Home Blog Page 3508

Kolumbi: Kapen katër tonë kokainë brenda një nëndetëse (VIDEO)

0

Katër tonë kokainë janë gjetur brenda një nëndetëse të zhytur nën ujë.

Nëndetësja e gjatë 15 metra ishte duke lundruar drejt Amerikës Qendrore para se të pengohej nga autoritetet.

Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet se është rreth 150 milionë dollarë dhe përbën sasinë më të madhe të kapur nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit.

Ndërroi jetë plaku nga Jeshkova, Ryshen Shala, i cili i dha lirisë së Kosovës 4 luftëtarë

0

Ka ndërruar jetë plaku nga Jeshkova, Ryshen Shala, i cili i dha lirisë së Kosovës djalin e tij, Besim Shalën, vëllaun, Avdi Shalën si dhe nipat Agimin dhe Nuridinin.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga ish komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha.

Postimi i plotë:

Plaku nga Jeshkova heroike Ryshen Fazli Shala sot ndërron jetë, njeriu që dha shumë nga familja e vetë për lirin e Kosovës!

Lirisë së Kosovës i dha 4 luftëtar të UÇK-së, djalin Besimin, vllaun Avdiun, nipat Agimin dhe Nuridinin, si dhe ju martirizoua bashkëshrtja me nusen e nipit.

Asnjëher nuk u ligështu, përkundrazi ishte krenar që gjaku i familjarve të tij ishte granit në themelet e shtetit të Kosovës.

Prehu në paqe la Ryshen, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshe shumë.

Ministrja Haxhiu diskutoi me raportuesit e Venecias për çështjen e Vettingut

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues zhvilluan takim me raportuesit e Komisionit të Venecias ku është diskutuar për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ministrja Haxhiu informoi raportuesit e Komisionit të Venecias për rëndësinë e këtij procesi që ka pasur procesi i vetingut për qytetarët e Kosovës si dhe me problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, iu përgjigjen pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e që lidheshin me opsionet e ndjekura në koncept dokument por edhe me draftin e amendamenteve kushtetuese”, thuhet ndër të njoftimin e MD-së.

Njoftimi i plotë:

Diskutim për vettingun mes Ministres Haxhiu dhe Raportuesve të Komisionit të Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, zhvilluan takim me raportuesit e Komisionit të Venecias, z. Pere Vilanova, z. Cesare Pinelli dhe znj. Grainne McMorroë, ku diskutuan për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Në trajtimin e kësaj çështje, Ministrja Haxhiu informoi Raportuesit e Komisionit të Venecias për rëndësinë që ka procesi i vetingut për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe me problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë.

Ministrja Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, iu përgjigjen pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e që lidheshin me opsionet e ndjekura në koncept dokument por edhe me draftin e amendamenteve kushtetuese.

Komisioni i Venecias në muajin mars pritet të jap Opinionin për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Haxhiu, pas diskutimeve, falenderoi raportuesit për Opinionin në projektligjin për KPK si dhe për angazhimin e tyre profesional dhe për bashkëpunimin e Komisionit të Venecias me Republikën e Kosovës dhe i siguroi që do të adresohen rekomandimet e adresuar përmes opinioneve të tyre.

Osmani: Institucionet tona do të trajtojnë shqetësimet e shqiptarëve të Luginës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Osmani ka bërë të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.

Çeku: Debati për objektin e Xhafer Devës ka origjinën në Serbi

0

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se restaurimi i objektit të Xhefer Devës nuk është edhe rehabilitim i historisë.

Më tej, Çeku tha se diskursi i krijuar ditëve të fundit është i rrezikshëm.

“Populli shqiptar ka vënë dëshmi të panumërta historike të angazhimit anti-fashist dhe të mbrojtjes së popullatës hebrenj. Debati i ditëve te fundit ka origjinën në Serbi. Ky është një narracion gënjeshtër qe vjen nga Serbia sepse faktet janë kokëforta. Faktet aktuale e përgënjeshtrojnë këtë version absurd”, tha ministri Çeku.

Ai shtoi se shtëpia e Dedës ka vlerë të mëdha arkitektonike dhe historike. Po ashtu, siç tha ai, ka nevojë për restaurim.

“Ne kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë. Të gjithëve u kemi dhënë sqarime shteruese për të ecur përpara me këtë projekt. Punën e nisur bashkë duhet ta vazhdojmë tutje. Nga këtu i ftoj për reflektim”, ka shtuar ai.

Ndërtimet pa leje në Prevallë, aktakuzë ndaj një personi

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga data 16.09.2021 deri më datë 09.11.2021, në fshatin turistik Prevallë – Komuna e Prizrenit, saktësisht në zonën e tretë, afër rrugës kryesore Prevallë – Shtërpcë, i pandehuri kryen punë ndërtimore të kundërligjshme, në zonën e cila sipas ligjit përbën zonë të mbrojtur, në atë mënyrë që pa leje ndërtimi të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Ndërtim, bënë ndërtimin e tri (3) mureve mbrojtëse si dhe një (1) pllakë nga betoni, me material të vrazhdë, duke ndërhyrë në natyrë të Parkut Kombëtar “Sharri”, përkundër faktit se ka qenë i vetëdijshëm se për këtë qëllim nuk posedon leje paraprake ndërtimore të lëshuar nga organet kompetente, ashtu që në datat e lartëcekura gjatë inspektimit në terren të punimeve nga mbikëqyrësi i zonave të mbrojtura të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” haset duke kryer punime.

Me këto veprime, i pandehuri B.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Ndërtimi pa leje” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në komunikatë.

Pesë të vdekur nga coronavirusi dhe 1,140 raste pozitive në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6,767 testime, 1,140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.

Në total numri i rasteve aktive është 18.506.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Emisari Special britanik Stuart Peach vjen sot në Kosovë

0

Emisari Special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të arrijë sot në Kosovë pas vizitës dy ditore në Beograd.

Emisari i kryeministrit britanik Boris Johnson, Sir Stuart Peach do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.

Ai do të takohet me krerët institucionalë të shtetit.

Peach u takua me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq gjatë qëndrimit në Beograd.

Vizita e emisarit britanik vjen një javë pas vizitës së emisarëve amerikanë dhe evropianë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

Pas shpërthimit në Abu Dhabi, Ambasada e Kosovës: Nuk ka viktima e as të lënduar

0

Mbrëmjen e së martës një shpërthim i fuqishëm goditi një ndërtesë të lartë në qendër të Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima e as të lënduar.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton qytetarët e saj, se mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një shpërthim i bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi. Ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll”.

“Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima. Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit. Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës.

Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur Abu Dhabin. Shpërthimet janë dëgjuar në qytetin e mbushur me njerëz, e njësi të shumta të policisë dhe ekipe të shpëtimit janë parë në qendër të qytetit – duke bërë që të mbyllen shumë rrugë.

Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur nga një qendër tregtare.

Kusari-Lila: Milionerët e pasluftës e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, jo Vetëvendosje

0

Deputetët e pozitës tashmë janë duke marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK. Për mungesën e këtyre deputetëve në sallë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se ata nuk morën ftesë për të qenë të pranishëm.

Sa i takon vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritje të çmimit të energjisë elektrike Kusari-Lila tha se përkundër të gjitha vështirësive aktuale Qeveria e Kosovës që nuk i krijoi vetë ofroi zgjidhje qytetarëve.

“Më herët u tha se Qeveria e shumicës ose prej 50.2% të votave të qytetarëve u braktisën apo mbetën të vetmuar se ne nuk ishim në sallë, ne nuk ishim në sallë se asnjë njoftim nuk e morëm për këtë seancë as administrata e Kuvendit, as shefat e grupeve parlamentare të opozitës nuk na ftuan që të jemi në seancë, ajo ishte mënyra dhe forma se si e ftuat seancën. E dyta ne jemi me qytetarët dhe natyrisht që diskutojmë për secilin problem të qytetarëve për arsye se edhe në propozimin e vetë Qeveria e Kosovës ofroi subvencionin prej 100 milionë“, tha ajo.

Kurse, për deklaratën e deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj se Vetëvendosje ka thënë se posa të hiqet UÇK-ja do të pranohet vendi në BE, Kusari-Lila u shpreh se këto parulla politike nuk janë të vërteta.

Por ajo shtoi se si breng gjithnjë e kanë ngritur çështjen e atyre që përfituan në emër të luftës, ndërsa theksoi se po këta persona pas përfundimit të luftës që sot janë milionerë e kanë sjell në këtë gjendje Kosovën, e jo Lëvizja Vetëvendosja, raporton Kp.

“Ajo çka aktualisht është propozuar në Kosovë është propozuar një variant i cili u ndihmon në periudhë të dimrit 70% të amvisërive të Republikës, ndërsa gjatë verës 90%. Vendimet e gabuara në sektorin e energjisë një pas një e kanë sjell sektorin në këtë situatë… Parulla politike me atë se ka ardhur VV në pushtet duke thënë se do t’i heqim këta të UÇK-së janë të pavërteta dhe zotëri Haradinaj duhet të jetë në sallë kur e thotë fjalën e mos të largohet pastaj për të dëgjuar komentet.

Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarët e Kosovës kanë shprehur brengën e atyre për të gjithë ata që përfituar në emër të luftës, jo për ata që kanë zhvilluar luftën dhe kjo duhet të qartësohet në vazhdimësi se kush janë ata që pas mbylljes dhe përfundimit të atij procesi sot janë milionerë ata e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, nuk e ka sjell LVV me aktivizim politik , u shpreh ajo.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort