Home Blog Page 3507

Kërkesat e SBASHK-ut, Jasharaj paralajmëron veprime sindikale nëse nuk përfillen kërkesat e tyre në Ligjin e pagave

0

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj pret që kërkesat e tyre të përfshihen në Ligjin e ri të pagave.

Jasharaj ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohen përfaqësuesit të sindikatave me komisionin e ligjit të pagave.

Nëse propozimet e SBASHK-ut të cilat, sipas tij, nuk përfshihen në versionin final, ai thotë se puna do të jetë keq.

Jasharaj thotë se në takimin e fundit me ministrin Xhelal Sveçla kanë marrë zotimin se ky ligj do të procedohet në Qeveri në muajin mars.

“Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin Sveçla jemi pajtuar për afatet. Gjatë këtij muaji do të ketë debat, dhe do të dëgjohet zëri i sindikatave. Nëse propozimet tona të argumentuara që nga çerdhet deri në Universitet të kenë vend meritor në këtë ligj, atëherë nëse kjo nuk ndodhë i mbetet organeve të SBASHK-ut të shohin çfarë tutje. Nga diskutimet që kemi me anëtarësinë, nëse propozimet tona nuk përfillen, puna do të jetë keq dhe me siguri do të ketë kërkesa për veprime sindikale”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se nuk po kërkojnë ngritje klasike të pagave, por po kërkojnë ngritje të lehtë të pagave që kalojnë përmes koeficienteve një lëvizje të pagave në sektorin e arsimit deri në universitet.

“Ne nuk po kërkojmë ngritje klasike, por ne insistojmë një ngritje të lehtë të pagave, pra po kërkojmë që përmes koeficienteve, përmes ligjit të ri të ketë një lëvizje të pagave pozitive në sektorin e arsimit nga çerdhet deri në universitet. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë, ky ligj nuk na duhet asgjë. Çka na duhet një ligj, i cili i len pagat këto që janë tani, ata më tepër kur dihet që ka s’ka asnjë lëvizje në ngritje të pagave në katër vitet e fundit dhe në anën tjetër kemi lëvizje të mëdha të ngritjes së çmimeve të artikujve elementarë”, ka shtuar Jasharaj.

Zjarr në fabrikën e shtypjes së parave në Francë

0

Një zjarr ‘i dhunshëm’ shpërtheu në një fabrikë të shtypjes së parave në Francë.

Sipas mediave të huaja, pamjet dramatike tregojnë tymin që ngrihet nga shtypshkronja e Banque de France në Chamalières të mërkurën.

Zjarri u përhap pasi shpërtheu në një “dhomë të kufizuar”, raporton Le Bien Public.

https://twitter.com/F3Auvergne/status/1491371738231619584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491371738231619584%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzjarr-ne-fabriken-e-shtypjes-se-parave-ne-france-ka-disa-te-lenduar%2F

Siç bëhet e ditur më tej, thuhet se rreth 400 njerëz janë evakuuar ndërsa rreth 70 zjarrfikës u nisën për në vendngjarje në orën 10:15.

Rreth 24 persona besohet se janë lënduar lehtë, me disa raporte që sugjerojnë se mund të ketë pasur deri në 39 të lënduar.

https://twitter.com/lacatch/status/1491356032475734018?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491356032475734018%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzjarr-ne-fabriken-e-shtypjes-se-parave-ne-france-ka-disa-te-lenduar%2F

Të paktën katër persona u dërguan në spital, duke përfshirë dy zjarrfikës, thuhet në një raport të publikuar nga prefektura.

Zjarri ishte vënë kryesisht nën kontroll deri në mesditë dhe nuk mbetet asnjë rrezik për vendasit, thanë zyrtarët.

https://twitter.com/lacatch/status/1491355685011193859?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491355685011193859%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzjarr-ne-fabriken-e-shtypjes-se-parave-ne-france-ka-disa-te-lenduar%2F

Shkaku mbetet i panjohur dhe ka nisur hetimi ndërkohë që zyrtarët thanë se nuk përfshiheshin produkte toksike.

Duke postuar në Twitter, Banque de France tha: “Zjarri është nën kontroll, vendi është evakuuar dhe punonjësit janë të sigurt”.

Për shkak të ndryshimeve klimatike pranvera fillon më herët

0

Ndryshimet klimatike kanë bërë që pranvera të fillojë më herët. Ndryshimet po ndodhin në ekosistem gjatë katër stinëve të vitit.

Bimët në Britani të Madhe fillojnë të lulëzojnë një muaj më herët në raport me periudhën para 200 viteve, thuhet në raportin e Universitetit të Kembrixhit, transmeton Telegrafi.

Qershia japoneze vitin e kaluar ka filluar të lulëzojë më 26 mars, që është më herët sesa që ka ndodhë në 1.200 vitet e fundit.

Shkencëtarët theksojnë se kjo do të ketë pasoja negative. Sipas tyre, bimët që lulëzojnë më herët janë më të rrezikuara nga dimri i vonshëm.

Ndërpritet seanca, kuvendi vazhdon punimet të premten

0

Ka përfunduar sot punimet Parlamenti i Kosovës, pas reagimeve të disa deputetëve të PDK-së, se nuk ka kushte për punë, duke nisur nga klimatizimi i sallës dhe, sipas tyre, mospërgjegjësitë e disa ministrave për mosprani në kuvend.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se vazhdimi i punimeve të seancës së sotme do të bëhet të premten, në ora 11:00.

Hovenier takon Rizvanollin, shpalos zotimin e SHBA-së për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotohen që ta ndihmojnë Kosovën në fushën e energjisë për periudha afatgjata.

Këtë e ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ministres Rizvanolli ia shpalosa zotimin për ta ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një ekonomike të qëndrueshme që tërheq investitorë të huaj, mban të rinjtë dhe garanton siguri afatgjatë energjetike përmes një furnizimi të besueshëm, të larmishëm dhe të ndërlidhur me energjinë rajonale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Emisari britanik Stuart Peach nesër viziton Kosovën, pritet takimi me Kurtin

0

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Telegrafi ka mësuar se Stuart Peach do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Peach para pak ditësh ka vizituar edhe Maqedoninë e Veriut, ku edhe ka takuar krerët shtetëror atje.

Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Dyshja ka pasur takime me liderët shtetëror ndërsa kanë konfirmuar mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi.

Nuk kalon rezoluta e opozitës për vendimin e ZRRE-së

0

Në mungesë të kuorumit, votimi i rezolutës së propozuar nga tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të çmimit të energjisë është lënë për ndonjë seancë të radhës. Në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri prezantoi gjashtë pikat e kësaj rezolute.

Si pika kryesore ishin që vendimi i ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë të anulohet menjëherë dhe që Kuvendi të iniciojë shkarkimin e Bordit të ZRRE-së për siç është thënë mungesë profesionalizmi.

“Vendimi i ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë të anulohet menjëherë, Kuvendi i Kosovës të iniciojë shkarkimin e Bordit të ZRRE-së për mungesë profesionalizmi. Qeveria të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike linearisht për gjithë qytetarët dhe bizneset, Qeveria të heq TVSH-në për energjinë elektrike deri në përfundim të krizën energjike, Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorët në nevojë ashtu siç e obligon Ligji për energji. Të nisin konsultimet për tarifat e reja që duhet të jenë pjesë e strategjisë afatgjate të energjisë ndërtimit të kapaciteteve dhe stabilitetit të furnizimit”, tha Tahiri.

Tahiri u shpreh se diferencimi i konsumatorëve përmes subvencioneve është shkelje e të drejtave të njeriut dhe jashtë frymës kushtetuese.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike dje ka miratuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët, ndërsa vendimi nga sot ka hyrë në fuqi dhe vlen deri në mars të vitit 2023. Ata të cilët shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj nuk do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, ndërsa që konsumojnë mbi 800kËh, preken nga rritja e çmimeve. Kilovati me tarifë të lartë do të jetë 12,5 centë pa TVSH dhe për tarifë të ulët 6.75 centë pa TVSH. /ksp

Pacolli: Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, është mashtrim

0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarëve të Kosovës u është ngarkuar barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së një strategjie nga Qeveria e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku u zhvillua debat për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Pacolli ka thënë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike.

“Është vetëm mashtrim, në Kosovë nuk ka rritje ekonomike për arsye se rritja ekonomike ka bazat e veta, më tepër konsum dhe projekte infrastrukturore, këto mungojnë në Kosovë, më trego dikush cilat projekte infrastrukturore kjo qeveri deri tash i ka filluar dhe është duke i kryer, më trego sa u rrit paga ose të hyrat për qytetarë dhe sa u rrit shporta për konsumatorin, është më dobët dhe më ulët sesa ka qenë. Kosova po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe sociale… Sot qytetarët e Kosovës e kanë sfidën e pagesës së energjisë elektrike e cila ju ngarkua si barrë nga Qeveria e tyre në mungesë të një strategjie tjetër e cila do të lehtësonte jetën e tyre”, ka thënë Pacolli.

Gjatë vitit 2021 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar mbi 20 mijë viza

0

Ambasada e Zvicrës bën të ditur se gjatë vitit 2021 janë lëshuar 19,737 viza të Shengenit të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare dhe 2522 ‘Viza D”*

Kosovarët janë të vetmit në Evropë që ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen. Pamundësia e tyre për të udhëtuar lirshëm, ka ndikuar që shumë kosovarë të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.

Vetëm gjatë vitit 2021 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 20 mijë e 259 viza, shkruan albinfo.ch.

Këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.

Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2021 janë lëshuar 19,737 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare dhe ato turistike.

Ndërsa të kategorisë ‘Viza D”* ishin 2,522, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.

Pavarësisht se shteti i Zvicrës njihet si një shtet që nuk lëshon shumë viza, sidomos viza pune, sikurse Gjermania, këtë vit ka shënuar një ngritje, për dallim nga vitet e tjera.

Kujtojmë se në vitin 2019 kjo ambasadë lëshoi vetëm 2 mijë e 334 viza.

Viza Shengen e tipit C

Ju mundëson të qëndroni në zonën Shengen më së gjati deri në 90 ditë. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për aktivitete turistike, vizita familjare, udhëtime pune, kurse afatshkurtra të gjuhës ose për të marrë pjesë në aktivitete dhe kongrese. Viza klasike Shengen e tipit C përfshin viza turistike për Zvicrën; Vizë biznesi ose vizë vizitori në Zvicër. Ajo që duhet të dini: për një vizë vizitori ju nevojitet një letër ftese.

Viza Shengen e tipit D (e quajtur edhe vizë kombëtare)

Kjo vizë mundëson të drejtën e qëndrimit më të gjatë se 90 ditë. Kjo vizë është e përshtatshme për qëndrim afatgjatë me qëllim studimesh, pune, martese ose bashkim familjar. Shembuj klasikë të vizës Shengen të Zvicrës të Llojit D janë: viza zvicerane e punës, për t’u punësuar në Zvicër ose viza zvicerane për martesë, që shërben për martesën me një shtetas/e zviceran/e.

Një muaj paraburgim për gruan që therri bashkëshortin me thikë në fyt

0

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor kundër të pandehurës Q.B. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedures paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin e sulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort