë gjithnjë parimi i marrjes së vendimeve strategjike të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien qytetarëve”, thuhet tutje.

Sipas ZPRK-së, synimi kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike.

“Ritheksojmë që për ZPRK, objektiv kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike. Nisur nga kjo, i bëjmë thirrje institucioneve relevante të prioritizojnë angazhimin strategjik në këtë drejtim. Përfundimisht, pavarësisht cilitdo skenar final të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave, ZRRE-së i bëjmë thirrje që shqyrtimin e radhës të rregullt të tarifave ta bazoj duke u thirr në strukturën e deritashme tarifore dhe jo në rezultatet e rishikimit të jashtëzakonshëm tarifor”, theksohet në njoftim.

Ndryshe, nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat u miratuan të martën në mbledhjen e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Bordi i ZRRE-së ka aprovuar dje rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Këto tarifa do mbesin deri në vitin 2023.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.

Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore.

Deputeti Muja kërkon të rishikohet pa eufori vendimi për benefitet e deputetëve

0

Pas debatit publik për përfitimet enorme për karburante nga disa deputetë, kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, sot ka kërkuar nga të gjitha partitë parlamentare dhe shoqëria civile që të bëhen pjesë e diskutimit në momentin e fillimit të punës për vendimin e ri për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.

Kjo kërkesë për rishikimin e këtij vendimi është proceduar të martën pasdite nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tek kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit.

Muja në mbledhjen e sotme të Komisionit tha se pa eufori duhet të rishikohet vendimi për përfitimet e deputetëve, derisa paralajmëroi se do të bëhet një analizë krahasuese nga administrata e Kuvendit se si është e rregulluar në vendet e rajonit dhe BE-së skema e përfitimit të një deputeti.

“Kemi propozim në kuadër të gjithë këtij debati, ku na kërkohet të reflektojmë. Këtij komisioni do t’i drejtohet Kuvendi (kryetari i Kuvendit) për të shqyrtuar lartësinë dhe skemat e benefiteve të deputetëve.

Është mirë që të informoheni edhe ju, kështu që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten për me dhënë kontributin e tyre sikurse organizatat e shoqërisë civile. Jo me eufori, por sipas ligjit për me e pa në realitet se a ka bazë të shkohet tutje me rishikimin e këtij vendimi ose skemave. Po ashtu, të kemi edhe një analizë krahasuese nga administrata e Kuvendit se ku vërtet qëndron ky post (deputeti) në vendet e tjera të rajonit dhe në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, nuk ka kaluar raporti i shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) për periudhën tetor-dhjetor 2021, pasi që shumica e anëtarëve kanë votuar kundër.

Për këtë raport të shpenzimeve të RTK-së që nuk pati sot diskutime, të gjithë anëtarët e komisionit nga VV-ja votuan kundër.

Për raportin e shpenzimeve të transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021, në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga Bordi i ri i RTK-së. /kp/

Vlogeri rus qëllimisht shkatërron BMW M5, e spërkat me benzinë dhe e godet me shigjetë me zjarr

0

YouTuberët në ditët e sotme po bëjnë gjithçka që të marrin sa më shumë shikime, e disa po shkatërrojnë veturat e tyre të shtrenjta.

Në këtë grup futet vlogeri rus Mikhail Litvin, i cili shkatërroi disa modele të ndryshme të veturave të markave të njohura, transmeton Telegrafi.

Litvin në tetor të vitit 2020 shkatërroi Mercedesin e tij AMG GT 63 S nga nervoza se i ishte prishur, e nga kompania gjermane ia kishin bërë me dije se nuk mund të rimbursohet me një tjetër të re.

Përveç kësaj, një vit më parë duke vozitur një Porsche Taycan Turbo S u fut në sallonin e Porsche, duke shkaktuar kaos të vërtetë, kurse më vonë pati deklaruar se kishte shtypur pedalin e gabuar.

E rasti i fundit i ka lënë zemërthyer shumë adhurues të markës gjermane BMW – kur ai vendosi t’i vë zjarrin një M5 Competition.

Nuk bëhet fjalë për veturën e tij, por të një miku. Pavarësisht kësaj, limuzinën luksoze gjermane e spërkati me benzinë, më pas i vuri flakën duke e goditur me shigjetë e hark që e kishte ndezur.

Se pse e ka bërë një gjë të tillë, akoma nuk dihet, por mediat ruse raportojnë se ka të bëjë me një incident që i ka ndodhur miqve të tij. /Telegrafi/

OBSH thirr vendet e pasura t’i ndihmojnë atyre të varfrave për t’i dhënë fund virusit

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po u bën thirrje vendeve më të pasura që të përshpejtojnë dhe t’i japin fund pandemisë COVID-19, duke ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me teste, trajtime mjekësore dhe vaksina.

Apeli, i nisur të mërkurën, kërkon që 55 nga vendet më të pasura të botës të japin 23 miliardë dollarë financim.

Paratë do të shkojnë në programin e Përshpejtuesit të Mjeteve për COVID-19 (ACT), një iniciativë globale e krijuar për të zhvilluar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë testet, trajtimet dhe vaksinat.

“Mbështetja e përhapjes së mjeteve për të luftuar COVID-19 globalisht do të ndihmojë në frenimin e transmetimit të virusit, lehtësimin e punonjësve dhe sistemeve të mbingarkuara shëndetësore dhe shpëtimin e jetëve”, tha OBSH në një deklaratë.

“Me çdo muaj vonesë, ekonomia globale do të humbasë pothuajse katërfishin e investimit që i nevojitet ACT-Accelerator”.

​Bajrami: A ka sot fytyrë Qeveria Kurti ta publikoj listën e top 50 përfitueseve nga ata që ka subvencionuar

0

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) jo vetëm që i ka dyfishuar faturat e rrymës, por i ka vu në lajthitje të gjitha institucionet, e edhe Kuvendin me anë të dokumentit konsultativ.

Ajo kritikoi mungesën e Qeverisë në Kuvend, kur po diskutohet një prej siç tha çështjeve më të rëndësishme për qytetarët. “U uroj mirëseardhje deputetëve të Vetëvendosjes, se mezi morën guximin që të vijnë dhe të jenë prezentë me sa duket në këtë seancë ku mungesa e qeverisë është evidente kur po diskutojmë një prej çështjeve më të rëndësishme për jetën e qytetarëve të vendit tonë”, tha Bajrami.

Ajo ka kërkuar që Qeveria ta publikoj listën e top 50 përfitueseve të subvencionuar.

“Qeveria e 51 për qind nuk është sot këtu, ajo iu ka braktisur, ajo sot ka vendosur që me 90 milionë, taksat tona, sepse në fund të fundit edhe tatimi në fitim dhe Doganën dhe TVSH konsumatorët janë ata që i kanë të kalkuluar në çmim, janë konsumatorët, janë qytetarëve, ka vendosur t’ua paguajë bizneseve.

Cilave biznese? E jo ato top 50 bizneset që i pati publikuar Hekuran Murati në momentin kur e mori mandatin dhe tha e këto i ka ndihmuar Qeveria Hoti.

Ne, po, i patëm ndihmuar por mbi kriterin e punësimit për çdo të punësuar e sot kujt po ia subvenciononi energjinë elektrike, qendrave tregtare, pompave të benzinës. A mundet sot Hekurani, a ka sot fytyrë Qeveria e Kosovës me e publiku listën e top 50 përfitueseve nga 90 milionë, të cilën ka vendosur ta subvencionojë”, ka kërkuar ajo.

Sipas Bajramit, Qeveria barrën prej 161 milionëve ua kanë lënë 20 për qind të qytetarëve.

“Qeveria me 90 milionë vendos të subvencionoj energjinë elektrike për krejt sektorin privat, vendos të subvencionoj për 80 për qind të ekonomive familjare, sipas ZRrE-së po shpenzojnë më pak në mesatare gjatë vitit më pak se 800kWh dhe barrën prej 161 milionë euro e ka lënë te 20 për qind e qytetarëve apo 125 mijë familje.

Por sipas llogaritjeve tona, të ekspertëve tanë, ne e dimë që shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike do të prekë një numër shumë më të madh të familjeve në fakt do e prek secilën familje e cila gjatë muajve të dimrit ngroh një dhomë të shtëpisë ose banesës së tyre”, ka përfunduar Bajrami. /Telegrafi/

Pas heqjes së kufizimeve, Suedia heq edhe testimin për COVID-19

0

Suedia ka ndalur testimin në shkallë të gjerë për COVID-19 edhe te njerëzit që shfaqin simptoma të një infeksioni.

Lëvizja e vë kombin skandinav në kundërshtim me pjesën më të madhe të Evropës, por disa ekspertë thonë se mund të bëhet normë pasi testimi i kushtueshëm sjell më pak përfitime me variantin Omicron lehtësisht të transmetueshëm.

“Ne kemi arritur një pikë ku kostoja dhe rëndësia e testimit nuk janë më të justifikueshme”, tha shefi i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, Karin Tegmark Wisell.

“Nëse do të kishim testime të gjera të përshtatura për të gjithë ata që kanë COVID-19, kjo do të thoshte gjysmë miliardë korona në javë (rreth 55 milionë dollarë) dhe 2 miliardë në muaj (220 milionë dollarë)”, shtoi Tegmark Wisell.

Haradinaj: Po shkojmë kah pranvera, qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita tha se tani është afër stina e pranverës prandaj edhe do të bie shpenzimi i energjisë.

“Në ditën kur kanë filluar tarifat e reja, edhe pse vendimi është marrë, është detyrë e deputetëve që të diskutojnë. Ekzistojnë praktikat kur vendimet e institucioneve si rasti i ZRRE-së të shfuqizohen vendimet. Unë mendoj se sot ja vlen me ia bë një kërkesë qeverisë që ta shfuqizon vendimin e ZRRE-së për një kohë të caktume sepse jemi duke hyrë në pranverë dhe në dimrin që vjen ta diskutojmë se si do të veprojmë. Besoj se ka hapësirë për një vendim të tillë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se qeveria Kurti është mashtrim.

“Jo vec për faktin që i ka marrë 50%, por e vërtetë që ne i kemi do të drejta edhe kur i kemi më pak përqind. Qeveria Kurti është mashtrim, nuk pres prej juve me pranu nga deputetët e VV-së.Në vazhdimësi e dëgjojmë duke iu thënë përkrahëse po më shpërthejnë minat e qeverive të kaluara a e dini se cka do të thotë kjo, sikur një komandant që iu thotë ushtarëve të vet po biem në mina që i kanë lënë të tjerët dhe po vdesim të gjithë”, tha ai.

Tutje deputeti i AAK-së pyeti qeverinë nëse janë duke krijuar fonde të zeza për ata që blejnë e shesin energjinë.

“Kryeministri që i ka premtu popullit të vet që po vjen me e nxjerr vendin nga e keqja pse ky njeri po i shkel këto mina dhe po bjen në këtë gabime. Ky e ka ditë kush ka qeverisë me Kosovën qe 20 vjet, dhe ky ia ka bërë analizën gjendjen e energjisë dhe ka deklaruar se duhet të ulet çmimi. 100 milionë para të Kosovës shkuan në subvencion dhe po hymë në pranverë, pse po ngritët çmimi pse ky kryeministër nuk po duron deri në dimrin tjetër. Mos jeni duke kriju fonde të zeza sepse jeni duke i përkrahur ata që importojnë energji dhe që shesin, tregonani kush janë ato kompani, tregonani sepse ne e kemi dëgju prej juve kur ka pasë situata të tilla”, tha ai.

Krasniqi: Edhe votuesit e Kurtit po kërkojnë me ikë nga vendi

0

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngritur shqetësim për këtë situatë teksa shton se ZRrE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti.

Në fillim të fjalimit të tij Krasniqi tha se deputetët e pushtetit e kanë braktis sallën e Kuvendit, ashtu siç i kanë braktisur qytetarët.

“Siç i kanë braktis qytetarët e Kosovës, e braktisën edhe këtë sallë të Kuvendit aty ku këta qytetarë i kanë sjellë që t’i përfaqësojnë”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tha se me shtrenjtimin e energjisë elektrike i është vështirësuar jeta çdo familjeje.

“E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeveris këtë vend”, u shpreh ai.

“U ka vënë një barrë të rëndë të padrejtë dhe të papërballueshme, agjenda përmes ZRRE-së, një insitutucion që është i pavarur por praktikisht është në shërbim të agjendës politike të Qeverisë Kurti. Nuk mori vendim të pavaruar por e vendosi një vendim politik”, tha Krasniqi tutje.

Më pas ai foli për trendin e ikjes së qytetarëve nga vendi, duke thënë: “Edhe votuesit e tij (Kurtit) po kërkojnë me ikë nga vendi ynë”.

“Nga dita e djeshme qytetari i Kosovës është mbështet për muri”, tha ndër të tjera kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

BQK nga 1 marsi ul tarifën për depozitim të monedhave

0

Banka Qendrore e Kosovës nga 1 marsi do ta ul tarifën për depozitim të monedhave.

Kjo tarifë do të ulet nga 5 përqind në 3.75 përqind.

BQK thotë se kjo pritet të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme.

“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës këtë fillimvit ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare”.

“Rrjedhimisht, është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022. Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së”.

“BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme. Përndryshe, kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme”.

“Sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje është 0,00% (falas)”.

Momenti i shpërthimit të veturës në Ferizaj, ku vdiq një person dhe u lëndua një tjetër

0

Të hënën në mbrëmje një veturë u dogj derisa po hynte në një pompë të derivateve në magjistralen Prishtinë Ferizaj, më saktësisht në Babush. Ky shpërthim i mori jetën një personi, trup i të cilit ende nuk është identifikuar.

Sinjali publikoi pamje të veturës duke u djegur, mirëpo sot iu sjellë edhe momentin e shpërthimit të veturës.

Në pamje shihet se djegia fillon prej poshtë e më pas shpërthen e gjithë vetura, ndërsa edhe xhamat e lokalit thyhen.

Përveç shoferi që vdiq, një punëtore e pompës së benzinës u lëndua. Sipas Prokurorisë, 21-vjeçarja u lëndua nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti.

Prokuroria e Ferizajt dje ka njoftuar se ka filluar hetimet në lidhje me rastin, të cilin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort