Home Blog Page 3506

KESCO jep shpjegime rreth tarifave të reja të miratuara nga bordi i ZRRE-së

0

KESCO ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE ka prezantuar aplikimin e bllok tarifave për konsumatorët familjarë.

KESCO është e përgatitur për implementimin e këtyre tarifave.

Për konsumin deri në 800  kWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kWh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje.

Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike.

KESCO njofton që është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO, prandaj disa të dhëna nuk mund të shfaqen për momentin.

Për vendimin e ZRRE-së dhe të dhënat shtesë lidhur me tarifat ju lutem referojuni linkut të mëposhtëm: https://www.ero-ks.org/zrre/sq/eshte-mbajtur-seanca-e-iv-e-bordit-te-zrre

Ndërron jetë asambleisti i LDK-së në Rahovec

0

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së nga kjo komunë, Avdullah Hoti.

Hoti tha se Popaj i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vjet në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga kjo parti.

Nga sot mund të vaksinoheni edhe në shesin “Zahir Pajaziti”

0

Nga sot qytetarët do të mund të marrin vaksinën antiCOVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, pikë e cila do të hapet në orën 12:30.

Gjatë hapjes, të pranishëm do të jenë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kryetari i Prishtinës Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2)“, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Policia jep detaje për vetaksidentin në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë

0

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për vetaksidentin që ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Bresje.

Për Klankosova.tv, ai ka shtuar se dyshohet se drejtuesi i veturës e kishte humbur kontrollin dhe më pas vetura i kishte goditur mbrojtëset e rrugës.

“Ndihmë mjekësore në QKUK kanë kërkuar dy persona. Njësitë patrulluese policore si dhe hetuesit kujdestar janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë Hoxha, njofton Klankosova.tv.

Mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në Kosovë janë regjistruar pesë viktima dhe 1 mijë e 140 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, rastet dolën pas testimit të 6,767 mostrave, që i bie se 16.84 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake 3,624 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Raste aktive janë 18,506.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 1,312 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 809,228 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.

Emisari britanik sot qëndron për vizitë në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

0

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, gjatë ditës së sotme do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë

Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar paradite me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Ndërsa, dikur pasdite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.
Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.

Moti sot dhe nesër, me diell dhe temperatura pranverore

0

Orëve të mëngjesit ngrica dhe mundësi për mjegull. Në fundjavë kryesisht me vransira, të shtunën më ftohtë.

9.02.2022 – Mot më stabil do të dominoj në ditët vijuese mbi vendin tonë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa edhe temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuajse pranverore. Orëve të mëngjesit edhe do të ketë ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi edhe për mjegull apo mjegullinë.
Nga fundjava do të ketë shtim të vransirave, me pak gjasa për reshje të dobëta bore përreth viseve malore ditën e shtunë, kur edhe pritet një rënie e temperaturave përreth vlerave mesatare.
Java e tretë e shkurtit fillon me mot të butë dhe pjesërisht të vranët, me mundësi për riga lokale shiu apo bore në vise malore.
Paraqitja e inverzionit të temperaturës dhe qarkullimi jo i mjaftueshëm ajror mbanë ndotësit ajror të rritur pranë sipërfaqes, e cilësia e ajrit fillon të përkeqësohet, ku indeksi mund të kaloj në vlera edhe shumë të dobëta, por edhe jashtëzakonisht të dobëta vende-vende.

10.02 – Mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
11.02 – Pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mjegull/mjegullinë, ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me kthjellime e diell.
12.02 – Më ftohtë, e kryesisht me vransira. Ditën edhe intervale të shkurta me diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore
13.02 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.
14.02 – Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, e në fundjavë në rënie. Minimalet luhaten nga -3C deri 1C, e maksimalet kapin vlerat deri në 12C e 14C të premten, e të shtunën zbresin në 5C, e deri të hënën sërish në rritje në 9C.
Erërat frynë lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e shtunë ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë edhe mesatare 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Shqipëri

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është nisur për një vizitë zyrtare, dyditore, në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

Krasniqi do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite do të jetë afrimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik.

Përleshje mes dy personave në Prizren, ekspozohet edhe arma e zjarrit

0

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:15, në Prizren, gjatë së cilës është ekspozuar edhe një armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, që është ndaluar për 48 orë.

Gashi bëri të ditur se përleshja kishte nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

“Po, kemi një person të arrestuar në rastin që e potencuat. Deri te kjo ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje në trafik, ku në atë mosmarrveshje është ekspozuar edhe arma. Pas pranimit të informatës, reagimi ka qenë i menjëhershëm i Policisë dhe është shoqëruar i dyshuari në stacion policor”, tha ai.

“Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari ndalet për 48 orë. Rastin është duke e hetuar Njësia e Hetimit të Stacionit Policor në Prizren. Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, shtoi Gashi.

U quajt “naftë”, Duda Balje thotë se ndihet keq që është deputete e Kosovës

0

Deputetja Duda Balje nga Lista për Bashkimin Socialdemokrat ka thënë ditët e fundit është ndier e kërcënuar pas reagimeve të qytetarëve për shpenzimet për karburant që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfituar ndër vite. Në “Sonte me Rronin”, Bale ka thënë se nuk ka gënjyer për vendbanimin e saj duke arsyetuar shpenzimet për karburant.

Si deputete, ajo thotë se ndjehet keq.

“Katër ditët e fundit jam duke jetuar në kërcënim për fat të keq për një gjë që unë nuk jam fajtore, nuk kam gënjyer as për qytetin ku jetoj, as për veturën që e posedoj, unë shkoj çdo ditë me veturë në punë. Tani dje, pardje kur kam ecur në rrugë shumë komente ofenduese kanë qenë për mua. Lidhur me “nafta”, shumica dhe në kontekste të ndryshme por me qëllimin e njëjtë që të ofendojnë. Vërtetë rëndë pas tri mandatesh sa jam deputete unë, është hera e parë që e ndjej veten shumë keq që jam deputete në këtë shtet’, ka thënë ajo.

Bale ka pritur që pas publikimit të shpenzimeve për karburante të deputetëve, kryeparlamnetari Glauk Konjufca të reagojë. U shpreh se Konjufca duhej të dilte publikisht e të thoshte se deputetët bazohen në një rregullore.

“Kryetari Konjufca asnjë reagim nuk ka bërë tre ditë, shumica e deputetëve jemi nëpër media dhe nuk ka marrë guxim me thënë se ne nuk kemi bërë asgjë keq. A është mëditja e madhe, është pyetje e dytë, por ne këto i kemi marrë në bazë të rregullores së Kuvendit”.

Bale ka thënë se do ta mbështesë iniciativën që rregullorja të ndryshohet dhe deputetët të mos kompensohen më.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort